Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Hap e lexo Historine !

Mos i bier qiellit me gure, sepse do te ta ktheje kokes,
eshte i vetmi qe s'ka faj, per cfare po i ndodh tokes,
mos shaj Zotin se nuk shahet, dicka qe s'ishte e as ka qene,
nese do ke veten shaje, shqyeje e haje me dhembe !...

Mos me mbaj flamur ne dore, s'e valvit dot permbi re,
me para peshon Atdheun, pra Atedhe ti jo, nuk ke,
mos me fol per dinjitet, per kushtetut, nder e moral,
vetem emri te ka mbetur, se s'ke qene as je Shqiptar !...

Mos me thuaj qe s'ke faj, e se te kane zene ne gjume,
se "gjithcka kishte ndodhur, atehere kur u zgjova une !",
as mos thuaj se kerkon, kete bote ti te ndryshosh,
me sulmin qe ke shpallur, nga kolltuku yt i ngrohte !...

Mos e mat te ligen tende, si me te mire se e tjetrit,
e liga e lige mbetet, e kane thene me te vjetrit,
s'ka peshore qe te mase, kete felliqesi te pamase,
poshtersia e hajdutlleku, s'kane mase por permase !...

Hidhi syte perreth e thuaj, po, me thuaj c'fare shikon,
turma mbytur me te mjere, turme qe cdo dite e shton,
Dite pas dite plot te mjere, vit pas viti dhe me shume,
ah te njihje historine, vetes po i hap shume pune !....

Sepse ndoshta nuk te prekin, ligjet qe vet ke ndertuar,
por me sa shoh, s'je budalla, do te thoja i palexuar,
se atehere do te mesoje, nga cfare eshte shkruar ne histori,
jane disa faqe sterre te zeza, per disa njerez si ty !...

Per disa te llojit tend, mijera vjet flet Historia,
pas shkelqimit erresira, e shkaktuar nga babezia,
mbreter qe sundonin boten, lane koken ne gijotine,
Ndaj te them satrap i madh, hap lexoje Historine !.....
Perkushtuar te gjithe politikaneve shqiptare pa perjashtim, por ne vecanti i ndikuar nga nga ngjarjet qe ndodhin ne Shqiperi, Rames dhe Bashes ose Hames-it dhe Bishes ....
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
Lutja e mengjesit....

Ah te isha nje grimce e vogel ajri,
qe ndjek flladin,
ah sikur te isha nje pikez uji,
brenda nje oqeani,
te isha nje reze e vogel dielli,
qe erresiren gris,
ah sikur te isha fragmenti i nje endrre,
qe sheh ti ....

Sikur te isha nje moment i bukur,
qe dikur eshte jetuar,
vdekje e kohe te sfidoj,
ne mendjen tende ngujuar !...
Te isha nje buzeqeshje,
qe fytyren tende e zbukuron,
ah te isha une malli,
qe zemren tende lendon ...

Sikur te isha vec nje lutje,
nga goja jote e leshuar,
e te humbisja neper gjithesi,
Zotin duke kerkuar ....
Ah te isha deshire,
ne shpirtin tend te banoja,
ah, sikur te isha nje copez,
e c´fare kaq fort´ dashurova !.....

Te isha nje pjesez e vogel,
e ti e ekzistences sime gjithesi,
te isha une brenda teje,
sic je ne mua ti ..
 
Ti je syri un jam loti
Ti je engjelli un jam i joti
Ti je buza un jam fjala
Ti je deti un jam vala
Ti je flladi un qetesia
qe te dy jemi dashuria..
 
... Heshtje ....

Heshtje ...
Heshtje e ftohte fshehur nen lekure,
nuk tingellojne muret,
dreqin ...
Nuk tingelluan kurre ...

Jehona e nje te qeshure ne suvane e rrezuar,
me pluhur cimentoje perplaset nder dhe,
heshtje ... Heshtje e mallkuar,
dhe ne mes te zhurmes prape e heshtur je !....

Paradoksale dhimbja e Asgjes,
dhimbje pa dhimbje e munget, e heshtur,
sikur trupi nga shpirt i braktisur,
brenda dheut ne harrese per tu tretur ....

Heshtje ...
Sikur une brenda heshtjes harruar,
sa akoma ke per te me mesuar ?...
Me thuaj ...
E c'fare te me thuash kur heshtje je,
hesht une .... Hesht ti ..... Hesht !....
 
  • Dashuri
Reactions: Iva
Tek dritarja po të pres !...

Tek dritarja po të pres, se më morri malli,
të të puth buzët, sytë edhe ballin,
s'ka rëndësi sa kohë, kam pa të parë,
edhe pse pak orë, malli më ka marë !...

Ndoshta ndikon dita, plot me aromë lulesh,
të më vish pranë, pranë meje ti të ulesh,
e në prehrin tënd, kokën ta mbështes,
të të këndoj një këngë, "Ende po të pres"...

Ti të buzëqeshësh, ashtu siç di, kaq ëmbël,
dhe t'më pëshpërisësh, " zgjohu se është ëndërr ",
"unë jam këtu, dhe gjithmonë do të jem,
sa të kem jetë, frymë sa të kem !..."

Unë të loz me flokët, që rrjedhin supeve të tua,
sikur një ujëvarë, a si ujët në krua,
të të puth plotë zjarr, gushë, buzë dhe sy,
Ti je jeta ime, e imja perëndi !....

Tek dritarja po të pres, se malli më ka marë,
dhe pse janë pak orë që nuk jemi parë,
të të puth gushën, sytë edhe ballin,
Tek dritarja po të pres, të më vrasësh mallin !...
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
Rrefim...

A, harrova te t´them !!!...
Sot gjate dites te mendova me pak,
u harrova neper rruge, neper njerez u enda,
jetova nje dite.... Pa qellim dhe pa shkak...

U ula ne nje stol dhe botes pereth i dhashe rendesi,
diellin e ngrohte e lejova fytyren t´ma perkedhel,
u shtriva ne barin e fresket te parkut,
ne mendje nuk te thirra ty, kete here...

Mora autobuzin dhe ne bregdet une shkova,
ne melodine e valeve leshova shpirtin tim,
disa vajza qe shetisnin, sodita,
sot... Asnjera s´me ngjau me ty !!!...

Mbasdite rrugen mora per lart ne pyll,
qe si nje bote perrallash ngrihet mbi qytet,
humba ne zhurmen shekullore te tij´,
dhe per cudi nuk u ndjeva i shkret´ !...

Por me kapi mbremja, qe boten ne heshtje zhyt´,
ne bregoren e lart´, doli hena e zbehte,
dhe une pa ty o shpirti im,
u ndjeva i vetem, i ngrat´ e i shkrete !!!

Naten e mire...
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
Dashurine ne Di Ta njohesh
S'mund Ti vesh kufije me trare
Se me vrull vershon Nga zemra
Mbahet deti me litare ?!
Dashurine ne Di Ta prekesh
E Ti jepesh teresisht .
Lumturi pa fund do t'presesh
Dhe do t'vuash embelsisht..
Dashuria s'pranon kushte
S eshte e shkruar asgjekund
Kerkon jete,shpirt Dhe vuajtje
Edhe zemren Ta perkund.
Kerkon jeta dashuri
A dashuria TE jep jete
Nga Dy anet,mrekulli
E me mire Nuk mund TE kete..
 
ATA DY PLEQ

Një plak.Një plakë.Dhe një park.
Edhe një stol.Dhe bëhen katër!
Dhe një neon që ndizej,shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natën!

Po pas një viti mbetën tre.
Një plak.Një stol.Një park i gjelbër.
Dhe një neon që më nuk ndizej,
Që mbeti si një sy i verbër!

Në vjeshtë,ah,mbetën veç dy.
Një park.Një stol krejt i vetmuar.
Që pret mos kthehen prap’ aty,
Ata dy pleq të dashuruar!…

S.R.
 
TEPER VONE

Ti ke një moshë me time bijë,
Me babin tënd, unë, moshatar.
Kush të dha urdhër të më duash
Me hirin tim të ndezësh zjarr?!

Ata thëngjij që ishin shuar
Ti si guxon me dorë i prek?!
Kush të dha urdhër të më ndezësh
Pa patur frikë se unë të djeg?!

Ke ardhur vonë. Tepër vonë.
Kur dimri krejt më ka pushtuar,
Kur vdekja firmën më kërkon
Ndoshta në ferr për të më çuar!

Ti gjysma-hënë je kur zhvishesh
Dhe gjysma tjetër-perëndi!
Me çdo të puthur m’i ul vitet,
Më kthen në moshën që ke ti!

Me këto gjysma, unë poeti,
Mund të ndërtoj tjetër planet.
Në djall pastaj të shkojnë vitet,
Dhe moshat le të shkojnë në dreq!

Po prapëseprapë një frikë ndjej,
Po mora zjarr, si mund ta fik?
Prandaj dhe po vonoj të zgjohem,
Them ndoshta ik.
Them ndoshta ik...
S.R.
 
Paskesaj ....
............
... Paskesaj,
cdo kush shkon per gjume,
dhe dashnoret e ores e vone, paskesaj heshtin,
vec pijaneceve ne tavernen me poshte, nuk u prish pune,
mes nje ahengu te shfrenuar, lozin e qeshin !....
....................
... Disa qajne,
rreshkitur e rrezuar,
ne kembet e nje tavoline,
rende ngarkuar,
por ne taverne askujt nuk i behet vone,
per ata qe qajne,
e per kohen qe shkone !....
...................
... Paskesaj,
tinguj nga large do ta gjejne njeri tjetrin,
dhe ashtu te trazuar do te bejne dashuri,
ne mes te puthjeve qe me ngasherim qeshin,
nga loti i mallit qe gurguron ne gji !....
...................
... Paskesaj do te zgjohemi,
dhe do te themi ato endrra qe realiteti na lejon,
te gjithe te paster do te jemi,
askush nga ne nuk ishte ne taverne, naten vone !....
....................
 
Kujtim i vjetër
..................
Kemi kohë që kemi humbur,
në këtë botë plot' me të tjerë,
largë, përtej teje jam strukur,
sa dhe ëndërrat më s'më gjejnë !
... Do të doja pakëz kohë,
dhe pse ç'pata s'ish e ëmbël,
ndoshta, them, ndoshta ndërkohë,
do t'më vish, sërisht në ëndërr !.
...................
Kemi kohë që s'jemi parë,
asnjë gjë, nuk është njësoj,
vec ajo kënga në radio,
që të kujton kur e dëgjoj !...
... Zëri yt' në refren ,
oh, e di, më shëmbëllen,
por me atë melodi,
ti në shpirt, si mall më vjen !...
..................
... Kemi kohë të larguar,
dhe për ty më, gjë nuk di,
shpesh'herë mendoj se kam harruar,
ngjyrën e të tuave sy !...
... Vështirë të ta them me fjalë,
se sa më dhemb kjo ikja tjetër,
ti të zbehesh dal' ngadalë,
e të bëhesh ... Kujtim i vjetër !...
................
 
( + 18 )
Me dore ... Tavolines ...

Shtriga dhe shtrigane ne nje orgji maramendese,
une spektator,
me fal per shprehjen, por ne kete c'nderim,
qenka per nder " ti biesh me dore " ....

.... tavolines ....

Superkurve kryeministri,
superlavire kryetari i opozites,
ne nje porno psikollogjike ne mes te dites ...
... Dhe ti me dore,
pershendet,
e une me dore,
te them " shendet " !....

... Vazhdon pornoseriali,
si dikur "electric blue" nga Jugosllavi,
Cicolinat shqiptare ne parlament,
dhe pse vet Cicolina para tyre,
fantazon e shenjt !...

Mbarsen bastardet dhe pjellin bastardllek,
qenka e shkruar ti kemi me bollek,
dhe ne heshtim, pse na bejne zbore,
mberthejme kapotat, e prape me dore,
tavolines !....

Mos fol, me gojen e zene,
nuk e di c'fare te kane vene,
por diku kam lexuar se quhet seks oral,
oh rrobt' ku ti kesh, nuk jam une banal,
banal eshte c'fare sheh, vete realiteti,
dhe ju o superkurva, pjelle banaliteti !....

Hesht,
heshtni,
tutore eshte shteti,
dhe ne nje turme e ngordhur putanash,
mbaruan te na e fusin drejtpersedrejti,
dhe tani po eksperimentojne anash !....

Por ti me dore,
me dore dhe une
a thua valle kemi zene inat,
kush nga ne do ti bjere me shume ?...
... Me dore, tavolines !....
 
Gjithsesi

Tradhëtia është pa fund
A dashuria ka një kufi?!
Ndjehesh mirë kur tradhëton
A kur jep veç dashuri?

Brenda shpirtit lind inati
Apo mbaroi k'tu dashuria?
Të ish'ky shkak' i mërzisë
apo thjesht ish' fantazia?

Të lëndojnë më shumë fjalët
Apo veprimi i nxituar?
Ndjehesh mirë kur largohesh
a kur kthehesh i penduar?

Veç nje gje e dimë mirë
Aty ku mbaron dashuria
Lind çuditshem menjëherë
Pa u ndjerë fare, tradhëria...

Në botë ndodh ndonjëherë
Të shfaqet e madhja, dashuri
Por këtu vendos vetë qielli
Do të marrë njërin, gjithsesi.
 
Vetmi...

Pëshpërima të trishta , fluturuar ndër dhomë,
sikur njollëza të errëta nate, brenda në natë,
prej kujtimesh të zbehta, venitur ndër kohë,
si psherëtima të mekta, strukur në shtrat !...

Hëna fshehur, pas perdeve të rrënda,
jastëku përqafuar, por prapë nuk ngushëllon,
vetmia nëpër dhomë shkel ku ja ka ënda,
e nën peshë të saj, e tër' dhoma rrënkon !...
..................
Vetmi, vetmi ... Hej, vetmi !!!...
Mallkuar qofsh, e më ngrat' mos pafsh,
u mbytsh nga puthje e dashuri,
u tretsh mes trupash përqafuar në shtrat !...

Ngordhsh, prej miqsh që s'ndahen kurrë,
e mos mbiftë pikë loti, më prej teje,
vend mos gjetsh ti askërkund,
u çafsh si nata prej rrufeje !...

E më mos mbifsh mbi këtë dhe,
mos shkelsh dot as baltë, as gurë,
mos gjetsh trup të ngresh fole,
vdeksh vetmi e mos lindsh kurrë !...
...................
Mall që mbyt shoqëron këngën, përlotur,
e cila rrënkuar ndër buzë belbëzon,
natë e errët, e gjatë që s'gjen të sosur,
ndër tingujt e dhimbjes sikur vallëzon !...

Gjumi larguar, endet humbur ndër natë,
zbuar prej dhimbjes, prej mendimesh dëbuar,
vetmia si shtrigë, si xhind, si lugatë,
fortë, shumë fortë më mban përqafuar !...

Puthur në buzë, ftohtë, mektë, pa dashuri,
pëshpëritur në vesh, premton përjetësi !...

Vetmi, vetmi... Eeeh vetmi !...
 
Jam....

... Jam,
lutja per perendim, e nje agimi te lodhur,
nga riperseritja monotone e nje rutine mjerane,
Jam,
Nje pike loti me shume, brenda nje deti te ngopur ,
qe mban perqafuar kete bote qaramane! ...

... Do te t'humbas e di,
S'do te t'kem me, sikur dikur s'te pata,
rruget qe ndoshta do t'me sillnin tek ty,
nje dite do te erren, do perpihen nga nata...

... Jam,
nje nate me shume ne kete drite te paket,
e prape marre drite nga syte e tua,
Jam,
pika e lotit qe rrjedh nder faqe i vaket,
e duke u tretur te thote te dua ! ...
 
Cohu Shqiperi !... +18
...........................
Ec Shqiperi e gri sallate,
hap tv-n' e shih gallate,
shih' pak shih' ne c'duar je,
kurva sot´ e lavire dje !....
...........................
Ja lavirja sot po flet',
me gjuhen qe kaq vjet flas,
dhe jam gjend' tani ne mes,
e nuk di kujt t'ia perplas ?!...
...............................
... T'gjithe mllefin qe kam mbledh,
brenda meje e me helmon,
jane kaq vjet moj Shqiperi,
po t'shkerdhejn e s'e kupton ?...
................................
Sepse atehere si mund te kuptohet,
qe gjithcka u katandis loje,
rreth karriges se pushtetit,
kurva e lavirja po vrapojn ....
...........................
Ulet kurva, shan lavirja,
ndrohen vendet, kurva shan,
e ta dish qe kur mbaron loja,
bashke ulen e bashke han !....
...............................
Lavires po i vjen inat´,
se kurva ka aeroplan,
por dhe kurves inat i vinte,
kur lavirja kishte skaf ....
................................
Zgjohu Shqipe leri llafet,
se keto po tallin k***in,
c´fare kerkon dhe me akoma,
pret qe breket te te marrin ??...
...................................
Zgjohu popull sa s´eshte vone,
se shkerdhatat po hedhin rrenje,
mos lejo te behen kulture,
te degjenerojne dinjitetin tend ....
.....................................
Cohu se per nder me flisje,
e me nder me ke mesuar,
merre nga kurvat ti flamurin,
e mbaje ne te te tuat duar !
.......................................
Ngrihu dhe shkeli me kemb',
merrua frymen sic po ta marrin,
tregoju popull se kush e ka fuqine,
se sa u kushton te tallin k***in...
............................
Cohu t'lutem e mos me tremb,
heshtja jote shume me dhemb,
cohu popull, Shqipe ti,
keshtu ne heshtje mos me rri !....
.............................
 
Moj Saranda permbi gurë

Moj Saranda permbi gure
40 shenjtor veshur ne pelhur
Fati njereze 40 derte
Si dyzet dallget nder dete

Sarane e bekuar lanete
Te pash e me bere per vete
Dashuri zemra jehon
Perkedheli vala e detit jon

Thashe se ika lag ne kurbet
Po ne shpirt thell me therret
Mos me harro amanet
Se ketu je gur ne vendin e vet

Vi verdall e rrotullohem
E per ty gjithmon kujtohem
Bie me mall e me mall zgjohem
I Dyzeti zvedesohem

O lekursi i sevdase
Amaneti i dynjase
Ron fukaraja e zengjini
Ste shpon as gembi e as sqini

Je nje drit me nur skaitur
40 qeli duke pritur
Qe te 40 kane ikur

Nem a bekiim te kane ngjitur
Dyzet ne vit mos pa pitikur

Shpalosur 39 e i dyzeti jam ne kembe
 
.. Te t'shkruaj ...
......................
.. Te t'shkruaj dhe sot e dashur ...
... Sa e cuditeshme q'eshte kjo bote,
ti qendron larguar ... dhe une ndiej ftohte !....
... Te t'shkruaj e dashur,
me ato fjale qe nuk ti thashe dot kurre,
ah, kjo bote sikur u shkretua,
e ne kembe nuk mbeti as nje gur' !....
................
... Sikur ...
...Vertete, poezite e mia t'i kishe lexuar,
te mund' te lundroje, te notoje ne to,
brenda tyre te kishe depertuar,
do te gjeje veten kudo, ngado ,
copeza te tuat, te veshura nga fjale,
nga ato me te emblat, prej shpirtit dale !...
....................
Mos ma vij re,
por me pelqen te trishtohem per ty,
te ndiej vertet se si te dua,
edhe pse ndoshta nuk do te ndeshemi me,
ti do te jesh, deshire nder mua !
... Po te shkruaj dhe sot e dashur,
me fjalet qe dot nuk u thane,
Kujtimet me nuk ngrohin,
thjesht lundrojne ne tavan',
hena nga dritarja kundron e trishuar,
buza ime per tenden, ndihet permalluar !....
...................
Kalon koha, e di !...
Ndaj une kur te shkruaj, perjetesi kerkoj te t'jap,
te vij te t'lexoj, sa here librin e jetes t'hap,
shenuar ne nje bllok, ne fund emrin tend',
te vij te te takoj ne po te njetin vend,
ne po te njejten strofe, perplot' me ty mbuluar,
fshehur pas cdo fjale , pas cdo germe te shkruar !...
.......................
..Koha kalon, e di ...
... Do te venitem e dashur, ylli im ka per tu shuar,
dhe vete jeta do ti perkasi kohes se shkuar,
por do te ngelet pas dicka nga une e ti,
ne nje varg te shkruar, ne nje kenge, a poezi !!!
.....................
 
.. Nese !...
...........................
Mundem te ta fal castin,
nese do te dija se keshtu, nuk do te t'humbas,
mundem te jem i yti,
nese ti di te ndash...
... Apo te kuptosh ndoshta,
se askush qe mer fryme, nuk vlen te pronesohet,
ja pra, e dashur pengu, ku dashuria rrezohet ...
......................
E nga dashuri, e perbaltosur kthehet,
nga gje e shenjte, kaq thjesht Urrehet ....
......................
Une do mund te zgjidhja te puth' buzet e tua,
nese puthjet do t'i konsiderosh si te vdekshme,
asgje nuk eshte e pavdekshme ... Asgje shpirti im,
pavdekesine e gjen gjithmon, vec ne nje kujtim ..
............................
I cili do te vdes ndoshta menjehere pas mbartesit te vet,
a mundesh te dashurosh sikur une ?...
Kaq lire dhe kaq drejt !...
........................
A do te mundesh sinqerisht me thuaj,
te mos jete nje nate shkaku, qe ne te behemi te huaj,
a do te mundesh ta gjesh perjetesine, te fshehur pas nje casti,
a do te mundesh ne erresire te gjesh monopatin,
qe do te te coj drejt dhe tek i imi dorezim,
eshte pak e veshtire udha, drejt shpirtit tim ...
... Nuk jam i pashtershem, jam kaq njerezor,
i vogel brenda meje, ne kete kohe qe te dua,
kaq delikat, kaq femijeror,
i zene rob' nga deshira, per syte e tua ...
........................
A e kupton se perse,
te deshiroj vertet kaq shume,
dhe atehere kur ngjasoj me pellg',
ti brenda meje vershon si lume ...
Por ...
Me eshte me e mire te t'ndiej, te t'vuaj,
sesa me dashuri te te vras ...
... Dhe do te ishte me mire te mos puthem' kurre,
sesa prej puthjesh te te humbas !....
................
 
......!!

...Te preka buzet, te putha ne sy,
fustanin ta hoqa, rreshkiti aty,
nga supet e tua, shpalosur mberdhe,
ne gjunje u ula e te putha atje !...

Gjith´ qenia ime pas teje harruar,
i dehur, i marre per hiret e tua,
me trupin zjarr, deshira e pasion,
te preka me buze e mes buzesh renkon ....

Pas meje ngjitur, e une me shume dua,
keshtu si e cmendur, te depertosh ne mua,
me buzet e tua trupin tim kur pershkon ...
Nen trupin tim ..
Kur dhe me shum kerkon !....
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.