• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Poezi

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
267
Likes
195
Age
40
#1
DASMA E POETIT
Dasem do bente poeti
ftoi miqte gjith ku jane
si nga toka dhe nga deti
i zgjoi dhe ne parajse,,,

Eshte dasem shqipetari
ne konak vjen krye krushku
i takon te gjithe nga malli
mes odaje hapet senduku

Paje e vashes deli paje
me ere ftoi ruajtur gjyshja
dalin nje nga nje me radhe
gjithe artistet nga flete librash.

Dhe të zotit te shtepise
i therrasin te dal te porta
pa pir la goten e rakise
fustan bardhe i vjen goca

Urimet gelojne nga shpirti
me valle kenge dhe poezi
syri nga gezimi ç'i ndriti
goten mori e ngriti dolli.

Mire se me erdhet ju o miq te uruar
e mu mblodhet sonte te gjithe bashke
dasma jone s'shkon kurre pa kenduar
vere te pini me mish te pjekur ne saç,,,

E pikoi loti nga syri Nase Janit
kur pa odane mbushur perplot
ne mes tepsis Taip Madani
kercente vallen si nje zog.

Me klarinet Laver Bariu
me nje kaba i ndezi zjarret
diku tej sofre nje fyell mbiu
i beri bashk fushat dhe malet.

Dhe tej nga deti vjen Meço Muka,
me zën e dridhur vjen nga Parisi
ne disqe hodhi kenget e bukura
e vajze e valeve te Nasja mbrriti.

Një valle burrash e Maje Krahu
u degjua te luhej jasht në oborr
erdhem ne Nase trimi ,mbahu
po vijme nga alpet me debor,

Por jo s'harroi dhe Nase Jani
i vjen një Nikolin mbushur humor
e syte ngre larte nga tavani
s'rrija dot pa ardh per ate Zot.

Dhe vargu zgjatet permes dollive
lidhur valles per dore dikush thote
rrofsh o Nase ti biri i perendive
GEZIMI NE VATER TU SHTOFTE.
 

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
759
Likes
1,919
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#2
Nje vit pa ty Dritero

Sot u ndala !U ndala përmallshëm
Si fëmija kur kërkon dicka të harruar
U ndala të kërkoja dicka që më kish humbur
Dicka me vlerë ,fshehur në vargjet e tua.

Sot me mall shfletova faqet e librave
Librave të tu fshehur ne dollap
Kur befas mu bë sikur ti me fole
Më the "Mos nxito,kërko edhe pak"

U stepa e humbur,nuk hodha një fjalë
Se c'kërkoja as vet nuk e dija
Por nga zëri yt mu duk sikur më the
"Nuk ka nxitim e dashur tek poezia..."

Vallë kështu me the ?Të ecja ngadalë?
Të mos merrja hapa vrullshëm pa kuptim?
Më thuaj Dritëro!Më thuaj dhe një fjalë!
E pres një përgjigje ,e pres me padurim.

Nuk është herë e parë që po të drejtohem
Të shkrova dhe për 85 vjetor
Të thura dhe elegjinë që kurrë s'e lexove
Tanimë mjaft prita ,përgjigje kërkoj.

Më thuaj dicka,më thuaj si tia bëj ?
Të vazhdoj apo jo në këtë rrugëtim?
Ah sa do doja të ishe gjallë!
Frymëzimit tim i mungon një burim !

|edona haklaj|
 

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
759
Likes
1,919
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#3
Sikur te isha djale!

Sikur te isha djale vetem per nje dite
Mes kumarit, alkolit dhe talljeve te qarta
Seksi me shume femra do ishte merit
Ndersa egoja do vishte takat me te larta..

Sikur nje dite vetem te isha djale
Do pija birra pafund... e cigare
Per femrat e bukura do behesha i mbare
Per te shemtuarat s'do mendohesha fare..

Me mire duhet te jete gjithsesi
Ne vend te trurit me organ tjeter te mendosh
Shpirtin s'do ma prekte asgje me rendesi
I perjetshem, i perzotshem se je, te kujtosh..

Do fishkelleja ne rruge hareplot
Nje dite djale te isha sikur
Te jesh femer thua: sa kot!
Kur per t'ja kthyer fishkellimes, s'gjen dot menyre..

Do harboja per cupkat me rradhe
Dhe ne fundnate do numeroja ç'kam kapur
Tek tavolinat mes shokesh, ne mehalle
Krenaria do shperthente me ato qe jam tallur..

Te gjitha ne fund le te qajne
Jam princ apo derr apo burre?
Qysh-si ne mendje do me mbajne?
Nuk me intereson..
S'do me interesoje kurre..

Ç'kuptim ka te jem i ndjeshem
Kur burri ka talent per te pire
Jam ne banak klient i perhershem
Çfare bej mbasandej, mos ta themi me mire..

Nje dite vetem jo me shume
Se ne lekuren e burrit s'rrihet me muaj
Te jetosh per seksin s'kerkon fare pune
Te jetosh per dashurine duhet te jesh grua.

-Gerina Mullaj-
 

Piano

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,731
Likes
1,124
#4
Naten kur flinja me tha shpirti "Pi"
Ne gjume e ne varr s'ka lumeri

Ngrehu sa rron,zbraz kupa e puth cupa
Ka shekuj qe do flesh ne "qetesi"

:)
 

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
267
Likes
195
Age
40
#5
Shëtit mbi mua

Shëtit mbi mua, me buzët e tua,
më pi si të isha, ujë në krua,
e nëse dimër, mbi mua rri,
të të ngroh me zjarrin që mbart' në gji,
të të puth ata sy,
të t'fshihem nën gush,
në të tuat gjij,
të digjem prush !...

Shëtit mbi mua, të shëtis ndën ty,
nëse vapë të kridhem, në të tuat sy,
faqen time, në tënden ta ngrohë,
kur dhëmbët supin, kafshojnë ndërkohë,
ofshama jote të më përkëdhel veshin,
kur buzët buzët, të urritura presin !....

Shëtit mbi mua, më shkel me këmbë,
mi shkul flokët, më ha me dhëmbë,
nuk më dhembë,
ndaj frikë mos ki,
më jep sa t'mundesh,
ti shpirt, dashuri !...

Shëtit pa ndrojtje, mos ngurro,
në kët'botë si unë, askush s'të do,
më mbaro në mundsh, se unë nuk tretem,
kur e prek fundin, në fillim kthehem,
shëtit mbi mua, e unë ndën ty,
merr sa të mundesh, e më jep... Dashuri !...
 

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
267
Likes
195
Age
40
#6
Tashmë kanë kaluar plot njëzet e tre muaj,
E ne s'jemi më ata që ishim më parë,
Largimin tënd vazhdoj prapë ta vuaj ,
Aq sa lotët akoma nuk më janë tharë,
Tani s'më ka mbetur gjë tjetër veç një kujtim,
Një boshllëk në shpirt e ca fjalë të pathëna,
E ashtu i heshtur paguaj ç'do ditë këtë çmim,
Si vlerë e atyre ditëve parajsë e zbritur nga hëna.
 

Soul

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
994
Likes
1,966
#7
Tashmë kanë kaluar plot njëzet e tre muaj,
E ne s'jemi më ata që ishim më parë,
Largimin tënd vazhdoj prapë ta vuaj ,
Aq sa lotët akoma nuk më janë tharë,
Tani s'më ka mbetur gjë tjetër veç një kujtim,
Një boshllëk në shpirt e ca fjalë të pathëna,
E ashtu i heshtur paguaj ç'do ditë këtë çmim,
Si vlerë e atyre ditëve parajsë e zbritur nga hëna.
qyqjaa daja...kush te ka merzit qe ta myss
 

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,678
Likes
4,737
Location
Prague
#8
Kur bëhej fjalë për të zgjedhur në jetë
unë asnjëherë nuk u dallova si i tillë
kur të tjerë mburreshin me “syrin e fortë”
unë zgjedhjet i bëja me “zemer të lirë” .

Kështu nuk dallohem akoma edhe sot
nuk shquhem se bëj zgjedhje kushedi
ca thonë si më parë s’jam shumë i zoti
të tjerë me fjalë më bëjnë perëndi .

Unë vërtet asnjëherë nuk jam shquar
që zgjedhjet ti bëj me show e zhurmë
përherë kam besuar se syri gënjehet
zemrës i besoj kur dua të zgjedh unë !

 

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
267
Likes
195
Age
40
#9
Nuk te shoh, por te kujtoj...
Nuk te kam, por ste harroj...
Nuk do jem, por egzistoj...
Nuk bej gjum, por te mendoj...
Nuk je ti, por jan kujtime...
Nuk jan lot, por jan vajtime...
Nuk jan plumba, por gabime...
Qe ma vran, dashurin time...
 

Ariela

Alone!!!!!!
Princesha Forumit
Mesazhe
1,415
Likes
995
#10
Urrejtje, qe né mua me vend ske,
Dashuri ku cdo gje rrefen!
Me thuaj , né gaboj
Né endrrat vertet te mashtrojne.

Xhelozi , o ndjenj qe nuk shterr kurr
Ku shpirtrat rremben, e zjarrin shuan!
Nje fjal mjafton, nje te dua kerkon,
.....ne sy me sheh, ndricim me dhuron,
E ndjenjat mi burgos!
 

Ariela

Alone!!!!!!
Princesha Forumit
Mesazhe
1,415
Likes
995
#11
Ehhh I mjer njeriu,
Qe kurr se gjeti drejtimin....
Mjer kush né vend ndenji
Mjer kush fjalet s gjeti !
Mjer kush endrrat I thurri
Mjer kush , cdo gje humbi!

Mjer jeta , ke mban né krah
Mjer dashuria, kujt i jep krah!
Mjer era ke perkedhel,
Mjer zemra, ke therret!
Ndonjeher duhet koh,te kuptosh
Sa te mjer jan disa, qe flasin kot!

Harrojne , ku e kan zemren,
Mendojne vec ku kan, themren!
Harrojne e vrapojne,
Por kurr nuk mendojne,
Qe cdo gje e ka nje vler,
...kur ta kuptojne, cdo gje ka mar dhen!
 

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
267
Likes
195
Age
40
#12
Cfare jane ....
.............................
Cfare jane ?...
... Fjale shpirti qe rrjedhin te dlira,
sikur uji i kroit prej burimit,
jane te shpirtit ndjenja, leshuar te lira,
te gurgullojne trishtueshem nen hije te blirit ...
... Nje kenge malli, t'dashurise kenge,
rreshkitur nder gjoks, per nje perqafim,
per syte e bukur qe ndodhen larguar,
per me te shenjtin, te shtrenjtin shkelqim ....
............................
.... Jane vargjet e mia per ty bija ime,
eshte malli per ty, qe nuk gjen te shuar,
ndaj dhe ne thelb te qenies sime,
emri yt mbetet i shkruar ...
... Shenuar mbetet, koha s'e tret',
dhimbja s'e vret', as e rrezon',
ne shpirtin tim thesar i shenjte,
fryme brenda frymes, pergjithmone !.....
.............................
Cfare jane ?...
Buzeqeshje t'trishtuara, harruar buzembremjeve,
ndjenja te perlotura mallit kaleruar,
jane lutjet e mia, qe u shkojne engjejve,
ti te me jesh mire, e lumtur, e gezuar ...
.........................
Cfare jam ?...
.... Fillese e jotja, e ti imi vazhdim,
pjese e pandashme e unit tim !.....
Nje kenge e bukur qe me mban lenduar,
dhe brenda dhimbjes, i lumturuar ...
... Qe te kam bije, qe per ty ndiej mall,
te me buzeqeshesh e te me mbash gjalle .....
..........................
... Fjale shpirti qe rrjedhin te lira,
dhe ndalen mbi buzet e mia kenduar,
jane per mbremjen qe sapo mberriti,
dhe une s'te kam perqafuar .....
... E mira ime,
e shtrenjta ime ti,
fryme e frymes sime,
engjell, Perendi !!!.....
............................
 

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
267
Likes
195
Age
40
#13
Loja ...

Ishte thjesht ne loje .... Asgje me teper ... Nje shishe do rrotullohej ne mes te nje turme cunash dhe gocash dhe ke do te shenonte shishja ate do ta puthte ...
Cun' apo goce te ishte ....

"Oooohhh !... C'i do llafet tani, eshte teper vone ... E pranove rregulloren, nuk ia vlen te besh mbrapa ... Vec lutu te jete goce " - i tha vetvetes te cilen e ndjeu ngushte vetem e vetem ne mendimin nese i binte mashkull per te puthur ....
Boo bo ... Do behemi bolori, ndjeu vetveten te psheretinte ...

" Qofte goce " mendoi dhe rrotulloi shishen me aq' force sa mund te zoteronte ne ate moment ....
Shishja filloi te rrotullohej me nje shpejtesi maramendese duke anashkaluar cdo fytyre qe ndodhej ne horizont te saj .... Gati njezet fytyra .... Ja duke rene shpejtesia mund te perqendrohej per nje moment e ne c'do fytyre ... I njihte te gjitha ... Thuajse te gjitha ... Pervec fytyres se asaj goces qe dukej disi e ndrojtur ne kete rreth te qeshur e gazmor ... C'dokush per aq' sa ti vinte rradha e vete ...
Kush eshte ajo valle ?...
E ndersa gryka e shishes shenonte fytyren e saj, per nje moment ndjeu vetveten te lutej ... " Sikur te ndalej aty ?... "

... Natyrisht qe do ta puthte ... Nje moment, nje mendim, nje veshtrim, e beri te ndihej si i dashuruar .... Ndjeu pulsin e zemres te gjemonte nder veshet e tij dhe fytyra e tij te nxehej vetem ne mendimin nese ... Sikur ....
Sikur shishja te ndalonte vertet aty !...
... Dhe nuk e di se si ndodh ne keto raste, por ai djale duhet te kishte lindur me te vertet me kemishe .... Universi sikur e degjoi a Zoti ndoshta lexoi miresine ne shpirtin e tij dhe gryka e shishes shenoi fytyren e saj te bukur ... Syte u ndeshen e veshtrimet u perqafuan, pakez komfuze e disi te turperuara .... Rrethi tani kumbonte, apo me mire thumbonte duke i bere tifozllek puthjes te cilen ishte i detyruar tia dhuronte ...
... I detyruar ?!....
Justifikimi me ideal ne nje rast te tille ...
Duke iu afruar ndjeu aromen e lekures se saj ne hundet e tij .... Nje arome e embel, e fresket pak a shume si nje livadh bjeshkash harruar diku buze detit ... Oh ishte kaq e mire ....
Vuri re faqet e saj te skuqeshin dhe syte e saj te shkelqenin si yje te vetem diku ne mesnate, dhe buzet e saj te kuqe si qershi ta therrisnin .... Nje buzeqeshje pershkoi syte e saj, kur ndoshta vuri re ndrojtjen, apo me mire bllokimin e tij .... Ndryshe nuk kish se si te shpjegohej fakti se ajo ishte qe e ndihmoi ne kete rast ...
I shkeli syrin duke ngritur supet sikur donte ti thoshte " Une s'kam problem me kete, gjithsesi s'kemi c'bejme !.... "
dhe i ndjeu buzet e saj te takonin te tijat .... Heshti bota, u shua rrethi ... Nuk e di se sa mund te zgjase sekondi por ne kete rast' per te u shtang' koha .... Ndjeu lageshtine e buzeve te saj dhe nje etje te cmendur qe perpiqej te shuhej ... Shpirterisht ai tani po bente dashuri dhe ndodhej ne ekstazat me te larta qe mund te arrihen ... Nuk mund ta parafytyronte kurre me perpare se do te ndiente dicka te tille me nje te panjohur, se do te ndihej keshtu ....
" Oh kjo nuk eshte dashuri .... Kjo eshte dicka ndryshe " ndjeu shpirtin te belbezonte strukur pas nje perde lotesh te ngrohta ...
" Kjo eshte dicka ndryshe " ....

Dikush e terhoqi nga supi dhe ai u kthye ne realitet .... Te qeshurat kishin mbuluar dhomen biles dy nga rrethi kishin rene teresisht mberdhe duke u perpelitur nder denesa te qeshurash ... Me lot' kur i thone !...
Ajo e shihte ende ne sy ...
Te qeshurat u shteren, por ai kerkoi te dilte nga loja me pretekstin se nuk ndihej mire ....
Askush nuk i dha rendesi biles biles dhe nja dy shpuza qe u hodhen ne ajer nuk zuren vend ....
Loja vazhdonte dhe ai me nuk qe pjesmarres ... Ndihej disi si i humbur, si i mpire dhe si i hutuar ...
Veshtroi nga rrethi dhe ajo ende here pas here i hidhte syte drejt tije, por ai ndiej teresisht i paafte per te deshifruar ato veshtrime ....

.... Dhe pse loja mbaroi, dhe festa po vazhdonte programin e saj te paprogamuar, ai ishte ende tek ai takim buzesh, tek ajo ujevare e peveluar ndjenjash, e cila e beri shpirtin e tij te ndiej kaq bosh' pas saj !...
Levizi neper dhomat perplot me njerez, beri sikur kerceu me dy shoqet e tija, dhe u perpoq me te gjitha mundesite te mos e jipte veten ....
Perpiqej te rrinte ne pergjithesi larg saj, dhe ne vecanti larg veshtrimit te saj ...
... "Nuk eshte e mundur" - i peshperiti vetes ... " Do kaloje ... Eshte e pamundur kjo qe po ndodh" ...

Ishte thjesht nje loje ....
 

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
267
Likes
195
Age
40
#14
... Ajo ...

... Ajo ....
Me telat e shpirtit tim loz,
here trishte e here e embel ..
...Ajo ...
... E imja femer ...

Me ledhaton me veshtrime,
e me puth me te qeshura,
Ajo me lendon ...
... Kur mban buzet e heshtura !.....

Me valzon brenda ne shpirt,
e imja melodi ...
Ajo ....
E imja perendi ....

Ah, sikur vertet te dinte,
brenda meje te hynte,
e c´jetoj te jetonte,
nje cast brenda meje,
ashtu te kuptonte,
sa me mungon sonte ...

... Ajo ...

Te donte si dua,
te frymonte si mua,
nen peshen e mallit tim,
perplot me trishtim,
si mua te qeshte,
qante e gezonte,
me forcen e shpirtit,
si une te dashuronte !....

Ajo ...
Me telat e shpirtit tim loz,
here trishte e here embel ....
... Ajo ...
E imja femer .....
E imja perendi,
e imja jete,
e imja melodi,
e imja e vertete !...
 

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
267
Likes
195
Age
40
#15
... Heshtje ....

Heshtje ...
Heshtje e ftohte fshehur nen lekure,
nuk tingellojne muret,
dreqin ...
Nuk tingelluan kurre ...

Jehona e nje te qeshure ne suvane e rrezuar,
me pluhur cimentoje perplaset nder dhe,
heshtje ... Heshtje e mallkuar,
dhe ne mes te zhurmes prape e heshtur je !....

Paradoksale dhimbja e Asgjes,
dhimbje pa dhimbje e munget, e heshtur,
sikur trupi nga shpirt i braktisur,
brenda dheut ne harrese per tu tretur ....

Heshtje ...
Sikur une brenda heshtjes harruar,
sa akoma ke per te me mesuar ?...
Me thuaj ...
E c'fare te me thuash kur heshtje je,
hesht une .... Hesht ti ..... Hesht !....
 

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
267
Likes
195
Age
40
#16
..................
Packa !...
..................
... Packa se kjo dite qe erdhi,
ngjason rendomte njesoj si dje,
lotet qe prisja as sot nuk i derdhi,
i mban te mbyllura ne te hirtat re !...
...................
Por ... Je ti ketu, edhe me embel,
tek ndrin ne sfondin tim gri,
me buzeqesh sikur te jesh nje enderr,
e me perkedhel plot dashuri !...
....................
Me tymin e cigares, dhe brengat e mia,
nga buzet e mia fluturojne permbi re,
sa e embel, po aq e hidhur eshte dashuria,
nese prane meje, ti zemer nuk je !...
....................
Packa se kjo dite qe erdhi,
nga ajo e djeshma ne dukje nuk dallon,
eshte thjesht dhe nje dite malli,
qe brenda meje si nje shkemb rendon ...
......................
Por je dhe ti !...
E imja naten e mire, e imja mirmengjes,
je ti brenda shpirtit tim, si fllad plot ves,
packa se kjo dite qe erdhi, kembngul' te jete gri,
une edhe sot, do te jem me Ty !!!....
........................
 

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
267
Likes
195
Age
40
#17
Vale deti ....
......................
Zhurma e valeve, peshperima te mbyturish,
diku ne fund te detit harruar,
legjenda shqiptaresh,
lindur si zogj ... Per te emigruar ....
...................
Shtegetar ....
Nder vise te begata,
enderruar
pak dite te arta,
arratisur,
prej mizerjes qe pushtoi kete dhe,
kenget e kurbetit nese do,
do ti gjesh atje !.....
...............
Te iki dua,
dhimbje po me behet shok,
mik po me behet,
nuse qe koken ma mbeshtet mbi gjoks,
dua te fle, por jo nuk me flihet,
ne gjak me peshperit e imja tok,
ke aromen time,
je balte e imja ...
Me thote .....
........................
... Ngado qe te shkosh !....
Kudo qe te jesh,
uraten a mallkimin tim,
me vete do ta kesh !.....
....................
Po me braktis me thote,
sikur frikacaku fushbetejen,
s'je i zoti jo,
ne sy te veshtrosh te verteten,
nuk ka shpetim,
prej burgu te arratisesh,
do apo nuk do,
brenda lirise,
si skllav do te ngrysesh ....
Thjesht lufto,
nese i lire do te jesh,
muret rrezo,
dhe buzeqesh,
shkeli me kembe,
ata qe nga skllaveria jote fitojne lirine,
nuk e ka mallkuar zoti Jo,
shqiptari ka mallkuar Shqiperine !....
.........................
Rruget jane te tuat,
endrrat te tuat jane,
neso do, lejoi dhe ato te ti hane,
por mos harro se balte,
nga balta ime je ....
...... Me peshperit ne vesh i imi atdhe !....
......................
Peshperima te vdekurish,
jane te detit vale,
endrra te mbytura qe me flasin ngadale !.....
......................
 

AntiDrogA

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
267
Likes
195
Age
40
#19

Sikur .....
...........................
... E dashur,
... A e ke menduar se nje dite nuk do te jemi bashke ?...
Nje dite une nuk do te ngjis me shkallet me te larte,
ne shtepi nuk do te vij' ....
... Nje dite do te jem i harruar diku jashte,
i humbur ndoshta nen dhe e nen balte,
ftohte nuk do te kem dhe sikur ere te fryje !....
................................
Do te me marre malli shume, per dy syte e tua,
per rrudhat qe qendrojne trishtuar ne me te emblin balle,
por sikur te ndodh qe dhe nen dhe, kaq shume te te Dua ?...
... Pa ty ne ate bote, si do t'ia bej valle ?...
...........................
 

Ariela

Alone!!!!!!
Princesha Forumit
Mesazhe
1,415
Likes
995
#20
Shikimi i tij né mua deperton, né syt e tij dicka shoh nje ndjenj njoh.
Mos me tradheto, me shih dhe njeher , degjome kur te flas , hesht kur me nerva gerthas! Dua ndenjat te shperthejne , dua cdo gje te rrefej!
Ti me sheh, né sy, te dy te ulur .
Nje shikim qe vret, nje ndjenj qe hesht!
Nje thik qe therr, né zemer gjak e vrere!
Me shih, e kujtohu, se sa ky shpirt te kerkoj....
... se sa kjo zemer te gezoj, eja me perqafo e me thuaj qe akoma me do.....