Poezi

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Dea

Anëtare forumi
PRINCESS
Mesazhe
2,260
Kjoft mallku ai bir shqyptari
qi ket gjuhë t'perëndisë
trashëgim q'ia la i pari
trashëgim s'ia len ai f'misë

- At Gjergj Fishta

Gjuha jonë, sa e mirë
sa e ëmbël, sa e dlirë


- Naim Frashëri

Përmbi za që l'shon bylbyli
gjuha shqype m'shungullon
përmbi erë që jep zymbyli
pa da zemrën ma ngushllon


* * *
Nji k'to gjuhë që jam tuj ndie
janë të bukura, me themel
por për mue, si diell pa hije
shqipja t'anave ua del...

- Ndre Mjeda
 

BjOnDi

Sempre a testa alta
VIP I FORUMIT
Mesazhe
1,293
Location
Napoli
Të pamundura në jet nuk ka,
As të mundur gjithçka s’gjen,
Dikush nuk vlerëson, atë që ka,
Dikush sa gjysma, thot… “të kem”.

Nuk iu gjet karari dhimbjes,
Plag të thella, që gjak s’pikojn.
Dikush ngushëllon mendimet,
Dikush tjetër, gjak loton!
 

BjOnDi

Sempre a testa alta
VIP I FORUMIT
Mesazhe
1,293
Location
Napoli
Kështu qënkemi gatuar
Duam dikë t’na udhëheq
Edhe zgjedhim të nxituar
Një njeri si ne, për dreq.

I gjejmë vend mbi kokat tona
Fatin tonë e lëmë të marr
Si të vësh dy degë të njoma
Në trung-shprese, që është tharë.
Sa të zgjuar, sa të shkathët
Në gjithësi, të dytë nuk ka
Këtej të majtë andej të djathtët
E ndajmë botën në dy krah’.
 

Çomi

Smile😁
VIP I FORUMIT
Mesazhe
6,415
11 Vjecari Catist

"Chat-ist i vogel jam, adminat frik s'i kam!
Dhjeta marr ne mesime, ndersa mami shet fruta perime.
Me shoket onlajn, bejm gallat perdit,
t'u u sha me fjale, ma keq se fmite.
Shoqet i kam tmira!
Ca jan' t'bukra kinge, e ca jane shemtira!
Disa shtiren tquta, dhe te fusin kunja!
Po un kam qen' portier, dhe nuk pyes per bomba.
Rroft interneti, se na qiti n'drit!
Sheroi edhe gjyshin, qe s'shifte ka syte.
Ne shtepine tone, e kena bo me list!
Ne oren 5 te mjesit ndizet kompjuteri shpise.
I pari esht babi, qe rri e lexo lajme,
Por jan me figura e me femra te zhveshme!
Pastaj futet gjyshi!
Gjyshin e kam trim, futet dhe n chat!
Me emrin "i bukri" i hodhi ne tok grat.
Pastaj gjyshja vje, e i futet ndhom,
I rras gjyshit shpulla, se ngeli ne chat me robt tu u zon.
E çna flliqi fare kte' mahallen ton.
Gjyshja shko ke lojnat e fatit!
Pa gjo ska met jo, i *** ka zon.
Se i bojn me hile - me thot ajo mu.
Me vrap ne karrige ,shkoj e ulem une!
me miun e vogel, klikoj tek chat-i,
pickoj nja 2 goca, e shkruj zhgarravina.
ngacmoj Lozonjaren, se ajo lu me mu!
E shtyj katunaren se ajo do pak dru.
I boj filma Lolitas se ajo m'do shum' mu!
kujto se jam i mir, 20 vjeç.
Djal me pasuni e vetur, ne kup per tu pire.
Ene kshu me rrena, kam zon 2 dashnore:
njera quhet Djella, tjetra Salvatore.
E para eshte stiliste, e dyta piktore,
thon jan' simpatike, po m'duken konviktore,
Thon se jan puntore,
sidomos me mjel lopen, qndisje e pun' dore.
Po gjyshi m'ka thon:
femnave naze mos u boj
se t'gjitha jon t'veçanta
asnji nuk o isoj !
Dhe ort kalojn'
Mami ne shpi vijn' thesin e lakrave ke dera e hedh!
shtrihet ne divan,se o bo telef.
po un rri ke dhoma, e myllem me cels!
Kompjuterin s'e leshoj, deri neser ne mgjes.😋
 

Mosuhallakat

NEVER GIVE UP
VIP I FORUMIT
ANETAR ✓
Mesazhe
2,530
Neser eshte vone

Do te kujtohemi per fjalet,qe i lam jetime mes shkretires perveluse te heshtjes,do te kujtohemi per ate pjes veteje te shkrumbuar ne asgje,e do te derdhim rrembyeshem shiun e pikellimit,mbi ate murane kotesie.
Neser eshte vertet vone,te themi se u deshem.
 

Çomi

Smile😁
VIP I FORUMIT
Mesazhe
6,415
Libri me i rendesishem, eshte libri i jetes vete,
Qe smbyllet dot e scelet kur qefi te ta kete;
Peisazhi interesant aty dy here lexohet,
Se fleta e pashmangshme vetiu rrotullohet;
Te ktheheshim do deshem te faqja qe na ka enda,
Dhe ja ku na ze gishti, faqen me vdekjen brenda.
 

CoVid-19 [ALB]

Top