Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Dedikuar ty....

Që je në gjendje të më kuptosh
Që nuk kërkon të më dëgjosh
Që je në gjendje të më shohësh
Që heshtjen time di ta njohësh.
Ty...
Që më fal tjetër ndjesi
Që asnjëherë si gjej arsye
Që shpirtin ma prek në thellësi
Që më fal qiellin me gjithë yje.
Ty...
Që më endesh cepave të shpirtit
Që zhytesh në oqeanin e pafund
Që kapërcen përtej limitit
Që me ty fundi nuk njeh fund
Ty...
Ty që presje s'të vë dot
Ty që s'të vë kurrë pikë
Ty që zemrën ma mbush plot
Ty që asnjëherë s'të them dot "ik"
 
Në ka luftra ku kam mbijetuar, për të cilat ndjehem krenare, dhe më beso, ato si unë ndjehen shumë pak krenare për veten, janë ato me ty!
Unë dhe ti s’kemi patur ndonjëherë armë prej vërteti, nga ato që bëjnë zhurma e t’plasin trupin në gjak; nga ato që t’çajnë ku di se ku, e nuk ia sheh më dritën diellit. Ne, luftonim me armë të tjera: ti, me gjithë grumbujt e mosdashurisë për mua, ndërsa unë, me gjithë forcën që ushtroja për të të dashur më shumë.
Po nuk e dija kush fitonte, kush dilte i pari në beteja, ti që më shtyje, a unë që të bëja ballë, të ngrija kokën sy më sy dhe kur as shikimin nuk e drejtoje nga unë.
Po unë jam e çmendur apo jo?! Mbaj mend se si nuk ma thoje kurrë, po ta lexoja në sy, «Ti je e çmendur. Ti nuk kupton!» Dhe unë kuptoja, dhe urrehesha. Urrehesha që i fitoja vetë gjithë betejat në t’cilat ti ishe paracaktuar fitimtar me kohë, dhe mosdashuria jote, trofe prej ari!
Po sa të drejtë kishe! Sa t’drejtë kishte shikimi yt kur talleshe, kur ma thithje gjithë frymën e dashurisë, e pastaj bëje sehir kur shihje se si ia nisja betejave të humbura, nga e para.
Po sa herë t’kam thënë pa zë, të shkoje në djall, se hiqja dorë, se pranoja humbjet, madje dhe mospramimet e tua, që ishin edhe më keq. Në të gjitha herët kur të urreja, pastaj ca më fort akoma, kur të gjeja ty ashtu papritur të futur brenda një poezie te brishtë krejt, si unë vetë; kur të gjeja në ëndrrat utopike që bëja, kur ia lejoja vetes luksin e të menduarit se kisha fituar betejat me ty; kur buzëqeshja nga hiçgjëja, që për dreq mbante sipër vetes, e brenda ca më fort, buzëqeshjen tënde. Sa herë t’gjeja në reflektimet e gjysmëvetes para nji pasqyre që m’tregonte nji shpirt t’katandisur dhe urrehesha!
Pastaj mbushja mushkritë me ajër djalli, dhe filloja largimet, nji luftë t’ftohtë, dhe s’di ç’dreq më shtynte, se unë humbja përherë.
Po tani në djall. Fitove ti!
Mua m’ka ardhur në majë të hundës vetja jote, dashuria ime si trofe pa vlerë.
Jam e ngopur!
 
Dashuri Kryeneçe

Dashuri kryeneçe , vjollcë me gjëmba rrethuar
shkurre mes pasionesh kreshpëruar
heshtë dhimbjesh , kurorë tërbimi ,
ç'udhë të solli drejtë e në shpirtin tim ?

Përse i vure zjarrin e dhimbshëm
beftas , gjethnajës së ftohtë të rrugës sime ?
Kush ta mësoi rrugën për tek unë ?
Ç'lule , gur a tym të dëfteu se ku unë rri ?

Edhe nata vetë u rrënqeth , u trëmb
Agimi kupat i mbushi me verën e tij
e dielli në qiell më s'fundi zuri vënd ,

Ndërsa dashuria mizore paprerë më ndiqte
me shpata më shqeu , me gjëmba më çponte
gjersa m'hapi në zemër udhën që përvëlonte.

~ P. Neruda
 
Porosi

Nje lis i djegur ne atdhe
eshte shume me i bukur
se nje i lulezuar ne vend te huaj.
Nje pike uji ne atdhe
te shuan etjen shume me shume
se nje gote uji ne vend te huaj.
Nje zjarr i vogel ne atdhe
te ngroh shume me shume
sesa nje zjarr i madh ne vend te huaj.
Nje dite me diell ne atdhe
te rrit shume me shume
se nje jave me diell ne vend te huaj...
 
Dukej sikur të gjithë e pyesnin për të.
Edhe rrugët ,dritat e natës ,yjet .
" Ku është dashuria jote ".

Por ai nuk dinte si të përgjigjej .Çfarë t'iu thoshte ?Që njerëzit nuk e pranonin një vajzë të njomë , që është e detyruar të luaj një rol që nuk i përket ?
Që ai e la se nuk duronte dot faktin se dikush tjetër e kishte prekur para tij ?

Një mashkull që ka pasur dy a më shumë të dashura konsiderohet HERO ,kurse një vajzë e PËRDALË .
Pse virgjëria e femrës konsiderohet si pastërti dhe vyryt i saj kur ai që e ka marrë mund të jetë më i pistë se llumi ?
Apo sepse femrat sado të mira të jenë nuk mund të krahasohen me meshkujt ,qenie superiore.

Brunilda Zllami
 
Sikur te isha djale!

Sikur te isha djale vetem per nje dite
Mes kumarit, alkolit dhe talljeve te qarta
Seksi me shume femra do ishte merit
Ndersa egoja do vishte takat me te larta..

Sikur nje dite vetem te isha djale
Do pija birra pafund... e cigare
Per femrat e bukura do behesha i mbare
Per te shemtuarat s'do mendohesha fare..

Me mire duhet te jete gjithsesi
Ne vend te trurit me organ tjeter te mendosh
Shpirtin s'do ma prekte asgje me rendesi
I perjetshem, i perzotshem se je, te kujtosh..

Do fishkelleja ne rruge hareplot
Nje dite djale te isha sikur
Te jesh femer thua: sa kot!
Kur per t'ja kthyer fishkellimes, s'gjen dot menyre..

Do harboja per cupkat me rradhe
Dhe ne fundnate do numeroja ç'kam kapur
Tek tavolinat mes shokesh, ne mehalle
Krenaria do shperthente me ato qe jam tallur..

Te gjitha ne fund le te qajne
Jam princ apo derr apo burre?
Qysh-si ne mendje do me mbajne?
Nuk me intereson..
S'do me interesoje kurre..

Ç'kuptim ka te jem i ndjeshem
Kur burri ka talent per te pire
Jam ne banak klient i perhershem
Çfare bej mbasandej, mos ta themi me mire..

Nje dite vetem jo me shume
Se ne lekuren e burrit s'rrihet me muaj
Te jetosh per seksin s'kerkon fare pune
Te jetosh per dashurine duhet te jesh grua.

-Gerina Mullaj-
 
Naten kur flinja me tha shpirti "Pi"
Ne gjume e ne varr s'ka lumeri

Ngrehu sa rron,zbraz kupa e puth cupa
Ka shekuj qe do flesh ne "qetesi"

:)
 
Te therrita !....

...Te therrita sa u drodhen malet,
te therrita plot dhimbje,
me kaq shume dhimbje sa beri qe dhe flladet te ndalen,
te ndalen dhe lumenjte,
gjethet e pemeve te mos ferferijne,
te therrita,
ulerita nder kohet qe iken, dhe ne ato qe po vijne ....

Por ti nuk degjove,
nuk degjove dhe pse, dhe te vdekurit nder varre u perdrodhen,
dhe pse te shurdhtit e kthyen koken,
ti nuk degjove, nuk ishe aty,
Dashuri e djegur e kthyer ne Hi .....

Te therrita,
me nje veshtrim te perlotur, humbur nder horizonte te perflakura,
rreth meje kufoma prej endrrash te zbehta, te plakura,
te therrita,
me po ate veshtrim pergjeruar nder qiej,
dhe nga ajo thirrje sikur u shuan dhe yjet ...
... Dhe hena,
mikja e vetme qe pata,
dhe si nje ferr pa zjarr mu shendrua nata,
therrita, ulerita i mbytur ne lot',
dhe kjo nate e gjitha
brenda ne gjoks mu mblodh ....
perlotur te therrita,
o Zot', si nje thike eshte dhimbja,
pendesa eshte frike,
te therrita,
ulerita,
gerthita,
- te lutem me prit !!!

Te therrita ....
.... Por ti nuk degjove, nuk ishe aty,
Dashuri e djegur e kthyer ne Hi !.....
... Te therrita !..
Ende te therras,
dhe pse ne c'do thirje,
Veten time sikur vrav
 
Te therrita !....

...Te therrita !!!....
Therrita aq fort sa u drodhen malet,
te therrita plot dhimbje,
me kaq shume dhimbje sa beri qe dhe flladet te ndalen,
te ndalen dhe lumenjte,
gjethet e pemeve te mos ferferijne,
te therrita,
ulerita nder kohet qe iken, dhe ne ato qe po vijne ....

Por ti nuk degjove,
nuk degjove dhe pse, dhe te vdekurit nder varre u perdrodhen,
dhe pse te shurdhtit e kthyen koken,
ti nuk degjove, nuk ishe aty,
Dashuri e djegur e kthyer ne Hi .....

Te therrita,
me nje veshtrim te perlotur, humbur nder horizonte te perflakura,
rreth meje kufoma prej endrrash te zbehta, te plakura,
te therrita,
me po ate veshtrim pergjeruar nder qiej,
dhe nga ajo thirrje sikur u shuan dhe yjet ...
... Dhe hena,
mikja e vetme qe pata,
dhe si nje ferr pa zjarr mu shendrua nata,
therrita, ulerita i mbytur ne lot',
dhe kjo nate e gjitha
brenda ne gjoks mu mblodh ....
perlotur te therrita,
o Zot', si nje thike eshte dhimbja,
pendesa eshte frike,
te therrita,
ulerita,
gerthita,
- te lutem me prit !!!

Te therrita ....
.... Por ti nuk degjove, nuk ishe aty,
Dashuri e djegur e kthyer ne Hi !.....
... Te therrita !..
Ende te therras,
dhe pse ne c'do thirje,
Veten time sikur vras !!!...
 
E mban mend ?...
..............................
... E mban mend ?...
Sigurisht qe e mban,
te fola per nje sy qe diku po qan,
dhe me the,
shihe,
shihe ate lot permbi sy,
ajo more bir qan per ty ....
...................................
Me the se .... Ai eshte denim,
nje thike e mprehte ne shpirtin tim,
nje varg lotesh qe fytyren e saj lajne,
nje femer,
a femrat qe per ty po qajne !....
..........................................
Ishte ore e vone ...
A e mban mend ?...
Kur te thashe se kjo nate shume me tremb,
shpirti me dhemb' nga ai lume me lote ...
Te thashe atehere se, nuk duroj dot ...
O Zot', qe me qendron fshehur pas resh,
kur ato qajne ....
A qan dhe ti mes Nesh ?....
....................................................
Ishte ore e vone,
mend a e mban ?...
Kur te thashe e me the
se ato, per Ne po qajne !....
...
 
O njerëz të lajthitur nëpër natë,
U vratë nën ballkonin tim për dokrra!
S’ka rëndësi nga ishit ju të ngratë,
nga Mati, nga Tropoja, a nga Mokrra.

Tek pi duhan mes tymit flas menduar:
Sikur me shekuj rron një fis i marrë:
Përjetësisht në urrejtje i bashkuar,
Çuditërisht në dashuri i ndarë!
 

Sikur .....
...........................
... E dashur,
... A e ke menduar se nje dite nuk do te jemi bashke ?...
Nje dite une nuk do te ngjis me shkallet me te larte,
ne shtepi nuk do te vij' ....
... Nje dite do te jem i harruar diku jashte,
i humbur ndoshta nen dhe e nen balte,
ftohte nuk do te kem dhe sikur ere te fryje !....
................................
Do te me marre malli shume, per dy syte e tua,
per rrudhat qe qendrojne trishtuar ne me te emblin balle,
por sikur te ndodh qe dhe nen dhe, kaq shume te te Dua ?...
... Pa ty ne ate bote, si do t'ia bej valle ?...
.............................
 
Me mall i kujtoj ato çaste magjike,
Kur në krahët e njëri - tjetrit dhuronim dashuri,
I kujtoj dhe trishtohem tani që ti ike,
Duke shkelur premtimet e tua e më le në vetmi.
 
PER TY MIK I VJETER
Kaluan vitet ngadale
ky malli ah po me verbon
mes ecjesh ende te ndjej TY
mes zerash zerin tend degjoj

AH me kumbon nje fjale e vjeter
nje dore mbi sup e perqafuar
nje thenie kaq e fresket sot
ah miku im s'te kam harruar

Ti endesh sot midis kujtimesh
ke vendin tend ne nje ditar
me mallin tend un sot po shkruaj
me lot ne sy te them me fal

Ah sa vite do kalojne
perhere tek un do ngelesh TI
per ndjenjen qe s'ta shpreha dot
do te kujtoj me nostalgji.
 
"VELLAI IM"
Ty te mori Zoti,
Se te deshi prane,
Te mori per engjell,
Ndaj dhe bashke u ndame.....!
Cdo dite kur zgjohem,
syte i laj me lote,
akoma s`me besohet,
qe ike nga kjo bote.
Une flas me ty,
Per cdo nate me hene,
nje ylli ne qiell,
emrin tend i kam vene...!
tani nder vite,
nga larte do me shikosh,
sepse nuk u rrite,
S`munde te jetosh...
Por per mu,si engjell,
do jetosh gjithmone,
Sepse zmr motres,
Kurre nuk te harron!??
 
Ai priste nje shenje te vogel nga ajo. . .
Ajo nga Ai…
Ose ndoshta jo...
Qendronin ashtu te dy pa folur…
Pa reaguar…
Dukej sikur nje hapesire akulli I ndante ata tani.
Gjithcka kishte marre nje tjeter drejtim
Ata kishin thyer premtimet qe I kishin bere njeri- tjetrit...
Nuk takoheshin me…
Nuk flisnin me me ore te tera ne tel…
Nuk flisnin pothuajse fare…
I kishte pushtuar heshtja…
Ajo heshtje torturuese qe nuk i lejoji ti jepnin puthjen e lamtumires njeri tjetrin.
Ajo heshtje e urryer tek e cila fshiheshin shume “Pse?”
Ajo heshtje qe askush nuk pati guximin ta thyente…
Ata rrinin ashtu ne distance nga njeri tjetri, pa levizur, pa qeshur, pa folur,
...tani ishin “ dy zemërvrarë...
 
"MOS ME HARRO"
Kur qielli te leshoje rrebesh
zgjati duart e tua te zhveshura ngadale.
Ne ndonje pike shiu do t’me gjesh
kur te rreshkas mbi trupin tend vale.

Ne ato te parat shkendi te drites.
Kur agojne embel ditet e tua.
Kur te te dhembe plaga e pritjes
Ajo dhimbje e jotja te me vrase mua.
 
"UDHETIMI I FUNDIT"
"Dera e hekurt u mbyll aq rende
Dhe nates ne fytyre fort iu hodh,
Kerkoj per’rreth te gjej nje kend
Te mbeshtetem pak e shpirtin ta c’lodh…

Nje zhurme e larget ma prishi qetesine
Po kalon treni i fundit per sot,
Mbi binar te ndryshkur ulerine
Ah sikur t’me merrte dhe mua o Zot!

Ne vagonin e fundit te me mbaje
Flakerimthi le te niset ne udhtim,
Dhe le ti keputen frenat pastaj
Mbi binar te vjeter te iki pa kthim!
 
Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar,
Dhe shpesh të heshtësh tek një gotë,
T'i flasësh gotës nëpër duar,
"Sa pak të mira ka kjo botë"!

Dhe sytë e tu ti ulësh poshtë
I vrarë i shtypur prej mërzisë,
Sikur kërkon një tjetër botë
Atje në fundin e rakisë.

Kërkon, kërkon me sy të tretur
Në gotën plot, ku ndrit një valë;
Kujton se bota është e fshehur
Dhe pret se ndofta mund të dalë...
 
Ty, t'dua .... :)
.....................
... Ti,
huton dhe ajrin rreth teje
e jo me mua !...
... Po te degjosh heshtjen rreth meje,
do te t'thote qe te dua !...
..................
Ti, dhe rrezet e diellit i terheq,
e jo me veshtrimin tim,
sado qe perpiqem te t'shmang, si per dreq,
drejt teje me vrapon c'do mendim !...
.....................
Ti je si ajo kenga qe kendohet ne radio,
dhe une e shuaj per te t'mos degjuar,
po prape se prap', hyn nga e imja dritare,
nga nje kalimtar qe endet kenduar !...
...................
Ti,
ben dhe zjarrin te digjet perveluar,
e jo me mua,
po te pyesesh dhe guret rreth meje,
do t'thone qe te dua !...
........
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.