Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Nen qiellin gri !...

Ulur ne bordure, kokulur, trishtuar,
duke veshtruar getat e tua dimerore,
autobuzi i mengjesit ka kohe qe ka kaluar,
e ti si per dreq dot nuk e more !...

Asfalti prej shiut, ngjante si pasqyre,
Gri, pa ngjyre, si nje cope vrenjtesire rene mberdhe,
"Shif', pa shif', getat e paskan nje vrime !. "
Mendon e hutuar, e hidhet buzeqesh ....

Natyrisht, perderisa ditet e fundit s'pat qene ne terezi,
kaq shume ndjesi kurre ne jete s'kishte provuar,
si te besonte se me e shtrenjta dashuri,
u tha e u veshk ne te sajat duar ....

Nene ishte e me, nuk ishte,
pa drite ne sy, se drite e kishte,
ndaj dhe humbiste diku brenda saj,
Veshtrim ne gri, e shpirt ne vaj !....
 
Diku ne nate .....

Kompiuteri im vezullon ne dhomen time te erret,
e nje fotografi e jotja loz ne ekran,
nga krevati im i lodhur,
nisen ndjesi e deshira e te vijne prane ....

Mbi nje ekran e imja deshire, buzeqeshja jote lumturisht ngrire,
per te me deshperuar,
mbi tenden fytyre, une shoh nje deshperim,
te pa vizatuar ...

Te ndjere ndoshta, te thene diku mes parathenies,
pse te duket cudi kur embelsia vjen me forcen e dhimbjes ?....
Ashtu lindi bota, kuptoje eshte e vertet,
mendo ... Mes dhimbjes ti erdhe ne kete jete ...

Pas zhurmes vjen heshtja ...
Pas lotit, buzeqeshja ...
Nga situata e tanishme nje situate e re,
dielli ndricon dhe kur qielli ka re ...
Por nuk shkelqen, sikur dikur,
as si neser tani nuk shkelqen,
keshtu dhe une mbi nje ekrane te ngurte,
ne nje fare menyre te prek,
e prapë, prekjen s'e ndiej .

Po plas ... Kuptoje se po plas,
diellit kur shuhet mbi det i flas,
keshtu si jam shkruar, sikur e trishtimit ftes',
aty ne breg te detit ku vetmia ime ka nis fest',
party, ti themi keshtu ne kete gjuhen gjoja modeste,
duke qen' une epiqendra e kesaj feste ...

I nderuar poet ...
Perse dhe ne mes te dashurise ndiheni i shkrete ?...
... Kush jeni ju qe mund te dashuroni,
dhe driten e zbehte,
nen hije betoni,
sikur flladin e mengjesit kur buzeqeshjet puth,
sikur toka diellin,
dhe qiellin e pafund ?....

Ora po shkon dy, permbi nate kaluar,
e une sikur nje poezi nga vetja ime shkruar,
ah sikur te mund t'me shihje nga ky ekran vertet,
pakez te me prekje mos te ndihesha me i shkret ....
... Kaq shume i permalluar ....
... Per ty duke shkruar ...
 
Nder dite ...

Nje dite si perdite te doja,
nje tjeter doja te te harroja,
e prapeseprape te te harroja nuk doja,
brenda vetes ne nje loje ... Gjoja !...

.. Te vertetoja,
se shume te doja,
se ti ne mua si uji ne krua,
si nje fllad qe loz me qerpiket e tua,
e veshtrimi yt tek une vjen si drit,
qe mes ngjyrash vallezon,
me therret prit, pa mua mos shetit,
i vetem s'ke ku shkon,
arsye me nuk ke,
shih krah teje ...
I Vetem me nuk je !....

Nje dite si perdite doja te vdisja,
e ne prag te vdekjes, emrin tend do te therrisja,
" Per ty po vdes !!!... "
... Dhe do ta beja,
po te mund te vija,
serisht tek ty tjetrin mengjes !!...

Ti ne mua nje tjeter gjithesi,
nje tjeter jete, me arome tjetersua,
nje bote e bukur qe merr fryme,
... nga buzet e tua,
e ne u degjofte peshperime,
ndodh nga zjarri i epshit,
a e ke ndier frymen kur loz me veshin ?..
... Nga gjuhe e nxehte shoqeruar,
ne linjat e trupit i dehur, i harruar ...

Nje dite te dua, nje tjeter me shume,
nje dite mos te te dua ?... Moj zemer une s'mund !!...
 
A mos vall gabova,
qe u dashurova ?
Rash ne dashuri me syt e tij blu,
syt e tij ferri per mu.
Rash ne dashuri e nuk pyeta per veten,
ne dashuri qe me mallkoi jeten.
Ma mallkoi zemren me e dasht e kurr mos me e harru,

djalli me syt blu,
kurr nuk mundi me me dashuru.
 
Në asnjë dorë të botës nuk më zë gjumi.
Isha mësuar me kokën në duart e tua.
E ke ditur që kam diçka nga deti;
Breg më breg dhe gjumi nuk më zë.

Dua të shtrihem dhe të vdes,
po vjen ti dhe nga balta më ngre.

Kur male të tëra dot s'na ndanë,
si do ndajnë dy grushta dhe?
Ah, isha mësuar me kokën në duart e tua,
tani dhe brigjet më gjumi nuk i zë.
 
Ndjenjë e pavdekshme !...

Fluturo moj mendja ime,
fluturo sa më largë,
shko tako ti zemrën time,
se për të unë ndiej mallë,
bridh në fleta me kujtime,
diku thellë do të jetë,
se aty e mbaj të fshehur,
sikur gjënë më të shenjtë !

Sepse koha zemër kurre,
s'ka për ti takuar,
nuk do lejoj të më venit,
çfarë kam më të çmuar,
vitet ikin dhe do plakin,
vetëm trupin tim,
por në shpirtë do kem zjarrin,
ty dhe dashurinë !...

Sa herë sytë që do të mbyll,
të lodhur, rrudhur, plakur,
në kujtime do gjej freskinë,
prej puthjes tënde falur !...

Dhe të gjitha do mbarojnë,
kur mos të kem më jetë,
kur të ndalet zemra ime,
do shuhen këto fletë !...
Por dhe ndoshta mund të enden,
zemër kush e di,(?)
në një libërth gjitha ndjenjat,
që unë kam për ty !...

Ndoshta gdhendur emri yt,
dhe historia jonë,
të depërtojë nëpër shekuj,
e të bëhet jehonë !...
Të udhëtojë në mijëvjeçarë,
e rrugën mos ta humbi,
deri kur të shuhet ai zjarrë,
dhe Dashuria e fundit !...

Pra,
Kur njerëz të mos ketë më,
askund në Univers,
atëherë ndoshta më së fundmi,
çfarë ndiej, le të vdesë
 
Dashuria dhemb !....

Dashuria dhemb ...
Por ti mos u tremb,
se fundi nuk eshte ketu ....
... Ta pata thene
ne krahet e mallit,
kendohet e dashurise kenge !....

Ne bregoret e shpirtit me ndrit fytyra jote,
e ne detin e mallit degjohen sa me pate thene,
nje fryme qe dikur me perkedheli qafen,
nje puthje ne buze, si nje gjurme e lene !...

Mungesa ... Veshtire te pershkruhet me fjale,
me vetmine e naten tek me pushton ngadale,
boshllek ... Boshllek brenda meje e une ty te kerkoj,
jane keto nete qe per ty kam nevoje ....

Ta pata thene,
dhemb Dashuria zemer, dhemb,
por ti mos u tremb,
se une te siguroj qe pas mallit vjen casti,
qe nje pik lumturi e mbajti,
per te ta dhuruar lume,
puthjen e zjarrte qe shpirti ma mbajti
e nuk e shuajti kurre ...

... Te dua shume ...
... Shume me mungon ...
Malli si nje gure ne shpirt me rendon ....
Aty ... Pas pikes se lotit nje buzeqeshje fshehur,
deshire e shpirtit
prej teje e dehur ....
Ty te pret,
nder fllade te therret ...
Ty te kerkon,
e boten pershkon ....

Dashuria dhemb ...
Por ti mos u tremb ...
Vec per deshperimin mos le vend,
se malli i shuar, malli qe vdes,
po nuk vdiq nga puthje
do te behet harres !....

Dashuria dhemb ...
... Por ti mos u tremb !...
 
Melankoli ...
( Dimer shpirti )

Kam ftohte sot ....
Dhe pse dielli shkelqen une perseri ndiej ftohte,
e te detit vale me ngjasojne me lot' ...
Nuk vdes ...
Jam vrare te thashe,
jam vrare ne shpirt'
kur me ty ne dashuri rrashe ...

Puthje e pambaruar e len ne mes',
pikat e lotit si pika vese kete mengjes,
e ti nje engjell brenda meje ngujuar,
me prek, me puth e me le lenduar ...

Te kap peshperimat por nuk di c'fare ti bej,
kur e di fare mire se pas tyre c'do te gjej,
ty ... Qe pas tyre me qendron e fshehur,
ashtu e ngrysur, e erret, e vrenjtur,
puthja jote mbart zjarrin e nje rrufeje,
e dhimbja nder lot' me hovin e nje rrekeje,
qe kthehet ne lume ...

.... Te dua shume ...

... E lumi i dhimbjes zbrazet ne te mallit det ...
Ndaj mos me pyet ...
Te lutem mos me pyet ...
... Perse brenda meje kam kaq ftohte
e ndihem i shkret' ! ...
Jo !...
Te lutem mos me pyet ...

Nuk kam frike te vdes ...
Kam frike larg teje te jetoj,
ket jet o shpirt,
qe nder duar me shkon ...
Pa kthyer koken
pa u ndalur nje cast'
kam frik moj zemer
te te humbas ....

Kam ftohte sot ....
 
.....................
C'fare kenge ?...
.....................
Cfare kenge te te them ?
Si ta mbyll telefonin pa te thene te dua ? ...
Te degjoj nje cast, te mbyll ne nje tjeter,
veten duke e lenduar ...
......................
Ti me mungon ....
Heshtje brenda heshtjes, qe ne heshtje vajton,
c'fare kenge te te them e dashur
qe mos te kete forcen te te lendoj ?...
C'fare vargu te shkruaj e malli mos ta pershkoj ?....
.........................
Sa kam degjuar, kam ndier e mesuar,
mallin e hallin brenda e mbajne,
e ne pergjithesi flasin per dy shpirtra,
qe nje dashuri ndajne ...
.............................
Per dy shpirtra te lenduar,
ne brigje perballe, te pamundur per tu takuar,
e valet korriere ne te tyren dashuri,
zhurma e detit e tyre melodi ...
............................
C'fare kenge te te kendoj ?...
Ate te nenes qe te bire kerkon,
ne valet e detit
qe e bene te gjore ?...
............................
A te femijes, qe malli e puthi kur ish i pamundur per te arsyetuar ?...
... Ne djepin foshnjor nje ninulle duke i kenduar,
per te at' qe urgon te botes tok,
per nje fije drite, qe nuk kapet dot' !....
............................
C'fare kenge te te them e dashur ?
Nje, vetem nje me thuaj,
te mundem ta kendoj
e per ty keshtu te mos vuaj !...
............................
C'fare ?...
C'fare kenge me thuaj ?...
... Te mundem ta kendoj
e as ti te mos vuash !...
.............................
 
Syte kurre sme kishin pa
Roje qe shkru poezi
Cdo dite po me surprizon
Me kto vargje plot dashni

Diku tek dera spitalit
Ulur me kallash ne dore
Shume te paskan frymezu
Pacientet tu leviz ne cdo ore

Kam nje pyetje shume serioze
Keshtu larg nga distanca
Mos valle ja ke shkrujt ti tekstin
Konges Alo Alo Ambulanca

Gusht 2018, Qeros Ndoka, Poet :p
 
Alkool 4.1%
..........................
.... Vap,
shume vap,
asfalti vjen ere e djegur,
lumi eshte privat,
dhe deti pronar ka gjetur ....
....................
Nje Xhip frenon ngadale,
xhama te zeza, kondicioner,
dikush ndalon tek plehrat,
kanace alumini mbledh ....
.................
Nje femer me taka te larta,
buzet ne xhamat e zinj rregullon,
nje plake skizofrene
uleret nga nje ballkon ....
................
Ulur ne nje cep tortuari,
me pllaka prej kohes deformuar,
nje lypsiar i djersitur,
shtrin te tijat duar ....
...............
Struk doren,
e struk thelle ne xhep,
monedhat i prek me gishta,
jane ... 150 leke ....
................
Ok... 150 leke,
po ti ndaj ne tre
bien nga 50 leke per njeri,
mesa po shoh ate birren,
as sot nuk do ta pi !....
...............
Ose dhe mund ta pi,
duke e ndare ne tre,
gjysmen une gjysmen lypsiari,
kanacen, atij qe i mbledh ....
................
Per tu dehur as qe nuk behet fjale,
nga kafja njerezit ulerasin Gooooool,
dhe une mbi kanacen lexoj,
4.1% Alkool ....
................
Ulem ne tortuar,
birren e ndaj ne mes,
xhipi perball meje,
motorrin e tij ndez ....
.............
Femra me taka te larta,
nga xhami i zi, brenda u gjend,
une dhe lypsiari shijojme birren,
kanacembledhesi kanacen po pret !.....
....................
Dhe duke shijuar ate birren,
para meje rane disa te holla,
lypsiari me veshtroi ne sy,
si te me thosh, merr dhe nje birre akoma !....
...................
Kanacembledhesi u ul krahe meje,
dhe nga dy u beme tre,
lypsiari, une dhe ai,
xhipi nuk ish me atje !.....
............
Futbolli ne kafen perball mbaroi,
dhe ne lajme ishte kryeministri duke fol,
lypsiari me peshperiti ne vesh duke me thene,
ky po qe pi alkool ....
....................
Mendova te cohem, te holla me nuk kisha,
por lypsiari me ndali dhe me uli prap,
ec, tani do te ta qeras une birren,
nuk ke ku shkon me kete vap !.....
....................
U ula,
birra e ftohte para nesh ne tortuar,
kanacembledhesi filloi te kendonte,
nje kenge malli me ngadale ....
...............
Kanacet rreshtoheshin ne rradhe,
fillonin te qerasnin kalimtaret,
dhe birat ndiqnin njera tjetren,
aq sa e humbem rradhen ....
...................
U zgjova te nesermen,
nga kafja perballe serrish cirreshin Gooooool,
dhe kanacet perball nesh shkruanin,
4.1% alkool .....
.............................
 
Shëtit mbi mua

Shëtit mbi mua, me buzët e tua,
më pi si të isha, ujë në krua,
e nëse dimër, mbi mua rri,
të të ngroh me zjarrin që mbart' në gji,
të të puth ata sy,
të t'fshihem nën gush,
në të tuat gjij,
të digjem prush !...

Shëtit mbi mua, të shëtis ndën ty,
nëse vapë të kridhem, në të tuat sy,
faqen time, në tënden ta ngrohë,
kur dhëmbët supin, kafshojnë ndërkohë,
ofshama jote të më përkëdhel veshin,
kur buzët buzët, të urritura presin !....

Shëtit mbi mua, më shkel me këmbë,
mi shkul flokët, më ha me dhëmbë,
nuk më dhembë,
ndaj frikë mos ki,
më jep sa t'mundesh,
ti shpirt, dashuri !...

Shëtit pa ndrojtje, mos ngurro,
në kët'botë si unë, askush s'të do,
më mbaro në mundsh, se unë nuk tretem,
kur e prek fundin, në fillim kthehem,
shëtit mbi mua, e unë ndën ty,
merr sa të mundesh, e më jep... Dashuri !...
 
Tashmë kanë kaluar plot njëzet e tre muaj,
E ne s'jemi më ata që ishim më parë,
Largimin tënd vazhdoj prapë ta vuaj ,
Aq sa lotët akoma nuk më janë tharë,
Tani s'më ka mbetur gjë tjetër veç një kujtim,
Një boshllëk në shpirt e ca fjalë të pathëna,
E ashtu i heshtur paguaj ç'do ditë këtë çmim,
Si vlerë e atyre ditëve parajsë e zbritur nga hëna.
 
Kur bëhej fjalë për të zgjedhur në jetë
unë asnjëherë nuk u dallova si i tillë
kur të tjerë mburreshin me “syrin e fortë”
unë zgjedhjet i bëja me “zemer të lirë” .

Kështu nuk dallohem akoma edhe sot
nuk shquhem se bëj zgjedhje kushedi
ca thonë si më parë s’jam shumë i zoti
të tjerë me fjalë më bëjnë perëndi .

Unë vërtet asnjëherë nuk jam shquar
që zgjedhjet ti bëj me show e zhurmë
përherë kam besuar se syri gënjehet
zemrës i besoj kur dua të zgjedh unë !

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1968922686484846&set=a.424992550877875&type=3
 
Nuk te shoh, por te kujtoj...
Nuk te kam, por ste harroj...
Nuk do jem, por egzistoj...
Nuk bej gjum, por te mendoj...
Nuk je ti, por jan kujtime...
Nuk jan lot, por jan vajtime...
Nuk jan plumba, por gabime...
Qe ma vran, dashurin time...
 
Urrejtje, qe né mua me vend ske,
Dashuri ku cdo gje rrefen!
Me thuaj , né gaboj
Né endrrat vertet te mashtrojne.

Xhelozi , o ndjenj qe nuk shterr kurr
Ku shpirtrat rremben, e zjarrin shuan!
Nje fjal mjafton, nje te dua kerkon,
.....ne sy me sheh, ndricim me dhuron,
E ndjenjat mi burgos!
 
Ehhh I mjer njeriu,
Qe kurr se gjeti drejtimin....
Mjer kush né vend ndenji
Mjer kush fjalet s gjeti !
Mjer kush endrrat I thurri
Mjer kush , cdo gje humbi!

Mjer jeta , ke mban né krah
Mjer dashuria, kujt i jep krah!
Mjer era ke perkedhel,
Mjer zemra, ke therret!
Ndonjeher duhet koh,te kuptosh
Sa te mjer jan disa, qe flasin kot!

Harrojne , ku e kan zemren,
Mendojne vec ku kan, themren!
Harrojne e vrapojne,
Por kurr nuk mendojne,
Qe cdo gje e ka nje vler,
...kur ta kuptojne, cdo gje ka mar dhen!
 
Cfare jane ....
.............................
Cfare jane ?...
... Fjale shpirti qe rrjedhin te dlira,
sikur uji i kroit prej burimit,
jane te shpirtit ndjenja, leshuar te lira,
te gurgullojne trishtueshem nen hije te blirit ...
... Nje kenge malli, t'dashurise kenge,
rreshkitur nder gjoks, per nje perqafim,
per syte e bukur qe ndodhen larguar,
per me te shenjtin, te shtrenjtin shkelqim ....
............................
.... Jane vargjet e mia per ty bija ime,
eshte malli per ty, qe nuk gjen te shuar,
ndaj dhe ne thelb te qenies sime,
emri yt mbetet i shkruar ...
... Shenuar mbetet, koha s'e tret',
dhimbja s'e vret', as e rrezon',
ne shpirtin tim thesar i shenjte,
fryme brenda frymes, pergjithmone !.....
.............................
Cfare jane ?...
Buzeqeshje t'trishtuara, harruar buzembremjeve,
ndjenja te perlotura mallit kaleruar,
jane lutjet e mia, qe u shkojne engjejve,
ti te me jesh mire, e lumtur, e gezuar ...
.........................
Cfare jam ?...
.... Fillese e jotja, e ti imi vazhdim,
pjese e pandashme e unit tim !.....
Nje kenge e bukur qe me mban lenduar,
dhe brenda dhimbjes, i lumturuar ...
... Qe te kam bije, qe per ty ndiej mall,
te me buzeqeshesh e te me mbash gjalle .....
..........................
... Fjale shpirti qe rrjedhin te lira,
dhe ndalen mbi buzet e mia kenduar,
jane per mbremjen qe sapo mberriti,
dhe une s'te kam perqafuar .....
... E mira ime,
e shtrenjta ime ti,
fryme e frymes sime,
engjell, Perendi !!!.....
............................
 
Loja ...

Ishte thjesht ne loje .... Asgje me teper ... Nje shishe do rrotullohej ne mes te nje turme cunash dhe gocash dhe ke do te shenonte shishja ate do ta puthte ...
Cun' apo goce te ishte ....

"Oooohhh !... C'i do llafet tani, eshte teper vone ... E pranove rregulloren, nuk ia vlen te besh mbrapa ... Vec lutu te jete goce " - i tha vetvetes te cilen e ndjeu ngushte vetem e vetem ne mendimin nese i binte mashkull per te puthur ....
Boo bo ... Do behemi bolori, ndjeu vetveten te psheretinte ...

" Qofte goce " mendoi dhe rrotulloi shishen me aq' force sa mund te zoteronte ne ate moment ....
Shishja filloi te rrotullohej me nje shpejtesi maramendese duke anashkaluar cdo fytyre qe ndodhej ne horizont te saj .... Gati njezet fytyra .... Ja duke rene shpejtesia mund te perqendrohej per nje moment e ne c'do fytyre ... I njihte te gjitha ... Thuajse te gjitha ... Pervec fytyres se asaj goces qe dukej disi e ndrojtur ne kete rreth te qeshur e gazmor ... C'dokush per aq' sa ti vinte rradha e vete ...
Kush eshte ajo valle ?...
E ndersa gryka e shishes shenonte fytyren e saj, per nje moment ndjeu vetveten te lutej ... " Sikur te ndalej aty ?... "

... Natyrisht qe do ta puthte ... Nje moment, nje mendim, nje veshtrim, e beri te ndihej si i dashuruar .... Ndjeu pulsin e zemres te gjemonte nder veshet e tij dhe fytyra e tij te nxehej vetem ne mendimin nese ... Sikur ....
Sikur shishja te ndalonte vertet aty !...
... Dhe nuk e di se si ndodh ne keto raste, por ai djale duhet te kishte lindur me te vertet me kemishe .... Universi sikur e degjoi a Zoti ndoshta lexoi miresine ne shpirtin e tij dhe gryka e shishes shenoi fytyren e saj te bukur ... Syte u ndeshen e veshtrimet u perqafuan, pakez komfuze e disi te turperuara .... Rrethi tani kumbonte, apo me mire thumbonte duke i bere tifozllek puthjes te cilen ishte i detyruar tia dhuronte ...
... I detyruar ?!....
Justifikimi me ideal ne nje rast te tille ...
Duke iu afruar ndjeu aromen e lekures se saj ne hundet e tij .... Nje arome e embel, e fresket pak a shume si nje livadh bjeshkash harruar diku buze detit ... Oh ishte kaq e mire ....
Vuri re faqet e saj te skuqeshin dhe syte e saj te shkelqenin si yje te vetem diku ne mesnate, dhe buzet e saj te kuqe si qershi ta therrisnin .... Nje buzeqeshje pershkoi syte e saj, kur ndoshta vuri re ndrojtjen, apo me mire bllokimin e tij .... Ndryshe nuk kish se si te shpjegohej fakti se ajo ishte qe e ndihmoi ne kete rast ...
I shkeli syrin duke ngritur supet sikur donte ti thoshte " Une s'kam problem me kete, gjithsesi s'kemi c'bejme !.... "
dhe i ndjeu buzet e saj te takonin te tijat .... Heshti bota, u shua rrethi ... Nuk e di se sa mund te zgjase sekondi por ne kete rast' per te u shtang' koha .... Ndjeu lageshtine e buzeve te saj dhe nje etje te cmendur qe perpiqej te shuhej ... Shpirterisht ai tani po bente dashuri dhe ndodhej ne ekstazat me te larta qe mund te arrihen ... Nuk mund ta parafytyronte kurre me perpare se do te ndiente dicka te tille me nje te panjohur, se do te ndihej keshtu ....
" Oh kjo nuk eshte dashuri .... Kjo eshte dicka ndryshe " ndjeu shpirtin te belbezonte strukur pas nje perde lotesh te ngrohta ...
" Kjo eshte dicka ndryshe " ....

Dikush e terhoqi nga supi dhe ai u kthye ne realitet .... Te qeshurat kishin mbuluar dhomen biles dy nga rrethi kishin rene teresisht mberdhe duke u perpelitur nder denesa te qeshurash ... Me lot' kur i thone !...
Ajo e shihte ende ne sy ...
Te qeshurat u shteren, por ai kerkoi te dilte nga loja me pretekstin se nuk ndihej mire ....
Askush nuk i dha rendesi biles biles dhe nja dy shpuza qe u hodhen ne ajer nuk zuren vend ....
Loja vazhdonte dhe ai me nuk qe pjesmarres ... Ndihej disi si i humbur, si i mpire dhe si i hutuar ...
Veshtroi nga rrethi dhe ajo ende here pas here i hidhte syte drejt tije, por ai ndiej teresisht i paafte per te deshifruar ato veshtrime ....

.... Dhe pse loja mbaroi, dhe festa po vazhdonte programin e saj te paprogamuar, ai ishte ende tek ai takim buzesh, tek ajo ujevare e peveluar ndjenjash, e cila e beri shpirtin e tij te ndiej kaq bosh' pas saj !...
Levizi neper dhomat perplot me njerez, beri sikur kerceu me dy shoqet e tija, dhe u perpoq me te gjitha mundesite te mos e jipte veten ....
Perpiqej te rrinte ne pergjithesi larg saj, dhe ne vecanti larg veshtrimit te saj ...
... "Nuk eshte e mundur" - i peshperiti vetes ... " Do kaloje ... Eshte e pamundur kjo qe po ndodh" ...

Ishte thjesht nje loje ....
 
... Ajo ...

... Ajo ....
Me telat e shpirtit tim loz,
here trishte e here e embel ..
...Ajo ...
... E imja femer ...

Me ledhaton me veshtrime,
e me puth me te qeshura,
Ajo me lendon ...
... Kur mban buzet e heshtura !.....

Me valzon brenda ne shpirt,
e imja melodi ...
Ajo ....
E imja perendi ....

Ah, sikur vertet te dinte,
brenda meje te hynte,
e c´jetoj te jetonte,
nje cast brenda meje,
ashtu te kuptonte,
sa me mungon sonte ...

... Ajo ...

Te donte si dua,
te frymonte si mua,
nen peshen e mallit tim,
perplot me trishtim,
si mua te qeshte,
qante e gezonte,
me forcen e shpirtit,
si une te dashuronte !....

Ajo ...
Me telat e shpirtit tim loz,
here trishte e here embel ....
... Ajo ...
E imja femer .....
E imja perendi,
e imja jete,
e imja melodi,
e imja e vertete !...
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.