Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

... Heshtje ....

Heshtje ...
Heshtje e ftohte fshehur nen lekure,
nuk tingellojne muret,
dreqin ...
Nuk tingelluan kurre ...

Jehona e nje te qeshure ne suvane e rrezuar,
me pluhur cimentoje perplaset nder dhe,
heshtje ... Heshtje e mallkuar,
dhe ne mes te zhurmes prape e heshtur je !....

Paradoksale dhimbja e Asgjes,
dhimbje pa dhimbje e munget, e heshtur,
sikur trupi nga shpirt i braktisur,
brenda dheut ne harrese per tu tretur ....

Heshtje ...
Sikur une brenda heshtjes harruar,
sa akoma ke per te me mesuar ?...
Me thuaj ...
E c'fare te me thuash kur heshtje je,
hesht une .... Hesht ti ..... Hesht !....
 
..................
Packa !...
..................
... Packa se kjo dite qe erdhi,
ngjason rendomte njesoj si dje,
lotet qe prisja as sot nuk i derdhi,
i mban te mbyllura ne te hirtat re !...
...................
Por ... Je ti ketu, edhe me embel,
tek ndrin ne sfondin tim gri,
me buzeqesh sikur te jesh nje enderr,
e me perkedhel plot dashuri !...
....................
Me tymin e cigares, dhe brengat e mia,
nga buzet e mia fluturojne permbi re,
sa e embel, po aq e hidhur eshte dashuria,
nese prane meje, ti zemer nuk je !...
....................
Packa se kjo dite qe erdhi,
nga ajo e djeshma ne dukje nuk dallon,
eshte thjesht dhe nje dite malli,
qe brenda meje si nje shkemb rendon ...
......................
Por je dhe ti !...
E imja naten e mire, e imja mirmengjes,
je ti brenda shpirtit tim, si fllad plot ves,
packa se kjo dite qe erdhi, kembngul' te jete gri,
une edhe sot, do te jem me Ty !!!....
........................
 
Vale deti ....
......................
Zhurma e valeve, peshperima te mbyturish,
diku ne fund te detit harruar,
legjenda shqiptaresh,
lindur si zogj ... Per te emigruar ....
...................
Shtegetar ....
Nder vise te begata,
enderruar
pak dite te arta,
arratisur,
prej mizerjes qe pushtoi kete dhe,
kenget e kurbetit nese do,
do ti gjesh atje !.....
...............
Te iki dua,
dhimbje po me behet shok,
mik po me behet,
nuse qe koken ma mbeshtet mbi gjoks,
dua te fle, por jo nuk me flihet,
ne gjak me peshperit e imja tok,
ke aromen time,
je balte e imja ...
Me thote .....
........................
... Ngado qe te shkosh !....
Kudo qe te jesh,
uraten a mallkimin tim,
me vete do ta kesh !.....
....................
Po me braktis me thote,
sikur frikacaku fushbetejen,
s'je i zoti jo,
ne sy te veshtrosh te verteten,
nuk ka shpetim,
prej burgu te arratisesh,
do apo nuk do,
brenda lirise,
si skllav do te ngrysesh ....
Thjesht lufto,
nese i lire do te jesh,
muret rrezo,
dhe buzeqesh,
shkeli me kembe,
ata qe nga skllaveria jote fitojne lirine,
nuk e ka mallkuar zoti Jo,
shqiptari ka mallkuar Shqiperine !....
.........................
Rruget jane te tuat,
endrrat te tuat jane,
neso do, lejoi dhe ato te ti hane,
por mos harro se balte,
nga balta ime je ....
...... Me peshperit ne vesh i imi atdhe !....
......................
Peshperima te vdekurish,
jane te detit vale,
endrra te mbytura qe me flasin ngadale !.....
......................
 
Goditi sa me shummmm,
Goditi pa marr frym
Goditi né shenjester!
Mos u dridh

Goditi aty ku me shum dhemb
Godit , e cdo gje brenda meje shemb!
Godit te thash e ze sdua te degjoj,
Vec harmonin e asaj goditje te shijoj!
 

Sikur .....
...........................
... E dashur,
... A e ke menduar se nje dite nuk do te jemi bashke ?...
Nje dite une nuk do te ngjis me shkallet me te larte,
ne shtepi nuk do te vij' ....
... Nje dite do te jem i harruar diku jashte,
i humbur ndoshta nen dhe e nen balte,
ftohte nuk do te kem dhe sikur ere te fryje !....
................................
Do te me marre malli shume, per dy syte e tua,
per rrudhat qe qendrojne trishtuar ne me te emblin balle,
por sikur te ndodh qe dhe nen dhe, kaq shume te te Dua ?...
... Pa ty ne ate bote, si do t'ia bej valle ?...
...........................
 
Shikimi i tij né mua deperton, né syt e tij dicka shoh nje ndjenj njoh.
Mos me tradheto, me shih dhe njeher , degjome kur te flas , hesht kur me nerva gerthas! Dua ndenjat te shperthejne , dua cdo gje te rrefej!
Ti me sheh, né sy, te dy te ulur .
Nje shikim qe vret, nje ndjenj qe hesht!
Nje thik qe therr, né zemer gjak e vrere!
Me shih, e kujtohu, se sa ky shpirt te kerkoj....
... se sa kjo zemer te gezoj, eja me perqafo e me thuaj qe akoma me do.....
 
Grua e dashur nje dit me tha
Dua dicka te te them, dicka qe Sdo kuptosh, Por shum shpejt do harrosh!
U zbardha, me gjak skisha, zemra ndali!
-Me thuaj, rrefeu e me trego!( pergjigje i dhash)
- Sa shum u deshem , sa koh bashk ndenjem.......( heshtje)
-Trego te lutem, ckerkon te thuash , pls me thuaj ckerkon nga une!
Ai me veshtroj, e koken uli!
- E dashura ime qe jet me dhe, né perqafimet e tua perhumbje , me ke dhuruar !
 
  • Pëlqej
Reactions: Nio
Por une do te pres !...
.....................
Po te pres ty enderr, po te pres,
kam shume kohe pa te pare,
do te t'pres dhe sikur te vdes,
kaq shume malli me ka marre !...
.....................
Sikur te kisha nje gershere te madhe,
dhe qiellin ne copeza te mund ta prisja,
nje nga nje te gjitha yjet, naten do ti vidhja !...
Dhe do ti sillja, aty, tek shtrati yt,
te vrisja erresiren qe te mbyt',
dhe nuk me le te t'shoh,
do te thaja lotin qe te pushton syte,
do te mbuloja me to, mos te kishe ftohte !...
............................
Vetmia eshte kancer, endrra ime,
te nis' nga shpirti e t'therr' ne kocke,
ne nete t'vjene mbytur ne vegime,
dhe kerkon te masi tenden force !...
........................
- Ti duron ?... Me thuaj sa ?...
Te ikesh eshte zgjidhje, njeri budalla !...
Te ikesh te harrosh, te thuash s'jetove,
ate c'fare te mungon ti kurre nuk takove !...
... Te ikesh, dritat te fikesh,
ti nuk pret njeri !!!...
Perdet ti mbyllesh, endrrat ti mbytesh,
se ajo nuk do te vij !!!...
..........................
Por une do te pres',
te bej tashme dicka tjeter, harrova,
kaq kohe ne mendje,
ne nje tempullin tend u shendrova,
dhe ti brenda meje vertet hyjni,
per ty shume me folen, por s'te pa asnjeri !!...
...........................
... Asnjeri !..
......
 

Sikur .....
...........................
... E dashur,
... A e ke menduar se nje dite nuk do te jemi bashke ?...
Nje dite une nuk do te ngjis me shkallet me te larte,
ne shtepi nuk do te vij' ....
... Nje dite do te jem i harruar diku jashte,
i humbur ndoshta nen dhe e nen balte,
ftohte nuk do te kem dhe sikur ere te fryje !....
................................
Do te me marre malli shume, per dy syte e tua,
per rrudhat qe qendrojne trishtuar ne me te emblin balle,
por sikur te ndodh qe dhe nen dhe, kaq shume te te Dua ?...
... Pa ty ne ate bote, si do t'ia bej valle ?...
.............
 
Te pres ...
.................
Te pres pas puthjes qe me ngeli fshehur,
sikurse veshtrimi qe turpshem dheut iu leshua,
te pres pas c'do deshire prej teje te dehur,
te pres per te te thene se sa shume Te Dua !....
................
Ne mjediset e matura te trupit tim,
kam nje shpirt qe nuk mund te kufizohet,
brenda shpirtit mbaj nje enderr,
qe drejt teje neteve te mia leshohet !...
..................
Te pres pertej, aty ku trupi nuk do te mundet te shkoj,
do te te pres tek ylli qe enderrove ti,
te pres tek perqafimi qe me fale dikur,
te pres dhe tek perqafimi qe do te vij' ...
.........
 
Eja te ikim !...
...............
Cohu te ikim,
e mira ime,
nga kjo erresire e thelle, qe vec premton agime,
dhe pse mes territ te pushton ky tmerr,
mer fryme nga mua, force nga mua merr ...
....................
Jane kodrat e deshperuara keto qe shkelim,
dhe fushat, mocale te perbaltosura jane,
po ndenjem ketu vec mizerje do vjelim,
rrethuar mes hijenave qe duan te na hane ....
......................
Dashurine tende e bukura ime,
ma cel mes territ si te ishte pishtare,
te gjejme monopatin ne keto udhetime,
me ndrico kete rruge qe tashme kemi marre ....
.......................
Me frymo dashuri permes kemishes se zberthyer,
te ftohtin me puthjet e tua, ma vrit,
e mos ma lesho kurre doren, forcen mos ma merr,
se ne do ta gjejme rrugen per ne drite ....
......................
Me puth ti syte e perlotura, mi puth,
Dhimbjen te lutem ne force ma shendro,
me mbaj perqafuar deri ne fund,
e nga krahet e tua mos me lesho ....
.....................
Ne kete bote plot urrejtje, mllefe dhe mallkime,
ti je per mua me i bukuri oaz,
eja te ikim e bukura ime,
dashurine tone mos ta veshim me maraz,
se eshte e vetmja arme qe ne duar po mbaj,
dhe ne mes te erresires me ndricon dashuri,
eja te largohemi nga kjo lufte e embla ime,
ne ate bote qe enderruam kaq shume Ne te Dy !!!...
...............
 
Nder endrra dua te humbas !...
...............
... Do fle ....
... Pak i merzitur dhe sot,
ashtu si gjysem deshperuar,
do te therras te miat endrra,
mbi gjoks do ti mbaj perqafuar ....
.................
... Do te largohem per pak ...
... Mos me therrisni
poshte dritares sime, ju lutem mos bertisni,
aty ku do te shkoj dhe te doni, nuk do t'ju degjoj,
ne boten e endrrave i lire do te lundroj .....
................
... Do te rreshkas,
si nje hije Jete ne nje tjeter realitet,
do harrohem,
aty ku as vdekja nuk te vret,
do te shtrihem,
nder lendina te pafundme me ate qe dua,
do te kridhem,
ne botet qe kaq shume kam enderruar !....
..................
... I lire, me shpirt te ngazellyer nga dliresia,
vet do ta ndertoj, te geloje nga miresia,
buzeqeshur, nga loti dhe dhimbja vertet i harruar,
nga mankthet e trishtimet, pertej, i larguar !....
......................
Aty do te shkoj,
ndaj mos me kerkoni,
poshte dritares sime therisni sa te doni,
nuk do t'ju degjoj, e t'ju degjoj nuk dua,
dua te largohem, te iki fluturuar ....
........................
... Larg per pak te iki nga ky realitet,
qe c'do gje te bukur pa meshire ma vret !....
... E nese nuk kthehem ?... Fare nuk me plas,
ku ka me bukur, se nder en'drra te humbas !..
 
Cobanja faqekuqe
Me opingat prej llastiku
Me dy rrica posht shamis
Si me qen drane kopliku
Zoni si arush
Komt e shtrremta si krrab fiku
Gjoksin me lesh
T'cpo me shum se matrapiku
Hunen me samor
E kap me karfic te qerpiku
Lekura si sholl kpuce
E zez si byyyth ibriku
Me guralec e fshi ti sumen
Mos bo kot si goc sheiku
 
  • Pëlqej
Reactions: Nio
Naten me yje te prita un ty,
kanace te shtypura te mblidhnim te dy,
te prita, te prita sa doli hena
pastaj e kuptova qe s'te linte nena.
Pergjigje s'durova qe te kthesh,
ndaj nenen ku ta kesh
 
  • Pëlqej
Reactions: Nio
Ishim ulur te dy ne ballkon
une po haja buke me gjalpe
ti e haje me gjize
aty verdalle kaloi nje mize
Une haja gjalpin, ti gjizen
ishim aq te dashuruar
sa kishim ngrene edhe mizen
 
Thellë në sy ty të shikoja
Humba aty në brendi
Kur kujtoja se për mua lotoje
Pash se të kishte rënë qerpiku në sy!
 
  • Pëlqej
Reactions: Nio
Dua te gerthas, shpirtin ta perplas
Dua zerin te ngre,
Te godas, me sa fuqi te kem, te thyej cdo gje qe né duar do kem............
Me sy cdo gje veshtroj, inati brenda meje kerkon te shkateroj.... ulerimmmmmm qe dua te te nxjerr Po né shpirt te mbaj.
Grushtin shtrengoj fort, mendoj nder lot veshtroj cdo kujtim cdo dhimbje qe né mua defren, nje histori qe te rremben.
Jo mos me shih né sy , mos guxo te me thuash qe me do, sdua te vsshtroj sdua te degjoj Dua shurdhe te jem.
Né duar fuqi ndjej, né zemer nje ndjenj shperthej, ty né mua do te shkaterroj, si nje imazh tutje do te hedh, dhe asgje sdo ket me vler!
 
Last edited:
  • Pëlqej
Reactions: Nio
Kjo jete mka mesuar
Se ska me dashuri
Ndaj jam i vetmuar
Besova shume tek ti
Jeta me jep perdite
Shume femra
E ato me japin shume mundesi
Por asnjera sme ngjall ne zemer
Sado pak dashuri.....
 
Moj Toka ime ...
...............
Ti Toka ime je nder shekuj e infektuar,
a e mallkuar ?!
Kush e di ?!...
A thua sikur qyqja, dikush te la veze,
dhe po rrit keta gjakpiresa,
keto shushunja ne tendin gji !....
...............
Se s'jane bijte e tu dhe pse quhen Shqiptare,
Jane cfare te duash, zagare, zuzare,
jane Horra, te pabese, Hajduta te babezitur,
Hiena tinzare, Ujqer te uritur ...
... Per gjak, per tendin gjak moj toka ime,
Ndaj ata rriten dhe rrenohesh Ti,
dhe vijne keto nete te erreta plot dhimbje,
ma degjo kete kenge qe me vajton ne Gji !....
...............
E ndiej,
me beso moj memetoke e ndiej klithmen tende,
eshte ajo qe neteve me mbulon si jorgan,
tek i shoh zuzaret ne ahengje te mbyten,
dhe rrotull tyre me mijera mjerane ...
... Turma ... te drobitura, te pangrena,
endrra e tyre me e madhe, meshire dhe lemoshe,
eshte e cmendur, te jesh bir i kesaj toke,
dhe pak vend te jetosh, te kerkosh !...
...............
... Privatizuar,
nen hijen e Flamurit betimi me tradhetor,
duke ndruar te ndyrat duar,
dhe populli, thjesht spektator ....
... Ndoshta e meritojne, cdokush vet' fatin e tij e shkruan,
patetiket, ate qe u falin vuajne !...
Jete te vertete me dinjitet vec ai pati,
qe ngriti grushtin dhe qelloi fatin !
...............
Mos mu gjunjezo,
je e gatuar me pluhurin e te pareve te mi,
trupat e tyre jane tretur ne ty.
Moj e shtrenjta Toke !...
.... Me jep kushtrimin dhe per keta dy sy,
e jotja do te jete e imja koke !!! ....
... Bastardet,
qe u hodhen, linden dhe trashegohen mes nesh.
me jep mundesine,
ti shoh ne sy e te buzeqesh,
tek ti shoh te shuhen,
ne fletet e historise te shkruhen Zi,
e ne kembe te ngrihesh Zonje !...
Te me sherohesh Ti !...
...............
... Shqiperi !...
...............
 
... Henat e mia ...
.....................
I kam te mbyllura henat e pranverave,
qe kalova me ty,
do ti gjesh neper sirtare,
ne vargje pa fund e poezi ...
... Zverdhur ndoshta,
koha nuk pyet per dashuri,
por kane ende, ate ...
... Shkelqimin e te tuave sy !...
.....................
Nuk shkova shume larg qe atehere,
pas teje erdhi dimri, e une ne dimer mbeta,
si nuk u mund vec njehere,
tek ty t'mos me shkonte kjo mendjeshkreta ....
.....................
... Udhetimi im me i gjate ishe ti,
e prane teje kurdohere limanet e mia,
ndaj tani lundroj neper stuhi,
per vela ... E grisur dashuria ...
.....................
... I kam te mbyllura flladet,
ato, me aromen tende trazuar,
do ti gjesh neper sirtare,
ne cdo flete te shkruar,
ne gjithcka, qe do te gjesh aty,
do te jete dicka, me ty !...
.....................
Nuk ika dot' large,
koha me mori,
as nuk me pyeti, nje fjale nuk ma tha,
ty te vereva tek puthje horizontin,
dhe shpirtin tim te mbytej ne mall ...
... Qe atehere i mbylla henat,
pranverat qe kalova me ty,
dhe kur t'mos jem. aty do ti gjesh,
vargje pa fund e poezi !.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.