Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Mbaj mend' !...
..........
Sa mbremje mbaj mend' qe ne vesh te kam peshperitur,
ne buze te detit duke te mbajtur perqafuar,
me veshtrimet humbur pertej valeve,
se une do te te dua !... Perjete do te te dua !...
.....................
Te peshperita duke frymuar, diku aty mes gushes dhe veshit tend',
se une do te jem kurdohere prane teje, ndaj ti mos u tremb,
te perqafova fort', shume fort', si i frikesuar se mos shterrje,
para se te ikje ... Puthjen time ta merrje !...
.....................
... Mbaj mend buzeqeshjen tende, ata dy syte e tua,
fytyren tende te zbehte, nder floket e leshuar,
princesh e Henes, e mbaj mend', keshtu te pata thene,
ne gjoksin tim ti, si nje engjell nga qielli rene,
te peshperita ngaterruar mes buzeve te tua,
e mbaj mend', t'thashe se perjete do te te dua !...
......................
... Shkelqimin e syve te tu, kur me thoje sa me doje,
sado qe kerkova ne kete bote nuk gjeta te dyte,
mbaj mend' sa here qe buzen me kafshoje,
duke me peshperitur ... " Po me ike do te te mbys !... "
................

... Sikur te mundja kohen disi ta burgosja,
dhe rrjedhen e saj te mund ta ndaloja,
une tek bregu i detit, do te vija, tek ty,
do te te thoja se perjete do te te dua, perseri !...
........
 
Atëdheut...

Sa herë ndër ëndërra si një zog kam fluturuar,
për të ndeshur përsëri vetveten fëmijë,
oh, sa shumë herë, në ato dreq ëndërra,
shkela si dikur dhe njëherë vendin tim !!!

Nuk e di nëse unë jam së tepërmi sentimental,
por dhe gurët ku u vrava, ndër ëndërra më thërrasin,
nëpër aroma të ngjashme shpirt´ e zemër më qajn´,
qoftë dhe me një fllad´ qe më ngjall mallin !...

Për atë tokë të bukur,
të mjerën tokë,
tashmë të zhdukur,
sikur unë nëpër botë !...

I dergjur ndër rrugë, duke kërkuar dicka,
që sot po të më pyesësh nuk di se çfarë ,
ndoshta shumë, dhe veten harrova,
por nuk harrova kurrë, se jam djal´ shqiptarë !!!

U enda, brodha, humba rrugëve të botës,
duke kërkuar at´diçkan, që prej kohësh kam harruar,
si të kthehem përsëri tek ty at´dhe ???
Kaluan kaq vite, dhe t'jam tashmë, i huaj !!!

Çfarë të më presë pas kaq kohësh tek ty ???
aty nuk është më guri, ku u vrava fëmijë,
ndryshove atëdheu im, ashtu si ti dhe unë,
veç në ëndërrat e mia je, njësoj si dikur....
 
Mos !...

Degjom pakez e dashur e tek fjalet mos qendro,
jane te hidhura kur dalin nga nje shpirt i trembur,
dhimbjen,fshehur pas fjale´ve t´shpirtit, ti degjo,
degjo si te pergjerohet... Me nje ankth t´heshtur !!!....

Mos me humb te lutem, ne ket´ jete, si det´,
ku brenda saj me buleza uji ngjasojme,
dhe nder furtuna, ti nga duart m´rreshket,
humbasim neper dallge jete, pa e ditur ku shkojme !!!...

Mos ma lesho doren t´lutem, e dashur,
te lutem, tani jo, mos ma lesho,
jo tani qe te dua me shume se kurre,
jo tani, qe per ty un´ jetoj !!!...

E di se ne kete jete t´lodhen lekundjet e mia,
qysh at´here kur kam qen´ i paditur ne dashuri,
por nder dallge jete forcen e shpirtit tend e dashurova,
dhe te adhurova me shume se nje perendi !!!....

Shihem e dashur, me shih t´lutem shume,
shpirti i deshperuar, pas gjurmeve te tua vrapon,
Oh sa po me tremb ky largimi yt,
pas hijes tende, shpirti im dhimbshem lengon !!!
 
Gri ne te zeze ....
...........................
I zi qielli,
nuk ndrin dielli,
valet e detit shkumezojne diku large,
pikat e shiut,
rreshkasin ne xhama,
dhe ndjekin njera tjetren si te ishin varg ...
I nje poezie te shkruar me te trishtimit boje,
nga nje dore e dridhur qe s'mund te gezoje .....
.......................
Oxhaku i fikur shkulur prej murit,
ende enderron nje flakez te ngrohte,
shkarpat e lagura palosur per guri,
strukur me njera tjetren, sikur ndiejne ftohte ....
..........................
Tryeza renkuar, renduar, e zeze,
lapsit pa maje i ben shoqeri,
poeti nuk eshte, ka ikur, larguar,
harruar diku ne nje poezi ....
..........................
Shiu i shtruar perbaltos gjethet,
ndaj hapat e ikjes me nuk kercasin,
nje shkelqim i meket gjarperon rruget,
keshtu renkuar nuk heshtin as flasin ...
.................................
Fytyra te strukura nen cadra te zeza,
brenda kesaj grie kthehen ne nate,
dita kaq keq, e thyer, pa drite,
ndihet e fyer, e braktisur, e ngrate .....
..............................
Qielli i vajtuar, i vetmi qe me kujton,
te ikurit nder rruget e vajit, per te gjet' pak gezim,
shi a lot te rreshket neper faqe,
dhe shkelqen kaq meket, te trishte trishtim ?....
...............................
I zi qielli,
nuk ndrin dielli,
nga floket e lagur pika shiu rreshkasin,
lapsi pa maje,
me nuk mund te qaje,
mua ... Ndjenja te trishta me therrasin .....
........................
Nuk kam ftohte,
vec shpirti me dridheron,
pika shiu me rreshkasin ne lekure,
vjeshta veshtrimin ma perqafon,
nen ket perqafim sikur renkon,
me nje premtim t'mos me braktise me kurre !.....
...............................
I zi qielli,
veshtrimi gri,
lapsi mbi nje leter harruar,
maja e thyer,
ne fund te tryezes,
qendron e trishtuar !.....
......................
 
Aty jashte bie shi !...

Bie shi ... po, po, aty jashte bie shi,
gjithcka ne qiell eshte kthyher ne gri,
shkoi kaltersia, ajo e djeshmja shkoi,
bashke me diellin, iku, perendoi,
a mos valle eshte aty ?...
... Fshehur pas resh,
e lotet e saja, me shiun rrebesh !!!...

... Dikush me tha se dashuria ndrin si dielli,
dhe malli i shpirtit me kohe te vrenjtur ngjan,
lotet jane sikur pikat e shiut,
qe ngrohtesine e tyre buzeve e lan' ,
pas nje deshire flijuar, drejt' nje veshtrimi te heshtur,
duke te kerkuar, kudo qe t'jesh fshehur ....
... Ne endrrat e mia, ne te miat deshira,
ne ato monopate qe fantazuan te veshtira,
nder nete vetmie, pa hene e pa yje,
i humbur dhe harruar ne te trishtimit pyje !!!...

Aty jashte bie shi ... po, po, bie shi,
dhe zogjte nuk fluturojne.
vec deshirat e mia, nder re te kerkojne,
gjethet e qullura, gjurme ne shi,
se ketej kalove moj zemer, ti ...

... Ta ndiej aromen, me balten e lagur,
zerin tend', nga ererat e rrembej',
ti me flet' prej kujtimesh kapur,
hyj brenda meje dhe te paprekur te gjej,
gjurme ne mua qe embel buzeqesh,
dhe livadhet e shpirtit me pranvere mi vesh,
diell i bukur qe ndrin ne mua,
dhe pse fshehur pas rresh, une forte te dua !!!
 
Kerko !!!
.............
Mos i fol drites,
nates mos i fol,
as diellit e as henes,
Jo, mos i lodh ....
Mos i fol detit, as malit, as qiellit,
as djallit, e as zotit,
kane vajt' mbrapa diellit ! ....
................
Pergjunju vetes o rob,
rob shekullor i frikave te tua,
ti je thikat,
ti je frikat,
ti je tmerret e tua !...
Shiko me thell,
zemra nuk ka asgje me shume se sa nje cop mish,
Eshtra do te gjesh, ket mire ta dish ...
............
Endu,
ne labirinthet e mistershme te udheve te pashkeluara,
tretu,
dhe ringjallu pertej veshtrimeve te etura,
per mish te qelbur,
per gjokse dhe shal,
Kerko te gjesh,
dhimbje cte fal ?
.. Kerko,
ate vendin ku loti banon,
ate qe te dhemb dhe kaq shume te mundon,
dhe atehere do te kuptosh, vertet, e di,
se c'fare eshte ajo qe te ben NJERI !
.................
 
Pafund' !!!...

Gjumi pa endrra, dhe nata pa yje e pa hene,
ngjasojne me vdekjen, kam lexuar diku, a ma kane thene,
nuk mbaj mend, por kjo nuk ka dhe shume rendesi,
eshte e vertete, dhe kete une shume mire e di !....

Jam gjalle !.... Sepse brenda meje te kam,
ne endrra te shoh' kur nuk te kam prane,
dhe nata pa yje per mua o shpirt ndrin,
une ty shume te dua, dhe kete te gjithe le ta din' !....

Nuk kam frike ... Asnjecik', aspak, me shpirt po ta them,
nuk ka per mua vdekje brenda meje po te te kem' ,
brenda kesaj bote, ne mua ti ngre nje bote,
qe nuk njeh' vdekje, dhe nuk vdese dot !...

Buzeqeshja ime, pjese e shpirtit tim,
ylli me i bukur qe neteve me ndrin',
e ne ftohtesine e vetmise, me ngrohtesi me mbulon,
kur nje puthje kujtimesh, ne sy me dhuron !!!....

.... Qe te fle i qete,
te humbase ne nate,
e ne bote deshirash,
te te gjej prape ...

... Ne ate te endrrave brenda shpirtit tim,
aty ku trishtimi eshte kthyer ne gezim,
aty ku mankthe nuk ka, kur ti je me mua,
dhe po s'te preka me te trupit, te prek me te shpirtit duar !!!...

Dhe nuk kam fund' , nuk kam mbarim,
ti fryme jete e shpirtit tim,
qe si dallge malli me udheton,
me ty ndihem gjalle dhe kur me lendon,
aty ku heshtja peshperit se shume i mungojne te qeshurat e tua,
dhe atehere ta them, me gjithe shpirt te dua !!...

Dhe sikur gjurme me, mos te le ne faqe te dheut,
dhe dielli me mengjeseve mos ta perkedhel fytyren time,
une reze vete do te jem bere,
e buzeve te tua do te shtrihem,
do te jem ai flladi qe valezimin e flokeve te tua shoqeron,
dhe enderrave te tua do te te them se shume me mungon !!!....

Nuk shterrem dot', kur pafund te dua,
nuk kam fund', permasa nuk kam,
humbas i etur ne buzet e tua,
nga nje etje digjem, dhe kur etje nuk kam !....
 
MIA
( Made In Albania )
.....................
Nje ze i mekur,
nje heshtje me ze,
ja cfare jam ...
Nje kenge te heshtur,
nje liri te vdekur,
gjith'cfare kam ....
.............
Bastrdokratet,
me gershere ne dore,
flatra te prera,
dhe kenga ime,
vajton ne kor',
"Ah, une e mjera" !...
....................
Buzeqeshje e ngrire,
pershtatur fallsifikimit,
te nje realiteti te shtirur,
bastardokracia,
i perkulet hymnit,
te nje flamuri te grisur !....
.....................
Heronjte e shkelur,
strukur ne varre,
me nuk bejne ze,
dhe kenga e vdekur,
nuk ndez me zjarre,
shpirti po fle ...
.....................
Pergjunjur nje popull,
dinjitet i perdhosur,
qendron ne balle,
te gjithe te heshtur,
me jete te vdekur,
c'ka ndodhur valle ?...
...................
Turma mjeranesh,
lusin bastardokratet,
ne te mbretit oborr,
te ngjeshur, te lodhur
te heshtur, te vdekur,
ne nje te erret korridor ...
...................
Nje porte eshte jeta,
porta tjeter vdekja,
dhe rruge tjeter nuk ka,
e vrare e verteta,
buzeqeshur genjeshtra,
punon per ta ...
............
Premtime pa fund',
liri me kusht',
e mjera demokraci,
hajdutet mbreter,
popull i pashprese ...
BASTARDOKRACI ....
..................
... Ketu jam dhe une,
nje mjeran me shume,
mjeran mes mjeranesh,
nje enderr e mekur,
nje kenge e vdekur,
ne duar Zabrahanesh ...
................
 
Te pres ...
.................
Te pres pas puthjes qe me ngeli fshehur,
sikurse veshtrimi qe turpshem dheut iu leshua,
te pres pas c'do deshire prej teje te dehur,
te pres per te te thene se sa shume Te Dua !....
................
Ne mjediset e matura te trupit tim,
kam nje shpirt qe nuk mund te kufizohet,
brenda shpirtit mbaj nje enderr,
qe drejt teje neteve te mia leshohet !...
..................
Te pres pertej, aty ku trupi nuk do te mundet te shkoj,
do te te pres tek ylli qe enderrove ti,
te pres tek perqafimi qe me fale dikur,
te pres dhe tek perqafimi qe do te vij' ...
..................
 
Gri ne te zeze ....
...........................
I zi qielli,
nuk ndrin dielli,
valet e detit shkumezojne diku large,
pikat e shiut,
rreshkasin ne xhama,
dhe ndjekin njera tjetren si te ishin varg ...
I nje poezie te shkruar me te trishtimit boje,
nga nje dore e dridhur qe s'mund te gezoje .....
.......................
Oxhaku i fikur shkulur prej murit,
ende enderron nje flakez te ngrohte,
shkarpat e lagura palosur per guri,
strukur me njera tjetren, sikur ndiejne ftohte ....
..........................
Tryeza renkuar, renduar, e zeze,
lapsit pa maje i ben shoqeri,
poeti nuk eshte, ka ikur, larguar,
harruar diku ne nje poezi ....
..........................
Shiu i shtruar perbaltos gjethet,
ndaj hapat e ikjes me nuk kercasin,
nje shkelqim i meket gjarperon rruget,
keshtu renkuar nuk heshtin as flasin ...
.................................
Fytyra te strukura nen cadra te zeza,
brenda kesaj grie kthehen ne nate,
dita kaq keq, e thyer, pa drite,
ndihet e fyer, e braktisur, e ngrate .....
..............................
Qielli i vajtuar, i vetmi qe me kujton,
te ikurit nder rruget e vajit, per te gjet' pak gezim,
shi a lot te rreshket neper faqe,
dhe shkelqen kaq meket, te trishte trishtim ?....
...............................
I zi qielli,
nuk ndrin dielli,
nga floket e lagur pika shiu rreshkasin,
lapsi pa maje,
me nuk mund te qaje,
mua ... Ndjenja te trishta me therrasin .....
........................
Nuk kam ftohte,
vec shpirti me dridheron,
pika shiu me rreshkasin ne lekure,
vjeshta veshtrimin ma perqafon,
nen ket perqafim sikur renkon,
me nje premtim t'mos me braktise me kurre !.....
...............................
I zi qielli,
veshtrimi gri,
lapsi mbi nje leter harruar,
maja e thyer,
ne fund te tryezes,
qendron e trishtuar !.....
.....................
 
Ikje !....
...................
Me ka marre malli, vertet, sinqerisht,
tashme ne kujtime, vec e jotja ikje me qendron,
veniten brenda meje puthje e perqafime,
thua se ti ishe, nje ikje pergjithmon ! ...
..................
Pas tingujsh leshohem ne nje fluturim trishtimi,
sikur nje gjethe e thare, ne te vjeshtes krahe,
nje note e rrezuar, e thyer ne dite dimri,
Nje piano e cakorduar, nje melodi e vrare !...
...................
Me ka marre malli te kujtoj buzeqeshjen tende,
ate shkelqimin e bukur qe te lodronte ne sy,
ndaj dhe fluturoj serish ne ato vende,
qe dikur perqafuar, enderruam ne te dy !
.....................
Por ska me asgje, vec mall, mall pa mbarim,
dhe ne stolat tane tani jane ulur dhimbjet,
ku shkuan buzeqeshjet, puthjet valle ku vane ?
E vetmja melodi .. Vec e jotja ikje !!!
...................
 
Mbaj mend' !...
..........
Sa mbremje mbaj mend' qe ne vesh te kam peshperitur,
ne buze te detit duke te mbajtur perqafuar,
me veshtrimet humbur pertej valeve,
se une do te te dua !... Perjete do te te dua !...
.....................
Te peshperita duke frymuar, diku aty mes gushes dhe veshit tend',
se une do te jem kurdohere prane teje, ndaj ti mos u tremb,
te perqafova fort', shume fort', si i frikesuar se mos shterrje,
para se te ikje ... Puthjen time ta merrje !...
.....................
... Mbaj mend buzeqeshjen tende, ata dy syte e tua,
fytyren tende te zbehte, nder floket e leshuar,
princesh e Henes, e mbaj mend', keshtu te pata thene,
ne gjoksin tim ti, si nje engjell nga qielli rene,
te peshperita ngaterruar mes buzeve te tua,
e mbaj mend', t'thashe se perjete do te te dua !...
......................
... Shkelqimin e syve te tu, kur me thoje sa me doje,
sado qe kerkova ne kete bote nuk gjeta te dyte,
mbaj mend' sa here qe buzen me kafshoje,
duke me peshperitur ... " Po me ike do te te mbys !... "
................

... Sikur te mundja kohen disi ta burgosja,
dhe rrjedhen e saj te mund ta ndaloja,
une tek bregu i detit, do te vija, tek ty,
do te te thoja se perjete do te te dua, perseri !...
........................
 
Dashuri në zbehje !...

Përse humbëm vallë kështu,
sikur të ishim thjesht të huaj (?),
gjurmët, përse i le këtu (?),
më thuaj, të lutem më thuaj !...

Ku shkuan tërë ato puthje,
përqafime që s'kishin fund,
a nuk ishe ti që me thoje (?),
nuk dua shpirt, të të humb !...

Në një gotë, strukur dollapit,
gjeta gjurmë nga buzët e tua,
dhe ndjeva pëshpërimën e mallit,
e zjarrmin në gjoks, gufuar !...

Në tryezën e kuzhinës, karriget,
ishin dhe kanë mbetur dy,
në tënden një shpresë që venitet,
se ndoshta, do t'vish përsëri !...

Në dhomën e gjumit, krevati,
në anën tënde zemër rrënkon,
dhe thua sikur prej inati,
askënd tjetër, aty s'pranon !...

Kur ike si ike, e rrëmbyer,
pas le disa sende harruar,
përveçse zemrën time të thyer,
dhe fustanin tënd të preferuar !...

Prapë një shpresë ngërthyer aty,
se do të kthehesh dhe ta marësh,
dhe pse unë mjaftë mirë e di,
se janë dëshira e ën'drra të marrësh !...

Në tualetin e dhomës së gjumit,
nuk shkoj më, nuk mundem,
kam kohë e sidomos së fundmi,
aty brenda jo, nuk futem !...

Sepse ka mbet i pushtuar,
zaptuar nga e jotja aromë,
dhe portën s'e lë kurrë hapur,
sepse ti vërshon ndër dhomë !...

Si u mund vallë, më thuaj si (?),
lumturia të kthehet në dhimbje,
dhe pse, prej kohësh je larguar,
gjej kudo, tënden hije,
në mure, dysheme dhe mobilje,
në çdo cep, çdo dhomë, çdo anë,
çfarëdo që të prek, m'falë dhimbje,
çfarëdo që të shoh, m'falë mall !...

Ti nuk do të kthehesh më,
ndaj dhe unë duhet të largohem,
por se pse s'mund të të lë,
sapo zbres shkallët, pendohem !...

Është një frikë brenda meje,
një frikë që më ka hapur punë,
"po sikur ajo të kthehet,
kur larguar t'jem unë ?!..."

Dhe kështu kam mbetur pezull,
i ngrirë me të shkuarën po rri,
sepse e njoh mirë veten,
po u largova... më nuk 'vij !

Unë e di që ti s'do të vish,
të njoh mirë sikur vetveten,
ndaj dhe portën do ta mbyll,
e të gjitha pas të mbeten !...

Kujtimet harruar në dhomën,
e vrenjtur prej të dhimbjes hije,
pas nuk do ta kthej më kokën,
këtë mirë, por shumë mirë dije,
sepse unë kështu jam ndërtuar,
për çka dua qëndroj deri në fund,
dhe tani që jep shpirt dashuria,
ta lë të vetme unë nuk mund !...

Do ta presë sa të mbyllë sytë,
të zbehet e venitet ndër mua,
sepse sërisht do të më vijë,
por s'do të ketë më sytë e tua !...
Do të jetë edhe më e bukur,
do t'më gjej ta pres atje,
ndaj, lamtumirë dashuri e vjetër,
dhe mirë se të vijë një e re !...
 
Pa Titull ...
.........................
... A mund te me lejosh te te dua ?...
Te te shpreh se si ndihem, qofte, dhe kur grindem me ty .
Dua ti kafshoj ato dy buzet e tua,
kur veshtroj merzitjen mbi te tuat sy !.....
........................
Sa pak ... Sa pak do te te duhej te hysh,
ne boten time, e te jesh e imja perendesh,
ta dish, se te shtirura jane veshtiresite,
qe rruges drejt meje ti ndesh !...
..........................
... A mund te te lejoj te me duash ?
ne shpirtit tim te hysh, te ulesh,
kam frike se aty do te leshosh ti rrenjet e tua,
e nje dite do te m'duhet te shkulesh .
............................
... Ndaj besoj se eshte me mire,
te te dua e te me duash, pa u prekur, ne heshtje,
sepse ti je flladi i nje pranvere,
ndersa une i pandreqshem, dashnor i nje vjeshte !
...............................
 
Dimer shpirti ....

Mendimet,
sikur rete e hirta te te sotmit qiell,
me fshehin diellin, e pikojne shi,
si balade e trishte, melankolie,
e njekohesisht e embel melodi !...
Varen prej trurit, tatepjete,
sikur litare, si fije lotenjoma,
brenda shpirtit mblidhen pellg',
permbysin te zemres dhoma !

Sa akoma ?...
... Do te me mungosh !...
Deri kur ?...
... Do t'me denosh !...

... Flladi i ftohte, lajmetar,
i bores qe prej veriut zbret,
me perkedhel veshtrimin e dhembur,
ket' veshtrim qe kaq kohe te pret !
Dimer te hirte, kundroj kudo,
dimer i zymte ulur ne shpirt,
veshtrimi mes lotit valezon,
etur per nje fije drite !...
Per nje reze, diellarte,
valezon sot, kaq trishtuar,
si mor shpirt, dikur si diell,
ndihesh sot hene e vetmuar (?)...

Sa akoma ?...
... Do te me mungosh !...
Dimer shpirti,
Kur do te mbarosh ?!...

Bora e pare braktis qiellin,
ulet lehte e bute ne toke,
floket e saj me perkedhelin,
e buzet mi puthin ftohte !...
Strukem, tkurrem nen xhakete,
e perthithem ne vetvete,
dimer tashme gjithe bota ime,
se pranveren ke mar' me vete !...

Mendimet,
sikur re te hirta qe lundrojne ne qiell,
me permbysin shpirtin ngjyer gri,
ne boten time tashme nuk ka me diell,
se dielli qe pata, ishe ti !...
 
... Do te t'dua !!!...
.....................
... Nuk ka rruge qe nuk ka fund,
sic nuk ka zemer qe te mos jete lenduar,
dhimbja, sado e forte, ne fund humb',
ne fund dhe vete jeta ka per te shkuar !...
.........................
... Ne udhet e endura me nje shpirt te kerrusur,
buzeqeshjen e gjeta kur te njoha ty,
ti nuk kishe flaket e nje zjarri,
por ishe nje fllad' perplot me ngrohtesi !...
..............................
Sikur fund' te mos kishe,
me ty mund te endesha deri ne perjetesi,
por une e di, se ashtu sic erdhe,
do te te duhet te ikesh nje dite, e di !...
.............................
Cila rruge te mbajti larg meje,
dhe cila prane meje te udhetoi ?...
... Cila frike, me thuaj e dashur,
brenda perqafimit tim te strehoi ?!...
... E me beri kaq shume te te dua !!!...
..................................
Do te iki nje dite,
jo nga deshira,
por nga koha qe do te me shterret,
Do ti falem nates,
kur jeta ime te erret,
dhe nga c'fare do te me shoqeroj,
nga cfare ne shpirt do te kem, brenda,
ti do te jesh aty te me buzeqeshesh,
nga me te emblat, me e embla !....
..................................
... Do te te pres, diku brenda nje casti,
te ndare me ty, me ty te jetuar,
edhe pse nuk do te jetoj perjetesisht,
tashme e di ... Perjetesisht do te te dua !!!...
..............................Ariela
........
 
TI PO MË HUMBET

Ti po më humbet, por jo menjëherë,
Pak e nga pak, a ndoshta me grimca.
E duke më kthyer në një lis të mjerë,
Që rrëzon mbi baltë gjethet e trishta.

Ti po më humbet, po më humb pa zë
Ndërsa ndezim sherre, çast pas çasti.
Ti po më humbet dhe s’kupton asgjë,
As të më qash mua,s’do të jepet rasti.

Ti po më humbet si humbje pa lidhje,
Por vdekja, nuk di të ndahet në pjesë.
E kur të kujtohesh për fytyrën time,
Do gjesh një kufomë, shqyer në mes.

Ti po më humbet, pse më humb kështu,
Unë e dua vdekjen të më ketë dhe nur?
Pse më kthen nga lis, në një copëz dru,
Pse po ma heq rastin, të iki si burrë!?

Ti po më humbet, si një cung mbi tokë,
Gjej humbje tjetër, mos ndihesh me faj.
Si lisit sëpatën, futma thellë në kockë,
Të shembem përdhe, po deshe më qaj!

S.Halibaj
 
Ariela
......!!

...Te preka buzet, te putha ne sy,
fustanin ta hoqa, rreshkiti aty,
nga supet e tua, shpalosur mberdhe,
ne gjunje u ula e te putha atje !...

Gjith´ qenia ime pas teje harruar,
i dehur, i marre per hiret e tua,
me trupin zjarr, deshira e pasion,
te preka me buze e mes buzesh renkon ....

Pas meje ngjitur, e une me shume dua,
keshtu si e cmendur, te depertosh ne mua,
me buzet e tua trupin tim kur pershkon ...
Nen trupin tim ..
Kur dhe me shum kerkon !....
 
Sa herë tek un kokën mbështesje,
Një qetësi e brendshme mbizotëronte,
Dëgjoje rrahjet e zemrës sime në heshtje,
E buza jote një tjetër puthje kërkonte.

Qëndronim të heshtur ashtu pa fjalë,
Minutat kalonin pa e kuptuar..
Perëndonte dielli e hëna kishte dalë,
Ashtu në përqafim orët kishin kaluar.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.