Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Nje poezi per ty ....
.................
Ah, sot nuk do te ta dergoj ate mesazhin,
qe c'do mengjes nje dite te bukur te uron,
sot per ty nje poezi do te shkruaj,
me fjalet e zemres qe brenda meje rendojne ....
....................
Me ke zbukuruar jeten,
edhe pse je nje, ne mijera ngjyra,
je ajo buzeqeshja e embel,
qe me cel tek fytyra,
kur ne mendje te sjell,
kur me shpirt te perqafoj,
je ajo deshir te ndalet koha,
sa here qe me ty une bisedoj !....
...........................
Sot nuk do te te them mirmengjes,
por per ty do te shkruaj,
duke iu lutur kesaj jete,
mos te na kthej ne te huaj,
do te shkruaj vertet,
nje poezi,
per buzet e tua,
per te tuat sy !...
.......................
E shtrenjta mike,
enderr e bukur ne nete vetmie,
nder tingujt e nates,
je nje tingull i embel dashurie,
nje bulez qetesie,
ne kete oqean dhimbjeje te pamas,
ti je nje arsye,
qe me ben deshperimin brenda meje ta vras !...
...........................
Mos u tremb pse te dua,
sepse kjo e imja eshte nje tjetersoj dashuri,
te dua si burri gruan,
por dhe sikur prindi femijen e tij
te dua si moter,
si shok, si mik, si vella
te betohem, kjo dashuri
perkufizim te sakte nuk ka !...
..........................
Te dua me shpirt,
dhe pse je nje ne keto qindra dashuri,
te dua ta dish,
dhe ashtu sic do deshiroje ti ...
Pra nje dite te bukur te uroj,
e kjo jete te te doje sikur une,
kudo qe te jesh,
dije se te dua shume !....
.......................
 
(Baladë dashurie)

Kujtoj at’ çast të paharruar,
kur ti m’u shfaqe para sysh,
gjer në detaj e pikturuar,
si një dhuratë perëndish!

Mundim e lodhje krejt m’u tretën,
më ikën krejt si me magji,
të shtangur sytë tek ty më mbetën,
se s’kishin parë një Perëndi!

Këtë magji-këtë finesë,
këtë shkëlqim që të merr sytë,
njeriu shekuj mund të presë,
dhe s’e sheh dot për herë të dytë!

Tek Një e vetme janë mbledhur,
gjithë mrekullitë e rruzullimit,
në çast kjo xhinde më ka hedhur,
poshtë në greminë të frymëzimit!

Ti s’mund ta fshihje bukurinë,
dhe ndryshe krejt tek unë të vije,
pa u gremisur në greminë,
s’mund t’i këndosh një Perëndie!

Dhe kritizeri më i çmëndur,
tek ti nuk gjen dot një defekt,
se ti e gjitha je e gdhëndur,
se ti e gjitha je perfekt!

Të adhuroj-po nuk të dua,
kjo do të ish një marrëzi,
se mëndja s’më ka ikur mua,
të dashuroj një Perëndi!

Kur para meje ti u shfaqe,
krejt madhështore si kështjellë,
në shpirtin tim nuk kish më paqe,
dhe rashë në honin më të thellë!

Veç Zoti ty mund të t’afrohet,
tani është vetëm pa Marinë,
po dhe Ai mirë do mendohet,
kur të ta shprehë dashurinë!

M’u shfaqe ti e s’jam i bindur,
në ishte verë-apo vjeshtë,
po jam i bindur që s’ke lindur,
për një njeri fare të thjeshtë!

Që nga ai çast i paharruar,
kur ti m’u shfaqe si magji,
i kaloj ditët i hutuar,
e kaloj jetën në mërzi!

Se që kur gdhin e gjer sa ngryset,
e kaloj ditën katrahurë,
përpara teje sot më duket,
çdo grua një karikaturë!

Nuk është çudi të më shikoni,
gjithnjë të vetëm si kukuth,
mbas gjithë atij nur-perfeksioni,
një tjetër fëmër s’mund të puthë!

Vetëm një çast e ti më çmënde,
kometë që shndrite krejt papritur,
unë ëndërroj veç buzën tënde,
ndaj do të vdes krejt i zhuritur!

Do eci jeta zvarrë-zvarrë,
nga ky mundim krejt i pasosur,
se jam i vetmi që kam parë,
ah-bukurinë më të përsosur
 
Ëndërrës së fshehtë ....
............................
A e di se sa lehtë me ty do dashurohesha ?
.... Fare, fare lehtë ....
Do të strukesha në ty e nuk do të kuptohesha,
ën'drra ime e fshehtë !.....
......................
Të ndieja ndër netë si flladin e natës,
freski kaq e ëmbël brenda shpirtit tim,
të më ledhatoje shpirtin nga këmishë e hapët,
të më puthje qerpikët që lotonin trishtim !....
.............................
Të ndiqja ndër germat e shpërndara nëpër qiell,
shëndruara në copëza rresh,
ti mes tyre më i bukuri diell,
që dhimbjes sime i buzëqesh !...
.........................
Unë me ty do të dashurohesha fare lehtë,
ndoshta dhe jam, vërtet i dashuruar,
ah, sa do doja të udhëtoja dhe unë,
në viset që ti ke udhëtuar !.....
.........................
Të mundesha ta ndiqja ritmin tënd,
e largimet ndër kohë aspak mos të dëgjoja,
të mundesha vërtetë të them që nuk më dhemb,
kur si zjarr me djeg për ty nevoja !.....
..............................
A e di se sa lehtë me ty do dashurohesha ?
... Lehtë, fare lehtë ...
një perkedhelje po të më falësh akoma,
moj ën'drra ime e fshehtë !.....
....................
 
Nëse sëmundja vjen tek unë,
Ju mos më shpini në spital,
Më merrni fshehur e pa zhurmë,
Më ngjitni lart diku në mal.

Atje dyshek e shtrat nuk dua
Dhe as çarçaf e as jorgan,
Por tek një çesmë e tek një krua
Më shtoni dushk e jargavan.
Ma lidhni kokën me një kulpër,
Ma njomni buzën në burim,
Dhe kur të vijë andej një flutur
S'ka gjë se rri në ballin tim.
Të ndalet udhëtari i mirë,
Të pijë i heshtur një duhan,
Të thotë; "mjaft qëndrove shtrirë,
Për ty e gjora rrugë qan!"
Dhe, ju betohem,
po s'u ngrita,
I madh, i bukur, plot shëndet,
Dhe rrugës sime nga e nisa
T’i them: "më prit se po vij shpejt!"
D. Agolli
 
Nga larg më vjen nga larg, ky zëri yt i valë,
Dhe më ndez në gji një afsh edhe një mall.
E s’di se ku më dhëmb, e s’di se çfarë kam,
Madje as nuk e di në jam, apo nuk jam.

Ti flet e flet, dhe çfarë flet e di,
Por une vetëm flas, sepse përtej je ti.
Dhe sot po të më thonë :
Pa shkundu mor i mjerë ndash,
U them që një jetë të tërë, kështu mund të flas.
Nga larg dëgjoj nga larg, ah zërin tënd të butë,
Më vjen sikur dhe sytë, më ndizen në të tutë.
Dhe s’di se ku më dhëmb, dhe s’di se çfarë kam,
Madje as nuk e di në jam, apo nuk jam.
Robert Shvarc
 
Ti s'më do? S'të dhimbsem sado pak?
... Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
Prapseprapë, ndizesh e merr flakë,
Tek shtërngohesh supeve të mi.

Mike epsh e tëra , lajka s'dua,
As i vrazhdë nuk të sillem dot.
Veç me thuaj, sa kështu si mua,
Puthur e shtërnguar ke gjer sot!

Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim.
Prehër pa u ulur ti s'ke lënë,
Siç po rri tani në prehërin tim.

Dhe në këto çaste, ndonjë tjetër,
Sjell ndërmend ti, syçkat tek pulit.
Mos pandeh se po mërzitem tepër.
Tjeterkënd e kam dhe unë në shpirt.

S'eshtë fat kjo lidhje mëndjelehtë,
Po një flakë çasti. Veç ta dish,
Siç të njoha rastësisht i qetë,
"- Mirëmbetsh!", - do të të them sërish.

Edhe ti do marrësh udhën tënde,
Do bësh pluhur ditën plot mërzi,
Veçse, mos lakmo t’i prishësh mendjen,
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri.

Krah për krah me ndonjë tjetër djalë,
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish,
Ndoshta, edhe unë do të kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish!

Ti më fort pas tjetrit do të ngjeshesh
Dhe me kryet ulur, ftohtësisht,
"- Mirëmbrëma!" - do më pëshëndesësh,
Ndërsa unë: "- Mirëmbrëma Miss!".

Dhe asgjë nuk do më turbullojë,
S'do më dridhet shpirti për asgjë!
Kush ka dashur, s'mund të dashurojë!
Kush është djegur, s 'mund të digjet më!

Sergej Esenin - TI S’MË DO…
(Shqipëroi: Jorgo Bllaci)
94 vite me pare ne moshen 30 vjecare ,ne nje gjendje psikollogjike te renduar,nen shoqerine e alkolit e droges Esenini i madh ,liriku rus gjigand,me nje pamje engjellore ne fytyre,me vargjet e tij te bujshme qe lexohen anekend botes,ate mbremje te 28 dhjetorit te 1925 merr vendimin tragjik qe te mos i perkase me ketij ritmi (JETE) duke prere damaret e tij.
Bashkshort i 5 grave qe ne mynyre te njepasnjeshme ai kreu 5 martesa. :)


Në freskinë e një vjeshte është bukur,
të dridhet shpirti si gjethe mbi mollë –
dhe të shohësh parmendën e diellit
si çan sipërfaqen e lumit, ujin kaltror.

Është bukur të shkulësh nga trupi
Gozhdën e nxehtë të një kënge
dhe me fustan të bardhë festiv
të presësh trokitje në derën tënde.

Unë mësoj me zemër, mësoj, të ruaj
në sytë e mi lulen e egër të qershisë
Vetëm vetpërmbajtja ndjenjat ngroh
Kur një krisje e hollë gjoksin e gris.

Në heshtje kumbon kambanorja e yjeve,
Për mëngjesin çdo gjethe është një qiri.
S’do lejoj të futet në dhomën time askënd
s’kam ndërmend t’i hap derën kujt assesi.



Sergei Esenin !
 
Sonte qielli ka shum yje
Midis tyre gjendesh ti,
Sonte yjet ndriçojnë qiellin
Ti je qielli në pafundësi.
Aq të dua edhe unë
Pjesë të shpirtit tim të mbaj,
Ti gjithmonë je muza ime
Frymëzim në çdo detaj!

Ndodh cuditshëm të kesh ndjenja
Dhe pse shpirtin se prek me duar,
Ndodh të duash dhe në heshtje
Ashtu me ndodhi edhe mua!
Erdhe ti mrekulli e bukur
I till do të mbesësh ti gjithmonë,
Je qetësi e zemrës sime
Heshtje e natës më shoqëron!
 
Dashuri
Shum kan msu fjalet e dashuris e i perdorin ato si shprehje per ti ber komplimente dikujt por askush nuk di cesht dashuria ajo ska lidhje ca flet ajo ska lidhje me bukurin fizike ndaj fjalet i perdorin pa ndienja pa rrezikun e dashuris thon bie ne dashuri me shikim te par po e vertet kur dy njerez shohin shkelqimin midis tyre sy ne sy aty kuptojn qe ka nje bot tj ne mes eh sa shum duan qe kjo ndienj ti pershkoj por nuk varet nga ne varet nga zemrat tona disa i konsiderojn kalimtare keto gjera mendojn vetem sexin nuk kuptoj fjalen dashuri se dashuria njeher te vjen ne jet dhe duhet ta mbash fort por disa e flakin tutje ate duke i shkuar pas lekut e mos njohjes dashuri ndaj dashuria nuk mposhtet ajo mbetet mes nesh si nje bot magjike te dashurosh shpirtin e jo fizikun te dashurosh magjin e saj jo leket dashuro sa je gjall gjeje dashurin tende dhe behu njeriu me i lumtur ne bot si vet fjala dashuri ...
 
Suksesi dhe vuajtja
E mira dhe e keqja
Cdo gje nis bukur kur ti vjen ne jet
Cdo sakrific behet per ty
Te jesh nje femij i lumtur
Babi e mami sakrifikojn dhe kafshate e fundit
Qe femija e tyre mos te vuaj
Kush jemi ne qe ata kan sot
Jemi femija e tyre gje me bukur per ta
Ata ngrihen ne mgjes na japin uraten e ikin ne pun
Por ne rritemi mes te mirave
Dhe nuk e vem re vuajtjen teksa rritemi
Dhe vjen dita kur ne behemi adoleshent
Nena dhe babi kaloj ankth dhe netet pa gjum
Duke na pritur njeri ne der tj ne dritare
Ne naten e erret te ftoht
Dhe ne qe iu kthehemi kam jeten time
Eh e veshtir ti kuptosh prinderit sa do ti te rritesh
A ta luten per ne qe mos te bejm gabime
Ata luten qe ne mos te ecim ne rrugen e gabuar
Por vjen nje koh behesh vet prind
Dhe aty kupton se pse mami e babi te prisnin
Do ti kerkosh falje por shum von se ata jan larg
E kupton se vuajtje kan kaluar per ty
Teksa ti lutesh per femijen tend
Arrin sukse por me shum vuajtje
Se ti vet ke ber nje gje te till
Si prinderit e tu
Kerkon me te miren per femijen tend
Sikur prinderit per ty
Kohet kalojn brez pas brezi
Gjerat ndryshojn cdo dit
Ajo koh kur ishim ne kishte tjera rreziqesh
Sot po ato jan thjesht jan modernizuar
Pa vuajtje nuk arrin sukses
Pa humbur nuk fiton
Ndaj ne sot po arrijm sukse por me pas kemi vuajtjet ...........​
 
Kjoft mallku ai bir shqyptari
qi ket gjuhë t'perëndisë
trashëgim q'ia la i pari
trashëgim s'ia len ai f'misë

- At Gjergj Fishta

Gjuha jonë, sa e mirë
sa e ëmbël, sa e dlirë


- Naim Frashëri

Përmbi za që l'shon bylbyli
gjuha shqype m'shungullon
përmbi erë që jep zymbyli
pa da zemrën ma ngushllon


* * *
Nji k'to gjuhë që jam tuj ndie
janë të bukura, me themel
por për mue, si diell pa hije
shqipja t'anave ua del...

- Ndre Mjeda
 
Të pamundura në jet nuk ka,
As të mundur gjithçka s’gjen,
Dikush nuk vlerëson, atë që ka,
Dikush sa gjysma, thot… “të kem”.

Nuk iu gjet karari dhimbjes,
Plag të thella, që gjak s’pikojn.
Dikush ngushëllon mendimet,
Dikush tjetër, gjak loton!
 
Kështu qënkemi gatuar
Duam dikë t’na udhëheq
Edhe zgjedhim të nxituar
Një njeri si ne, për dreq.

I gjejmë vend mbi kokat tona
Fatin tonë e lëmë të marr
Si të vësh dy degë të njoma
Në trung-shprese, që është tharë.
Sa të zgjuar, sa të shkathët
Në gjithësi, të dytë nuk ka
Këtej të majtë andej të djathtët
E ndajmë botën në dy krah’.
 
11 Vjecari Catist

"Chat-ist i vogel jam, adminat frik s'i kam!
Dhjeta marr ne mesime, ndersa mami shet fruta perime.
Me shoket onlajn, bejm gallat perdit,
t'u u sha me fjale, ma keq se fmite.
Shoqet i kam tmira!
Ca jan' t'bukra kinge, e ca jane shemtira!
Disa shtiren tquta, dhe te fusin kunja!
Po un kam qen' portier, dhe nuk pyes per bomba.
Rroft interneti, se na qiti n'drit!
Sheroi edhe gjyshin, qe s'shifte ka syte.
Ne shtepine tone, e kena bo me list!
Ne oren 5 te mjesit ndizet kompjuteri shpise.
I pari esht babi, qe rri e lexo lajme,
Por jan me figura e me femra te zhveshme!
Pastaj futet gjyshi!
Gjyshin e kam trim, futet dhe n chat!
Me emrin "i bukri" i hodhi ne tok grat.
Pastaj gjyshja vje, e i futet ndhom,
I rras gjyshit shpulla, se ngeli ne chat me robt tu u zon.
E çna flliqi fare kte' mahallen ton.
Gjyshja shko ke lojnat e fatit!
Pa gjo ska met jo, i *** ka zon.
Se i bojn me hile - me thot ajo mu.
Me vrap ne karrige ,shkoj e ulem une!
me miun e vogel, klikoj tek chat-i,
pickoj nja 2 goca, e shkruj zhgarravina.
ngacmoj Lozonjaren, se ajo lu me mu!
E shtyj katunaren se ajo do pak dru.
I boj filma Lolitas se ajo m'do shum' mu!
kujto se jam i mir, 20 vjeç.
Djal me pasuni e vetur, ne kup per tu pire.
Ene kshu me rrena, kam zon 2 dashnore:
njera quhet Djella, tjetra Salvatore.
E para eshte stiliste, e dyta piktore,
thon jan' simpatike, po m'duken konviktore,
Thon se jan puntore,
sidomos me mjel lopen, qndisje e pun' dore.
Po gjyshi m'ka thon:
femnave naze mos u boj
se t'gjitha jon t'veçanta
asnji nuk o isoj !
Dhe ort kalojn'
Mami ne shpi vijn' thesin e lakrave ke dera e hedh!
shtrihet ne divan,se o bo telef.
po un rri ke dhoma, e myllem me cels!
Kompjuterin s'e leshoj, deri neser ne mgjes.?
 
Neser eshte vone

Do te kujtohemi per fjalet,qe i lam jetime mes shkretires perveluse te heshtjes,do te kujtohemi per ate pjes veteje te shkrumbuar ne asgje,e do te derdhim rrembyeshem shiun e pikellimit,mbi ate murane kotesie.
Neser eshte vertet vone,te themi se u deshem.
 
Libri me i rendesishem, eshte libri i jetes vete,
Qe smbyllet dot e scelet kur qefi te ta kete;
Peisazhi interesant aty dy here lexohet,
Se fleta e pashmangshme vetiu rrotullohet;
Te ktheheshim do deshem te faqja qe na ka enda,
Dhe ja ku na ze gishti, faqen me vdekjen brenda.
 
Shqiperuar!

Me fal e dashur tetkë. :)
50244
Neper virtual kam hap teme e per Lermontov. :)
 
50245

Lille Venn (ne nje nate dimri me dhuroi nje liber te Kolevices)Lasgushi me kish thene. :)
Lille ka botuar 4 libra
Bashke me librat e tij
e te Kolevices. :)
 
Kisha ngelur keq,
Beqar i pa martuar.
Kush me kishte ardh'
E kisha refuzuar.

Jo per gje
Po kisha pretendime
Vij nga der e madhe,
Me nam rraca ime.

Tani ta vazhdoj ,
Atje ku e lash.
Shum keq kisha ngelur,
Sic jua thash.

Te tere fshatit ,
I kish hyre halli per mua.
Ngeli djali ne dere,
U rrit u be per grua

Kushuri te panjohur
Filluan te dalin,
Nje te milte lopen
Nje te milte kalin.

Filluan te me cojne
Ne Xhami e Kisha,
Isha 18,
Magji than qe kisha.

Kur pane qe nuk nxorren
Dot qime nga qulli.
U hodh halla,t'me cojne
Ne Tiran te Luli.

S'lane njeri te shenjte
E harixheshk pa me cuar,
Por me ne fund u martova
Te 60-at sa i kisha kaluar
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.