Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

E adhuroj naten
E urrej nganjehere
Dua te te them EJA me tako
Kjo ishte ideja ime
Nata
Mendime
Sa mendime me pershkojne
Idete e mia jane kaq te qarta
Nata
Ngrihem te te shkruaj dhe
Konfusion
Nuk gjej me as fillim e as fund
Kam nevoje per ty
Por si te bej???
Si te te kerkoj???
Eshte nate
Po degjoj nje kenge te vjeter.
Sa kujtime
Sa endrra
Gjithcka sa larg dhe sa e gjalle
Koha
Shpesh koha nuk ka shume forca
Shpirti fiton mbi gjithcka
Nuk mundemi per asgje
Te shoh. Te shoh akoma
Koha nuk me duhet
Nuk me ndihmon per te harruar
Nuk dua
Dhe akoma jetoj
Jetoj edhe per ty
Me shume se kurre
Qetesia e nates
Degjo
Me degjon?
Po
Jemi larg. Por shpirtrat tane preken. Jetojne
E paperballueshme. E mrekullueshme
Sa shume nga ty ka ne mua. Sa?
Asgje e jotja qe jeton ne mua nuk do te humb
Asgje
Eshte pjese e imja. Eshte pjesa qe ruaj me fanatizem
Eshte ajo cfare dua qe te njohin
Ty
Mua
Ti je keshtu
Hyn ne brendesi dhe nuk iken me
Dhe keshtu dua te jete…Pergjithmone!!!!
 
Ja ta qendis dhe un nji

Dhe pse sma thot per poezi

Pa hap syt me vrap nforum

Me pa mrom ca paskam humb

Neper tema gjith sy e vesh

Me pa cikat si jan zhvesh

Xhelozi e madhe tmerr

Kush ma shume LIKE po i merr

Ca te tjere ngelen tu u sha

Se forumin kan me nda

Me pa statuset ububu

Nga dashnia jan lendu

Hic me pak e hic me shume

Krejt kto ndhodhin nket forum :D

C0pyright: imp4ct nentor 2017 [emoji14]
 
Last edited:
Kam frikë se kur një ditë t'ja çoj bandillin në shtëpi sime ëme, ajo pa të keq do ta pyesë:
- " Pra, meqë ti djalë s'ja thua për shkrime, nuk bën dot portrete, s'i bie as ndonjë vegle muzikore dhe as nga Shkodra s'na qënke, si ia mbushe mëndjen sime bije? "
Sepse nga njëra anë ia kam berë të qartë asaj që nëse ai s'ka të paktën njerën prej të lartpërmendurave nuk bën për mua por nga ana tjetër e kam të qartë që ai nuk do ketë asnjërën prej këtyre.
Kështu që deri sa të vijë ky moment më lini të jetoj! :p:p:p
 
Nese sme do me
Eja dhe ma thuaj
Nje shpirt qe ka vuajtur
Prape do te vuaj.

Do lendosh nje zemer
Qe brenda te mban
Do vrasesh nje shpirt
Qe per ty po qan.

Do humbesh nje dashuri
Qe te deshi pafund
Do fusesh ne dhe, nje njeri
Qe jeten ta kushtoi ne maksimum. :(:(:(
 
Pashë një femër në rrugë. Flokët i kishte të dala boje, buzët të kafshuara, shikimi sikur i villte ëndrra të vrara, ndërsa kraharori i tkurrej dhe bymehej ritmikisht. Mendoj se ishte nga ato që i shmangnin shikimet, sepse vetëm për pak arrita të shquaj blu-në e saj të trembur në sy. Dukej si një copë xhami e thërrmuar, e brishtë, e përhumbur në botën e saj.
Pastaj pashë një tjetër. Sikur të kishte dalë nga një revistë mode. Flokët e bëra permanent i shkëlqenin nga larg, kurse make up-i i kuruar ia theksonte mollëzat edhe sytë skëterrë. Buzët i kishte të tulta, vetullat me kënd të lakuar, trupin e gjatë. Ecte gjithë pompozitet duke zhbiruar çdokënd me shikim.
Pastaj pashë edhe një tjetër. Flokët i kishte të pa lyer ndërsa sytë i kishin veshur blerim. Një nga ato që buzët i ka gjithnjë të çelura prej buzëqeshjes. Lozonjare dhe e shpenguar, por me vetëbesim, e gatshme për ta sfiduar diellin me pozitivitetin e saj.
Në fund pashë edhe një. Por sytë nuk ia dallova dot, jo sepse nuk ma dha mundësinë por sepse u fokusova tek sinjalet që më jepte trupi i saj. Qëndronte mbi dhjetë centimetër taka sikur të ishte gjëja më normale në botë, teksa lëshonte shtëllunga tymi në ajër nga cigarja në gishtërinj; trupin e hollë e kishte zhytur në aq pak rroba sa dukej sikur arrije t’i lexoje edhe poret. Diç’ nëpërdhëmbte me veten, ndërsa ecte shkujdesur nën dhjetëra shikime të ngulura mbi të. Nuk arrita dot ta shoh në sy, se po mendoja gjithëfarësoj mund të bënte në jetë. Kur u këmbyem ktheva edhe njëherë kokën, flokët i kishte të mbledhur ndërsa parfumi i rëndë më shpoi hundën. U pendova që nuk e pashë në sy, të dija ç’ngjyrë i kishte, e ç’masë drame mund të fshihte aty. Por e kisha të qartë vetëm një gjë, në katër hapa rrugë kisha ndeshur katër femra me siguri krejt të ndryshme nga njëra tjetra. Për tri prej tyre mund t’ju them me siguri ngjyrën e syve, ndërsa për atë më të fundit -ngjyrën e fatit.
 
Nuk dua tu flas , vetëm ti shikoj,
Dua tjetër botë, kësaj më si besoj,
Dua të iki larg, atje ku mund ta shpreh dashurinë,
Këtu u zhgënjeva, mbase atje do të jetë më mirë.
 
Ditet jan shekuj,kur me ty nuk jam. Netet jane vite,kur pran nuk te kam. Oret jan muaj,kur zerin nuk ta degjoj. Minutat jan jave,kur syt s'mund te ti shikoj.
 
Ndodh ndonjëherë!

Ndodh ndonjëherë
(Kjo nuk iu ndodh të gjithëve!)
Të të njohë me një vajzë,
një shi banal!
Ajo po lagej,
por veç një çadër ishte,
Dhe ish në dorën time,
jo në dorën e saj!

Ashtu e lagur
ishte bërë më intime.
Mua më vinte inat,
që nuk isha skulptor!
Desha,një çast,
ta marr nën çadrën time,
Por kisha edhe frikën
mos më ikte ajo!

Dhe ndërrova mendje,
(gjithnjë ndërron mendja ime!)
Ia dhashë çadrën
e dola vetë në shi!
Ndodh ndonjëherë,
(kjo nuk iu ndodh të gjithëve!)
Të humbësh një çadër
e të fitosh një njeri!
 
Si nje skaf mes kaltersive,
syri i kaltert sheh natyren,
pafundesia e veshtrimit,
ngre lart zemrat, ndriçon natyren!
Por jo, det, ndjenja s'fshihet,
syte se fshehin dot drejtimin,
dashuria e fundit,
jo, nuk e njeh mashtrimin!
Koha vete matet me ore,
por vete ora s'do orar,
zemrat male te te rinjve,
mes misteresh si pishtar!
Jo, jo kaltersi e detit,
si mbyt endrrat dot me dallge,
se sykaltrat e bregdetit,
jane stuhi, çelin behar!
 
ME BUZEQESHI JETA

Më buzqeshi jeta,se jam vetvetja,
mërzine e hudha mbas krahëve.
Fluturoj në magjinë e hënës lozonjare,
ndriçon rrugën time,e natën ma bënë ditë.
*
Me buzëqeshi jeta trishtimi më iku,
se pranë të kam Ty,buqet lule çelur,
Kam diellin që më ngroh shpirtin e etur,
ajërin e mëngjezit,në buzë të detit.
*
Më buzëqeshi jeta,se fort atë e desha,
luftova me veten,se humba kurr shpresën,
Preka ëndrrën,ëndrrën që më dukej e pa prekur,
sfidova erërat,stuhit që deshën të më përpinin,

Më buzëqeshi jeta,se jam vetvetja...
 
PUTHMA"NDJENJEN"

Puthma "ndjenjën e c'mëndur"
të shuash vullkanin që është ndezur,
Thyje hështjen, ç'liroje ndjenjën,
lëre të flasë me gjuhën e jetës.

Puthma me epsh,shpirtin e etur,
të shuaj mallin,që me ka tretur,
Më ledhaton si fllad,e n'dalesh përsëri,
mendon se bënë mëkat' në dashuri.!

Puthma jetën,nuk ka kuptim pa ata sy,
të vdesësh nga dashuria,s'është mëkat për të dy,
Ashtu zhurshëm si valët e detit kur ka s'tuhi,
trazohet e digjet prush' dhe shpirti im për Ty...!!!,
 
E putha ate
Ty te te harroj
Nje dreq e di cme gjeti.
Pastaj u ktheva falje te kerkoj
Nje puthje nuk ish qameti.

Me fale ti, e qet qendrova
Merzi nuk kisha më
E sigurt puthjen harrova
Tash trupin dikujt ja lë.

Me fal serisht se ty te dua
Faj skam aspak per kte.
Ti nuk e di se cje per mua
Stacion qe ndaloj serisht ne te.

Sa her malli te me mar
A une te ndihem vetem
Me faljen veten tek ty e var
Ne thonjza " Per ty do mbetem..."
 
Zakonisht i dhurojmë gjëra njerëzve që duam
Fjalë, pushim, kënaqësi , dashuri, ngrohtesi
Ti më dhe më të çmuarën nga të gjitha:- MUNGESEN -
Ishte e pamundur të beja pa ty:
Edhe kur të shikoja, vazhdoje të më mungoje...! :(
 
TË URREJ SEPSE TË DUA

Të urrej kur jetën ma bën të bukur
Sepse dashuria është ''Bukuri qe te vret''!
Urrej dhe veten
Për vartësinë që kam ndaj teje!
Të urrej edhe kur më thua të vërtetën
Sepse e urrej të vërtetën e hidhur, që prej teje më largon!
Urrej që të dua
Sepse ndihem e pambrojtur ndaj dëshirave të tua!
Të urrej
Edhe kur jam në majë të dashurisë tënde!
Sepse prej andej shoh pjerrësinë e dhimbshme
Në të cilën zbret rrëmbyeshëm pasiguria ime.
Të urrej
Edhe kur më dhuron qetësi!
Sepse brenda meje dashuria për ty gurgullon.
Të urrej dhe Të Dua
Sepse Ti je ai që më do, edhe kur të urrej.
 
DASMA E POETIT
Dasem do bente poeti
ftoi miqte gjith ku jane
si nga toka dhe nga deti
i zgjoi dhe ne parajse,,,

Eshte dasem shqipetari
ne konak vjen krye krushku
i takon te gjithe nga malli
mes odaje hapet senduku

Paje e vashes deli paje
me ere ftoi ruajtur gjyshja
dalin nje nga nje me radhe
gjithe artistet nga flete librash.

Dhe të zotit te shtepise
i therrasin te dal te porta
pa pir la goten e rakise
fustan bardhe i vjen goca

Urimet gelojne nga shpirti
me valle kenge dhe poezi
syri nga gezimi ç'i ndriti
goten mori e ngriti dolli.

Mire se me erdhet ju o miq te uruar
e mu mblodhet sonte te gjithe bashke
dasma jone s'shkon kurre pa kenduar
vere te pini me mish te pjekur ne saç,,,

E pikoi loti nga syri Nase Janit
kur pa odane mbushur perplot
ne mes tepsis Taip Madani
kercente vallen si nje zog.

Me klarinet Laver Bariu
me nje kaba i ndezi zjarret
diku tej sofre nje fyell mbiu
i beri bashk fushat dhe malet.

Dhe tej nga deti vjen Meço Muka,
me zën e dridhur vjen nga Parisi
ne disqe hodhi kenget e bukura
e vajze e valeve te Nasja mbrriti.

Një valle burrash e Maje Krahu
u degjua te luhej jasht në oborr
erdhem ne Nase trimi ,mbahu
po vijme nga alpet me debor,

Por jo s'harroi dhe Nase Jani
i vjen një Nikolin mbushur humor
e syte ngre larte nga tavani
s'rrija dot pa ardh per ate Zot.

Dhe vargu zgjatet permes dollive
lidhur valles per dore dikush thote
rrofsh o Nase ti biri i perendive
GEZIMI NE VATER TU SHTOFTE.
 
KËTO ÇASTE ËNDËRR T'I LËMË


Më ngacmove vetë me dashje
kur kitarën më rrëmbeve dorës
floku valëvitet supit me fllade
më rende si thëllëza mes dëborës.

Vargjet e mia mes buzëve burojnë
si ujëvarë rridhnin teposht brinjave
mullenjat e zeza tej lisave fluturojnë
të zbuloj gjurmët lën pas shenjave.

M'u ndale dihatur përtej burimeve
më sheh syve dyzuar e buzëqeshje
o zot valë valë deti del loti prej tyre
buza përflakej e një fjalë s'më flisje.

Dora pse të dridhej si një tel kitare?
Fijet e flokut kanë ngecur mes tyre
loti i nxehtë rrëkez të zbriste në faqe
lezova mes tij se kishe ndier dhimbje.

Tela kitare t'i bëra dhe fijet e flokut
lidhur një e nga një me tela kitare
zura shtrydha ca gjethe të shtogut
boj e bëra dhe thura për ty vargje.

Syri jo,jo s'ti shteri dot pikat e lotit
i mblodha në grushte të shuaj etjen
heshtur nga shpirti ju luta dhe zotit
o zot çeli vashës pak buzëqeshjen,

Vargjet nisa ngadal ty të ti këndoja
dridheshin bashkë flokët me telat
sytë e vashës sa me ëndje shikoja
era më solli ca blegërima shqerrash.

Lermë të shëtis pak në kopshtin tënd
aromë kundërmonjëse të marr mes tyre
se buza jote trëndafiltë po më ç'mënd
lerm të futem kapilarëve aty,mes syve,,,

Dhe natën yjet do të ti fsheh pas reve
hënën do ta degdis detit të fler gjumë
të thashë se do të vij pritmë kësaj here
mos m'u trishto lotët mos m'i derdh lumë.

Erdha ndën lisat madhështorë pran teje
buzën përvëlim ndjeva mbi të prushtën time
dhe dorën mbi kurm rrënqethur e ndjeve
humbe mes puthjesh të zjarrta në ëndërime.

Zotit ju luta të të zhvesh këmishë hollën
e buza le të dridhet si rrëmete pambarim
i hasdisur të zbres të kafshoj pak mollën
e ku përmbahet ky afshi yt më përdëllim.

Dhe zëri i blegërimës këngën ndërpreu
mes pllajës qingji vraponte me të ëmë
përtej në ledhe bariu zuri ju fishkëlleu
eja vash,ngrihu,këto çaste ëndërr ti lëmë.
-**********
 
Nje vit pa ty Dritero

Sot u ndala !U ndala përmallshëm
Si fëmija kur kërkon dicka të harruar
U ndala të kërkoja dicka që më kish humbur
Dicka me vlerë ,fshehur në vargjet e tua.

Sot me mall shfletova faqet e librave
Librave të tu fshehur ne dollap
Kur befas mu bë sikur ti me fole
Më the "Mos nxito,kërko edhe pak"

U stepa e humbur,nuk hodha një fjalë
Se c'kërkoja as vet nuk e dija
Por nga zëri yt mu duk sikur më the
"Nuk ka nxitim e dashur tek poezia..."

Vallë kështu me the ?Të ecja ngadalë?
Të mos merrja hapa vrullshëm pa kuptim?
Më thuaj Dritëro!Më thuaj dhe një fjalë!
E pres një përgjigje ,e pres me padurim.

Nuk është herë e parë që po të drejtohem
Të shkrova dhe për 85 vjetor
Të thura dhe elegjinë që kurrë s'e lexove
Tanimë mjaft prita ,përgjigje kërkoj.

Më thuaj dicka,më thuaj si tia bëj ?
Të vazhdoj apo jo në këtë rrugëtim?
Ah sa do doja të ishe gjallë!
Frymëzimit tim i mungon një burim !

|edona haklaj|
 
Te Dua Nena ime
Je njeriu e cila me do pa kurrfare interest ne bote..
 
Ma ke prekur shpirtin, më shumë se sa m’i ke prekur buzët apo lëkuren kur trupi im bëhej yti, e unë ndjehesha më e lumtura.
Unë ta kam thënë fare pak, shumë më pak se sa heret ku ankohesha se ti nuk më thoje i pari “mirëmëngjes”, por ti më bën më të lumturën në botë.
Nëse do zgjedhim t’i kalojmë bashkë të gjitha ditët që na presin, duhet të bëhesh gati për të gjitha ankesat që do të t’i them, e për minutat që vijnë pastaj ku unë ulem, marr frymë qetësisht dhe e kuptoj se edhe kjo zenkë nuk duhej bëre, e se në vend të fjalëve me qarravitje duhej të të merrja në telefon për të të thënë se sa shumë të dua, dhe se sa njeri të lumtur më bën vetem duke qëndruar pranë teje duke të të vështruar.
A ia ke idenë se si është të vështrosh dikë vetëm duke qëndruar apo duke lexuar diçka plot përqëndrim në telefon, dhe të mendosh me vete “O Zot sa shumë e dua këtë njeri!”. Sepse mua po, më ndodh çdo herë që të kam përballë edhe përtej rreshtave të një kënge që më kujton kohët ku nuk e dija ende çfare ishte dashuria, unë, “kur zërin tënd dëgjoj, botën e harroj”.
Sa do doja të mos kisha as ndroje e as frikë për të të thënë sa të dua. Për të të thënë më shumë fjalë të mira se sa ankesa, e mbase ku i dihej, energjia e universit e tërhiqte energjinë e mirë dhe na e kthente shumëfish.
Sa do doja që një ditë, pas ditëve ku bashkë jemi munduar të krijojmë peshën e forcës së kësaj çfarë jemi, në vend të peshës së dhimbjes, të zgjoheshim të dy, e ti të ma prekje prap shpirtin, vetëm duke më buzëqeshur e duke më thënë “Te dua”!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.