Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pol Pot.....

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Pol Pot. Udhëheqësi që shfarosi njerëzit e tij, ndaloi të qeshurën, ndaloi qytetet, industrinë, paratë, madje edhe prindërit.

Më 17 prill 1975, guerilasit komunistë kamboxhianë, të njohur si Kmerët e Kuq, pushtuan kryeqytetin, Phnom Penh, duke i dhënë fund një lufte civile të përgjakshme pesë-vjeçare në vend.

Populli besonte se vuajtja e tyre kishte mbaruar. Sidoqoftë, makthi i vërtetë sapo kishte filluar.

Drejtuesi i Kmerëve të Kuq (emri i vërtetë Saloth Sar) besonte se për të arritur një revolucion të vërtetë shoqëror në Kamboxhia, ishte e nevojshme që i gjithë vendi të kthehej në ekonomi rurale, në të cilën industria, paratë, qytetet dhe arsimi nuk do të kishin vend.

Fillimi i kësaj epoke të re u emërua simbolikisht "Viti Zero".

Dy ditë pas pushtimit të Phnom Penh, kmerët shvendosën tërë popullsinë në fshat, me pretekstin se nuk kishte ushqim të mjaftueshëm në qytete për t'i mbajtur të gjithë. Në fakt, kishin frikë se zonat urbane do të ishin vatër e rezistencës kundër regjimit të ri.

Sigurisht që urdhëri nuk vlente vetëm në kryeqytet, por në të gjitha qytetet e vendit.
Të gjithë banorët, pavarësisht profesionit, gjinisë, moshës, gjendjes fizike, u transferuan në fshat për të punuar në fusha.
Askush nuk u përjashtua. Kushdo që kishte fatkeqësinë të jetonte në qytet duhej të "pastrohej" përmes punës së rëndë.
Ata që nuk arrinin të kapnin "normat" e përcaktuara nuk kishin të drejtë për ushqim, ose thjesht ... ekzekutoheshin.

Slogani i Kmerëve të Kuq ishte "Nëse të mbajmë nuk fitojmë asgjë, nëse të vrasim nuk humbasim asgjë."
Fushat e orizit, që shumë shpejt u quajtën "fushat e vdekjes", ishin mbushur me njerëz të kequshqyer që përpiqeshin të fitonin një vakt që do të shtynte edhe një ditë fundin fatal.

Mungesa e ujit, ushqimit, kushteve të papara të vështira të punës për banorët e qytetit dhe sëmundjet epidemike filluan të korrnin njerëzit.

Politika "reformuese" e Pol Pot.

Ndërkohë, në qytetet "fantazmë", kmerët shpërbënë shtetin. Ambasadat e huaja u mbyllën, u mbyllën bankat, shkollat, spitalet dhe të gjitha llojet e shërbimeve publike. Të gjithë tempujt fetarë (tempujt budistë, xhamitë, kishat) u grabitën.

Seksi, bizhuteritë (provë pasurie) dhe syzet u ndaluan gjithashtu pasi konsideroheshin shenjë e intelektit borgjez.
Asnjë qytetar nuk mund të mbante foto me njerëzit e tij të afërm.
U ndaluan të lexonin libra, të vajtonin për vdekjen e të afërmve të tyre dhe urdhri më ekstrem ishte kur u ndaluan e qeshura.
Sigurisht, fetë, protestat dhe demonstratat nuk lejoheshin.
Fajtorët për sa më sipër u transferuan në burgun-ferr Tuol Sleng ose thënë ndryshe Es-21. Nga viti 1974 deri në 1978, nga 14000 të burgosur, 12 mbijetuan!

Van Nat, një nga të paktët që mbijetuan, kujton: "Ishim aq të uritur sa hanim insektet që binin nga tavani. Hanim ushqimin tonë pranë kufomave dhe nuk na interesonte sepse ishim kthyer në kafshë. Kushtet ishin aq çnjerëzore dhe ushqimi aq i pakët sa mendoja se mishi i njeriut do të ishte ushqim i mirë.”

Në shënjestër fëmijët.

Në 1976 qeveria kmere njoftoi se ishte tani prindi i vërtetë i të gjithë fëmijëve në vend! Prandaj, fëmijët mbi moshën 12 vjeç duhej të linin familjet e tyre dhe të dërgoheshin në kampe "rikualifikimi." Nga atje kmerët do të merrnin anëtarët e rinj besnikë të partisë.

Fëmijët midis moshës gjashtë dhe dymbëdhjetë vjeç morën përsipër detyrën për patrullimin e fshatrave, gjetjen dhe raportimin e secilit që shkelte urdhërat e qeverisë.

Ata nën gjashtë vjeç u dërguan te "gjyshet", anëtare fanatike të kmerëve.
Këto të fundit do të merrnin përsipër të rrënjosnin në brezin e ri të kamboxhianëve angazhimin dhe besnikërinë ndaj partisë.
Përkundër faktit se e gjithë popullata e vendit tani ishte duke punuar në fusha, kishte mungesë ushqimi që çoi në uri.

Viktimat e Pol Pot.

Shkaku i atribuohej kushteve të ndryshme të motit që mbizotëronin në pjesë të ndryshme të vendit. Arsyeja kryesore, sidoqoftë, ishte mungesa e motivimit për të prodhuar më shumë dhe për të punuar më shumë.

Synimi i vetëm ishte mbijetesa.

Sigurisht, as protagonistët e "revolucionit" kmerian nuk shpëtuan nga kjo paranojë absolute.
Në 1975 Komiteti Qendror i Partisë Komuniste kishte 22 anëtarë. Tre vite më vonë mbetën katër, pasi tetëmbëdhjetë u ekzekutuan nga Pol Pot.

Shfarosja e pakicës vietnameze.

Ky i fundit nuk ndihej i sigurt as me bashkëpunëtorët e tij të devotshëm. Sidoqoftë, nuk e humbi pushtetin prej tyre.
Pas "çlirimit" të vendit nga të gjithë disidentët, u kthye kundër pakicës së madhe vietnameze. Vendi fqinj konsiderohej kërcënim i vazhdueshëm për Kamboxhian.
Filloi t'i shfarosë ato në mënyra të ndryshme.

Ndoshta më i tmerrshmi ishte urdhri që çdo kamboxhian që ishte martuar me grua vietnameze duhet ta vriste!Në të njëjtën kohë, forcat kmere filluan sulme në territorin vietnamez. Vietnamezët nuk vonuan t'u përgjigjen. Më 25 dhjetor 1978, filluan ofensivë në shkallë të gjerë kundër Kamboxhias, por njerëzit i mirëpritën si çlirimtarë.

Regjimi i Kmerëve të Kuq u rrëzua shumë shpejt. Pol Pot dhe pasuesit e tij të mbetur ikën në pjesët e izoluara veriperëndimore të vendit.
Gjatë marshimit të tyre drejt Phnom Penh, ushtarët vietnamezë u përballën me hapësira të pafund "të mbjella" me kocka njerëzore.

Ishin rezultatet i politikës "reformuese" të Pol Pot. Një politikë që i kushtoi vendit të tij 1,400,000 deri 2,000,000 të vdekur. Ky numër ishte i barabartë me 30% të popullsisë së përgjithshme!
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.