Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar peshëngritësin Briken Calja për dy medaljet që mori në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë.

Hera

Ετερως εγώ
Anetar i Stafit
ADMIN/E
Mesazhe
12,058
Vendndodhja
Me kembe ne toke

Dy medalje në Europian/ Presidenti Meta uron Briken Caljan: Sukses i merituar! Faqezinjtë e politikës sonë nuk…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar peshëngritësin Briken Calja për dy medaljet që mori në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë.

Kreu i Shtetit në një postim në Facebook thotë se suksesi ishte i merituar, ndërsa thekson se sportistë të kalibrit të kësaj natyre na bëjnë të ndihemi krenarë dhe janë një model frymëzimi për brezat e rinj.
Presidenti ironizon edhe politikën, duke thënë: “Ata janë jo vetëm model frymëzimi për gjeneratat e reja, por edhe ambasadorët tanë më të mirë në botë. Duhet t’u jemi përherë mirënjohës dhe mbështetës të gjithë sportistëve elitarë kuqezinj si Brikeni, të cilët e lartësojnë flamurin dhe imazhin e Shqipërisë, aty ku faqezinjtë e politikës sonë nuk kanë arritur dot”

Postimi i Kreut të Shtetit

Kënaqësi e veçantë të uroja nëpërmjet një bisede telefonike Kampionin kuqezi, Briken Calja për fitoren e Medaljes së Argjendit në shtytje dhe të Bronzit në dygarësh, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë.
Një tjetër sukses i merituar personal dhe një ngjarje e madhe për peshëngritjen tonë, që për të pestin vit radhazi siguron medalje në garat ndërkombëtare konkurruese, falë talentit, punës e përkushtimit të Kampionit Calja dhe trajnerit të tij të madh Gerald Toska.

Sportistë të kalibrit të tij na lumturojnë, na nderojnë dhe na bëjnë krenarë të gjithëve. Ata janë jo vetëm model frymëzimi për gjeneratat e reja, por edhe ambasadorët tanë më të mirë në botë.
Duhet t’u jemi përherë mirënjohës dhe mbështetës të gjithë sportistëve elitarë kuqezinj si Brikeni, të cilët e lartësojnë flamurin dhe imazhin e Shqipërisë, aty ku faqezinjtë e politikës sonë nuk kanë arritur dot.

Jam i bindur se sukseset më të mëdha të Kampionit tonë të peshëngritjes do të jenë ato të radhës.

© Panorama.al
 
Juno

ALBSYSTEM
Mesazhe
27,796
U dha medalje nderi?

Temen e semes, vetem une nuk kam marre medalje deri me tani. Por me keto ritme eshte e sigurt qe do me vije radha dhe mua shume shpejt.

O president, o president, o president ku je?

Cit. Stresi
 
iMp4Ct

What?
VIP I FORUMIT
Mesazhe
16,395

Ky ka dhene medalje kot me kot por Brikeni e meriton.
E ka nderu Shqiperine duke sjell medalje thuajse gjithmone. Une e njoh Brikenin personalisht qe nga hapat e para dhe vertete ka sakrifiku goxha e ka punu super shume ne kushte cope cope per te arrit ketu ku eshte.
 
Nuk kam gje me Brikenin por me presidentin qe me keto ritme te ndarjes se medaljeve do me bjeri dhe mua radha ta marr nje.
 
iMp4Ct

What?
VIP I FORUMIT
Mesazhe
16,395
Nuk kam gje me Brikenin por me presidentin qe me keto ritme te ndarjes se medaljeve do me bjeri dhe mua radha ta marr nje.
Puna dekoratave eshte qesharake pastaj. Mos i humb shpresat gjithsesi. Mund ta marresh dhe ti nje dekorate te tipit "Punetor dhe admin i paepur i forumeve dhe chateve shqipfolese".
 
Juno

ALBSYSTEM
Mesazhe
27,796
Puna dekoratave eshte qesharake pastaj. Mos i humb shpresat gjithsesi. Mund ta marresh dhe ti nje dekorate te tipit "Punetor dhe admin i paepur i forumeve dhe chateve shqipfolese".

Flm per fjalet e bukura.

Me rrodhen ne faqe 2 pika loti.🤣
 
Juno

ALBSYSTEM
Mesazhe
27,796
Çpune ka ajo me lotet e mi.

Lotet mi shkaktuan fjalet e tua te embla 🤣
 
Top