Vdekjet tragjike ndodhën brenda hapësirës prej vetëm 48 orësh në komunën e Barbosa, në zonën kolumbiane të Santanderit në veriperëndim.
Loja përfshin shtimin e një numri telefoni që thuhet se i përket “Momo” – një avatar i tmerrshëm me një fytyrë zog-grua, me sy të fryrë – i cili më pas dërgon një seri sfidash dhe kërcënimesh që përfundojnë me një kërkesë që lojtari bën vetëvrasje.
Nëse lojtarët nuk i plotësojnë sfidat e kërkuara, thuhet se ata kërcënohen me mallkimin me një ‘magji të keqe”, shkruan DailyMail.
Mediat lokale raportojnë se trupi i djaloshit 16 vjeçar u gjet i pari dhe besohet se e njihte vajzën 12-vjeçare.
Ai njoftohet se e ka kaluar lojën e Momo, para vdekjes së tij.
Brenda 48 orësh, edhe ajo u gjet e vdekur. Është raportuar se ajo u gjet nga të afërmit e varur nga një gardërobë./lajmifundit.al
The post PRINDËR KUJDES! Pas “Balenës Blu”, kjo është loja e re që po i çon fëmijët në vetëvrasje (FOTO) appeared first on Lajmi i Fundit.