Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pritet që këto vullkane të shpërthejnë së shpejti!

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Të paktën 1,500 vullkane mendohet se kanë shpërthyer këto 10,000 vitet e fundit.

Të dish me saktësi se kur do të shpërthejë një vullkan është shumë e vështirë për ta përcaktuar, por shenjat treguese si rritja e nivelit të dioksidit sulfurik, ose rritja në mënyrë të papritur e tërmeteve dhe e dridhjeve të tokës janë faktorë të rëndësishëm tregues.

Më poshtë do t’iu njohim me vullkanet që kanë “radhën” për të shpërthyer.

Vullkani “Ol Doinyo Lengai”, Tanzani (Mali i Zotit)

Vullkani “Ol Doinyo Lengai”, sipas popullit Massai në Tanzani i njohur si Mali i Zotit, po tregon shenja të një shpërthimi të pashmangshëm. Vullkani është nën kontrollin e vazhdueshëm të ekspertëve. Shpërthimi i vullkanit do të ishte katastrofike jo vetëm për banorët vendas, por edhe për vlerat historike që ky vend mbart.

Mali Agung, Bali

Në Tetor pati paralajmërime se shpërthimi i vullkanit në malin Agung ishte i pashmangshëm. Kjo sepse vazhdimisht janë regjistruar dridhje të shumta të tokës. Shpërthimi i fundit i vullkanit ndodhi në vitin 1963 dhe la të vdekur më shumë se 2,000 persona.

maunt-agun.jpg


Vullkani “Hekla”, Islandë

Islanda është një nga vendet më vullkanikë në të gjithë botën dhe vuan nga shpërthimet e tërmeteve çdo tre ose shtatë vjet.

Shpërthimi i fundit ndodhi në vitin 2010, kur shpërtheu vullkani “Eyjafjallajökull” që la të paralizuar transportin ajror në Europë për shkak të hirit vullkanik, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej katër miliard dollarësh.

Sipas shkencëtarëve “radhën” e ka Hekla, që ndryshe njihet si “Porta e Ferrit”. Vullkani ka shpërthyer mesatarisht çdo 10 vjet që nga viti 1970 dhe është në gjendje të fjetur që prej Shkurtit të vitit 2010.

hekla.jpg


Vullkani “Katla”, Islandë

Shkencëtarët e kanë vëzhguar prej kohësh “Katlan” që konsiderohet si “motra” e madhe e “Heklas”.

Shpërthimi i fundit i vullkanit ka ndodhur 99 vjet më parë.

10 shpërthimet e fundit të “Katlas” kanë ndodhur midis Shtatorit dhe Nëntorit. Për shkak se rrethohet nga akuj, vullkani do t’i shkrinte ato dhe do të shkaktonte përmbytje në zonat përreth.

katla.jpg


“Öræfajökull”, Islandë

Më 20 Nëntor 2017, ekspertët kanë paralajmëruar se “Öræfajökull” mund të jetë gati për të shpërthyer.

Shpërthimi i fundit i tij ka ndodhur në vitin 1727. Mali i mbuluar me dëborë është vullkani më i madh në Islandë.

orefajokull.jpg


Vullkani “Cumbre Vieja”, Ishujt Kanarie

Ishulli i La Palma u trondit nga dhjetëra tërmete brenda 48 orëve, duke shtuar frikën se Cumbre Vieja është gati për të shpërthyer.

Herën e fundit që vullkani ka shpërthyer ndodhi në vitin 1971.

cumbre-vieja.jpg


Vullkani “Mauna Loa”, Hauai

“Mauna Loa” është vullkani aktiv më i madh në të gjithë botën. Vullkani shpërthen në mënyrë të vazhdueshme. Në shekullin e 20 ka shpërthyer 10 herë.

Që nga viti 2013, “Mauna Loa” po kthehet pak nga pak të lëvizë sepse informacionet tregojnë rritjen e vazhdueshme të numrit të tërmeteve.

Shpërthimi më i madh i këtij vullkani ka ndodhur në 1950-n dhe zgjati 23 ditë. Pavarësisht se nuk vdiq njeri, u shkarkua, afërsisht 376 milionë metër kub llavë, duke shkatërruar një fshat të tërë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.