Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Proze nga Harrakati

Harrakati

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nën 29, 2020
Mesazhe
1,058
Gjeneza e Sirenave

Njehere e nje kohe,ne ishullin e Maltes,banonte nje djale i vogel me gjyshen e tij. Ata ishin te varfer dhe te uritur ,dhe cdo nate gjyshja do ti tregonte djalit historinë e peshkut te arte te thellesive per ta vene ne gjume. Nje dite gjyshja i tha djalit se ajo do te udhetonte ne nje toke te larget,dhe,per shkak se ishte shume e moshuar,ndofta nuk do te kishte kohe te mjaftueshme per tu kthyer. Perpara se te ikte,ajo e paralajmeroi djalin qe te mos behej peshkatar,dhe te mos shkonte pas peshkut te arte.Pastaj ajo u largua,dhe nuk u kthye me. Kur djali u rrit,ai bleu nje varke,nje rrjete,dhe shkoi te gjuante peshkun e arte. Diten e pare ai kapi shume peshq,por asnje prej tyre nuk ishte i arte,dhe ai ja dhuroI te gjithe peshqit e tij te varferve. Peshkataret e tjere e tallen per ate qe beri. Por te nesermen njerezit e pasur u mblodhën rreth varkes se tij,i shtyne tutje te varferit,dhe i moren per vete peshqit e djalit. Kur peshkataret e tjere e pane cfare ndodhi,ata u zemeruan,dhe e ndaluan djalin te peshkonte perseri. Ata e nxorren varken e tij ne breg,dhe djali u kthye ne kasollen e tij. Ate nate,teksa po gatuante peshkun e fundit te mbetur,djali degjoi nje trokitje ne dere. Ai e hapi,dhe pa perpara tij nje grua te vjeter. Gruaja i ngjante shume gjyshes se tij te humbur,por djali prej kohesh e kishte harruar gjyshen e tij.

"Kush jeni ju ?",tha djali.

"Une jam nje plake e pastrehe,me lini te hyj brenda",tha gruaja e vjeter.

Djali e lejoi. Kasollja vinte nje ere te mire peshku te skuqur.

"Une jam nje plake e uritur,me jepni dicka per te ngrene",tha gruaja e vjeter.

Djali mori peshkun e skuqur dhe ja dha gruas,dhe me te vertete ajo ishte shume e uritur,sepse pas pak e gllaberoi te gjithe peshkun.

"Ju jeni nje djale zemermire",tha gruaja e vjeter,"kerkoni gjithshka qe deshironi,dhe une do tjua jap".

"Une dua te kap peshkun e arte",tha djali pa u menduar dy here.

Gruaja buzeqeshi.

"Nese une vdes sonte,nese ju e hidhni trupin tim ne uje,nese i hidhni rrjetat ne te njejtin vend,dhe nese prisni deri ne mengjes,atehere me siguri qe keni per ta kapur peshkun tuaj ,o djale zemermire. Por,mos i prekni luspat e peshkut,mos u dashuroni pas peshkut,dhe mos e ndiqni pas ate".

Pasi tha keto fjale,gruaja e vjeter ra te flinte. Djali rrembeu nje thike,e therri gruan,pastaj mori varken e tij dhe lundroi shume larg. Kur u bind se peshkataret e tjere nuk po e ndiqnin,ndaloi dhe e hodhi trupin dhe rrjetat ne te njejtin vend,ashtu sic kishte thene plaka. Priti deri ne mengjes,pastaj i ngriti rrjetat dhe pa nje peshk te madh me luspa te arta.

"Ju lutem,me lini te shkoj",tha peshku.

"Nese ju le te shkoni,cfare do te me jepni ne kembim?",tha djali.

"Do tju jap nje prej luspave te mija te arta",tha peshku.

Djalit ju kujtua qe gruaja e vjeter e kishte paralajmeruar te mos i prekte luspat. Por ato ishin prej ari,dhe ai ishte i varfer. Keshtu djali i preku luspat,dhe befas lakmia e pushtoi,dhe mori thiken dhe i hoqi te gjitha luspat nje e nga nje. Kur mbaroi e perplasi peshkun ne barke,dhe i mblodhi luspat e arta ne nje thes. Tani ishte i pasur. Pak me vone,kur e mori uria,u kthye te hante peshkun,dhe pa qe peshku ishte transformuar ne nje grua lakuriqe dhe shume te bukur. Djali mori rrjeten dhe e mbuloi gruan.

"Kush jeni ju?",tha djali.

"Une jam mbreteresha e thellesive ",tha gruaja,"mbreteria ime ndodhet dhjete mije metra nen sipërfaqen e detit. Une jetoj atje me popullin tim,dhe ne hame trupat e njerezve te mbytur. Kete nate me ra era mish njeriu,dhe u ngrita nga thellesite".

"A do te me hani edhe mua",tha djali.

"Jo",tha mbreteresha,"sepse tani qe kam humbur luspat e mija te arta jam bere njeri,dhe nuk mund te ha mish njeriu,dhe nuk mund te kthehem ne mbreterine time sepse peshqit e tjere do te me hanin. Por,ne tri dite,luspat e mija te arta do te shfaqen perseri,dhe une do te kthehem ne mbreterine time. Deri atehere,rri me mua or djale",dhe vuri krahet rreth qafes se tij,dhe e puthi.

Keshtu djali qendroi me te ,dhe ajo ishte e bukur,dhe djali u dashurua me te,edhe pse gruaja e vjeter e kishte paralajmeruar te mos e bente. Ata jetuan se bashku ne barke per tri dite,dhe mbreteresha e thellesive lindi dy binjake. Binjaket dukeshin si njerez,por kishin bishta peshku.

"Keta jane femijet e mij. Do ti quaj Sirena",tha mbreteresha,dhe i hodhi te porsalindurit e saj ne uje.

Pas tri ditesh trupi i mbretereshes u mbulua i gjithi nga luspa te arta.

"Une duhet te kthehem ne mbreterine time tani",tha mbreteresha,"mirupafshim i dashuri im,dhe te lutem mos me ndiq",dhe u hodh ne det,dhe u shnderrua perseri ne nje peshk.

Djali,marrezisht i dashuruar me mbretereshen,u hodh pas saj,por mbreteresha e kafshoi dhe i preu kembet. Tani ai nuk mund ta ndiqte me,dhe keshtu u kthye ne barken e tij,teksa mbreteresha u zhduk ne thellesi. Ata nuk e pane me kurre njeri-tjetrin.

Kohe me vone, fjalet per shfaqjen e disa krijesave te cuditshme gjysme njeri e gjysem peshk,nisen te qarkullojne ne te gjithe ishullin.

"Une i pashe zoteri",tha nje sherbetor,teksa i sherbente caj te zotit te tij te pasur," Ishin dy,nje vajze dhe nje djale.Kishin bishta peshku. Me buzeqeshen,dhe pastaj u zhduken nen uje. Betohem se ato ekzistojne".

"E di qe ekzistojne",tha zoteria i pasur,"sepse une jam babai i tyre",dhe pasi e piu shpejt e shpejt cajin,e urdheroi sherbetorin ti sillte kembet e tij te drunjta.

"Nuk me keni treguar asnjehere se si i kini humbur kembet,zoteri",tha sherbetori.

"Uluni prane meje,dhe une do tju tregoj",tha zoteria.

Dhe sherbetori u ul prane tij,dhe zoteria i tregoi historinë qe sapo lexuat.



Fund.
Admir Ninta,dhjetor 2019.
 
Last edited by a moderator:
Pesë Shoket

(Alegoria e luftes per pushtet... )


Shume kohe me pare,perpara se njerezit te krijoheshin,pese kafshe jetonin mbi rruzullin tokesor.Qeni,dhelpra,lepuri,miu,dhe milingona. Ata ishin shoke te mire,por per fat te keq,sejcili prej tyre kerkonte te behej sundimtar i Tokes.

"Une jam kafsha me e fuqishme",tha qeni,"une duhet te jem sundimtari".

"Ti je me i fuqishem,por une jam me dinake" tha dhelpra,"une duhet te jem sundimtari".

"Ju jeni te fuqishem dhe dinake,por une jam me i shpejte",tha lepuri,"une duhet te jem sundimtari".

"Ju jeni te fuqishem,dinake dhe te shpejte,por une jam me i zgjuar",tha miu,"une duhet te jem sundimtari".

Milingona nuk fliste. Per shkak se ishte teper e vogel,askush nuk e shihte ate si nje rival. Grindja shkoi gjate,dhe ,meqenese te pese miqte nuk donin te luftonin me njeri-tjetrin,ata vendosen te udhetonin per ne Malin e Tomorrit,te gjenin Perendine dhe ti kerkonin te caktonte njerin prej tyre si sundimtar. Qeni,dhelpra,lepuri dhe miu nuk moren ushqime me vete,ndersa milingona mori pese kokrra gruri. Miqte udhetuan gjithe diten,dhe kur erdhi mbremja gjeten nje vend te bukur dhe rane per te fjetur. Por lepuri nuk mund te flinte. Ai ishte shume i uritur. Nderkohe milingona aty prane,po pertypte nje kokerr gruri. Lepurit i shkuan jarget.

"Une jam shume i uritur",tha lepuri,"nese nuk do te gjej dicka per te ngrene,me siguri kam per te ngordhur nga uria dhe nje nga miqte e mij do te behet sundimtar. Nuk kam zgjedhje tjeter,duhet te ha nje nga miqte e mij".

Meqenese qeni ishte teper i madh,dhelpra teper dinake,dhe milingona teper e vogel per ta ushqyer,lepuri hengri miun.Te nesermen ,kur miqte e tjere u zgjuan,ata pane se miu ishte zhdukur.

"Cfare ndodhi me miun?",tha qeni.

"Ai me siguri ja ka mbathur",tha dhelpra.

"Tradhetari",tha lepuri.

Edhe pse milingona kishte pare gjithshka ,ajo nuk foli.

Naten e dyte,qeni dhe lepuri rane te flinin,teksa dhelpren nuk e zinte gjumi. Ishte shume e uritur. Nderkohe,milingona aty prane,po pertypte nje kokerr gruri.

"Une jam shume e uritur",tha dhelpra,"nese nuk do te ha dicka,kam per te ngordhur nga uria,dhe nje nga miqte e mij do te behet sundimtar. Nuk kam zgjedhje tjeter,duhet te ha nje nga miqte e mij".

Meqenese qeni ishte teper i madh,dhe milingona teper e vogel per ta ushqyer,dhelpra hengri lepurin. Te nesermen,kur qeni u zgjua nga gjumi,ai pa se lepuri ishte zhdukur.

"Cfare ndodhi me lepurin?",tha qeni.

"Ai me siguri eshte kthyer ne shtepi",tha dhelpra.

"Frikacaku",tha qeni.

Edhe pse milingona kishte pare gjithshka,ajo nuk foli.

Naten e trete dhelpra ra te flinte,teksa qeni vinte verdalle i uritur. Nderkohe ,milingona aty prane,po pertypte nje kokerr gruri. Qenit i shkuan jarget.

"Une jam shume i uritur",tha qeni duke u lepire,"nese nuk do te ha dicka,do te ngordh nga uria,dhe nje nga miqte e mij do te behet sundimtar. Une nuk kam zgjedhje tjeter,me duhet te ha nje nga miqte e mij".

Meqenese milingona ishte teper e vogel per ta ushqyer,qeni hengri dhelpren. Milingona pa gjithshka,por nuk foli.

Naten e katert qenin e mori perseri uria,dhe vendosi te hante milingonen,por milingona u fsheh nen toke. Qeni nisi te germonte,duke shpresuar te gjente milingonen,por milingona hapi nje tunel dhe rreshqiti pas qenit. Nderkohe qeni vazhdonte te germonte e te germonte,dhe beri nje grope aq te thelle,sa tani ai nuk mund te dilte me prej andej.

"Ah,sikur miqte e mij te ishin ende gjalle. Ata me siguri do te me ndihmonin",tha qeni me deshperim.

Befas,ai e pa milingonen tek hyrja e gropes,dhe i lehu per ndihme,por milingona i ktheu shpinen qenit dhe vazhdoi rrugen. Kur mberriti ne Malin e Tomorrit,Perendia u shfaq perpara saj

"Ju ishit pese kur e filluat udhetimin,dhe tani je vetem ti. Ku jane kater te tjeret",tha Perendia.

Milingona foli dhe i tregoi gjithshka.

"Ti u tregove me e zonja,milingone e vogel",tha Perendia,"ti mbijetove,dhe si shperblim nga tani e tutje ti do te sundosh token. Por per shkak se nuk fole kur miqte e tu u masakruan,dhe e braktise qenin ne grope,nga tani e tutje do te hapesh gropa dhe do te jetosh brenda tyre ne perjetesi. Ne terr do te lindesh dhe ne terr do te ngordhesh,derisa une te jem Perendia. Shko tani ,milingone e vogel,dhe kujtohu se ata qe i hapin gropen shokut,bien vete brenda".

Dhe keshtu qe nga ajo dite ,milingonat u shtuan ne numer ,u bene sundimtaret e Tokes,dhe jetuan ne gropat e tyre ne perjetesi.
 
Last edited by a moderator:
Nese do nje Alegori spektakolare lexo "Ferma e Kafsheve" nga George Orwell!
Miku im,andej e kam marre frymezimin. Milingona e vogel eshte Stalini,nje njeri i shkurter,i vogel,gjithmone i nenvleftesuar,i cili merr pushtetin...
 
Miku im,andej e kam marre frymezimin. Milingona e vogel eshte Stalini,nje njeri i shkurter,i vogel,gjithmone i nenvleftesuar,i cili merr pushtetin...
Tek libri ,autori e personifikon Stalinin me nje "Derr" te cilin e quante Napoleon??
 
Te te tregoj historine e Stalinit dhe pules?!
 
Një ditë bashkëpunëtorët e Stalinit, të shqetësuar për zhvillimin e revolucionit rus dhe para vuajtjeve që po kalonin njerëzit, iu afruan diktatorit për të shprehur shqetësimin e tyre dhe i kërkuan që të bënte me ta një takim për të gjetur zgjidhje. Stalini, i cili i priti në shtëpinë e tij, i ftoi të hynin në oborrin e shtëpisë, ku ai kishte disa pula. Pa thënë asnjë fjalë, diktatori mori njërën prej tyre, e shtrëngoi fort dhe pak e nga pak filloi ta rrjepë atë të gjallë, pa i bërë aspak përshtypje dhimbja dhe vuajtja që po vuante e shkreta kafshë.

Sapo mbaroi së rrjepuri të tërën, e la në tokë, ashtu të copëtuar, të trembur nga i ftohti dhe të frikësuar nga vuajtjet që sapo kishte kaluar. Diktatori u largua prej saj, mori një grusht gruri në dorë dhe filloi ta hidhte grurin, pak nga pak, pranë këmbës së tij. Pula, pavarësisht vuajtjeve që kishte pësuar, vrapoi me shpejtësi, duke iu afruar për të ngrënë grurin që Stalini po hidhte gradualisht pranë këmbëve të tij. Udhëheqësi sovjetik shikoi bashkëpunëtorët e tij dhe iu tha: “Ja, kaq e thjeshtë është të qeverisësh budallenjtë. A e patë se si më ndoqi pula pavarësisht dhimbjes që unë i shkaktova asaj? Kështu janë shumica e popujve, pavarësisht dhimbjes që iu shkaktojnë qeveritarët e tyre dhe politikanët, i ndjekin ata për faktin e thjeshtë sepse marrin një lëmoshë ose një kothere bukë për të shuar urinë për një ose dy ditë”.
 
Një ditë bashkëpunëtorët e Stalinit, të shqetësuar për zhvillimin e revolucionit rus dhe para vuajtjeve që po kalonin njerëzit, iu afruan diktatorit për të shprehur shqetësimin e tyre dhe i kërkuan që të bënte me ta një takim për të gjetur zgjidhje. Stalini, i cili i priti në shtëpinë e tij, i ftoi të hynin në oborrin e shtëpisë, ku ai kishte disa pula. Pa thënë asnjë fjalë, diktatori mori njërën prej tyre, e shtrëngoi fort dhe pak e nga pak filloi ta rrjepë atë të gjallë, pa i bërë aspak përshtypje dhimbja dhe vuajtja që po vuante e shkreta kafshë.

Sapo mbaroi së rrjepuri të tërën, e la në tokë, ashtu të copëtuar, të trembur nga i ftohti dhe të frikësuar nga vuajtjet që sapo kishte kaluar. Diktatori u largua prej saj, mori një grusht gruri në dorë dhe filloi ta hidhte grurin, pak nga pak, pranë këmbës së tij. Pula, pavarësisht vuajtjeve që kishte pësuar, vrapoi me shpejtësi, duke iu afruar për të ngrënë grurin që Stalini po hidhte gradualisht pranë këmbëve të tij. Udhëheqësi sovjetik shikoi bashkëpunëtorët e tij dhe iu tha: “Ja, kaq e thjeshtë është të qeverisësh budallenjtë. A e patë se si më ndoqi pula pavarësisht dhimbjes që unë i shkaktova asaj? Kështu janë shumica e popujve, pavarësisht dhimbjes që iu shkaktojnë qeveritarët e tyre dhe politikanët, i ndjekin ata për faktin e thjeshtë sepse marrin një lëmoshë ose një kothere bukë për të shuar urinë për një ose dy ditë”.
Me ngjan se ne kete rast,Stalini paska thene nje te vertete. Ai njeri i lig ishte ,por idiot nuk ishte.
 
Kater Fasulet

Njëherë e një kohë ,në një mbretëri të largët jetonin dy princesha të vogla,njëra pesë vjece dhe tjetra tri vjece.Princesha e vogël ishte e bukur ,me flokë të verdha,fytyrë të rrumbullakët dhe dhëmbë të rregullt shumë të bardhë.Princesha e madhe ishte e shëmtuar,me flokë të errët,me një fytyrë trekëndore dhe me ca sy të dalë që trembnin të mëdhenj e të vegjël.Për shkak se në pallatin mbretëror bukuria cmohej mbi cdo gjë tjetër,dhe pas shumë kërkesave nga populli,prindërit e tyre vendosën ta mbyllin princeshën e shëmtuar në një kullë,edhe të mbanin pranë fronit vetëm princeshën e bukur.Pas ca kohësh,ata vdiqën,dhe princesha e vogël u zgjodh mbretëreshë.Ajo vendosi ta lironte motrën e saj nga robëria,por në vend që të tregohej mirënjohëse, motra e madhe,e cila e kishte kaluar gjithë fëmijërinë duke studiuar libra magjie,e mallkoi motrën e saj të vogël
‘’Unë humba gjithë fëmijërinë time,’’tha magjistarja’’,por ti o motra ime nuk do të kesh kurrë një fëmijë’’.
Mbretëresha u dëshpërua.Ajo thirri në pallat gjithë mjekët dhe magjistarët e mbretërisë ,por askush prej tyre nuk mundi ta thyente mallkimin.E zemëruar,mbretëresha u dha urdhër rojeve që tu prisnin kokat të gjithëve.Një ditë prej ditësh një parukiere u shfaq në oborrin e pallatit.Ajo kishte dëgjuar për mallkimin ,edhe u kërkoi rojeve të pallatit që ta conin tek mbretëresha ,sepse ajo dinte si ta zgjidhte mallkimin.Kur e cuan përpara mbretëreshës,parukierja nuk u përkul ashtu sic bënin të gjithë,por qëndroi në këmbë dhe buzëqeshi.Mbretëresha nuk i dha rëndësi.
‘’Ju keni thënë se mund ta zgjidhni mallkimin’’,tha ajo ,duke i hedhur parukieres një vështrim mospërfillës.
‘’Po madhëria juaj’’,tha parukierja,’’unë mund ta zgjidh mallkimin e shterpësisë’’.
‘’Mjekët dhe magjistarët më të mirë të mbretërise nuk mundën ta zgjidhin këtë mallkim’’,tha mbretëresha’’,dhe unë ju preva kokën.Edhe juve do tju ndodhi e njëjta gjë nëse dështoni,por nëse ja dilni mbanë dhe më clironi nga mallkimi,atëherë do tju jap gjithe arin dhe argjendin që ndodhet në thesarin
tim”.
‘’Ndajeni arin dhe argjendin në popull ,madhëria juaj ’’,tha parukierja,dhe pastaj nxorri nga canta tri fasule, një në ngjyrë të bardhë, një në ngjyrë të verdhë ,dhe një në ngjyrë blu.
‘’Fasulja e bardhë’’ ,tha parukierja,sepse fëmija do të ketë lëkurë të bardhë,fasulja e verdhë,sepse fëmija do të ketë flokë të verdha,dhe fasulja blu sepse fëmija do te jetë prej gjaku blu’’.
Parukierja i futi të trija fasulet në flokët e mbretëreshës,dhe pasi i mblodhi
flokët në formë lëmshi, i lidhi me një fjongo.
‘’Mbajini flokët të lidhura për nëntë muaj,madhëri, dhe pas nëntë muajsh,kur unë të jem kthyer sërish,do të festojmë lindjen e fëmijës suaj’’,tha parukierja ,’’dhe pastaj rrëmbeu cantën e saj dhe u zhduk. As rojet dhe as mbretëresha nuk e panë se nga iku.
Mbretëresha ,duke menduar se parukierja ishte tallur me të,dha urdhër ta gjenin dhe ti prisnin kokën.Pastaj thirri shërbëtorët dhe i urdhëroi ta zgjidhnin lëmshin e flokëve,por fjongoja ishte lidhur kaq fort,sa askush nuk mundi që ta zgjidhte.Kur dikush tentoi ta priste fjongon me thikë,thika u kthye dhe vetë në një fjongo.Në fund,mbretëresha u dorëzua,dhe vendosi të priste derisa të kthehej sërish parukierja.
Atë natë ,pasi mbretëresha dhe shërbëtorët ranë të flinin,ndërsa rojet po dremisnin përpara dyerve,motra e saj magjistare hyri nga dritarja e hapur e dhomës së gjumit,ju afrua mbretëreshës, dhe futi një fasule të zezë brenda flokëve të saj.
‘’Fasule e zezë,si fati i kësaj fëmije’’,tha ajo,dhe pastaj u zhduk përsëri andej nga kishte ardhur.
Pas nëntë muajsh lëmshi i flokëve ishte rritur dhe rënduar ,dhe atëherë parukierja u shfaq përsëri, e zgjidhi lëmshin,dhe pa brenda tij një fëmijë të vogël.Fëmija ishte vajzë,dhe shumë e bukur,me lëkurë të bardhë,dhe flokë të verdha.Por ,flokët e fëmijës ishin të lidhur me flokët e nënës.Në fakt,ato ishin të njëjtat flokë.Mbretëresha,që donte ta shihte fëmijën,i kërkoi parukieres që ti priste flokët,dhe ta ndante fëmijën prej saj.
‘’Kurrsesi mos i prisni flokët ,madhëri’’,tha parukierja’’,sepse motra juaj e madhe ju ka mallkuar sërish.Flokët tuaj janë një flok i vetëm tani,ashtu sic është një edhe jeta juaj .Nëse i prisni flokët,do ta ndani jetën tuaj në dysh,dhe atëherë ju edhe bija juaj do të vdisni.Dhe ,nëse një ditë njëra prej jush do të vdesi,edhe tjetra do të vdesi’’.
Mbretëresha u dëshpërua,por nuk pati c’të bënte.Meqënëse ajo nuk mund të kujdesej dot për fëmijën ,caktoi parukieren si dadon e saj,dhe i urdhëroi rojet tja lidhnin këmbën pas krevatit,që të mos ja mbathte.Kështu parukierja qëndroi në pallat dhe u kujdes për princeshën e vogël.

Vitet kalonin njëri pas tjetrit.Rritej princesha, rriteshin edhe flokët e saj.Tashmë ato ishin aq të gjata ,sa princesha e vogël mund të dilte deri tek dera e dhomës,por nuk shkonte dot më tej sepse flokët tendoseshin,dhe ajo shtyhej prapa.Ndërkohë ,mbretëresha kish dhënë urdhër që litari me të cilin parukierja ishte lidhur pas krevatit,të zgjatej po aq sa dhe flokët e princeshës. Pasi kaluan edhe disa vjet,flokët ishin rritur aq shumë,sa princesha mund të dilte deri tek porta e pallatit,por jo më tej.Pastaj erdhi një ditë dhe mbretëresha ra na shtrat e sëmurë.
‘’Unë po vdes’’,i tha mbretëresha parukieres ,’’a mund ta ndani vajzën time prej meje,që ajo të mund të jetoj’’?
‘’Unë nuk kam aq fuqi,madhëria juaj’’,tha parukierja’’,por di një rrugë për tju shpëtuar.Ekziston një ujëvarë e cila quhet ujëvara e jetës.Ujët e saj ,që zbret nga qielli, shëron cdo sëmundje dhe magji.Bija juaj duhet të shkojë poshtë ujëvarës,dhe ujët që do të zbresi nga lart,do ti ndajë flokët më dysh.Kështu mallkimi do të thyhet, dhe ju do të jetoni’’.
Meqënëse flokët ishin rritur mjaftueshëm,princesha vendosi të nisej për të kërkuar ujëvarën e jetës.Ajo udhëtoi tri ditë,dhe më në fund e gjeti ujëvarën dhe rendi drejt saj,por befas flokët u tendosën,dhe princesha u tërhoq prapa.Me siguri flokët kishin ngecur diku,dhe princesha u kthye prapa,dhe pa se dikush i kishte lidhur flokët e saj në një degë peme.Princesha hypi në pemë,dhe u përpoq ti arrinte flokët,por dega ishte shumë lart.Pasi ra nata, princesha zbriti në tokë,u mbulua me flokët e saj,dhe ra në gjumë.Ditën tjetër,një druvar i cili kishte ndjekur udhën e flokëve,e gjeti princeshën.
‘’Kush jeni ju?’’,tha druvari.
‘’Unë jam një princeshë’’,tha ajo,’’u nisa të kërkoja ujëvarën e jetës,dhe e gjeta,por dikush i lidhi flokët e mija pas degës së kësaj peme,dhe unë tani nuk mund ta arrij ujëvarën.Nese më ndihmoni,do tju jap flori dhe argjend’’.
Posa dëgjoi fjalët flori dhe argjend,druvari nuk priti asnjë cast,por nxorri sëpatën, dhe shpejt e shpejt e preu trungun e pemës.Princesha i zgjidhi flokët ,dhe vrapoi tek ujëvara së bashku me druvarin,por për fat të keq ujët e ujëvarës kishte ngrirë.Druvari nxorri një thikë,preu një copë akulli ,e mprehu mirë e mirë ,dhe pastaj i preu flokët e princeshës.Mallkimi u zgjidh ,dhe princesha nuk vdiq,por flokët u zhdukën dhe princesha humbi kujtesën.Tani ajo nuk mbante mend asgjë.Druvarit i erdhi keq për princeshën,dhe vendosi ta merrte në shtëpinë e tij.Dhe kështu princesha shkoi në shtëpinë e druvarit.Ai kishte një djalë,dhe djali u dashurua me princeshën.Pasi princesha tashmë nuk mbante mend as emrin e saj,druvari i dha një emër tjetër ,dhe pak më vonë e martoi me të birin.
Një ditë,teksa po lante rrobat në një govatë druri,princesha,e cila tashmë ishte bërë një vajzë e re, vuri re një plakë që po afrohej.Plaka nuk ishte askush tjetër vec parukierja e vjetër,e cila i kishte premtuar mbretëreshës se nëse e lironte,ajo do ta gjente vajzën e saj të humbur.Mbretëresha e kishte liruar,dhe parukierja ishte nisur në kërkim të princeshës.Kur e pa vajzën e re tek lante rrobat,ajo e njohu menjëherë,dhe u afrua dhe e përshëndeti.Vajza mendoi se kjo plakë e vjetër do të ishte e lodhur,dhe e ftoi të pushonte në kasollen e saj.
‘’Faleminderit’’,tha parukierja plakë,’’nëse më lejoni të qëndroj me ju sonte,nesër do tju jap flori dhe argjend’’.
Në mbrëmje druvari dhe djali i tij u kthyen nga pylli, dëgjuan fjalët flori dhe argjend,dhe i thanë plakës se ajo mund të qëndronte në kasollen e tyre deri nesër në mëngjes.Teksa vajza po shtronte darkën,parukierja fshehu një thikë brenda bukës.Kur vajza e theu bukën më dysh,thika i preu dorën ,dhe rrodhi gjak blu.Vajza u tmerrua,por druvari e qetësoi,dhe pastaj i tregoi gjithë historinë.Të nesërmen vajza dhe parukierja plakë u kthyen në pallat,por sapo mbërritën tek porta ,parukierja,e cila trembej se mbretëresha do ta lidhte përsëri pas krevatit,u zhduk pa lënë gjurmë.Vajza priti më kot që parukierja të kthehej,dhe pastaj shtyu portën,dhe hyri në pallat.Në sallën kryesore ajo pa një mal me vajza të lidhura këmbë e duar.Ato e kishin gënjyer mbretëreshën,duke u paraqitur si bija e saj e humbur.Mbretëresha nuk e mbante mend të bijën,por e dinte se bija kishte gjak blu,ndaj i kish dhënë urdhër doktorit që tu priste mishin vajzave.Pasi asnjëra prej tyre nuk ishte gjak blu,ajo kishte urdhëruar ti lidhnin këmbë e duar dhe ti flaknin njëra mbi tjetrën.Teksa vajza po kundronte atë skenë të frikshme, rojet e pallatit ja behën në cast,e kapën dhe e cuan përpara mbretëreshës.
‘’Kush jeni ju’’,tha mbretëresha,’’cfarë kërkoni në pallatin tim?’’.
‘’Një grua plakë më ka thënë se unë jam bija juaj e humbur’’,tha vajza,’’ajo më solli deri tek porta e pallatit dhe pastaj u zhduk.Prita që të kthehej,por ajo nuk u kthye më,dhe atëherë shtyva portën dhe hyra në pallat’’.
Mbretëreshës përnjëherësh i shkoi mendja tek parukierja.Kishin kaluar shumë vite qysh se ajo ishte zhdukur,pasi i kishte premtuar se do tja gjente të bijën.
‘’Bija ime e humbur ka gjak blu’’,tha mbretëresha ,’’unë do të thërras tani doktorin,dhe ai do tju presi mishin.Nëse gjaku juaj është blu,atëherë do ti liroj të gjitha vajzat,dhe do tju jap ar dhe argjend.Por ,nëse gjaku juaj është i kuq,atëherë do tju pres kokën juve,dhe pas jush gjithë vajzave të tjera’’.
Pas këtyre fjalëve ,mbretëresha i dha urdhër mjekut të saj që ta conte vajzën në dhomën tjetër,dhe ti priste mishin.Doktori e preu mishin e vajzës,dhe gjak blu rrodhi prej andej.Por doktori,i cili nuk ishte askush tjetër vecse magjistarja e ligë,e derdhi përtokë gjakun blu,dhe preu mishin e vet dhe e mbushi gotën me gjak të kuq.Pastaj ja coi gotën mbretëreshës,dhe ajo dha urdhër ti prisnin kokën vajzës.Kur erdhi dita e e ekzekutimit,gjithë populli u mblodh përpara pallatit.Xhelati ngriti sëpatën mbi kokën e vajzës,por në atë moment parukierja plakë doli me shpejtësi pas tij,dhe i preu kokën me thikë.Koka ra përtokë dhe u transformua në kokën e magjistares.Pas kësaj parukierja i preu mishin vajzës,dhe gjak blu rrodhi prej andej.I gjithë populli e njohu princeshën,dhe brohoriti,kurse mbretëresha kërceu nga froni dhe e përqafoi të bijën.Pastaj urdhëroi të zgjidheshin të gjitha vajzat dhe tu jepej ar dhe argjend.
Princesha nuk e harroi druvarin dhe të birin e tij,dhe u kthye sërish në kasollen e vogël.Ajo e bëri princ djalin e druvarit,dhe e mori me vete në pallat,por druvari refuzoi të shkonte me ta,sepse nuk donte kurrsesi ta braktiste kasollen e tij.Atëherë princesha u dha urdhër rojeve ta shembnin kasollen,dhe ti ngarkonin copat në një karrocë.Druvari shkoi pas tyre,dhe kur mbërritën në pallat,princesha dha urdhër që kasollja të rindërtohej serish në një cep të oborrit mbretëror.Pas kësaj,parukierja plakë u shfaq mes tyre.Mbretëresha i premtoi parukieres se nuk do ta lidhte më,dhe parukierja shkoi të jetonte me druvarin në kasollen e tij.Princesha dhe djali i druvarit lindën shumë fëmijë,dhe shpesh ata e kalonin ditën në kasollen e gjyshit të tyre ,i cili ju tregonte përralla të bukura,me princa dhe princesha.
 
Last edited by a moderator:
Kupa e Kristaltë


Në majë të malit Ararat jetonte dikur një mbret i fuqishëm. Ai kishte një pallat mermeri, disa ministra, shumë fusha përreth malit dhe një ushtri të madhe minjsh. Për të ushqyer ushtrinë e tij, ai kërkonte çdo vit gjithnjë e më shumë grurë nga fshatarët. Kështu, çdo vit mbetej gjithnjë e më pak grurë për fshatarët. Fatmirësisht për ta, toka ishte pjellore dhe ai pak grurë që u mbetej mjaftonte për t’i ushqyer. Por një ditë një thatësirë e tmerrshme ra mbi tokë dhe zgjati shtatë muaj. Pasi kaluan shtatë muajt, mbreti dërgoi ministrat e tij për të marrë grurin, por fshatarët nuk pranuan ta jepnin.
” Ky grurë është gjithçka që kemi ”, thanë ata, ” Nëse do t’ua japim juve, nuk do të na mbetet asgjë tjetër për të ngrënë, dhe fëmijët tanë do të vdesin nga uria ”.
Ministrat u kthyen në pallat duarbosh dhe i rrëfyen mbretit gjithshka. Megjithëse hambaret e mbretit ishin plot, dhe ai, ministrat e tij, familja e tij dhe ushtria e tij e minjve nuk rrezikonin të vdisnin nga uria, mbreti u ndje tepër i fyer.
” Si guxojnë ata të më kundërvihen? ”, tha ai, dhe menjëherë lëshoi ushtrinë e minjve kundër fshatarëve.
Minjtë ranë në fushë ,hëngrën gjysmën e grurit që fshatarët nuk kishin pranuar të dorëzonin, dhe gjysma e fshatarëve vdiqën nga uria atë dimër.Ata që kishin mbetur gjallë,pasi nuk kishin më se cfarë të hanin, vendosën të dërgonin dikë në pallat që ti lutej mbretit tu jepte pak grurë.Por askush nuk pranonte të nisej,sepse të gjithë kishin frikë nga ushtria e minjve. Kështu që, ata vendosën të lëshojnë një korb, dhe kudo që ai do të qëndronte, një person i asaj familje do të zgjidhej për misionin. Korbi fluturoi rreth fshatit, dhe më në fund u ndal në oxhakun e shtëpisë së marangozit.Marangozi dhe gruaja e tij ishin të moshuar, por ata kishin një djalë që e kishin lindur vetë ,si dhe një vajzë që e kishin marrë nga një familje që kishte vdekur nga uria. Djali dhe vajza u rritën së bashku, dhe pas ca kohe ata u dashuruan me njëri-tjetrin. Edhe pse nuk ishin të një gjaku,dashuria e tyre u konsiderua një mëkat i madh, dhe për ti ndaluar që të martoheshin, vajza u dëbua nga fshati, ndërsa djali u caktua të shkonte tek mbreti si dënim. Përpara se të nisej, marangozi plak i dha djalit trastën e fundit me grurë që i kish mbetur.
” Biri im, ” tha ai ”, më dëgjo me vëmendje.Brenda trastës me grurë, kam fshehur një kupë të kristaltë. Sa herë që të jesh në rrezik,thirri kupës së kristaltë për ndihmë,dhe ajo do të ndihmojë “.
Djali udhëtoi një ditë dhe një natë derisa arriti në një lumë që i ndante fshatarët nga pallati i mbretit. Lumi ishte i gjerë, i thellë dhe plot me peshq elektrikë. Të gjithë njerëzit që kishin provuar ta kapërcejnë atë pa lejen e mbretit ishin vrarë nga peshqit. Djali pa skeletet e tyre në breg të lumit dhe u tremb,por pastaj kujtoi porosine e të atit,dhe hapi trastën dhe nxorri kupën e kristaltë.Kupa ishte shumë e bukur dhe kishte dy doreza të arta të gdhendura në formë dragonjsh.
” Ju lutem më ndihmoni o kupë e kristaltë ”, tha djali.
” Mos u trembni or djalë ”, tha kupa e kristaltë, ” Unë do t’ju ndihmoj. Thjesht më mbushni me ujë nga lumi, dhe pijeni atë. Ju do të bëheni më i vogël se gishti juaj i vogël dhe unë do t’ju çoj në anën tjetër ”.
Djali bëri atë që i tha kupa e kristaltë, e mbushi me ujë nga lumi dhe piu. Ai u bë më i vogël se gishti i tij i vogël dhe u hodh brenda kupës së kristaltë, dhe kupa e kristaltë e barti në anën tjetër. Pasi preku tokën, ai piu përsëri nga kupa dhe u bë një djalë normal. Kur arriti te portat e pallatit, djali i ra tri herë derës,dhe menjëherë ushtria e minjve u derdh nga muret dhe e rrethoi djalin. Djali mendoi se minjtë do ta hanin dhe u drodh nga frika.
” Mos u trembni or djalë ‘’, tha kupa e kristaltë, ” Unë do tju ndihmoj. Thjesht shkulni dy dorezat e gdhendura në formë dragonjsh dhe hidhini përtokë ”.
Djali i shkuli nga kupa dorezat e arta të gdhendura në formë dragonjsh, dhe i hodhi përtokë. Me të prekur tokën, dorezat e arta u kthyen në dy dragonj gjigantë,dhe sulmuan ushtrinë e minjve dhe e dogjën. Pastaj dragonjtë fluturuan tutje dhe nuk u kthyen më. Mbreti dhe mbretëresha panë gjithçka nga kulla më e lartë e pallatit.
” Oh, ushtarët e mi të gjorë ”, tha mbreti, ” çfarë do të bëj pa ju? Kush do të më mbrojë mua tani ”?
” Mos u trembni burri im i dashur ”, tha mbretëresha, ” thjesht lejojeni djalin të hyjë në pallat dhe unë do të kujdesem për të ”.
Mbreti e dëgjoi mbretëreshën dhe e lejoi djalin të hynte, dhe ai dhe shërbëtorët e tij u përkulën përpara tij.
” Cfarë kërkoni nga unë ,or djalë ”, tha mbreti.
‘’Fshatarët po vdesin nga uria ,madhëri,ndërsa hambaret tuaj janë plot,’’tha djali,’’. Na jep grurin, që të mund të jetojmë dhe të punojmë përsëri për ju ”, tha djali.
Mbreti e pyeti mbretëreshën përsëri.
” Premtoji se do ti japësh sa grurë të kërkoj ”, tha mbretëresha, ” nëse ai pranon më parë të pijë një gotë verë me mbretin. Unë do të hedh helm në verën e tij dhe ai do të vdesi,dhe do ta hedhim kufomën e tij në pus “.
Mbreti, shumë i lumtur, i premtoi djalit se do ti jepte sa grurë të dëshironte,nëse ai do të pranonte të pinte një gotë verë me mbretin. Djali pranoi. Mbreti pastaj urdhëroi shërbëtorët e tij që t’u sillnin dy gota me verë,dhe mbretëresha hodhi helmin në njërën prej tyre dhe ia ofroi djalit.Djali e hodhi verën në kupën e kristaltë, por kur e afroi tek buzët,kupa e kristaltë u drodh.
” Cfarë është o kupë e kristaltë? ‘, tha djali.
” Mos pini or djalë ”, tha kupa e kristaltë , ” vera është e helmuar ”.
Djali e dëgjoi kupën dhe ia ofroi verën e tij njërit prej ministrave. Mbreti dhe mbretëresha, nga frika e zbulimit të komplotit të tyre, nuk thanë asgjë, dhe ministri e piu verën dhe vdiq
“Ju më gënjyet madhëri”, tha djali, “tani do të thërras dragonjtë , dhe ata do t’ju djegin”.
“Oh, të lutem, ki mëshirë për mua “, tha mbreti,” “Unë do t’ju jap gjithë grurin e hambareve të mija,nëse më lejoni më parë të gjej celësat’’.
Djali e lejoi, dhe mbreti hyri në pallat, thirri princeshën dhe e pyeti se çfarë të bënte.
” Thuaji se do ti japësh gjithë grurin që dëshiron, nëse ai pranon të pijë një gotë qumësht me mbretëreshën, ” tha princesha, ” Unë do të hedh një ilaç magjik brenda qumështit dhe ai do të bjeri në gjumë .Pastaj do ta hedhim në pus’ ‘.
Mbreti u gëzua pa masë .Ai vrapoi përjashta me celësat e hambareve në duar, dhe i premtoi djalit se do ti jepte sa grurë të dëshironte,nëse ai do të pranonte të pinte një kupë qumësht me mbretëreshën. Djali pranoi. Princesha solli dy kupa të arta me qumësht dhe djali e derdhi të tijën në kupën e kristaltë,por kur e afroi tek buzët,kupa e kristaltë u drodh përsëri.
”Cfarë është o kupë e kristaltë ? ”, tha djali.
“Mos pini or djalë”, tha kupa, “mbreti ka hedhur një ilaç magjik në qumësht.Juve do tju zeri gjumi,dhe shërbëtorët e mbretit do tju hedhin në pus’’.
Atëherë djali i ofroi mbretëreshës kupën e tij të qumështit,dhe mori kupën e saj. Mbreti, i trembur se mos zbulohej plani i tij, nuk tha asgjë, dhe kështu mbretëresha e piu qumështin dhe ra në gjumë.
“Ju më gënjyet madhëri”, tha djali, “tani do të thërrasë dragonjtë, dhe ata do t’ju djegin”.
“Oh, të lutem ki mëshirë për mua”, tha mbreti, “” Unë do t’ju jap kurorën time, mbretërinë time dhe vajzën time për grua,nëse ma falni jetën”.
Djali pranoi, dhe mbreti shpalli se ky djalë ishte tani dhëndri i tij. Ai pastaj urdhëroi shërbëtorët të përgatisin një banket gjigant për nder të tij. Para se të fillonte banketi, princesha e njoftoi djalin se mbreti dhe ministrat e tij kishin fshehur thika brenda rrobave të tyre dhe po planifikonin ta vrisnin, por ajo kishte bërë një plan për ta shpëtuar. Gjatë darkës, ndërsa ata po ndanin së bashku një copë mishi, mbreti e pyeti djalin se si e kishte kuptuar që vera ishte e helmuar.
“Kupa ime e kristaltë më rrëfeu gjithshka”, tha djali, “është një kupë magjike dhe të gjithë ata që pinë ujë me të, bëhen njerëz gjigantë”.
Mbreti e pyeti djalin nëse do të kishte mirësinë që ta lejonte të pinte pak ujë me kupën prej kristali.
“Sigurisht madhëria juaj”, tha djali dhe ia dorëzoi kupën mbretit.
Mbreti e mbushi kupën me ujë, e piu, dhe ia kaloi kupën ministrave të tij,dhe mbretëreshës që posa ishte zgjuar nga gjumi, dhe ata të gjithë pinë prej saj, dhe u bënë më të vegjël se gishtat e tyre të vegjël. Djali i mblodhi një nga një dhe i vendosi të gjithë në një pjatë.
“Ju na gënjyet or djalë”, tha mbreti, ” por nëse na bëni përsëri të mëdhenj, unë ju premtoj se do t’ju jap të gjithë grurin që dëshironi “.
“Nuk keni se cfarë të më jepni madhëria juaj,sepse ju nuk kini më asgjë”, tha djali, “Tani që jam martuar me vajzën tuaj dhe kam kurorën tuaj, unë jam mbreti. Mbretëria juaj , tokat tuaja dhe hambaret e grurit janë të mijat. Sa për ju dhe ministrat tuaj, ju do të mbeteni njerëz të vegjël përgjithmonë, si dënim për atë që keni bërë “.
Djali pastaj puthi princeshën, vuri kurorën në kokë dhe u dërgoi lajm fshatarëve se tani e tutje ata do të jepnin dy herë më shumë grurë se më parë. Fshatarët u hidhëruan shumë,por nuk patën cfarë të bënin. Natën e parë të dasmës , siç ishte zakon në mesin e familjes mbretërore, princesha e ftoi djalin në dhomën e saj. Dhoma ishte e mbushur me statuja të arta, dhe djali ishte i lumtur që gruaja e tij ishte aq e pasur. Para se të shkonin në shtrat, princesha i urdhëroi shërbëtorët të sillnin dy kupa të arta me verë.
“Eshtë një zakon në pallat, që burri dhe gruaja të pijnë nga një kupë me verë përpara natës së tyre të parë”, tha princesha.
Djali e hodhi verën në kupën e kristaltë dhe e afroi tek buzët, por kupa nuk dha asnjë shenjë rreziku, dhe ai e piu të gjithë verën, dhe u shndërrua në një statujë të artë.Kupa prej kristali mbeti e varur në gishtat e tij.Princesha u afrua,e mori kupën prej kristali,dhe e puthi.Sa hap e mbyll sytë,kupa e kristaltë u shndërrua në një princ të bukur.
“I dashuri im “, tha princesha,” “Më në fund, mbretëria dhe shtrati mbretëror janë vec për ne. E kemi pritur këtë moment për kaq shumë kohë “.
“Po”, tha princi, “që nga dita që prindërit tuaj më mallkuan sepse unë u dashurova me ju. Unë isha djali i armikut të tyre më të madh dhe ata nuk mund të pranonin kurrsesi dashurinë tonë. Kështu ata blenë një ilaç magjik nga një magjistare,e hodhën në kupën time të verës,dhe unë u shndërrova në një kupë të kristaltë. Pastaj shërbëtorët e babai tuaj më flakën nga dritarja e pallatit, por unë nuk u theva,sepse dorezat e arta që më dhatë, u mbërthyen në një degë peme, dhe pas ca kohësh babai i këtij djali më gjeti “.

“Prindërit e mij janë njerëz të vegjël tani”, tha princesha, “ata nuk mund ta pengojnë më dashurinë tonë’’.
Kështu princi dhe princesha u martuan,dhe bënë një dasëm madhështore .Pastaj u cuan lajm fshatarëve se tani e tutje mund ta mbanin për vete gjithë grurin që prodhonin.Ai grurë që duhej për të ushqyer pallatin ,do tu blihej fshatarëve me flori.Në këmbim,fshatarët do të conin cdo vit në pallat njërin nga djemtë e tyre.Fshatarët u gëzuan pa masë. Monarkët e rinj ndërtuan një urë mbi lumin elektrik dhe i ftuan të gjithë fshatarët të vizitojnë pallatin mbretëror sa herë që të donin. Portat do të ishin gjithmonë të hapura për ta.Të gjithë ishin të lumtur, përveç marangozit dhe gruas së tij. Një ditë ata vendosën të shkojnë në pallat dhe të pyesin mbretëreshën se çfarë i kishte ndodhur djalit të tyre. Mbretëresha i shoqëroi në dhomën e saj, u tregoi statujën e djalit dhe u rrëfeu tërë historinë.
“Tani e di se ku e gjejnë mbretërit tërë arin që kanë”, tha marangozi.
“Cfarë do të ndodhë me djalin tonë?”, tha nëna e djalit.
“Do të doja ta shkrija, dhe të bëja monedha me të”, tha mbretëresha, “por për fatin e tij të mirë,thesari mbretëror është i mbushur me monedha ari.Merreni pra djalin tuaj,dhe kërkoni vajzën që dashuron njeriun dhe jo arin.Vetëm puthja e saj mund ta prishi magjinë’’.
Marangozi dhe gruaja e tij e morën statujën e artë, u kthyen në fshatin e tyre dhe përhapën gënjeshtrën se çdo vajzë që do ta puthte statujën e artë,do të kthehej edhe vetë në një statujë prej ari. Me të dëgjuar këtë, të gjithë fshatarët sollën bijat e tyre para statujës së artë dhe i detyruan ta puthin, duke shpresuar që vajzat e tyre të bëheshin statuja të arta ,dhe ata t’i shisnin dhe të bëheshin të pasur. Fatkeqësisht, ashtu si kishte thënë mbretëresha, vajzat u dashuruan pas arit,edhe jo pas djalit,dhe puthjet e tyre nuk e prishën dot magjinë .
Vitet kaluan njëri pas tjetrit. Marangozi vdiq dhe gruaja e tij mbeti vetëm. Meqënëse ishte e sëmurë dhe afër vdekjes , ajo shkroi të gjithë të vërtetën për djalin e saj në një copë letër. Disa orë më vonë gruaja e marangozit vdiq. Në mbrëmjen e së njëjtës ditë, vajza e saj e birësuar u kthye në shtëpi. Ajo e gjeti copën e letrës, e lexoi dhe iu afrua statujës së artë.
” Më ndjeni i dashuri im ”, tha ajo ,” Unë ju dua, por nuk do të ndaj mjerimin me ju ”, dhe këputi njërën nga krahët dhe njërën nga këmbët e tij të arta, dhe i fshehu nën shtratin ku ndodhej nëna e tij e vdekur. Pastaj ajo e puthi statujën e artë dhe djali u kthye në jetë. Tani i mungonte një krah dhe një këmbë, por ishte aq i lumtur që po shihte përsëri vajzën që donte, sa i harroi ato. Ata u martuan, dhe vajza shiti këmbën e artë dhe krahun e artë dhe bleu një shtëpi të bukur me shumë tokë përreth saj. Dhe ata krijuan një familje të madhe, dhe ndofta jetuan të lumtur në përjetësi.
 
Last edited by a moderator:
Gjeneza e Centaureve

Një vëlla dhe një motër, të braktisur nga prindërit e tyre, të uritur për vdekje, hynë në kopshtin e mbretit edhe hëngrën disa pjeshkë. Rojet e mbretit i arrestuan edhe i cuan përpara madhërisë së tij. Mbreti na kish patur dy djem, njëri prej tyre zemërmirë dhe tjetri një magjistar i lig. Kur erdhi koha për të zgjedhur trashëgimtarin e fronit, ai zgjodhi djalin zemërmirë dhe i bëri njerëzit shumë të lumtur. I verbuar nga xhelozia, magjistari e shndërroi vëllanë e tij në një kalë të zi. Ai shpresonte se babai do të vdiste nga pikëllimi, dhe vëllai zemërmirë si kalë që ishte nuk mund të shpallej mbret.Kështu froni do ti takonte magjistarit,si i vetmi trashëgimtar i mbetur. Kur të dy hajdutët u sollën para tij, mbreti nisi të kruante mjekrën, cka tregonte se po mendohej.Rojet ,që e dinin sa zemërohej mbreti kur i ndërprisnin mendimet,nuk bënë zë. Pastaj mbreti psherëtiu,dhe i urdhëroi rojet që ta burgosnin djalin.
'' Ju vodhët pjeshkët në kopshtin tim '', i tha mbreti vajzës, pasi vëllai i saj ishte larguar '', kjo dënohet me vdekje. Por unë po ju fal. Në këmbim, ju do të më sillni të vetmen gjë që mund ta bëjë djalin tim përsëri njeri: farërat e pemës së përjetëshme. Nëse nuk më sillni farërat përpara se gjeli mbretëror të këndojë tri herë, biri im do të mbetet një kalë përgjithmonë, dhe unë pastaj do ta vras vëllanë tuaj ".
'' Më falni për guximin, madhëria juaj, por unë nuk e di se ku ndodhet kjo pemë e përjetëshme '', tha vajza.
'' Biri im magjistar do t'jua tregojë '', tha mbreti.
'' Më falni për guximin madhëria juaj, por unë nuk e di se ku jeton biri juaj magjistar '', tha vajza e vogël.
"Askush nuk e di se ku jeton magjistari", tha mbreti, "" por dëgjomëni me kujdes, vajzë e vogël. Jo larg nga këtu, është një pyll i dendur. Djali im zemërmirë shkon shpesh atje për të kullotur dhe ai do tjua rrëfejë rrugën. Sapo të hyni në pyll, do të shihni shumë flutura. Dy prej tyre qëndrojnë gjithmonë së bashku dhe i kanë krahët të pikturuara si sy të kaltër. Ndiqni fluturat dhe keni për ta gjetur magjistarin ''.
Vajza e vogël ,tepër e frikësuar,nuk donte të nisej,por në atë moment u dëgjua kënga e gjelit mbretëror,dhe vajzës ju kujtua vëllai i saj.Kështu,ajo u hodh mbi princin kalë dhe të dy se bashku u nisën për të kërkuar magjistarin. Posa hynë në pyll, ata panë dy fluturat me krahët e pikturuara si sy të kaltër, dhe i ndoqën deri sa arritën në një kullë. Kulla nuk kishte dyer e dritare,vec disa zgavra boshe,që ngjanin me hyrjen e një shpelle .Fluturat hynë në kullë, dhe kështu bëri edhe vajza me kalin. Atje, në një sallë të madhe, ata panë magjistarin.Sytë e tij ishin të mbuluar me një mantel të zi ,dhe ai po përpiqej të ndizte zjarrin pa e djegur veten.Vajza e vogël u frikësua.
'' Mos kini frikë '', tha magjistari, ‘’unë nuk do tju bëj keq.E di perse kini ardhur,dhe po ju prisja’’.
'' Më falni për guximin tim o magjistar fisnik,’ ', tha vajza e vogël,' 'po përse po përpiqeni të ndizni zjarrin me sy të mbuluara' '?
'' Sepse nuk kam sy '', tha magjistari, '' Qysh se e shndërrova vëllanë tim në një kalë të zi, një Orë mali më mori sytë, dhe unë u zhyta në errësirë si ndëshkim. Disa kohë më vonë u pendova për veprimin tim të mbrapshtë dhe Ora pati mëshirë për mua. Ajo nuk mi ktheu sytë, por i shndërroi ato në flutura, në mënyrë që ta shoh botën përmes krahëve të tyre.Tani fluturat jane sytë e mij. Por, për fat të keq, si të gjitha fluturat, edhe ato kanë një jetë të shkurtër. Kur ato të vdesin, unë do të mbetem i verbër përgjithmonë ''.
'' Edhe vëllai im do të vdesë, nëse nuk i gjejmë farërat e pemës së përjetëshme '', tha vajza,’’ a e kini parë ju këtë pemë o magjistar fisnik?
'' Jo '',tha magjistari, '' Nuk e kam parë asnjëherë,por thonë se është pema më e bukur në botë.Gjethet e saj nuk vyshken kurrë,dhe frutat e saj nuk bien kurrë.Por ,për fat keq,pema gjendet në majë të një mali shumë të lartë,që zgjatet deri në qiell.Mali ka tre anë të rrëshqitshme, dhe një shkallë lëvizëse në mes. Kur një njeri përpiqet të ngjitet në mal, shkallët lëvizin së prapthi aq shpejt, sa njeriu flaket tutje .Deri më sot shumë pak njerëz kanë arritur të ngjiten deri në majë,dhe askush prej tyre nuk është kthyer përsëri,sepse pema ruhet nga një engjëll i fuqishëm.Ai i pret me shpatë të gjithë ata që guxojnë të rrëmbejnë një frut nga pema’’.
'' Me tregoni ku ndodhet ky mal,dhe unë do t'jua sjell patjetër farërat, o magjistar fisnik '', tha vajza e vogël.
‘’ Vetëm fluturat e mija e dinë se ku ndodhet ky mal,dhe ato do tjua tregojnë rrugën,’’tha magjistari,dhe i afroi fluturat pranë vetes,dhe dicka ju pëshpëriti në vesh.Fluturat përplasën krahët dhe u nisën drejt malit.Vajza i ndoqi pas.Kur arritën në mal, ajo pa se ishte ashtu si e kishte përshkruar magjistari, me tre anë të rrëshqitshme dhe një shkallë lëvizëse në mes. Vajza e vogël hipi në shkallët lëvizëse dhe në fillim asgjë nuk ndodhi.Me të mbërritur në shkallën e dhjetë, papritmas mali nisi të dridhej.Vajza u kap fort pas parmakëve,teksa shkallët filluan të lëvizin prapa aq shpejt, sa vajza e vogël u flak tutje. Ajo u përpoq përsëri, dhe përsëri ndodhi e njëjta gjë.Vajza vendosi të hiqte dorë dhe të kthehej në shtëpi,por në atë moment u dëgjua për së dyti kënga e gjelit mbretëror dhe asaj ju kujtua vëllai i saj.Kështu vajza vendosi të kthehej sërish në kullën e magjistarit.
'' A mi sollët farat,o vajzë të vogël? '', tha magjistari.
'' Më falni o magjistar fisnik '', tha vajza, '' por shkallët lëvizëse janë kaq të shpejta sa më flakën tutje’’.
'' Ju keni një zemër të dobët '', tha magjistari,dhe nxorri dy kupa me një lëng magjik '' pijeni këtë se do tju ndihmoj’’.
Vajza dhe kali e pinë lëngun magjik,dhe ranë në gjumë. Magjistari mori një thikë,cau gjoksin e vajzës dhe nxorri zemrën e saj.Pastaj cau gjoksin e kalit,dhe nxorri zemrën e tij. Zemrën e kalit e vuri në gjoksin e vajzën, dhe zemrën e vajzës në gjoksin e kalit .Kur u zgjuan, vajza ishte bërë gjysmë kalë, dhe kali ishte bërë gjysëm njeri.
‘’Tani zemra juaj është mjaft e fortë për të ngjitur shkallët lëvizëse’’,tha magjistari,dhe nxorri një carcaf mëndafshi ,e palosi,edhe ja dha vajzës.’’Ju tani jeni një vajzë e magjepsur,dhe është e ndaluar për njerëzit e magjepsur që ti afrohen pemës.Ndaj,me të mbërritur në majë të malit,do ta mbuloni trupin tuaj me carcaf.Meqënëse jeni femër ,engjëlli nuk do guxojë ta ngrejë carcafin ,edhe nuk do ta shohi se jeni gjysëm kalë.Por nxitoni vajzë e vogël,sepse nuk mbetet edhe shumë kohë. Nëse deri në agim nuk do të mi sillni farërat,atëherë fluturat do të ngordhin ,edhe unë do të mbetem i verbër përgjithmonë ''.
Vajza e puthi princin gjysëm kalë, dhe vrapoi drejt malit.Sapo u hodh mbi shkallët lëvizëse, ato filluan përnjëherësh të lëvizin së prapthi, edhe më shpejt se kurrë,por zemra e kalit e kishte bërë vajzën e vogël mjaft të fortë, dhe kështu ajo i ngjiti shkallët një e nga një. Sapo arriti në majë, e shquajti për së largu pemën e përjetësisë. Një engjëll i armatosur me një shpatë të mprehtë ,po patrullonte nën të. Vajza nxorri carcafin,mbuloi trupin e saj,dhe pastaj u afrua.Pema e përjetësisë ishte një pemë molle,dhe frytet e saj ishin të kuqe si gjaku.Gjethet ishin të verdha ,ndërsa damarët që gjarpëronin në trungun e pemës, ishin të hollë si damarët e njerëzve.
'' Kush jeni ju’’ ,tha engjëlli duke nxjerrë shpatën’’,cfarë kërkoni kaq lart?
'' Kërkoj një frut nga pema e përjetësisë '', tha vajza pa u tutur.
Engjëlli u afrua.
'' Me parë duhet të lexoj zemrën tuaj '', tha engjëlli '', dhe nëse ka më shumë të mira se të këqija në të, do të pres frutin e mollës dhe do tjua jap.Por,nëse ka më shumë të këqija se sa të mira në të,do tju pres në copa me shpatën time, do tju varros nën pemën e përjetësisë dhe zemra juaj do të kthehet në një frut molle. Tani, afrohuni ''.
Vajza e vogël u afrua dhe engjëlli i vuri dorën në gjoks.
'' E pazakontë '', tha engjëlli’’, megjithëse jeni thjesht një vajzë e vogël, zemra juaj është më e fortë se zemra e një njeriu të rritur.Por ,ndryshe nga zemra e një njeriu të rritur, e cila është plot me ligësi, zemra juaj është e pastër si ajo e një fëmije ''.
'' Pra, ju do të ma jepni frutin e mollës atëherë '? tha vajza.
Engjëlli bëri një gjest dyshues.Kjo vajzë me siguri fshihte dicka.Nëse do të mund ti ngrinte carcafin ,me siguri do ta zbulonte,por kjo ishte e ndaluar ,dhe engjëlli u dorëzua.
'' Mirë, vajzë e vogël '', tha engjëlli 'unë do tjua jap frutin e mollës’’, dhe ai nxori shpatën e tij, preu një frut nga pema dhe ia dha vajzës.
Vajza nuk priti asnjë cast,dhe vrapoi drejt shkallëve.Sapo u hodh mbi to,shkallët nisën të lëvizin kaq shpejt ,sa e flakën vajzën drejt e tek kulla e magjistarit. Magjistari,i cili nuk priste që vajza të kthehej,dyshoi për një cast. Pastaj e mori frutin e mollës dhe e preu më dysh, por nuk gjeti fara brenda.
'' Engjëlli ju mashtroi '', tha magjistari, '' ai ju dha një mollë pa fara brenda ''.
Papritur kënga e gjelit mbretëror u dëgjua për të tretën herë.
" Oh, vëllai im i shkretë ", tha vajza," "tani që gjeli mbretëror këndoi për të tretën herë, mbreti me siguri që do ta vrasë".
Në atë moment, dy fluturat u plasën të vdekura në tokë. Magjistari pa dritën që po zhdukej dhe e kuptoi se çfarë kishte ndodhur.
'' Për mua tani është vonë , por ti mund ta shpëtosh vëllain tënd ,o vajzë e vogël. '', tha magjistari’’,dhe mori fluturat e vdekura dhe u mbyll në një dhomë tjetër.
Princi gjysëm kalë dhe vajza gjysmë kalë ndien keqardhje për të, por nuk kishte asgjë që mund të bënin. Kështu, ata i thanë lamtumirë magjistarit,dhe u hodhën nga kulla dhe vrapuan me shpejtësi drejt kështjellës.Kur mbërritën atje, dëgjuan muzikë dhe këngë.Të gjithë oborrtarët po festonin, sepse mbreti ishte martuar me një grua tjetër, dhe ajo i kishte lindur atij një princ të vogël trashëgimtar.Vajza hodhi sytë rrotull,dhe pa trupin e të vëllait të saj të varur në një degë peme.Ajo u afrua dhe e mori trupin e pa jetë,ndërsa princi gjysmë kalë hyri në pallat që të takonte të atin. Me ta parë atë krijesë gjysmë kalë dhe gjysmë njeri,mbreti u zemërua keq.
'' Ky nuk është biri im '', tha mbreti, '' plaseni në burg''.
Një tufë rojesh me heshta dhe shpata zhveshur ju afruan princit,dhe pasi e lidhën ,e flakën në një bodrum të errët të kështjellës. Vajza gjysmë kalë ,pasi e kuptoi se princi nuk do të kthehej,hodhi mbi shpinë trupin e të vëllait, dhe u kthye në fshatin e saj.Kur prindërit e panë vajzën ,u zemëruan keq.
'' Kjo nuk është vajza jonë ‘’,thanë ata, dhe e dëbuan nga shtëpia .
Kur vajza doli jashtë,i gjithë fshati i armatosur me kosa dhe sfurqe,ju vu prapa.Vajza e vogël iku me vrap,dhe u fsheh në një pyll aty pranë.Fshatarët e kërkuan ngado,dhe pasi nuk mundën ta gjenin,hoqën dorë nga ndjekja dhe u kthyen përsëri në fshat.Kur ata u larguan,vajza hapi një gropë poshtë një peme, dhe e varrosi vëllain e saj .Mbi varrin e tij mbolli një trëndafil,që të mos e harronte vendin ku e kish varrosur.Si mbaroi punë,u kthye në kështjellë, priti sa te binte nata,dhe pastaj u ngjit në mure, liroi princin gjysmë-kalë dhe të dy u zhdukën pa lënë gjurmë.
Vite më vonë, dy gjahtarë që kishin shkuar në pyll për të gjuajtur drerët, vunë re tre krijesa të pazakonta. Ata dukeshin si njerëz, por kur u afruan edhe ca, gjahtarët panë që ishin gjysëm kuaj. Dy prej tyre ishin të rritur, ndërsa i treti ,një i vogël që hovte me gëzim, ishte ndoshta këlyshi i tyre. Me të nuhatur gjahtarët, të tre krijesat u zhdukën shpejt. Gjahtarët i ndoqën pas, por, kur ra nata, ata i humbën gjurmët e tyre. Ishte ftohtë, dhe gjahtarët nuk kishin shkrepëse që të ndiznin zjarr.Befas pikasën në largësi një kullë të lartë,dhe nxituan drejt saj.Kulla nuk kishte dyer e dritare,vec disa zgavra boshe,që ngjanin me hyrjen e një shpelle.Gjahtarët hynë brenda,dhe në mes të një salle të madhe,panë të zotin e kullës,një burrë të vjetër,i cili po përpiqej të ndizte zjarrin me sy të mbuluara .Ai i priti mirë, u dha atyre ushqim dhe ujë dhe madje i lejoi të ndiznin zjarrin në oxhak .
"Nga vini dhe ku shkoni ,o miqtë e mij", tha ai pas pak.
'' Ne jemi gjahtarë '', tha njëri prej tyre, '' ndoqëm tre krijesa, derisa ra nata, dhe pastaj i humbëm gjurmët e tyre. Këto krijesa, kurrë nuk kishim parë diçka si ato më parë. Ata ishin gjysëm - kuaj dhe gjysëm njerëz,zotëri ''.
Plaku qeshi.
'' Kështu ,pra'', tha ai, '' ata mbijetuan ''.
'' A i njihni ju ato krijesa,o zotëri fisnik '’? tha gjahtari tjetër.
'' Po '', tha plaku, dhe u ul në mes të gjahtarëve, dhe u tregoi atyre historinë që sapo lexuat.
 
Last edited by a moderator:
Kater mbretërit e erës

Njëherë e një kohë në një fshat të vogël jetonin tri motra dhe një vëlla.Motra e madhe quhej Furtuna,motra e mesme quhej Stuhia, motra e vogël quhej Puhiza ,kurse vëllai i tyre i madh quhej Cikloni.Furtunës,si motra e madhe që ishte, i pëlqente që cdo punë ta mbaronte sa më shpejt,për tju mburrur të tjerëve,por nga nxitimi ajo përmbyste cdo gjë që gjente përpara.Stuhia ,motra e mesme,ishte më e duruar,por më kryenece,dhe sa herë që kryente një punë ,edhe ajo i përmbyste të gjitha,dhe nuk pranonte kurrsesi ti ndreqte sërish.Cikloni ,vëllai i madh,ishte dhe më zullumqari,sepse hynte tinëz në kuzhinë,hante sa dëndej,dhe përpara se të ikte përmbyste gjithë tenxheret dhe derdhte gjellën përtokë.Për fat të mirë ,motra më e vogël dhe më e duruar,Puhiza,i vinte sërish në vend gjërat që kishin flakur përtokë vëllai dhe motrat e saj më të rritura,dhe gatuante nga e para gjellën që ata kishin derdhur.Kur prindërit ktheheshin nga fusha,ata e gjenin shtëpinë të rregulluar,dhe gjellën të ngrohur. Një ditë,pasi kishin mbaruar punët e shtëpisë,Furtuna ,Stuhia,Cikloni dhe Puhiza shkuan në arë të ndihmonin prindërit e tyre.Rrugës ata panë të binin nga qielli katër njerëz.Trupat u përplasën në tokë,pak larg tyre,dhe fëmijët u afruan dhe panë se ishin katër njerëz të moshuar me flokë të bardha,të kapur për dore si fëmijë të vegjël. Tre ishin femra,dhe njëri ishte mashkull,dhe të gjithë ishin veshur me mantele të bardha.Fëmijët vrapuan tek prindërit,ju treguan cfarë kishin parë,dhe prindërit i rrëmbyen fëmijët e tyre,dhe vrapuan të fshiheshin në shtëpi.Për katër ditët në vazhdim ata nuk dolën nga shtëpia,dhe për cudi në ato katër ditë nuk fryu fare erë.Pasi kaluan katër ditët,prindërit shkuan përsëri në arë,i morën katër trupat dhe i varrosën në një varr të përbashkët.Pak kohë më vonë, prindërit u sëmurën,dhe vdiqën.Fëmijët mbetën vetëm,dhe vendosën ti ndajnë punët.
‘’Unë do të korr grurin në arë’’, tha Furtuna.
‘’Unë do ta shkoq grurin dhe do ta fus nëpër thase’’,tha Stuhia,
‘’Unë do ta shtyp grurin dhe do ta bëj miell’’,tha Cikloni
‘’Kurse unë do të pjek bukën dhe do të ndreq shtëpinë,dhe kështu kur të ktheheni nga puna,do të gjeni bukë të ngrohtë dhe shtroja të pastra ku të flini’’,tha Puhiza
Po cfarë ndodhi?Furtuna shkoi në arë të korrte grurin,dhe sic e kishte zakon e kreu punën aq me nxitim,sa gjysma e kallinjve fluturuan larg.Pasi mblodhi gjysmën e kallinjve që kishin mbetur,Furtuna shkoi të kërkonte gjysmën tjetër,por nuk gjeti asnjë kalli të vetëm.Vajza e dëshpëruar vendosi të kthehej në shtëpi,dhe tu tregonte motrave se cfarë kishte ndodhur.Rrugës vuri re një plak që po vinte drejt saj.Plaku kishte një thes të madh mbi kurriz,dhe ecte i kërrusur.Nga manteli i zi që mbante veshur,nga këpucët e zeza të stërgjata,dhe nga kapelja e zezë me majë,ai dukej si magjistar.Plaku i kishte duart plot me kallinj gruri,dhe në cdo dy tri hapa që bënte,ndalonte dhe hante një kalli.Kur pa plakun që po hante kallinjte e grurit,Furtuna u zemërua.Ajo mendoi se plaku i kishte vjedhur kallinjtë e grurit,dhe i kish futur në thes, dhe u afrua dhe ja shkuli kallinjtë nga dora.Plaku i uritur ju lut Furtunës që tja kthente përsëri kallinjtë.
‘’Nëse ja u kthej kallinjtë e grurit,cfarë do të më jepni në këmbim’’,tha Furtuna.
‘’E shihni këtë thes që mbaj mbi shpinë’’,tha plaku,’’ai është i mbushur me florinj,dhe për cdo kalli gruri që do të më jepni,do tju jap një grusht me florinj’’.
‘’Hapeni thesin’’,tha Furtuna,’’dhe nëse vërtetë është i mbushur me florinj,unë do tju jap një kalli gruri për cdo grusht me flori që do të më jepni’’.
Plaku e hoqi thesin nga shpina ,e uli përtokë dhe i zgjidhi grykën.Florinjtë shndritën. Furtuna ,nga nxitimi për ti kapur florinjtë, u fut brenda në thes dhe mbushi grushtat me to.Pastaj bëri të dilte,por ishte e pamundur,dhe e kuptoi se kish ngecur brenda në thes,dhe thesi po e thithte dalëngadalë.
‘’Ju lutem o plak zemërmirë,më ndihmoni të dal nga thesi,dhe do tju jap sa kallinj gruri të doni’’ ,i tha Furtuna plakut.
Plaku qeshi,dhe pastaj hoqi mantelin e tij të zi dhe u kthye në një mbret mjekërbardhë,me një kurorë të artë në kokë.
‘’Kush jeni ju’’,tha Furtuna,së cilës tani i kishte mbetur jashtë thesit vetëm koka’’.
‘’Unë jam mbreti i katër erërave’’,tha plaku,.’’Mbretëria ime ndodhet në qiell ,dhe shpesh unë zbres në tokë , rrëmbej katër fëmijë,i fus në këtë thes magjik,dhe i coj në mbretërinë time.Aty i kthej në shërbëtorë,dhe ata kujdesen për katër erërat e mija.Për fat të keq,në mbretërinë e erërave fëmijët jetojnë vetëm katër vjet,dhe pas katër vjetësh ata plaken dhe vdesin.Atëherë unë i hedh trupat e tyre mbi tokë,dhe rrëmbej katër fëmijë të tjerë’’.
‘’Edhe zemrën të zbrazët si era e paskeni ‘’,o mbreti i katër erërave,tha Furtuna’’,nuk ju ardhka keq për ne fëmijët’’.
‘’Edhe unë isha fëmijë dikur’’,tha mbreti i katër erërave’’,por një ditë më rrëmbeu mbreti i madh i erërave,së bashku me tri motrat e mija,dhe shpëtova nga vdekja vetëm sepse ai vdiq përpara meje.Kështu është e shkruar për ne,nëse mbreti vdes përpara katër shërbëtorëve të tij,atëherë katër shërbëtorët kthehen në katër mbretër të erërave,dhe jetojnë përgjithmonë’’.
Pasi mbreti i katër erërave tha këto fjalë,Furtuna u përpi nga thesi.Mbreti i katër erërave e mbylli grykën e thesit,dhe pasi veshi mantelin e zi, u kthye sërish në një plak të kërrusur.
Ndërkohë,motra e mesme,Stuhia, shkoi në fushë të shkoqte grurin që kish korrur motra e saj e madhe,dhe e bëri punën me kaq nxitim,sa kokrrat e grurit fluturuan andej këndej.Plaku i kërrusur u afrua,mbushi grushtat me to,dhe nisi ti hante.Me ta parë atë plak të panjohur që po i hante grurin ,Stuhia u nxi nga inati,dhe vrapoi dhe i shkundi grushtat e tij,dhe kokrrat e grurit ranë përtokë.Plaku ju lut Stuhisë që ti jepte disa kokrra gruri,sepse , i shkreti ,po vdiste nga uria.
‘’Nëse ju jap kokrrat e grurit,cfarë do të më jepni në këmbim’’,tha Stuhia.
‘’E shihni këtë thes që mbaj mbi shpinë,bija ime ’’,tha plaku,’’ai është i mbushur me florinj,dhe për cdo grusht me grurë që do të më jepni,une do tju jap një grusht me florinj’’.
‘’Hapeni thesin’’,tha Stuhia,’’dhe nëse është e vërtetë kjo që po thoni,atëherë ju premtoj se për cdo grusht me florinj që do të më jepni,unë do tju jap një grusht me grurë’’.
Plaku e hapi thesin,dhe florinjtë shndritën përpara tyre.Stuhia nuk priti më,dhe u fut në thes brenda që ti merrte gjithë florinjtë, por thesi e gëlltiti,dhe ajo mbeti brenda si motra e saj.Plaku e mbylli thesin,dhe nisi ti mblidhte kokrrat e grurit.Ec e ec, plaku mbërriti më në fund deri tek mulliri ku vëllai i madh Cikloni,po shtypte grurin dhe po e bënte miell.Plaku u fut brenda,mbushi grushtat me miell,dhe nisi ta hante.Me ta pikasur,Cikloni ju sul plakut dhe ja derdhi miellin nga duart.Plaku i tha djalit se ai po vdiste nga uria,dhe do ti ishte shumë mirënjohës nëse do ti jepte disa grushta me miell.
‘’Nëse ju jap disa grushta me miell,cfarë do të më jepni në këmbim’’,tha Cikloni .
’Biri im’’,tha plaku, ‘’e shihni këtë thes që mbaj mbi shpinë?Ai është i mbushur me florinj,dhe për cdo grusht me miell që do të më jepni,do tju jap një grusht me florinj në këmbim’’.
Djali pranoi. Plaku e zgjidhi thesin me flori,dhe djali hyri brenda të merrte florinjte ,dhe thesi e gëlltiti.Plaku e mbylli thesin,dhe nisi të hante miellin.
Ndërkohë ,motra e vogël ,Puhiza kishte dalë të kërkonte motrat e saj ,sepse ato po vonoheshin shumë,dhe ajo ishte bërë merak.Pasi nuk i gjeti motrat në arë,Puhiza shkoi në mulli,të gjente të vëllain.Aty pa plakun me thes në krahë.Puhiza u tremb,dhe mendoi se ndofta plaku i kishte vrarë motrat dhe vëllain e saj,dhe i kish futur në thes.
‘’Përse ke dalë kaq vonë nga shtëpija,bija ime’’ ,tha plaku.
‘’Po kërkoja motrat e mija’’,tha Puhiza,’’ato u vonuan shumë,dhe unë shkova në arë,por nuk i gjeta.Atëherë vendosa të lajmëroj vëllain tim,dhe ti kërkojmë së toku motrat tona,por tani po shoh se edhe vëllai im ka humbur.A mos e dini gjë se ku ndodhen vëllai dhe motrat e mija,o plak i mirë?’’.
‘’Ata u kthyen në shtëpi ,pak minuta pasi ju dolët ti kërkoni,bija ime’’,tha plaku,’’dhe pasi nuk ju gjetën ,dolën tju kërkojnë.Por tani është natë,dhe ata me siguri e kanë humbur rrugën nëpër pyll’’.
‘’Ah,motrat dhe vëllai im i shkretë,si do ta gjejnë rrugën për tu kthyer në shtëpi’’,tha Puhiza duke qarë.
‘’Mos qaj bija ime’’,tha plaku’’,por më merr sonte në shtëpi,dhe më jep bukë e ujë,dhe nesër në mëngjes motrat dhe vëllai juaj do të kthehen në shtëpi’’.
Puhiza pranoi,dhe kështu plaku shkoi në shtëpinë e saj.Vajza i vuri përpara bukë e ujë,dhe plaku,si hëngri sa u ngop,hapi thesin dhe i ofroi flori vajzës së vogël.
‘’Merrni sa flori të doni ,bija ime’’,tha plaku,’’,mos u kurseni,sepse në mbretërinë time unë kam edhe shumë thasë të tjerë të mbushur me flori’’.
Puhiza zgjati duart drejt thesit,por befas dëgjoi disa pëshpërima që vinin nga brenda thesit.Pëshpërimat ngjanin shumë me zërat e motrave dhe të vëllait të saj.Vajza i tha plakut se ajo nuk kishte se ku ta hidhte floririn,por nesër sapo të zbardhte dita,do të shkonte në dyqan dhe do të blinte një bohce.Plaku e hëngri,dhe e mbylli thesin,u ul në shtrat ,dhe ja futi gjumit për shtatë pale qejfe.Puhiza,si u sigurua se plaku kishte rënë në gjumë,ju afrua thesit dhe donte ti zgjidhte grykën,por fjongoja ishte e lidhur shumë fort.Befas ajo i dëgjoi përsëri zërat që vinin nga brenda thesit,dhe e afroi veshin tek thesi që të dëgjonte më mirë,dhe njohu zërat e Furtunës ,Stuhisë dhe Ciklonit
‘’Motër ,motër,na ndihmo’’,thoshin zërat,’’mbreti i katër erërave na ka mbyllur në këtë thes ,dhe ne tani nuk dalim dot prej këndej’’.
‘’Por fjongoja është e lidhur shumë fort’’,tha Puhiza ,’’dhe thesi nuk hapet.Si tju ndihmoj unë e shkreta’’.
‘’Merr një thikë ,dhe vrite mbretin e katër erërave’’,thanë zërat,’’dhe pasi mbreti të ketë vdekur,bëj tri vrima në thes,dhe ne do të dalim prej andej.Por nxito motër,se nëse mbreti do të zgjohet,ai do të fusi edhe ty në thes dhe do të na marri me vete në qiell,dhe do të na kthejë të gjithëve në shërbëtorë’’.
Puhiza mori një thikë dhe ju afrua mbretit të katër erërave që po flinte .Mbreti gërhiste ,dhe pas cdo gërhitje nxirrte nga goja vetëtima.Puhiza vuri dorën para syve që të mos e verbonin vetëtimat,dhe i preu kokën mbretit.Pasi e hodhi kokën në oxhak,ku ajo pëlciti si një fishekzjarr, bëri tri vrima tek thesi i tij,dhe Stuhia,Furtuna dhe Cikloni dolën prej andej si tri erëra të egra,dhe përlanë gjithshka që gjetën. Nga era e fortë,thesi magjik u ngrit në ajër,bëri dy tri xhiro ,dhe pastaj fluturoi mbi Puhizën dhe e mbuloi.Puhiza humbi brenda thesit. Kur vëllezërit dhe motrat e saj u qetësuan,e kërkuan motrën e vogël ngado,por nuk e gjetën.Duke menduar se e kishin vrarë të motrën,ata nisën të qajnë.Befas,u dëgjua një zë që vinte nga thesi,dhe Furtuna mori shpejt një thikë , hapi një vrimë tjetër tek thesi,dhe Puhiza doli prej andej si një erë e butë.Kështu,qysh prej asaj dite Stuhia,Furtuna,Cikloni dhe Puhiza u kthyen në katër mbretër të erërave ,dhe u ngjitën në qiell dhe jetuan në mbretërinë e tyre përgjithmonë.Ata janë ende aty edhe sot e kësaj dite,por ndonjëherë ,kur i merr malli për shtëpinë ,zbresin edhe në tokë.Por,për fat të keq,edhe pse janë rritur,ata nuk kanë ndryshuar fare.Furtuna shkund e shkul cfarëdo që gjen,Stuhia fryn e shfryn,dhe përlan cdo gjë që i del përpara,Cikloni përmbys cdo gjë në rrugën e vet,kurse Puhiza vjen pas tyre dhe flladit njerëzit ,të cilët ndreqin përsëri atë cka ka prishur vëllai dhe motrat e saj grindavece.
 
Last edited by a moderator:
Gjuetari I Shtojzovalleve

Njëherë e një kohë,në një kullë guri të ngritur mbi një kodër ,jetonte një gjuetar.Kodra rrethohej nga një pyll i vogël,dhe cdo ditë gjuetari shkonte në pyll për të gjuajtur drerët Në atë pyll jetonin edhe shumë shtojzovalle,të cilat këndonin dhe mblidhnin fruta pylli.Këngët e shtojzovalleve ishin shumë të bukura,dhe sa herë që i dëgjonte,ja hiqnin lodhjen si me magji.Gjuetari ëndërronte të kapte një shtojzovalle,dhe ta fuste në kafaz,por ato zhdukeshin menjëherë sapo ai ju afrohej.Një ditë,teksa po kthehej nga pylli me drerin e vrarë mbi supe,ai takoi rrugës një plakë të vjetër.
‘’Ma jep mua gjahun tënd ,o gjuetar trim,se po më vdesin fëmijët nga uria’’, tha plaka.
‘’Nëse jua jap gjahun ,cfarë do të më jepni në këmbim’’,tha gjuetari.
‘’Do tju jap një sëpatë magjike,një drapër magjik dhe një rrjetë magjike’’, tha plaka.
‘’Unë nuk jam druvar që të shkoj për dru’’,tha gjuetari me fodullëk,’’ndaj nuk më duhet sëpata.Nuk jam as bujk që të korr grurin,ndaj nuk më duhet një drapër,dhe nuk jam as peshkatar që të shkoj për peshk,ndaj nuk më duhet rrjeta’’.
‘’Atëherë cfarë kërkon nga unë o gjuetar trim’’,tha plaka,a do ar dhe argjend,a do pallat dhe kurorë?’’.
‘’Nuk dua as ar ,as argjend,as pallat dhe as kurorë’’,tha djali,’’por dua një shtojzovalle,që ta fus në kafaz. Ajo do të këndojë për mua ,sa herë që të kthehem i lodhur nga gjuetia,edhe unë do të jem i lumtur’’.
‘’Degjo o gjuetar trim’’,the plaka,’’shtojzovallet janë të shpejta si era,por janë të gjitha të verbëra ,përvec njërës prej tyre,që është mbretëresha.Sapo afrohet një rrezik,mbretëresha i bie fyellit,dhe shtojzovallet dalin me vrap nga pylli,ndërsa mbretëresha fshihet pas pemëve.Pasi rreziku ka kaluar,mbretëresha i bie përsëri fyellit,dhe shtojzovallet e verbëra e gjejnë përsëri rrugën për në pyll.Pra ,merri dhuratat e mija,dhe hyr në pyll.Kur mbretëresha ti bjeri fyellit,dhe shtojzovallet të shpërndahen, lësho sëpatën magjike,dhe ajo ka për ta prerë gjithë pyllin,dhe mbretëresha do zbulohet.Atëherë ajo do të hedhi flokët e saj përtokë,dhe flokët do të mbijnë dhe do të kthehen në një fushë me grurë.Kur të ndodhi kjo,ti lësho drapërin magjik,dhe ai ka për ta kositur gjithë grurin.Mbretëresha nuk do të ketë më se ku të fshihet,ndaj do të iki me vrap,dhe do të kapërcejë lumin mbi flokët e saj .Atëherë ti lësho rrjetën në lumë,kap një peshk,hyp mbi të,dhe dil në bregun tjetër,dhe me siguri ke për ta kapur mbretëreshën’’.
Gjuetari, shumë i lumtur,pasi ja dha drerin plakës, mori sëpatën ,drapërin dhe rrjetën e peshkimit,hyri në pyll dhe ju avit shtojzovalleve.Menjëherë mbretëresha e shtojzovalleve i ra fyellit,dhe shtojzovallet e tjera dolën nga pylli me vrap,kurse ajo vetë u fsheh pas një peme.Atëherë gjuetari lëshoi sëpatën magjike,dhe sëpata i preu të gjitha pemët. Mbretëresha,që nuk kish se ku të fshihej, preu një tufë nga flokët e saj,dhe i hodhi përtokë. Flokët mbinë dhe u kthyen në një fushë me grurë ,dhe shtojzovallja u fsheh pas grurit.Atëherë gjuetari lëshoi drapërin e tij magjik,dhe drapëri e kositi gjithë grurin, dhe kështu mbretëresha u zbulua sërish.E trembur,ajo iku me vrap,dhe arriti në breg të lumit.Aty preu një tufë tjetër me flokë,thurri shpejt e shpejt një kanistër, hypi mbi të,dhe kaloi në anën tjetër.Gjuetari rendi pas saj,dhe kur arriti buzë lumit lëshoi rrjetën magjike mbi një peshk të vogël që po notonte aty pranë.Rrjeta e mbuloi peshkun e vogël,dha ai u kthye në një peshk gjigand,nga pesha e të cilit gati sa s’po cahej rrjeta.Gjuetari hypi mbi peshkun,dhe e urdhëroi ta conte në bregun tjetër.Mbretëresha e pa gjuetarin që po vinte kaluar mbi peshkun,dhe preu një tufë nga flokët e saj,dhe i hodhi në lumë.Fijet e flokëve u shpërhapën,dhe u kthyen në krimba.Peshku ndaloi,dhe nisi ti hante krimbat një e nga një.Gjuetari u zemërua,dhe i ra peshkut me bishtin e sëpatës,por ai nuk u tund nga vendi pa i përlarë të gjithë krimbat.Kur peshku e mbaroi gostinë, dhe e coi gjuetarin në bregun tjetër,mbretëresha e shtojzovalleve ishte zhdukur.Gjuetari i zemëruar e nxorri peshkun nga uji,dhe e përplasi përtokë.
‘’Tani o peshk do të rrish këtu derisa të ngordhësh’’,tha gjuetari.’’Shqiponjat do ta hanë mishin tënd,dhe toka ka për ti ngrënë kockat e tua’’.
‘’Kij mëshirë për mua,o gjuetar trim’’,tha peshku,’’unë isha shumë i uritur,dhe po të mos i haja krimbat do të ngordhja,dhe ti do të mbyteshe.Unë të shpëtova jetën’’.
Gjuetari e kuptoi se peshku kishte të drejtë.Ai ju afrua,i hoqi rrjetën dhe e shtyu peshkun në lumë,dhe pastaj ngriti sytë drejt qiellit dhe pa zogjtë që fluturonin.
‘’Ah, sikur të mundesha dhe unë të fluturoja’’,tha gjuetari,’’atëherë me siguri do ta arrija shtojzovallen’’.
Peshku që ishte duke ikur,i dëgjoi fjalët e gjuetarit,dhe u kthye prapa.
‘’Shkulni pendët e mija dhe ngjeshini mbi shpinë, o gjuetar trim’’,tha peshku,’’me to mund të fluturoni në ajër po aq shpejt sa unë mund të notoj në ujë’’.
Gjuetari bëri si i tha peshku,i shkuli pendët nga trupi i tij,i ngjeshi në shpinën e vet ,dhe pastaj nisi ti rrihte me shpejtësi.Pendët ishin mjaft të lehta dhe të shpejta,dhe ai u ngjit në qiell dhe pa prej së largu mbretëreshën e shtojzovalleve që kish qëndruar në mes të një lëndine.Gjuetari ju afrua,qëndroi mu mbi kokën e saj dhe nisi ta kundronte ,sepse ishte shumë e bukur.Pastaj hapi rrjetën dhe e vërviti mbi mbretëreshën.E shkreta,as që e mori vesh se nga i erdhi,dhe u rrokullis e u mpleks me rrjetën. Gjuetari zbriti në tokë,e kapi mbretëreshën,dhe u kthye sërish në breg të lumit.Peshku ishte ende aty,dhe ishte ende i gjallë,por kish humbur shumë gjak nga plagët e hapura.Gjuetari ja qepi pendët me një fill të fortë,dhe peshku e coi gjuetarin në bregun tjetër.
‘’Sa herë të kesh nevojë për mua ,hidh në ujë disa fije nga flokët e shtojzovalles,dhe unë do të vij të të ndihmoj’’,tha peshku.
Gjuetari e falënderoi,pastaj e hodhi mbretëreshën mbi supe,dhe u nis për në shtëpi.Rrugës i doli sërish përpara plaka e vjetër.Sa e pa shtojzovallen,plaka lëpiu buzet,nxorri thonjtë e saj të gjatë si kthetra,dhe ju sul gjuetarit dhe i shkuli sytë.Gjuetari ra përtokë,dhe mbuloi fytyrën me duar.Plaka nuk priti asnjë cast,por e hodhi shpejt shtojzovallen mbi supe,dhe rendi drejt shtëpisë së saj.Posa mbërriti aty, ndezi një zjarr të madh në oxhak,dhe vuri mbi të një kusi të madhe me ujë.Pastaj ju afrua shtojzovalles me gojën që i lëshonte lëng.
‘’Kush jeni ju’’,tha mbretëresha e shtojzovalleve.
‘’Unë jam një magjistare’’ ,tha plaka,’’dikur kam qënë e re dhe e bukur kështu si juve,madhëri por pastaj u plaka dhe lëkura ime u mbush me rrudha.Nëna ime e ndjerë më pat thënë se vetëm një gjë mund tja kthejë rininë një magjistareje,mishi i freskët i shtojzovalles.Sa isha e re ,nuk ja vura veshin këshillës së nënës,por kur u plaka u kujtova për të.Mjerisht nuk kisha më fuqi te vrapoja pas shtojzovalleve,ndaj dhe ja lashë gjuetarit atë punë.Ai të kapi,dhe unë tani do të të ha’’.
‘’Meqë paskeni vendosur të më hani,të paktën më lini ti bie fyellit për herë të fundit,’’tha mbretëresha,’’shtojzovallet e mija do ta kuptojnë se une po vdes,dhe atëherë do të zgjedhin një mbretëreshë tjetër’’.
‘’E si mund të ndodhi kjo’’,tha magjistarja me dyshim,’’shtojzovallet janë të gjitha të verbëra,dhe asnjë shtojzovalle e verbër nuk mund të bëhet mbretëreshë’’.
‘’Po’’, tha mbretëresha,’’asnjë shtojzovalle e verbër nuk mund të bëhet mbretëreshë,por nëse një shtojzovalle e verbër fle me një burrë,ajo lind një shtojzovalle të vogël që mund të shohi.Atëherë shtojzovallet e tjera ja marrin këngës.Shtojzovallja e vogël ndjek zërat e tyre,dhe bashkohet me to,dhe ato e shpallin mbretëreshën e tyre.
‘’Mirë’’,tha magjistarja me vete,’’le ti bjeri fyellit dhe shtojzovallet le të zgjedhin një mbretëreshë tjetër,pa kur të rritet unë do ta ha edhe atë’’.
Mbretëresha mori fyellin,dhe nisi ti binte një melodie që e magjepsi edhe magjistaren.Sapo mbaroi melodia,magjistarja u kthye të merrte thikën që ta therrte shtojzovallen,dhe befas pa përpara saj gjuetarin e verbër.Ai lëshoi sëpatën magjike,dhe i preu kokën magjistares,pastaj lëshoi drapërin,dhe drapëri i kositi duart dhe këmbët,dhe trungu i thatë i magjistares u plandos përtokë. Sapo vdiq magjistarja,sëpata , drapri edhe rrjeta u zhdukën si të mos kishin ekzistuar kurrë.Mbretëresha e shtojzovalleve u lirua,dhe deshi të ikte me vrap,por i erdhi keq për gjuetarin e verbër.
‘’Faleminderit o gjuetar zemërmirë ‘’,tha mbretëresha,’’ti më shpëtove jetën’’.
‘’Melodia juaj më tregoi rrugën madhëri’’,tha gjuetari.
‘’Më thuaj cfarë kërkon nga unë o gjuetar trim’’,tha mbretëresha
‘’Unë dua të më rikthehet drita e syve ,që të mund të gjuaj përsëri’’,tha gjuetari.
‘’Unë nuk ta kthej dot dritën e syve o gjuetar trim’’,tha mbretëresha e shtojzovalleve,’’por këtej e tutje,sa herë që të hysh në pyll,unë do ti bie fyellit,dhe melodia ime do të tregoj rrugën deri tek gjahu.Edhe kur të dalësh nga pylli,unë përsëri do ti bie fyellit,dhe ti do ta gjesh rrugën për në shtëpi’’.
Këto tha mbretëresha, dhe pastaj u kthye në pyllin e prerë,u ul në një trung,dhe nisi ti binte fyellit.Shtojzovallet u mblodhën rreth saj,prenë flokët e tyre dhe i hodhën përtokë.Flokët mbinë dhe u kthyen në një pyll të madh,më të bukur se i pari.Mbretëresha nuk e harroi gjuetarin,dhe sa herë që ai hynte në pyll,ajo i binte një melodie,dhe gjuetari e gjente rrugën për tek gjahu më shpejt se më parë.Kur ai dilte nga pylli,ajo i binte përsëri fyellit,dhe ai e gjente përsëri rrugën për në shtëpi.Cdo mbrëmje ,pasi shtojzovallet e tjera binin të flinin,mbretëresha shkonte në kullën e gjuetarit,dhe këndonte për të,dhe gjuetari i verbër ishte i lumtur sepse ëndrra e tij për të patur një shtojzovalle,më në fund ishte bërë realitet.
 
Last edited by a moderator:
Gomari dhe Lepuri



Një gjahtar mori ciften,ja hypi gomarit,dhe u nis për gjah.Me të hyrë në pyll gjahtari pa një lepur,dhe ashtu sic ishte mbi gomar ,drejtoi ciften në drejtim të lepurit.Por përpara se të qëllonte,gomari tështiu.Lepuri ngriti kokën,e pa gjahtarin,dhe ja dha vrapit me sa i hanin këmbët.Gjahtari ju vu prapa,por lepuri ishte më i shpejtë,dhe sa vinte dhe zvogëlohej përpara tyre.Gjahtari e shpoi gomarin me hosten,por gomari pasi eci edhe pak ,nguli këmbët përtokë dhe nuk pranonte të vraponte më.Atij i merrej fryma dhe i ishin gjakosur këmbët,por gjahtari nuk donte tja dinte.Ai e shpoi prapë gomarin me hosten,por gomari nuk lëvizi vendit.I zemëruar,gjahtari u hodh nga gomari,dhe vendosi ta ndiqte lepurin me vrap.
‘’Nëse nuk e vras lepurin’’,i tha ai gomarit, ‘’do të të vras ty,do të rrjep lëkurën,dhe do ta shes në Pazar’’,dhe vrapoi pas lepurit.
Gomari i trembur ,u kthye prapa dhe filloi të vraponte në anën e kundërt me gjahtarin ,dhe shumë shpejt pa lepurin që po vinte përballe tij.
‘’Të lutem më ndihmo’’ ,i tha lepuri gomarit,’’yt zot më është qepur si langua dhe do te më vrasi’’.
‘’Me vjen keq ,lepur,por nuk të ndihmoj dot.Nëse gjahtari nuk të vret ty,atëherë do të më vrasi mua dhe do të më rrjepi lëkurën’’,tha gomari.
Lepurit,që nuk kishte më fuqi të vraponte,befas i shkrepi një mendim.
‘’Meqë unë do të vdes tha lepuri’’,të paktën më plotëso një dëshirë të fundit,dhe mi jep pak bishtin dhe veshët e tua që ti provoj,dhe po të duash provoji dhe ti bishtin dhe veshët e mija’’.
Gomari i trashë ja dha lepurit bishtin dhe veshët e veta,dhe mori bishtin dhe veshët e lepurit.Pastaj të dy u fshehën pas një shkurreje,por shkurrja ishte tepër e vogël per gomarin,dhe kështu bishti dhe veshët e tij mbetën jashtë. Gjahtari ,që e pa bishtin dhe veshët e lepurit pas shkurres, mendoi se ky ishte lepur,dhe ngriti ciften dhe e vrau.U dëgjua një pëllitje,dhe gjahtari i cuditur u afrua dhe gjeti pas shkurres të shtrirë përtokë,gomarin me veshë dhe bisht lepuri.Gjahtari u zemërua,por nuk e kishte harruar premtimin që kish bërë.,dhe nxorri thikën dhe nisi ta rripte gomarin.Ndërkohë lepuri ja mbathi ,dhe shkoi në folenë e tij.Aty ndaloi dhe u mbush me frymë.
‘’Shpëtova mirë’’, tha lepuri me vete,’’po të mos më kish dalë përpara ai gomar i trashë,tani do isha i vdekur’’.
Befas një dhelpër e pa lepurin,dhe u hodh ta kapte. Lepuri u fut menjëherë në fole,por bishti i gjatë mbeti jashtë.Dhelpra e zuri lepurin nga bishti,e tërhoqi zvarrë dhe i nguli dhëmbët në grykë.I ziu ulëriti me sa zë kishte,por dhelpra e mbyti ,i rropi lëkurën me dhëmbët e saj si brisk,dhe pastaj e hëngri të gjithin,përvec veshëve dhe bishtit ,që nuk i pëlqyen sepse kishin një shije tjetër.
 
Last edited by a moderator:
Njehere e nje kohe,ne ishullin e Maltes,banonte nje djale i vogel me gjyshen e tij. Ata ishin te varfer dhe te uritur ,dhe cdo nate gjyshja do ti tregonte djalit historinë e peshkut te arte te thellesive per ta vene ne gjume. Nje dite gjyshja i tha djalit se ajo do te udhetonte ne nje toke te larget,dhe,per shkak se ishte shume e moshuar,ndofta nuk do te kishte kohe te mjaftueshme per tu kthyer. Perpara se te ikte,ajo e paralajmeroi djalin qe te mos behej peshkatar,dhe te mos shkonte pas peshkut te arte.Pastaj ajo u largua,dhe nuk u kthye me. Kur djali u rrit,ai bleu nje varke,nje rrjete,dhe shkoi te gjuante peshkun e arte. Diten e pare ai kapi shume peshq,por asnje prej tyre nuk ishte i arte,dhe ai ja dhuroI te gjithe peshqit e tij te varferve. Peshkataret e tjere e tallen per ate qe beri. Por te nesermen njerezit e pasur u mblodhën rreth varkes se tij,i shtyne tutje te varferit,dhe i moren per vete peshqit e djalit. Kur peshkataret e tjere e pane cfare ndodhi,ata u zemeruan,dhe e ndaluan djalin te peshkonte perseri. Ata e nxorren varken e tij ne breg,dhe djali u kthye ne kasollen e tij. Ate nate,teksa po gatuante peshkun e fundit te mbetur,djali degjoi nje trokitje ne dere. Ai e hapi,dhe pa perpara tij nje grua te vjeter. Gruaja i ngjante shume gjyshes se tij te humbur,por djali prej kohesh e kishte harruar gjyshen e tij.

"Kush jeni ju ?",tha djali.

"Une jam nje plake e pastrehe,me lini te hyj brenda",tha gruaja e vjeter.

Djali e lejoi. Kasollja vinte nje ere te mire peshku te skuqur.

"Une jam nje plake e uritur,me jepni dicka per te ngrene",tha gruaja e vjeter.

Djali mori peshkun e skuqur dhe ja dha gruas,dhe me te vertete ajo ishte shume e uritur,sepse pas pak e gllaberoi te gjithe peshkun.

"Ju jeni nje djale zemermire",tha gruaja e vjeter,"kerkoni gjithshka qe deshironi,dhe une do tjua jap".

"Une dua te kap peshkun e arte",tha djali pa u menduar dy here.

Gruaja buzeqeshi.

"Nese une vdes sonte,nese ju e hidhni trupin tim ne uje,nese i hidhni rrjetat ne te njejtin vend,dhe nese prisni deri ne mengjes,atehere me siguri qe keni per ta kapur peshkun tuaj ,o djale zemermire. Por,mos i prekni luspat e peshkut,mos u dashuroni pas peshkut,dhe mos e ndiqni pas ate".

Pasi tha keto fjale,gruaja e vjeter ra te flinte. Djali rrembeu nje thike,e therri gruan,pastaj mori varken e tij dhe lundroi shume larg. Kur u bind se peshkataret e tjere nuk po e ndiqnin,ndaloi dhe e hodhi trupin dhe rrjetat ne te njejtin vend,ashtu sic kishte thene plaka. Priti deri ne mengjes,pastaj i ngriti rrjetat dhe pa nje peshk te madh me luspa te arta.

"Ju lutem,me lini te shkoj",tha peshku.

"Nese ju le te shkoni,cfare do te me jepni ne kembim?",tha djali.

"Do tju jap nje prej luspave te mija te arta",tha peshku.

Djalit ju kujtua qe gruaja e vjeter e kishte paralajmeruar te mos i prekte luspat. Por ato ishin prej ari,dhe ai ishte i varfer. Keshtu djali i preku luspat,dhe befas lakmia e pushtoi,dhe mori thiken dhe i hoqi te gjitha luspat nje e nga nje. Kur mbaroi e perplasi peshkun ne barke,dhe i mblodhi luspat e arta ne nje thes. Tani ishte i pasur. Pak me vone,kur e mori uria,u kthye te hante peshkun,dhe pa qe peshku ishte transformuar ne nje grua lakuriqe dhe shume te bukur. Djali mori rrjeten dhe e mbuloi gruan.

"Kush jeni ju?",tha djali.

"Une jam mbreteresha e thellesive ",tha gruaja,"mbreteria ime ndodhet dhjete mije metra nen sipërfaqen e detit. Une jetoj atje me popullin tim,dhe ne hame trupat e njerezve te mbytur. Kete nate me ra era mish njeriu,dhe u ngrita nga thellesite".

"A do te me hani edhe mua",tha djali.

"Jo",tha mbreteresha,"sepse tani qe kam humbur luspat e mija te arta jam bere njeri,dhe nuk mund te ha mish njeriu,dhe nuk mund te kthehem ne mbreterine time sepse peshqit e tjere do te me hanin. Por,ne tri dite,luspat e mija te arta do te shfaqen perseri,dhe une do te kthehem ne mbreterine time. Deri atehere,rri me mua or djale",dhe vuri krahet rreth qafes se tij,dhe e puthi.

Keshtu djali qendroi me te ,dhe ajo ishte e bukur,dhe djali u dashurua me te,edhe pse gruaja e vjeter e kishte paralajmeruar te mos e bente. Ata jetuan se bashku ne barke per tri dite,dhe mbreteresha e thellesive lindi dy binjake. Binjaket dukeshin si njerez,por kishin bishta peshku.

"Keta jane femijet e mij. Do ti quaj Sirena",tha mbreteresha,dhe i hodhi te porsalindurit e saj ne uje.

Pas tri ditesh trupi i mbretereshes u mbulua i gjithi nga luspa te arta.

"Une duhet te kthehem ne mbreterine time tani",tha mbreteresha,"mirupafshim i dashuri im,dhe te lutem mos me ndiq",dhe u hodh ne det,dhe u shnderrua perseri ne nje peshk.

Djali,marrezisht i dashuruar me mbretereshen,u hodh pas saj,por mbreteresha e kafshoi dhe i preu kembet. Tani ai nuk mund ta ndiqte me,dhe keshtu u kthye ne barken e tij,teksa mbreteresha u zhduk ne thellesi. Ata nuk e pane me kurre njeri-tjetrin.

Kohe me vone, fjalet per shfaqjen e disa krijesave te cuditshme gjysme njeri e gjysem peshk,nisen te qarkullojne ne te gjithe ishullin.

"Une i pashe zoteri",tha nje sherbetor,teksa i sherbente caj te zotit te tij te pasur," Ishin dy,nje vajze dhe nje djale.Kishin bishta peshku. Me buzeqeshen,dhe pastaj u zhduken nen uje. Betohem se ato ekzistojne".

"E di qe ekzistojne",tha zoteria i pasur,"sepse une jam babai i tyre",dhe pasi e piu shpejt e shpejt cajin,e urdheroi sherbetorin ti sillte kembet e tij te drunjta.

"Nuk me keni treguar asnjehere se si i kini humbur kembet,zoteri",tha sherbetori.

"Uluni prane meje,dhe une do tju tregoj",tha zoteria.

Dhe sherbetori u ul prane tij,dhe zoteria i tregoi historinë qe sapo lexuat.



Fund.
Admir Ninta,dhjetor 2019.
Ata qe kerkojne fundin e lumtur,te mos i lexojne perrallat e mija,sepse do zhgenjehen. Aty ka vetem zhgenjim,mashtrim,vetmi,egoizem dhe vdekje. Jeta fillon me dhimbje,dhe mbaron me vuajtje. Me vjen keq per ata qe do zhgenjehen,por une nuk mund ti shkruaja ndryshe.
 
Ata qe kerkojne fundin e lumtur,te mos i lexojne perrallat e mija,sepse do zhgenjehen. Aty ka vetem zhgenjim,mashtrim,vetmi,egoizem dhe vdekje. Jeta fillon me dhimbje,dhe mbaronte me vuajtje. Me vjen keq per ata qe do zhgenjehen,por une nuk mund ti shkruaja ndryshe.

Largohu nga pesimizmi para se te te rrembeje dhe zemren se trurin e paska perlare :p
 
Largohu nga pesimizmi para se te te rrembeje dhe zemren se trurin e paska perlare :p
Zemra eshte pjesa ime me pak e ndjeshme. Truri eshte zona ime me pak e kujdesshme. Une tani jam nje qenie instinktive,qe kerkon vetem te ruaj ekzistencen e vet pa ju bere keq qenieve te tjera.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.