Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pse duhet të konsumoni më shumë salmon?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
lg.php

Pse duhet të konsumoni më shumë salmon?​


salmon.jpg

lg.php


Ka shumë arsye se përse duhet të konsumoni salmon e një prej më të rëndësishmeve është shija e tij e mirë. Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi salmoni është një nga burimet më të mëdha të omega-3, vitaminës B6, D dhe yndyrnave të shëndetshme.

Pra një ushqim perfekt për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë dhe ata që dinë të shijojnë.
E gjithë këto cilësi të mira të salmonit i konfirmon edhe studimi më i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org
lg.php

Sipas ekspertëve, salmoni është një nga ushqimet kyç që luftojnë arteriosklerozën.

Çfarë duhet të dini më shumë?

Në studimin e publikuar nga Revista Clinical Investigation, ekspertët shpjegojnë se yndyrnat e gjendura tek omega-3 formojnë disa molekula të cilat ndalojnë inflamacionin.

Në këtë mënyrë lufta me sëmundjen është më e thjeshtë.

“Acidet omega-3 mund të ndihmojnë në kurimin e ateriosklerozës duke ulur procesin e inflamacionit që prek trupin tuaj.” thotë Dr. Hildur Arnardottir, drejtuese e studimit.

Megjithëse ka ende vend për studime të tjera, çfarë është e sigurtë në këtë pikë është se omega-3 ju ndalon dhimbjet.

Salmoni siç përmendëm edhe më lart është një nga ushqimet më të pasura me omega-3.
Në 100 gr salmon i freskët përmban 4 gr omega-3 që është mëse e mjaftueshme për dozën tuaj ditore.

Për të pasuruar dietën tuaj mund të zgjidhni edhe alternativa të tjera të ushqimeve të pasura me të.

Mund të zgjidhni çdo lloj peshku, arrorët apo vajrat si ai i lulediellit apo sojës për më shumë omega-3.


"Balkanweb"
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.