Pse është e dëmshme për shëndetin të ankoheni çdo ditë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Mesazhe
2,451
Location
Tiranë
Hiqni dorë nga ankesat. E vërteta është se askush nuk dëshiron t’ju dëgjojë duke u ankuar dhe, përveç kësaj, ankimi është i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Hulumtimet e kryera nga Universiteti i Stanfordit tregojnë se shpenzimi i vetëm gjysmë ore në ditë duke u ankuar e dëmton fizikisht trurin e njeriut.

Pavarësisht nëse jeni ju duke u ankuar apo duke dëgjuar dikë tjetër të ankohet, ekspozimi në negativitet dëmton neuronet në hipokampus – pjesën e trurit që përdoret për zgjidhjen e problemeve dhe funksionin kognitiv.

Me kohën, ankimi bëhet shprehi.

Nëse jeni të rrethuar vetëm nga njerëz që ankohen, atëherë jeni shumë të prirë që edhe ju të bëheni i tillë.

Hulumtuesit kanë treguar një gjë interesante se 95% e konsumatorëve që kanë probleme me një produkt nuk ankohen te kompania, por ankesat ua përçojnë 8 deri 16 njerëzve tjerë.

Ata kanë treguar se mënyra se si njerëzit ankohen nuk është aspak produktive sepse kjo formë e ankimit që bëjnë shumica e njerëzve nuk i zgjidhë problemet që mund të keni.

o.j/dita
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Staff member
ADMIN
Mesazhe
13,744
Location
Space
Eshte çeshtje psikologjike.
 

Artin

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
1,053
Ankesat e kota janë të lodhshme, por më të lodhshme për mua janë shtirjet e atyre që hiqen se jeta e tyre është perfekte dhe cdo gjë u shkon mirë.
 
Top