Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pse ndodh turbullimi i shikimit, nëntë arsyet shëndetësore

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Pse ndodh turbullimi i shikimit, nëntë arsyet shëndetësore​



w9lfp3cf1a1q-thumbnail.jpg



A ju ka ndodhur ndonjëherë që të kapsisni, picëroni apo të fërkoni sytë nga ndjesia se nuk jeni duke parë mirë?

Nëse jeni prekur nga turbullimi i syve, ndodh që mund t’ia vini fajin moshës ose të pranoni me pahir se keni nevojë për syze.
Megjithatë, turbullimi i syve është tregues i disa problemeve të tjera më të thella se aq.

Sytë janë të lodhur

Nëse keni kaluar shumë kohë përpara ekranit të kompjuterit ose televizorit, atëherë nuk po i kapsisni sytë aq sa duhet.
Sytë lodhen sepse me çdo kapsitje, syri lëngëzohet, lubrifikohet, pastrohet dhe gjallërohet.
AgroWeb.org ju këshillon të kujdeseni që të kapsisni apo pulisni qepallat herë pas here dhe bëni një pushim të shkurtër.

Vuani nga diabeti

Niveli i lartë i sheqerit shkakton enjtje të syve dhe rrjedhimisht vështirësi në shikim.
Njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë shpesh probleme me sytë.

Inflamacioni i syrit

Turbullimi i syve ndodh edhe si pasojë e një inflamacioni të indeve të syve.
Inflamacioni mund të shfaqet nëse flini pa hequr lentet e syve, pa i pastruar ato, fërkimi i ashpër i syve, sëmundje të ndryshme, psoriaza dhe artriti.

Tensioni i ulët

Nëse turbullimi i shikimit shoqërohet nga një ndjenjë dobësie, atëherë duhet të jeni duke përjetuar rënie të tensionit të gjakut si pasojë e dehidratimit, problemeve të zemrës ose çrregullimeve hormonale.

Migrena

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nisja e migrenës shoqërohet gjithnjë me turbullim të shikimit.
Në fakt, akoma pa nisur migrena mund t’ju duket sikur jeni duke parë nën ujë ose nëpërmjet një xhami të plasaritur.
Nëse kjo ndodh vetëm tek njëri sy, atëherë konsultohuni me një mjek.

Perdja e syrit

Perdja e syrit shfaqet dhe zhvillohet ngadalë pas moshës 55 vjeç, sipas të dhënave të AgroWeb.org.
Ngjyrat janë më të zbehura, shikimi në errësirë është më i vështirë dhe sytë janë më të ndjeshëm.
Perdja e syve mund të hiqet nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.

Plakja dhe turbullimi i shikimit

Pas moshës 40 vjeçare, do të vini re se e keni më të vështirë të përqendroheni në gjërat më të thjeshta siç është leximi.
Sytë nuk janë më fleksibël si në rini, ndaj shpesh turbullimi konsiderohet si pjesë e plakjes.

Gërvishtja e korneas së syrit

Ky problem shoqërohet me ndjesinë e të paturit diçka në sy.
Gërvishtja e pjesës transparente së përparme të syrit mund të ndodhë si pasojë e pluhurit ose rërës.
Pastrojini sytë me ujë të bollshëm ose solucion të veçantë që e blini në farmaci.
Pulitini sytë disa herë që të prodhohen më shumë lotë, por mos i fërkoni sytë.

Sklerozë e shumëfishtë

Nëse nervi optik është i dëmtuar, atëherë sinjalet mes syve dhe trurit e kanë të vështirë të transmetohen.
Shumica e njerëzve që preken nga dëmtimi i nervit optik preken nga skleroza e shumëfishtë në harkun kohor të 15 viteve./Agroweb


Top Channel
 
Ka edhe arsye te tjera , por mbase jane te vlefshme vetem per meshkujt ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.