Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pse nuk duhet t’i besoni më mitit për larjen e fytyrës dy herë në ditë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Pse nuk duhet t’i besoni më mitit për larjen e fytyrës dy herë në ditë​


-640-0-608afcf16a84a.jpg



“Kur është koha ideale për të larë fytyrën” është një pyetje që është analizuar shpesh nga specialistët. Për të gjithë ata që mendonin se larja e fytyrës është bërë gati si një shkencë ekzakte, gjithçka ka ndryshuar nga një studim i fundit i kryer nga “The Wall Street Journal”. Dermatologët sugjerojnë se për lëkurë më të mirë, fytyrën duhet ta lash vetëm një herë në ditë dhe vetëm në mbrëmje, para se të flesh.


Miti për larjen e fytyrës dy herë në ditë, në të vërtetë nuk është i nevojshëm për pjesën më të madhe të njerëzve. Është vetëm një ide e keqe. Sipas “The Wall Street Journal”, kjo e ka një shpjegim: “Nëse nuk ke probleme me lëkurën e fytyrës, si p.sh puçrra, dermatologët theksojnë se duhet ta lash vetëm një herë në ditë - në mbrëmje."

Pastrimi i fytyrës gjatë darkës heq make up-in, yndyrën dhe të gjitha papastërtitë e mbledhura gjatë ditës në lëkurë. Larja dy herë në ditë mund të shkaktojë tharje të lëkurës, një problem që me kalimin e kohës, jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt, mund të shpejtojë procesin e rrudhave.

Natyrisht, çdokush ka rutinën e vet të përditshme dhe gjithçka e përshtat sipas nevojave të veta, por këshilla e dermatologëve të “The Wall Street Journal” duhet marrë parasysh edhe sepse nga anketat e kryera prej tyre, rezultoi se njerëzit që e lanin fytyrën dy herë në ditë apo më shumë, kishin më shumë rrudha dhe lëkurë më të thatë se pjesa tjetër (me të njëjtën moshë) që e lante vetëm një herë.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.