Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pse përdorej kanabisi në ceremonitë e varrimit në Kinën e 2500-viteve më parë?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Pse përdorej kanabisi në ceremonitë e varrimit në Kinën e 2500-viteve më parë?​



Pse përdorej kanabisi në ceremonitë e varrimit në Kinën e 2500-viteve më parë?


Në vendin e rregullave të rrepta dhe ligjeve të pamëshirshme për përdoruesit e lëndëve narkotike, në Kinën komuniste, një zbulim arkeologjik ka gjetur prova të pakundërshtueshme të konsumimit të kanabisit gjatë ceremonive funerale. Ndoshta ky fakt e shtyt më tej këtë hipotezë rreth mundësisë së përdorimit të lëndëve narkotike edhe në veprimtaritë e tjera jetësore.

Kjo kupë druri ka shërbyer për konsumimin e lëndëve psikoaktive si kanabisi. Gurët nxeheshin më parë në një vend tjetër dhe futeshin në këtë kupe, brenda të cilës hidhej lënda narkotike që gjatë djegies jeptë efektin e duhur. Kjo pajisje është ndoshta nga dëshmitë më të hershme që tregon mbi përdorimin e narkotikëve. Kjo kupë e drunjë, së bashku me gurët është zbuluar në një vend të lashtë varrimi në malet e Kinës Perëndimore.

Mbetjet e kanabisit me potencial të lartë që gjenden në guralecitë e nxehur të vendosura brenda kupës, sugjerojnë se ritet e funeralit në varrezën e Jirzankalit 2500-vjeçar në malet Pamir, mund të kenë qenë një ceremonial solemn.

Shkencëtarët besojnë se gurët ishin ndezur në një zjarr, para se të transferoheshin në kupën prej druri dhe të mbuluara me kanabis, e cila çlironte në mënyrë të rregullt tymin psikoaktive. Me muzikën si një shoqërim, tymi i zjarrtë mund t’i ketë nxitur të pranishmit që të përpiqen të komunikojnë me natyrën, shpirtrat ose të vdekurit.

Hulumtuesit kanë gjetur më parë mbetje të kanabisit në vendet e lashta të Azinë Qendrore, por zbulimet më të fundit tregojnë për përdorimin e qëllimshëm të këtyre bimëve me nivele të larta të përbërjes aktive, THC dhe kanabisit.

“Ka pasur një debat të gjatë mbi origjinën e pirjes së duhanit të kanabisit”, ka thënë për “The Guardian”, Robert Spengler në Institutin Max Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore. “Ky studim ofron prova më të hershme, bindëse për prodhimin e kimikateve dhe përdorimin e tyre nëpërmjet djegies si një ilaç”.


Albert Vataj
 
Tek ne ne kosove e kan perdorur deri ne vitet 1990 kur kan ardhur mysafiret i kan ndez dhe ju kan dhen femijeve perp ti fut ne gjum.

Qe muhabeti te jet i qet me mysafir :p
Por te shkretit se kan dite se cka eshte Hasashi Hahahaha
 
Artikull interesant dhe fakti i nje praktimi te tille per k’te arsye .
 
Imagjinoj kinezet ne mes te varrimit te qeshin me lote!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.