Pse pushimet më të mira bëhen në shtator

CIBOX

Themelues i forumit NETEDY
ANETAR ✓
Mesazhe
336
39125

Besojmë që ju ka rastisur edhe ju që në pikun e gushtit, kur të gjithë kolegët postojnë foto pushimesh nga katër anët e botës të jeni vetëm në zyrë me vapën që nuk durohet, me një ngarkesë të trefishtë të punës dhe dita kur do të shkoni edhe ju më pushime ju duket aq e largët…Por, durimi shpërblehet thotë populli. Në shtator, kur fillon vala e re e punës dhe kolegët tuaj janë plot projekte e përgjegjësi, ju jua bëni ‘bye-bye’ nga xhami i avionit ose makinës.

Por nuk është vetëm kjo arsyeja pse është qejf të bësh pushime në shtator. Janë shumë avantazhe që nga çmimet e lira deri tek relaksi në kuptimin e plotë të fjalës dhe kur të ktheheni nuk do të keni nevojë të thoni: “Kam nevojë për pushime të tjera”.

Së pari, nëse do të zgjidhni të bëni pushime jashtë vendit, do të gjeni paketa fantastike me ulje deri në 50%. Por edhe nëse do të pushoni në plazhet e Shqipërisë, shtatori është perfekt sepse Shqipëria njihet për numrin e lartë të ditëve me diell. Ju do të përfitoni nga cmimet më të reduktuara të apartamenteve dhe hoteleve, nuk do të jetë nevoja të zgjoheni që në pikë të mëngjesit ose të fusni mik për të gjetur shezlon pasi do të vini gishtin ku të doni.

Plazhet e qeta, pa muzikë në kupë të qiellit, pa të qara e brohoritje fëmijësh do t’ju japin mundësinë të ndjeni zhurmën e valëve dhe puhizën e erës, një terapi e vërtetë për qetësinë e mendjes.

Të mos flasin për ushqimin pastaj. E keni parasysh fluksin e restoranteve në pikun e sezonit kur kuzhinieri nuk ka kohë as t’iu hedhë kripë patateve e jo më t’ju dekorojë pjatën? Në shtator, kur fluksi bie, ju mund të shijoni pjatën tuaj të preferuar të plotësuar në gjithë elementet e saj.

Le të kthehemi edhe njëherë tek çmimet. Nëse keni vendosur të pushoni në shtator, bëjini blerjet për plazh pak para se të niseni, sipas living. Në shtator veshjet, aksesorët dhe kremrat e plazhit i gjeni me super ulje.

Së fundi, specialistët e shëndetit rekomandojnë pushime në shtator për të moshuarit dhe personat me probleme kardiovaskulare dhe të presionit të gjakut. Keni dhe ju një arsye pse duhet t’i bëjmë pushimet në shtator? /lapsi.al
 
Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Artin

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
1,053
Disa gjëra në artikull qëndrojnë.

I këtij mendimi kam qenë edhe unë më parë, por tani them se është më mirë që pushimet t'i bëj në kulmin e verës, ose në gusht. Pse? Sepse ne që jetojmë në vende të ftohta, duam ta nxjerrim të ftohtit me kulmin e nxehtësisë...

Arsye të tjera janë se, në verë vijnë të gjithë në Shqipëri, e mund të takohesh me të afërm, të cilët ke kohë pa i takuar.

Në verë gjithashtu plazhet, rrugët e kafenetë mbushen plot, me vendës e të huaj, e ke mundësi të shohësh edhe shumë vajza të bukura, të cilat të kënaqin syrin... :p

Nëse njeriu do vende më të qeta, mund të shkojë pak më larg, ku nuk ka shumë njerëz...
 
Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Staff member
ADMIN
Mesazhe
13,744
Location
Space

Duhet theksuar qe ne muajt qershor,korrik dhe gusht dita eshte me e gjate se ne shtator :)
 
CIBOX

Themelues i forumit NETEDY
ANETAR ✓
Mesazhe
336
Pushimet e shtatorit jane vertet qetesuese, ku mund te rrish gjithe diten ne plazh ne qetesine tende..
 
Perla

Anëtare forumi
PRINCESS
Mesazhe
3,710
Mosha
22
Muaji shtator ka shum benefite ...ske shum trafik...
Levizja rradhohet pushimet jan me relaksuese....je me. eqet ske shum njerez jan shuk gjona 😍
 
Dorina

Zikaltër⚫🔵
Kontributor
Mesazhe
17,396
Location
F.C. Internazionale
Me duket mua apo ky muaji shtator sikur te qeteson.
Une i preferoj pushimet e qeta:):)
Po ça të qeta mi...
Tma shohësh mua shalën tani
( pa qënë në plazh) puçkurrizaaa , brrrr.

I kam provuar pushimet në 4 muajt por jam e mendimit që duhen bërë në dy javët e fundit të korrikut e dy javët e para të gushtit gjithmonë nëse doni të rreshkeni në diell :p

Pastaj pjesa tjetër varet nga mundësia, puna, koha a ku di unë...
 
Noah

🤨🤫🤫🤨
VIP I FORUMIT
Mesazhe
2,136
Mosha
31
Location
Gjithandej
Po ça të qeta mi...
Tma shohësh mua shalën tani
( pa qënë në plazh) puçkurrizaaa , brrrr.

I kam provuar pushimet në 4 muajt por jam e mendimit që duhen bërë në dy javët e fundit të korrikut e dy javët e para të gushtit gjithmonë nëse doni të rreshkeni në diell :p

Pastaj pjesa tjetër varet nga mundësia, puna, koha a ku di unë...
Nuk mund ta inmagjinoj dot gjith ate shal me puçkurrizaaa do na e cosh njeher me foto 😈😈
 
Top