Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Pse s’e dhe faull?”/ Arbitri tërbon PSG-në, Al-Khelaifi godet murin me grushte

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
30,678
1646904142435.png


Real Madrid-PSG ishte më shumë se një derbi për drejtuesit e klubeve. Raportet mes tyre kanë prekur fundin si pasojë e qëndrimeve të kundërta rreth projektit të Superligës Europiane të Futbollit dhe Kylian Mbappe, i cili pritet të zbarkojë te “Los Blancos” në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Ekipi i Carlo Ancelottit fitoi 3-1 në “Santiago Bernabeu”, duke përmbysur humbjen 1-0 në Francë dhe duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League. PSG zhvilloi një pjesë të dytë skandaloze dhe e meritoi eliminimin.

Gjithsesi, francezët kanë shpërthyer në protesta për mungesën e faullit te goli i barazimit të Karim Benzema, që ndryshoi ndeshjen. Ylli i Realit përfitoi nga pasiguria e Donnarummas, ndërsa arbitri i ndeshjes nuk e cilësoi të parregullt kontaktin me “gardianin” italian.

Vendimi i Danny Makkelie ka tërbuar drejtuesit e PSG-së. Presidenti Nasser Al-Khelaifi dhe drejtori sportive Leonardo, nuk janë përmbajtur aspak pas humbjes dhe përfundimit të aventurës europiane.

Kreu i klubit francez ka humbur qetësinë dhe ka filluar të godasë me grusht murin në dhomat e zhveshjes sipas medieve spanjolle, teksa i është afruar arbitrit holandez për t’i shprehur gjithë ankesat dhe pakënaqësitë e tij.

Al-Khelaifi për pak është kapur me duar me 39-vjeçarin dhe nuk është qetësuar as nga ndërhyrja e forcave të sigurisë, të cilët kanë tentuar të evitojnë përplasjen e madhe.

I ashpër me arbitrin Makkelie edhe braziliani Leonardo, i cili është futur në dhomën e arbitrave aty ku ka ulëritur duke kërkuar shpjegime se pse nuk u anulua goli i parë i Realit. Dëshmitarët vendosën të thërrisnin policinë, ndërhyrja e së cilës më pas nuk u realizua. //supersport.al
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.