Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Punë hienash/ Vjollca e Topit, Blushi dhe Frangaj akuza njëri-tjetrit për gjobëvënie dhe pazare, taksidarja aleancë me Gjin Gjonin

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 19, 2020
Mesazhe
3,767
Luftë e egër për plaçkë mes ‘hienave mediatike’ pranë pushteteve, Rama nuk i qetëson dot, gjobëvënësja më madhe në Shqipëri Vjollca Hoxha merr një goditje të rëndë dhe akuzon të tjerët për gjobëvënie
Një luftë e egër për plaçkë ka nisur mes ‘hienave mediatike’ pranë pushteteve. Vjollca Hoxha, e damkosur si gjobëvënësja më madhe në Shqipëri, përmes Topit të saj mediatik dhe lukunisë së ‘vjollcaxhinjve’ argatë, akuzon mediat e tjera për gjobëvënie. Kulmi i ironisë! Nëse teksti i një kënge thotë ‘nuk bëjmë transport nën 100 kile’, Vjollca Hoxha nuk pranon haraç nën 200 mijë euro, gjithnjë sipas denoncimeve të shumta të biznesmenëve publikisht dhe në prokurori. Përveç Topit të madh, Vjollca Hoxha gjuan edhe me një kobure brezi, për para xhepi siç i thonë, me një farë gazete të quajtur ‘Shqip’.
Më parë gazeta ishte në versionin print, ku shitej rreth 30 kopje. Prej disa vitesh është kthyer në portal, të cilin Vjollca e përdor për manovrime në distancë të afërt në pazarin e egër të interesave.
Një nga shkrimet, ‘Shqip’ i Vjollcës, kamufluar në emra të tjerë, e nis kështu: ‘Paraditen e sotme, një portal periferik, i njohur për gjobëvënie, publikoi një shkrim për disa apartamente të një familjari të Ben Blushit’. Më tej në shkrim thuhet se ‘pallati ku akuzohet Blushi është ndërtuar nga kompania “AN-NIK”, me pronarë Andon Dhima të 90% të aksioneve dhe Aleksandër Frangaj të 10 % të aksioneve.
Po përse është futur Sandri?
Burime për Gazetën SHQIP, bëjnë me dije se Frangaj është futur si aksioner pasi i ka dalë garant ndërtuesit se nuk “do ta shqetësojnë””.
Ben Blushi është prej dy vitesh Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, me pronare taksidaren Vjollca Hoxha. “Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e Top Channel se duke filluar nga sot z.Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel”, shkruante Vjollca në 2018. Që pas kësaj marrëveshje, Topit të Vjollcës nisi t’i dilte boja për gjobëvënie, por Vjollca krijoi edhe një aleancë të re me Gjin Gjonin, i cili e ka ndihmuar të fitojë në Apel betejën për pronësinë e Top Channel. Për këtë detyrim të madh, Vjollca e ka kthyer koburen e brezit ‘Shqip’, në shërbim të Gjinit, në luftën e tij me amerikanët, për të kontrolluar ambientet Duty Free në Rinas.
Ndërkohë, shkrimi për Blushin është botuar fillimisht nga portali ‘CNA’. Më pas shkrimi është pasqyruar nga ‘Syri’, të cilin Vjollca e konsideron të Sali Berishës, për shkak të të Shkëlzen Berishës, i cili përflitet si financues. Vjollca pranon se drejtori i saj Blushi e ka bërë ish-vjehrrin miliarder me pasuri të palujtshme, pranon pallatin, por shton se edhe Aleksandër Frangajn ka marrë 10 % të aksioneve të kompanisë ndërtuese me gjobëvënie. Sipas Vjollcës, Frangaj ka marrë 800 m2 në pallatin tek stadiumi “Dinamo”, nëpërmjet influencës së përfituar nga Sali Berisha.
Vjollca i kujton Frangajt miliona euro reklama që ka marrë nga Berisha kur ishte në pushtet. Është e vërtetë që ministrat dhe drejtorët e Berishës ishin në garë se kush t’i jepte më shumë para publike Sandrit. Por ja që në pushtet ka 7 vjet që ka ardhur Edi Rama, i cili i ka ‘xhan’ si Vjollcën, ashtu edhe Sandrin. Vetëm disa muaj më parë, Rama me një vendim të fshehtë, u ka dhënë nga 1 milionë euro Top Channel-i të Vjollca Hoxhës dhe Klanit të Frangajt, me argumentin se dy televizionet kishin pësuar humbje nga kalimi i teknologjisë analoge në atë dixhitale.
Megjithatë, edhe pse Rama po i mbulon të dy me para publike dhe prona, Vjollca dhe Sandri janë në luftë. Disa ditë më parë, Vjollca pësoi një goditje të rëndë, pasi humbi shumicën e aksioneve në kompaninë “Digitalb”, duke humbur kështu edhe maxhorancën për vendimmarje. Kompania tashmë kontrollohet nga Frangaj, Armand Duka, Saimir Mane, Agim Zeqo dhe Edmond Leka. Pas kësaj goditje, Vjollca ka nisur sulmet ndaj Sandrit për çështjen e pallatit, duke përfshirë edhe Sali Berishën. Punë hienash./Pamfleti
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.