Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Qeparo – Fshati mistik i rivierës Joniane

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Qeparo – Fshati mistik i rivierës Joniane​


Shkruar nga FLOGERTA DRIZA

Pranë gjirit të Panormi (Palermo nga turistët) qëndron fshati Qeparo, me plazhin e tij të veçantë dhe vendbanimet e vjetra të Qeparos ndërtuar mbi një kodër shkëmbore me pamje nga deti Jon.

Një fshat i vogël por jo i parëndësishëm​

Qeparo

Photo source: south.al.

Fshati Qeparo është pjesë e bashkisë së Himarës dhe ndodhet 13 kilometra në jug të Himarës, ngjitur me Borshin. Ka një popullsi prej 1200 banorë dhe ashtu si pjesa tjetër e fshatrave shumica e banorëve kanë emigruar në Greqi dhe qytete të tjera në Shqipëri. Sipas topografit të shekullit XIX William Martin Leake, emri origjinal i fshatit ishte Kiepero ose Kiparos, i cili rrjedh nga fjala greke kipos, që do të thotë kopsht. Megjithatë, vendasit thonë se emri i Qeparo vjen nga pema e qiparisit, e cilat është tepër e pranishme në këtë zonë.
Qeparo ndahet në dy pjesë, Qeparo i Vjetër, një vendbanim i lashtë i ndërtuar në shpatin perëndimor 450 metra mbi nivelin e detit. Më vonë, banorët e tij u vendosën pak më poshtë, në Shpatin e Gjivlashit, në juglindje të kodrës së Kastelit, për të qenë më afër arave të tyre dhe për t’i shpëtuar të ftohtit të dimrit. U formua në këtë mënyrë pjesa më e re e fshatit e quajtur vetëm Qeparo.

Një e kaluar e panjohur

64ca8e68a609735ffd8a889572ac30b5.jpg

Nuk dihet shumë për të kaluarën e këtij fshati, por përmendja e tij e parë është vënë re në disa gazeta të perandorisë Osmane (1431 dhe 1583) në lidhje me pronat dhe shtëpitë në Qeparo. Sipas këtyre letrave në atë kohë, fshati kishte gjithsej 50 shtëpi dhe toka të gjëra pjellore.

Një fshat piktoresk

Me një kombinim perfekt të detit dhe malit, fshati Qeparo luan një rol të rëndësishëm si një destinacion turistik, jo vetëm gjatë verës, por edhe jashtë sezonit. Ka disa akomodime dhe shtëpi pritjeje për mysafirët. Madje edhe disa restorante të mira në shëtitoren e saj. Mos u habisni kur takoni shumë francezë dhe britanikë në rrugët me kalldrëm të Qeparos.
Madje do të zbuloni se shumë prej tyre në fakt nuk janë turistë, por këta të huaj të zgjuar kanë blerë shtëpi në fshatin e vjetër. Kjo u ka mundësuar ta përjetojnë realisht bukurinë e pastër dhe atmosferën mistike që Qeparo ofron.

Tërheqjet turistike​

Manastiri i Shën Dhimitrit

Manastiri i Shën Dhimitrit i cili ndodhet në qendër të Qeparos është një nga tërheqjet e para turistike. Në të ka qënë krijuar një ansambël me objekte karakteristike të zonës. Kisha ka tiparet e Kishave Bregdetare dhe është ndërtuar në vitin 1760. Elementet e vetme dekorative janë përfundimet e mureve me korniza në formën e dhëmbëve të sharrës. Vazhdon të jetë në gjendje shumë të mirë dhe vizitohet lehtë nga qendra e fshatit.

Fshati i vjetër i Qeparo, tani një fshat fantazmë i përbërë nga rrugica të ngushta me kalldrëm dhe shtëpi guri të braktisura gati në rrënim. Fshati ndodhet në majë të një mali dhe rruga që bëhët për të arritur deri atje është realisht e frikshme.
kasteli-2-1-728x395-1.jpg

Kalaja e Karos

Mirëpo, pamja në gjirin e Qeparos nga lart dhe sharmi i këtij fshati të braktisur ia vlen barra qiranë! Një legjendë e vjetër që rrëfen për ndarjen midis Qeparos së vjetër dhe atij të ri, tregon se në fshatin bregdetar një dritë ndizet në errësirë.
E vendosur në veri të fshatit Qeparo të sipërt ndodhet vendbanimi prehistorik i Karos, i vendosur 450m mbi nivelin e detit dhe daton në 1200-1000 para Krishtit në Epokën e Bronzit të vonë. Kalaja e Karos luajti një rol të rëndësishëm në bregdet nga shekujt XII-V para Krishtit. Kjo sepse pati rolin e një qendre të fortifikuar dhe militarizuar. Pas shekullit të 6-të pas Krishtit, vendbanimi u bë një qendër bujqësore dhe blegtorale.

Kalaja e Ali Pashës​

31946867_785221231683053_6796787597050904576_n.jpg

Kalaja e Ali Pashes

Qeparo është gjithashtu i njohur për faktin se ka disa monumente të rëndësishme, siç është Kalaja e Ali Pashës, e vendosur rreth 1 km në veri të fshatit. Objekti, një kala e madhe e cila ka pamje nga deti si dhe nga rrugët me kalldrëm të Qeparos së vjetër, përmban stile arkitektonike tipike për këtë zonë.
Rrënojat e Kalasë së Qeparos janë një ndalesë tepër interesante, pasi shtigjet e hershme të vendbanimeve janë të vendosura në kodrat e larta shkëmbore. Kjo Kala ishte një dhuratë që Ali Pasha ia dedikoi gruas së tij, Vasiliqisë.

dua.com
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.