Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Qiriri i Makabe Zaharisë po shuhet minutë pas minute

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
“E pse të kem frikë? Kujt i duhet frika”?

M.Z.

Nga Sefer Pasha

E pyeta mjekjen se a e njihte Makabe Zaharinë dhe ajo mu përgjigj se Makabe Zaharia është personazhi i pacjenetit të dhomës 10 që po e kurojmë me përkushtim

Jam shumë i sigurtë se Makabe Zaharia nuk do ta lexoj këtë shkrim në gazetën e tij të preferuar “Dita”. U ktheva me ububushmëri të madhe nga Kosova. Shpresoja që Makabe Zaharinë ta gjeja më mirë. Por mjerisht, jo. Makabe Zaharinë e gjeta në katin e tretë, në dhomën 10, të pavijonit të hematologjisë, të shtrirë, me frymëmarrje të përpëlitur e me qerpikët e syve të puthitur si dy kapak arkivoli. Ishte mpakur.

Dyshova se mos ishte tjetër pacient. Jo, ore jo, i thash vetes. Ky është Makabe Zaharia. Me flokët e bardhë si bora e malit të Buretos mbi Libohovë, ku lindi ati i tij, Zihniu. Mjekra i qe tharë si myk shkëmbi, e mustaqet si një tufë bari i egër. Asgjë nuk kishte mbetur nga Makabe Zaharia. E vështroja që nga dera e s’guxoja t’i afrohesha. Më dukej sikur do ta zgjoja nga gjumi i ëmbël. Kurrë nuk e kisha imagjinuar se do ta gjeja në këtë gjendje. Sa herë që takoheshim ne sikur mundeshim në tapetin e kuq të kafes “Çajupi”. Humnera qe hapur. Dhe Makabe Zaharia ishte në buzë të saj. E shoqja që i rrinte tek koka ja preku pyllin e mjekrës dhe ai i hapi pakëz sytë. Por nuk u ngritë, që t’ më përqafonte si përherë. Fati e kishte mundur. Tha vetëm një fjali: Sefer! – “Të dua shumë!”. Doja të ulërija sa të mblidhej i gjithë pavijoni, por e mblodha veten. Humnera ishte e thellë. Makabe Zaharia nuk mund të lotonte. Përrenjtë e syve të tij të shndërritshëm ishin tharë. Asnjë fjalë. Kishim folur aq shumë për ta mposhtur sëmundjen. Uitmani më kishte folur me qindra herë për fundin e tij.

Unë gjithnjëë i jepja shpresë. Në një shkëmb të Bjeshkëve të Namuna i thoja, një mik nga Deçani, ka vendosur në majë të shkëmbit një filxhan druri të mbushur me mjaltë. Deçanasi priste që në atë filxhan të hidhte vrerin e saj shqiponja e bjeshkëve. Vreri i shqiponjës i përzier me mjaltë dhe vesë yjesh e përzë sëmundjen e rëndë. Makabe Zaharia qeshte. Oh çfarë fantazie që ke më thoshte ai. Në këto çaste dramatike nuk guxoj t’ja përmend ilaçin e vrerit të shqiponjës, i cili nuk po mbërrinte për dreq. Në dhomën, ku lëngon Makabe Zaharia ka një qetësi të kobshme. Nëpër mure janë të varura pikturat, që i bëjnë fëmijët e tronditur. Fëmijët janë gjithashtu artist. Pikturat janë gati t’më kallin në humnerën e thellë. Janë të frikshme. Në to është vet Makabe Zaharia, që kam përpara, e që më vështron i brengosur. Zëmrën e ka mirë më thotë veçmas e shoqja. Po sa do të rezistoj ajo në lisin e malit të Buretos, të cilin po e gërryen sëmundja? S’di ç’t’i them për t’i dhënë kurajo. Në atë gjendja Makabe Zaharia nuk i pranon më serumet. Është shumë i kthjellët mendërisht. Kjo është e llahtarshme i them vetes. Ta presësh kalin e vdekjes me mendjen esëll. Do të ishte më mirë sikur të ishte i dehur si Fadajevi. Të pinte raki, si me mikun e tij më të ngushtë Dritero Agollin, e t’i ndizte e t’i shuante papushim cigaret. Po rrotull krevatit të tij nuk ka asgjë. As shishe me raki, as cigare, as telefon e as libra e gazeta. Makabe Zaharia lëvizte nëpër Shqipëri i ngarkuar me libra. Udhëtonte si një bibliotekë e çuditshme. Dhe tani shkretëtirë. Ndihem keq tek e shoh se po fiket ylli i letrave shqipe. Nuk kam një fjalë për t’i thënë. Në çantë kam një kokërr mollë flakë të kuqe. E këputa në oborrin e shtëpisë në Krushë të Madhe, ku ka banuar Ukshin Hoti. Mollën e ka mbjellë me duart e tij pasi doli nga burgu i Istogut. Makabe Zaharia ka botuar të gjithë veprën e Ukshin Hotit. Dhe ka pasur fatin si askush tjetër që t’i prek në një takim në Shkup politologut të madh brinjët e bëra cifla- cifla nga kasapët e milicisë serbe. Kokrra e mollës mbase do t’i çel një lule gëzimi në shpirt. Kush e di. E pyes mjeken në korridorin e pavijonit nëse ajo e njihte Makabe Zaharinë, dhe ajo e brengosur më përgjigjet se: – “Makabe Zahria është personazhi i pacientit që po e kurojmë me përkushtim në dhomën numër 10”. I afrohem sërsih tek koka e krevatit. Dua të bëj me Makabe Zaharinë një fotografi. Por i ruhem keqkuptimit prej mikut tim të madh.

Shpresoj të hyj tek dera e dhomës, ku përgjërohet Makabe Zaharia, malësori nga Bjeshkët e Namuna, me filxhanin magjik në dorë, ku është ilaçi i përgatitur nga zeheri i Shqiponjës së Bjeshkëve.

Shpresoj!
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.