Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Qysh funksionon algoritmi i Instagramit

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
30,735
199459166_4125668857517529_7153805523682302489_n.jpg

Instagram amiga, qelu, qelu?


Nashta so moti, amo Instagrami ka fillu punen n’2010. Asi vakti, hala kah fakulteti kokna sillë une. Nejse. Po, qysh kesh tu ju kallxu per Instagramin, prej qe e kan nis n’2010 ka qene aplikacion i fokusuar ne fotografi, duke mos i jep shume rendesi tekstit apo komunikimit ne mes te njerezve shume. Komunikimi prej atehere vazhdon te jete like-i si valutë. Ma vone e kan vjedhe vecorine “story” prej Snapchat-it edhe ka marre nje form krejt tjeter. Nashta ne nje shkrim tjeter per historikun e Instagramit. Instagrami algoritmet i ka aktive ne 3 gjera: feed (ballina, muri), explore (search, hulumtimi) dhe reels.

Tash ajo qe po na intereson krejtve osht, qysh vendos Instagrami cfare me te shfaq ty e mu ne baza ditore. Dmth, nje numer i madh i postimeve ndodhin ne rrethin tend, qysh dickafit i jep perparsi e dicka tjeter e vonon e dicka tjeter e mshef krejt? Paramenoni vetem deri ne vitin 2016, rreth 70% te postimeve nuk i kane pare, duke perfshire 50% te postimeve nga te afermit.

Shkojm kadal dale te pergjigjja…
Senin e pare qe e ka parasysh algoritmi i Instagramit osht:

Informacionet bazike ne lidhje me postimin. Nje postim qe ta shfaq Instagrami ata e klasifikon ne baze te disa informatave sikurse: 1. Koha kur eshte postu, 2. Sa likes i ka marre, 3. Nese osht video sa osht e gjate, 4. Cfare lokacioni iu eshte bashkangjitur 5. Kush prej atyre qe te percjellin (ta bojn follow) e ka bo like kete postim. Po seni kryesor ne kete aspekt osht sa like i ka vet postimi. Nese ni postim i dikujt qe je tu e percjelle i merr 1000 likes, definitivisht del parpara krejt ktyne 100-200 likes qe vijn prej te tjereve.
Informacioni qe lidhet me personin qe ka postuar. E para ke per postimin, e dyta osht per vet postuesin. Instagramit i intereson sa shpesh komunikon ti me kete person. Komunikimi behet permes shkrimit privatisht, shkrimit qe ia bene ne komente te postimeve por kryesorja ne komunikim osht berja like.
Aktivitet yt. Instagrami percaktohet teper shume se cfare me te shfaqe ne baze te aktivitetit tend. Nese je person qe bon shume likes apo vetem shikues, sa qendron ne aplikacion gjate dites, sa i shikon videot, sa komunikon me te tjeret ne Instagram e kshtu me radh e kshtu me radhe.
Historiku i komunikimit. Prej gjerave qe cdo media sociale i ruan eshte historiku yne. Vetem Facebook per secilin person ka rreth 52,000 informacione. Cka pelqen, cka kalon shpejt, cka lexon, cka klikon etj. Dmth ti [emri dhe mbiemri juaj] per mediat sociale je detajisht i ekspozuar. Edhe Instagrami eshte njejt. Ka teper informacion per historikun tend - cka ke bo like, cfare video kqyre, kon e ki follow dhe ne baze te historikut tend vendos cfare eshte me rendesi per ty me pa dhe cfare nuk eshte dhe si rezultat e mshef prej teje.

Edhe vet autoritetet e Instagramit thojne qe jemi tu bo educated guess qe ne gjuhen Shqype dmth tahmin i ustahit (demek jo tahmin i gjithkujt). Me kit tahmin ata e perafrojne cfare dikush prej neve duhet me pa kur te hap aplikacionin.

Sa i perket FEED-it (faqes kryesore, murit, qajo qe t’qelet e para si t’hin ne Instagram) per ketu, autoritet e larta te Instagramit kane paraqitur 5 gjera qe jane teper me rendesi.
1.Sa sekonda apo milisekonda shpenzon me nje postim
2.Ne cfare komenton dhe sa kohe shpenzon ne komentim te postimeve
3.Sa kohe shpenzon duke bere like dhe cfare bene like
4. Sa kohe shpenzon duke bere safe dhe cfare bene save
5. Profilin e kujt e prek, per me kqyr informata ma shume rreth tyre.

Instagrami osht vazhdimisht aktiv. Nese per shembull, ti ne nje kohe kur ke dasht me ble kerr ke bo like shume faqe te kerreve, i ke percjelle, i ke bo save etj, ne kete kohe Instagrami te ka pozicionu si dashamire i kerreve edhe vazhdimisht t’ka qit postime te kerreve gjithka, madje madje edhe ne reklama. Por, me kalimin e kohes, ti e ke ble kerrin edhe nuk je mo tu kqyr kerre qysh ke kqyr perpara, algoritmi fillon menihere me u zbatu, menihere fillon me i largu kerret edhe me qit dicka tjeter qe ti ke nis me shpreh interesim, mbjellje t’flokve per shembull, hahaha.

Njo prej seneve qe kujdeset Instagrami me bo osht qe mos me i lon shume postime me ren prej te njejtit person/account. Gjithashtu te njejten e bojn me Story-s qe i bojn njerzit share. Ne baze te ankesave qe ka marre Instagrami, njerezve po ju shkon ne nerva kur dikush e bon share story-in e dikujt tjeter; drastikisht ma shume e preferojne kur storjet jane origjinale.

Qysh ia bon instagrami per EXPLORE (search, hulumtimi)?

Osht fjala per ate butonin qe na shqip i thojme llupë apo zmadhues. Nejse, pe dini per cka e kom fjalen se kjo osht prej seneve qe mas shumti perdoret ne Instagram.

Permes Explore, Instagrami ka per qellim me iu ndihmu njerezve me gjete gjera te reja, gjera te bukura, gjera te mira, pa pa fare, pa pa fare.

Kategorizimi eshte perafersisht i njejt sikurse tek FEED, por ketu ka me shume detaje dhe finesë.

Kur je tu eksploru, Instagrami i jep shume rendesi postimeve qe kan shume likes. Po normal, ndryshe dicka nuk bohet e famshme, post kur te perkrah edhe algoritmi. Zyrtaret e larte Instagramore thone qe likes, shares, saves kane peshen me te rende tek Explore sesa tek FEED apo REELS.
I jepet perparsi postimeve qe ti ke pas nje lloj interaksione me to. Ja ke kqyr profilin, i ke bo naj sen like, share, save apo dicka te ngjashme. Qisaj i jep perparsi shume Instagrami tek Explore. Pra ne baze te historikut tend, vendoset edhe cfare me tu shfaqe ne Explore. E sjellim shembullin e luleve. Nese 4 apo 5 postime te luleve i bon like, mrena pak oresh ki me verejt qe shume postime te sygjeruara jane me lule. E njejta osht me personat. Nese e bon like nje basketbollist, kan met dal edhe postimet te kolegeve te tij, kundershtareve apo te materialit sportiv te ngjashem. Ktu masnej leht hin reklama me t’i shit patikat e basketit. Ja ke nis me kuptu edhe ti Instagramin, a pe she’, a t’thojsha qe so edhe qaq qaaaq…
Per Explore ta analizon edhe qysh je sill edhe ne Explore ti personalisht. Historiku yt eshte nen veshgim ketu. Ne baze te qasaj i jep perparsi postimeve. Nese psh je person qe kqyr foto ma shume se video, gjithmone ki me pas foto ma shume ne explore dhe e kunderta.
Informacioni ne lidhje me personin qe poston osht me rendesi gjithashtu. Instagrami, sikurse edhe mediat tjera sociale, kane per agjende me bo yje brenda aplikacionit te tyre. Nese dikush merr shume likes, shares, saves, Instagrami automatikisht e ndihmon rritjen e ketij profili duke ua shfaq shume me shume njerezve.

Tek explore, e keni parasysh, keta nuk je tu i bo follow ti, kta krejt te huaj jane. Andaj ketu duhet algoritmi me nxe mire karrigen, se perndryshe nese ja huq, njerezit e perdorin kete sektor shume me pak dhe pastaj respektivisht edhe Instagramin ma pak.

Qe, kjo ke nje mertypje e gjate per juve, te pakten me ua perafru qysh funksionin algoritmi i Instagramit. Ne esence, nuk munet me dallu shume prej te tjerave, mirepo Instagrami ka vecori prej te tjerave ne nuanca te perzgjedhjes dhe ne shtrengim te disa prej meseleve, ne krahasim me Facebook apo me TIKTOK i cili rishtazi i ka pas do telashe, po teme per tjeter here kjo.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.