Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Qytetet ku ngrihet busti i Skënderbeut

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
View attachment 25722
Skënderbeu është heroi kombëtar i shqiptarëve, por tashmë prej shekujsh ai është bërë symbol i lirisë, pathyeshmërisë dhe mbrojtjes së krishtërimit. Kjo figurë historike ka vend mjaft të rëndësishëm në librat e historisë shqiptare dhe botërore, por edhe në art, në letërsi, artet vizuale, muzikë e kinematografi. E ndërsa në letërsi shkrimtarët shfrytëzojnë dokumentat historike e fantazinë e tyre, artistët pamorë kanë pak burime autentike të kohës. Portreti më i hershëm i Skënderbeut supozohet se është bërë sipas një skice të piktorit venecian Xhentile Benini, ku Skënderbeu paraqitet i moshuar, ndoshta ka pozuar gjatë udhëtimit të tij të fundit në Itali në vitin 1466. Ndërsa e para sklupturë me imazhin e tij ishte ajo skulptorit dhe poetit Murat Toptani (1917) dhe më pas bustet për këtë hero u përhapën në shumë qytete të Shqipërisë dhe botës. Monumentin e Skënderbeut në Tiranë realizuan, Odhise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço (1968). Monumenti i Skënderbeut në Krujë (1959). Monumenti në Prishtinë, vepër e skulptorit Janaq Paço (2003).Shtatorjai në Dibër, vepër e skulptorëve Muharrem Turkeshi dhe Agim Sela (2009). Buste të Gjergj Kastriotit ngrihen edhe në qytetin e Tuzit, Preshevës, Burrelit. Monumente të kësaj figure ikonë ngrihen edhe në Shkup, vepër e skulptorit Thoma Thomai (2006). Busti i Skënderbeut, në Kukës (1939). Monumenti në sheshin Albania të Romës, vepër e skulptorit italian Romano Romanelli (1940). Monumenti në Bruksel, Belgjikë (1968). Bustit në Vaccarizzo Albanese – fshat i Kozencës në Kalabri. Busti në Civita të Italisë (2008). Përmendorja në Miçigan të SHBA (2006). Busti në qytetin Fermo, Ankona (2007), busti në San Cosmo Albanese (2010). Bustet e Heroit tonë Kombëtar ndodhen edhe në Vjenë, në Budapest, Zvicër,buzë liqenit të Gjenevës, në Detroit etj. Një nga këto monumente shqiptarët e kanë edhe në pasaportat e tyre biometrike. Kudo që ata shkojnë e mbartin heroin e tyre me vete e përpjekjet për të inicuar ngritjen e të tjera monumenteve në qytete të tjera vazhdojnë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.