Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Qyteti antik i Romes

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Qyteti antik i Romes
  1. Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashte Në shekujt e ekzistencës së saj, qytetërimi romak nga një monarki adoptoi një republikë oligarkike dhe më vonë një perandori autokratike. Romakët arritën të dominojnë Evropën jugperëndimore, Evropën juglindore (Ballkanin) dhe tërë rajonin mesdhetar me anë të asimilimit kulturor dhe pushtimit. Për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme dhe sulmeve nga popuj të ndryshëm migrues, pjesa perëndimore e perandorisë, duke përfshirë Italinë,Hispanjën, Galinë, Britaninë dhe Afrikën u nda në mbretëri të pavarura në shekullin e pestë pas Krishtit. Perandoria Lindore Romake, që drejtohej nga Konstandinopoja, e përbërë nga Greqia, Ballkani, Azia e Vogël, Siria dheEgjipti, i mbijetoi krizës. Edhe pse këta të fundit i humbën territoret e Sirisë dhe Egjiptit nga Perandoria Islamike Arabe, Perandoria Romake e Lindjes do të mbijetonte edhe për një mijëvjeçar, derisa territoret e fundit të saj u pushtuan ngaPerandoria Otomane. Kjo fazë mesjetare dhe e krishterë e Perandorisë njihet nga historianët me emrin Perandoria Bizantine. Qytetërimi romak shpesh grupohet në periudhën e antikitetit klasik bashkë me Greqinë e lashtë, një qytetërim që pati ndikim të madh në kulturën e Romës së lashtë. Roma e lashtë kontribuoi jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e ligjeve,luftërave, artit, letërsisë, arkitekturës, teknologjisë dhe gjuhës dhe historia e saj vazhdon të ketë një ndikim të madh në botë sot.
  2. Sipas një legjende, Roma u themelua më 21 Prill, 753 para lindjes së Krishtit nga vëllezërit binjakë që e kishin origjinën nga princi trojan Enea. Romuli dhe Remi ishin nipa të mbretit latin, Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij mizor Hamuli ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin. Rea Silva ishte një virgjëreshë e Vestës që u përdhunua nga Marsi, duke i bërë vëllezërit gjysmë-hyjnorë. Mbreti i ri ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kështu që ai vendosi t’i mbysë.Një ujkonjë (ose gruaja e një bariu në disa versione) i shpëtoi dhe i rriti ata dhe kur arritën moshën e pjekurisë, i rikthyen fronin e Alba Longës Numitorit. Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romuli e vrau Remin gjatë një grindjeje për sundimin si mbret i Romës, megjithëse disa burime thonë se grindja ishte për arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit. Romuli ishte burimi i emrit të qytetit.Meqë qyteti kishte ngelur me shumë pak gra, legjenda thotë se latinët ftuan sabinët në një festival dhe vodhën femrat e tyre që ishin të pamartuara, duke çuar në integrimin e latinëve me sabinët.
  3. Sipas një tradite dhe sipas shkrimtarëve të mëvonshëm si Tit Livi, Republika Romake u krijua rreth vitit 509 p.e.s, kur i fundit nga shtatë mbretërit romakë, Tarkuin Krenari u rrëzua dhe një sistem i bazuar në magjistratë të zgjedhur një herë në vit dhe kuvende me përfaqësues të ndryshëm u vendosën. Një kushtetutë vendosi një varg normash dhe balancimesh dhe ndarje pushtetesh. Magjistratët më të rëndësishëm ishin dy konsujt, që së bashku ushtruan pushtetin ekzekutiv në formën “imperium”, ose me urdhër ushtarak. Konsujt duhet të punonin me senatin romak, që fillimisht ishte një këshill i përbërë nga patricë (fisnikë), por që u rrit në madhësi dhe fuqi me kalimin e kohës. Poste të tjera magjistratësh në Republikë ishin pretorët, edilët dhe kuestorët.Në fillim, postet e magjistratëve i kishin vetëm patricët, por më vonë ato u bënë të mundura edhe për njerëzit e thjeshtë, ose plebenjtë.Institucionet votuese të Republikës ishin comitia centuriata (asambleja e centurionëve), që votonte për çështjet e luftës dhe paqes dhe zgjidhte njerëzit më të rëndësishëm, dhe comitia tributa (asambleja tribunale), që zgjidhte postet më pak të rëndësishme
  4. Me armiqtë e mundur, Oktaviani mori emrin Augustus dhe pothuajse pushtetin absolut duke ruajtur vetëm një shtirje të formës republikane të qeverisë. Pasardhësi i tij i përcaktuar, Tiberiusi, mori pushtetin pa kundërshtim, duke vendosur dinastinë Julio-Klaudiane, që zgjati deri në vdekjen e Neronit në vitin 68.Zgjerimi territorial i asaj që ishte tani Perandoria Romake vazhdoi dhe shteti mbeti i sigurt,pavarësisht një serie perandorësh gjerësisht të konsideruar si të shtrembëruar dhe të korruptuar (për shembull, për Kaligulën thuhet se ishte i çmendur dhe Neroni kishte një reputacion për mizorinë dhe që ishte më shumë i interesuar për shqetësimet e tij private sesa për çështjet e shtetit). Sundimi i tyre u pasua nga Dinastia Flaviane.Gjatë sundimit të Pesë Perandorëve të Mirë (96-180), Perandoria arriti zenitin e saj territorial, ekonomik dhe kulturor.Shteti ishte i sigurt edhe nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme dhe Perandoria qe e begatë gjatë Pax Romana (Paqja romake). Me pushtimin e Dakisë gjatë sundimit të Trajanit, Perandoria arriti kulmin e zgjerimit territorial; dominioni I Romës në këtë kohë kishte një sipërfaqe prej 6.5 milion km².Murtaja e Antoninit që u shpërnda në Perandori gjatë viteve 165-180 vrau afërsisht pesë milionë njerëz.  Periudha ndërmjet viteve 193 dhe 235 u dominua nga dinastia Severane dhe pa disa sundues të pazotë, si Elagabalusi. Perandoria Romake ngacmohej vazhdimisht nga dyndjet e barbarëve dhe rënia graduale e Perandorisë Perëndimore vazhdoi me kalimin e shekujve.
  5. Qyteti perandorak i Romës ishte qendra urbane më e madhe e kohës, me një popullsi rreth 1 milion persona (sa madhësia e Londrës në shekullin e 19-të, kur Londra ishte qyteti më i madh në botë). Hapësirat publike në Romë zhurmonin kudo nga tingëllima e rrotave të hekurta të karrocave. Madje Jul Çezari dikur propozoi ndalimin e trafikut të karrocave gjatë ditës. Përafrimet historike tregojnë se rreth 20 % e popullsisë që ishte nën juridiksionin e Romës së lashtë (25-40%, në varësi të standardeve të përdorura, në Italinë romake) jetonin në qendra urbane të panumërta, me popullsi mbi 10,000 ose më shumë dhe gjithashtu jetonin në vendbanime ushtarake. Kjo është një shifër shumë e lartë urbanizimi për standarde para-industriale. Shumica e këtyre qendrave kishin një forum dhe tempuj dhe ndërtesa me stile të ngjashme me ato të Romës, por në shkallë më të vogla.
  6. Shoqëria romake shihet gjerësisht si hierarkike me skllevërit (servi) në fund, të liruarit (liberti, ish skllevër që janë të lirë) sipër tyre dhe qytetarë të lindur të lirë (cives) në krye. Qytetarët e lirë ndaheshin më tej në klasa. Ndarja më e madhe dhe më e hershme ishte ndërmjet patricëve, që mund të gjurmonin origjinën e tyre te një nga 100 patriarkët në themelimin e qytetit dhe plebenjtë, që nuk kishin paraardhës njërin prej 100 patriarkëve. Kjo ndarje u bë më pak e rëndësishme gjatë pjesës së fundit të Republikës, sepse disa familje plebeje ishin shumë të pasura dhe kishin hyrë në politikë dhe disa familje patrice patën kohë të vështira. Çdokush, patric apo plebe, që mund të numëronte njërin nga paraardhësit e tij si konsull ishte një fisnik (nobilis); një burrë që ishte i pari në familjen e tij që bëhej konsull, si Marius oseCiceroni, njiheshin me emrin novus homo (njeri i ri) dhe i fisnikëronte pasardhësit e tij. Origjina patrice, prapë se prapë të akordonin prestigj shumë të lartë dhe shumë poste fetare ishin vetëm për patricët. Një ndarje klasash e bazuar në shërbimin ushtarak u bë më e rëndësishme. Anëtarësia në këto klasa ishte e vendosur periodikisht nga çenzorët, sipas pronave. Më të pasurit ishin senatorët, që dominonin politikën dhe kishin komandën e ushtrisë. Pastaj vinin ekuestrianët ose ekuitët (disa herë e përkthyer si kalorësit) që fillimisht ishin ata që mund të përballonin për të paguar për një magazinë, por që më vonë formuan një lasë të fuqishme tregtarësh..
  7. Replika moderne e një parzmoreje të quajtur lorica segmentata, e përdorur bashkërisht me thurakun që ishte popullor pas shekullit të parë
  8. Njësitë bazë të shoqërisë romake ishin familjet dhe fiset. Familjet përfshinin kreun e familjes (zakonisht babai), pater familias (babai i familjes), gruan e tij, fëmijët dhe të afërmit e tjerë. Në shtresat e larta, skllevërit dhe shërbyesit gjithashtu ishin pjesë e familjes. Kreu i familjes kishte fuqi të madhe (patria potestas, fuqia e babait)mbi ata që jetonin me të: ai mund të detyronte martesat (zakonisht për para) dhe divorcin, t’i shiste fëmijët për skllevër, të deklaronte pronat e vasalëve si të tijat dhe mund edhe të dënonte ose të vriste pjesëtarë të familjes (megjithëse kjo e fundit pushoi së ushtruari pas shekullit të 1-rë p.e.s.
  9. Jeta në Romën e lashtë rrotullohej rreth qytetit të Romës, i gjendur në shtatë kodra. Qyteti kishte shumë struktura monumentale si Koloseu, Forumi i Trajanit dhe Panteoni. Atje kishte shatërvanë me ujë të pijshëm të freskët të furnizuar nga akueduktë qindra kilometra të gjatë, kishte teatro, palestra, banja publike të mbushura me biblioteka dhe dyqane, tregje dhe kanalizime funksionale. Përmes territorit që ishte nën kontrollin e Romës së lashtë, arkitektura rezidenciale varionte nga shtëpitë modeste deri te vilat në fshat. Në kryeqytetin e Romës, kishte rezidenca perandorake në që gjendeshin në kodrën elegante Palatin, që vinte nga fjala pallat. Klasat e ulëta plebeje dhe të mesme ekuite jetonin në qendër të qytetit, që ishte plot apartamente, ose insula që ishin si getot moderne. Këto shpesh ndërtoheshin pronarë të shtresës së lartë për të mbledhur të ardhurat e qirave. Këta njerëz, të pajisur me një furnizim falas të grurit dhe të argëtuar nga lojërat e gladiatorëve regjistroheshin si klientë të patronëve të shtresës së lartë, prej të cilëve mund të përfitonin.
  10. Gjuha mëmë e romakëve ishte latinishtja, një gjuhë italike gramatika e së cilës mbështetet pak në rregullin e fjalëve, duke përcjellë kuptimin nëpërmjet një sistemi ndajshtesash të lidhura me rrënjët e fjalëve.Alfabeti latin bazohet në alfabetin etrusk, dhe ky i fundit në atë grek.Megjithëse letërsia latine që akoma ka ngelur përbëhet pothuajse e gjitha nga latinishtja klasike, një gjuhë letrare artificiale dhe shumë e stilizuar që daton nga shekulli i 1 p.e.s, gjuha që flitej në Perandorinë Romake ishte latinishtja vulgare, që ndryshonte konsiderueshëm nga latinishtja klasike në gramatikë dhe fjalor, madje dhe në shqiptim  Feja në Romën arkaike, të paktën sa i përket perëndive, nuk përbëhej nga tregime të shkruara por nga raporte komplekse midis njerëzve dhe perëndive.Ndryshe nga mitologjia greke, perënditë nuk personifikoheshin, por përkufizoheshin jo qartësisht si shpirtra të shenjtë të quajtur numina. Romakët gjithashtu besonin se çdo njeri, vend ose send kishte geniusin e tij, ose shpirtin hyjnor. Gjatë Republikës romake, feja romake organizohej në një sistem të rreptë për postet e priftërinjve, që zotëroheshin nga meshkuj të gradës senatoriale. Kolegji i Pontifikëve ishte organi më i lartë në këtë hierarki dhe kryetari i priftërinjve Pontifex Maximus, ishte kreu i fesë në shtet. Priftërinjtë romakë (flamen) kujdeseshin për kultet e shumë perëndive, kurse falltarët (augur) u besohej dhënia e profecive. Në Perandorinë Romake, perandorët mbaheshin për perëndi dhe kulti perandorak sa erdhi e u bë më i rëndësishëm.
  11. Piktura romake shfaq ndikimin grek dhe shembujt ekzistues janë kryesisht afreske të përdorura për të zbukuruar muret dhe tavanet e vilave në fshat, megjithëse letërsia romake përmend piktura në dru, fildish dhe materiale të tjera.Disa ekzemplarë të pikturës romake janë gjetur në Pompeii dhe nga këto historianët e artit e ndajnë historinë e pikturës romake në katër periudha. Stili i parë i pikturës romake praktikohej nga fillimi i shekullit të dytë p.e.s deri në fillimin ose mesin e shekullit të parë p.e.s. Kryesisht përbëhej nga imitime në mermer dhe piktura murore, megjithëse ndonjëherë përfshinte vizatime të personazheve mitologjike. Stili i dytë filloi në fillim të shekullit të parë p.e.s dhe kishte si qëllim vizatimin e peizazheve ose tiparet arkitekturore në mënyrë sa më realiste në tre dimensione. Stili i tretë u shfaq gjatë sundimit të Augustit (27 p.e.s – 14), dhe refuzoi realizmin e stilit të dytë në favor të zbukurimeve, stolisjeve të thjeshta. përshkruante skena nga mitologjia, ndonëse ruajti detajet arkitekturore Letërsia latine ishte që nga fillimi i saj tepër e influencuar nga shkrimtarët grekë. Disa nga punët më të vjetra ekzistuese janë epika historike që tregojnë historinë e hershme ushtarake romake. Kur Republika u zgjerua, shkrimtarët filluan të shkruajnë poei, komedi, histori dhe tragjedi.
  12. Muzika romake ishte e bazuar tërësisht në muzikën greke dhe luajti një rol të rëndësishëm në shumë aspekte të jetës romake.Në ushtrinë romake, instrumentet muzikorë si tuba (një trombë e gjatë) osecornu (e ngjashme me një bri) përdoreshin për të dhënë komanda të ndryshme dhe lituus (një instrument i zgjatur në formë J-je), përdorej në ceremonitë e ndryshme.Muzika përdorej në amfiteatro midis akteve dhe në odeone (salla për performimin e muzikës), dhe në këto ambiente njihet që janë përdorur cornu dhe hydraulis (një tip organoje që punon me ujë).Shumica e ritualeve përfshinin muzikën, me instrumente si tibiae (fyell) në flijime, çambaret dhe tamburinat në kulte të shfrenuara (orgjiastike).Disa historianë të muzikës besojnë se muzika përdorej në pothuajse të gjitha ceremonitë publike. Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian (latinisht:Amphitheatrum Flavium, italisht Anfiteatro Flavio ose Colosseo), është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Kolosumi u shfrytëzua për garime gladiatorësh në sy të publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve 70 dhe [72]] nga imperatori Vespasian. Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjithë historisë së Perandorisë Romake u përfundua në vitin 80 nën udhëheqjen e perandorit Titus, kurse disa modifikime pësoi dhe gjatë sundimit të Domitianit.Koloseumi u shfrytëzua rreth 500 vjet me garimet e fundit të evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në vitin 476. Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës - dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit, njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit. Edhe përskaj dëmtimeve të fituara nga dridhjet e tokës dhe vjedhësit e gurëve, Koloseumi prap se prap ka mbetur simbol i Romës perandorake dhe është një nga simbolet që ka mbijetuar më me sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake. Koloseumi është një nga simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka lidhje të ngushtë me Kishën Katolike Romake lidhur me disa rituale fetare.
  13. Trevi Fountain (Italian: Fontana di Trevi) është një burim në rrethin Trevi në Romë, Itali, projektuar nga arkitekti italian Nicola Salvi dhe kompletuar nga Pietro Bracci. Qëndrimi 26.3 metra (86 ft) lartë dhe 49,15 metra (161,3 ft) e gjerë, është burimi më i madh barok në qytet dhe një nga burimet më të famshme në botë. Burimi eshte shfaqur në disa filma të rëndësishem, duke përfshirë edhe Federico Fellini La Dolce Vita, dhe është një tërheqje popullor turistik.
  14. PiazzaVenezia Piazza Venezia është një cirk i madh dhe qendër në qendër të Romës, Itali, në të cilën shumë rrugët ndërpritet, si Via dei Fori Imperiali dhe Via del Corso. Ajo merr emrin e vet nga Venecia ("Venezia" në italisht) pasithe venecian Kardinali Pietro Barbo (më vonë Papa Pali II), i cili kishte ndërtuar Palazzo Venezia, një pallat në shtator pranë kishës e afërt të Shën Markut, shenjt mbrojtës i Venecias . Palazzo Venezia ishtethe ish- Ambasada e qytetit të Republikës së Venedikut në Romë.
  15. PiazzadiSpagna Piazza di Spagna është një nga vendet më të njohura në Romë, por dhe një nga sheshet më të këndshme për t’u parë. Shpesh herë të famshmit e modës e kthejnë atë në pasarela. Kombinimi i një shkallë monumentale, shkallët spanjolle, një obelisk dhe një kishë të bukur tërheq vëmendjen e turistëve. Milena, shoqëruesja jonë, na shpjegon se emri që lidhet me Spanjën nuk ka të bëjë aspak me këtë shesh, por ka marrë këtë emër për shkak të vendndodhjes së Ambasadës Spanjolle.
  16. KolonaeKonceptimittë Papërlyer Kolona e Konceptimit të Papërlyer, në majë të së cilës qëndron një statuja e Virgjëreshës Mari. Në kohën e festimeve fetare, kjo kolonë zbukurohet me lule
  17. Pantheoni Pantheoni është kubeja më e madhe në botë deri në shek. XV dhe është ende më e madhja kube konkrete e papërforcuar ndonjëherë. Drita hyn nëpërmjet oculus, një hapje në kupolë që ka shërbyer gjithashtu si një lidhje simbolike ndërmjet tempullit dhe Perëndive,
  18. PiazzaNavona Piazza Navona një nga sheshet më të bukur, më të mëdhenj dhe më të gjallë në Romë. Sheshi përmban tre shatërvanë të mrekullueshëm, ndërsa nuk mund të ikësh prej tij pa vizituar Kishën e Sant’Agnese. Objektet më tërheqëse në shesh janë shatërvanet që formojnë një trio harmonike. Më i madhi prej tyre, ai i katër lumenjve, përfaqëson me skulpturat e veta një lum nga kontinente të ndryshme; Nili, Gange, Danubi dhe Rio de la Plata.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.