Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Qyteti i jashtëzakonshëm Ilir.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
qyteti-ilir.jpg


“Nikaia është një qytet antik që thuajse nuk njihet. Ndoshta shumica as nuk e di që ekziston. Asnjë projekt nuk e ka përfshirë në listën e investimeve, duke e lënë këtë vend si një cep të rëndomtë”.

Duhet të kthehesh e të rikthehesh disa herë, për të gjetur rrugën që të çon në fshatin Klos, në zemër të Mallakastrës. Kjo, sepse aksi që të drejton sipër, vetëm i tillë nuk mund të quhet.

Klosi është një nga qendrat e banuara më me vlerë, e që kërkon të tregojë historinë e tij shekullore. Rrënojat janë të dukshme, edhe pse ngrenë krye me vështirësi mes shtëpive, gjelbërimit e erozionit. Makina nuk shkon më tej, tani duhet të përpiqemi vet të gjejmë ndonjë cep për të kaluar. E ky nuk është një mision i lehtë.

“Për të shkuar drejt qytetit antik ka vetëm një mënyrë: të hidhemi me kujdes gardheve, shtigjeve, ferrave, në të njëjtën mënyrë siç do të duhet të kalojnë edhe turistët. Sigurisht, duke pasur kujdes, që të mos lëmë ndonjë copë rrobë në këto ferra”.

Për këtë vend, edhe informacioni ka qenë gjithmonë i paktë, edhe pse vlerën e ka të jashtëzakonshme. Kudo duken gjurmë, e mes tyre, me vështirësi duhet të skërmitemi edhe ne…

Ky vendbanim antik mendohet se ka lindur që në shekullin e VIII para Krishtit. Këtu ishin të vendosur Bylinët, e pasi u rritën e u shumuan, u hodhën në kodrën ngjitur për të themeluar Bylisin e famshëm.

Fisi ilir, rrënjët i ka këtu në këtë vend, që sot dergjet i braktisur. Qyteti shtrihet në mëse 17 hektarë, ku monumentet janë të shumta. Shëtitorja, stadiumi, godina të tjera antike, e mes tyre edhe teatri, ku mendohet se qëndronin më shumë se 1700 vetë.

Qyteti ka një plan urbanistik të krijuar sipas stilit arkitektonik të Hipodamit, më i njohuri në Antikitet. Më shumë se kushdo, ndoshta ky teatër duket sikur kërkon të flasë, i gdhendur në gurë. Me një hijeshi të veçantë, që i dallohet edhe sot, ai është një ndër treguesit e rëndësishëm të zhvillimit që kishte kjo qendër.

“Dikur, në këtë teatër viheshin në skenë veprat e autorëve antikë, ndërsa sot ka vetëm heshtje dhe asgjë tjetër. Nuk dihet përsa kohë, këto shkallare që vijnë nga Antikiteti do t’i mbijetojnë erozionit dhe dëmtimeve të shumta, që dallohen kudo në këtë vend, ku dikur qëndronin aktorët, ku qëndronte publiku, e ku sot qëndron vetëm shkatërrimi dhe asgjë tjetër”.

Duket edhe më e dhimbshme, kur mendon se kjo zonë duhet të merrte e të kishte një zhvillim të jashtëzakonshëm. Dy qytete antike, Nikaia e Bylisi, kaq pranë, e ndërkohë vizitorët janë kaq pak. Sidomos këtu mes këtyre monumenteve, që shumica as nuk i njohin, të një qyteti që dikur ishte i dyti për nga rëndësia në Koinomin Bylin.

“Nga njëra pjesë e qytetit në tjetrën, duhen kaluar gardhishte të tjera. E sigurisht, askush të mos pretendojë për tabela orientuese, fundja çdo të duheshin tabelat në këtë vend të rëndësishëm arkeologjik? Është e vështirë të mos bësh ironi në këto kushte”.

E gjithë hapësira e qytetit antik është e parcelizuar, e ndarë me gardhishte dhe e kthyer në kullota për bagëtinë. Ndërkohë, qeramika të ndryshme mbeten të hedhura e të çapërluara, si mos më keq. Ndër muret mes qytetit, dikur ka pasur edhe mbishkrime, por edhe ato sot nuk mund të gjenden më. Përtej dallohen edhe muret rrethuese, që ende flasin me madhështinë e tyre.

“Shikoni këto mure, që tregojnë jo thjesht teknikën e lartë të përdorur për kohën, por edhe fuqinë e madhe që ka pasur dikur ky qytet. Për fat të keq, një pjesë e këtyre trakteve, e këtyre gurëve të mëdhenj, gurëve çiklopikë kanë përfunduar poshtë në greminë, e të njëjtin fat rrezikojnë të kenë edhe këto trakte të tjera muresh që kanë mbetur, sa kohë nuk dihet se kur janë bërë ndërhyrjet e fundit restauruese. Shumë shpejt, duke pasur parasysh që askush nuk reagon, ndoshta edhe këto mure do t’i humbasim”.

Në atë pjesë të fshatit, që përfshihet brenda territorit arkeologjik, pamja bëhet edhe më e dhimbshme. Fakti që askush nuk ka ardhur për t’u kujdesur, për të drejtuar apo ndihmuar banorët, ndihet…

Sigurisht, ata do të ndërtonin shtëpitë e tyre, sepse nuk mund të qëndronin në të tilla që ishin duke rënë, por institucionet përkatëse duhet të kishin ofruar ndihmën dhe mbështetjen e tyre, që kjo të mos dëmtonte trashëgiminë vlerëshumë të këtij vendi.

“Kudo në Klos mund të gjesh elementë të tillë të trashëgimisë historike, të cilat janë përdorur dikur, apo përdoren edhe sot, për të mbajtur në këmbë, çati shtëpish, haure për bagëtinë apo kotece, apo më keq për të ngritur hardhitë e rrushit. Në zonën përreth, mund të gjesh kudo mure të vjetër me gurë çiklopikë, të cilët janë shkrirë me llaç e me tulla. E në këtë situatë është e vështirë të mendosh se, në një vend tjetër, trashëgimia historike dhe kulturore do të keqtrajtohej dhe shkatërrohej në këtë mënyrë. Ky është një realitet tërësisht shqiptar”.

Banorët, një pjesë e mirë kanë gjetur monedha apo mbetje arkeologjike të tjera, të cilat druhen t’i tregojnë. Do të duhej që dikush të vinte e të merrte në dorëzim këtë qytet antik, jo thjesht të gërmonte e të nxirrte në pah edhe monumente të tjera, por edhe të ruante ato ekzistuese.

Në fakt, që prej vitit 1975, asnjë arkeolog nuk është dikur më këtyre anëve. Sot gjendja është katastrofike, aq sa edhe fjala turp nuk do të mjaftonte. Të trajtosh në këtë mënyrë një qytet të tillë antik është tragjike.

Nikaia mbijetoi mes shekujsh, mes dallgëve e ndryshimeve të mëdha historike, pa ditur se do të vinte në një kohë – për fat të keq, – edhe më të ashpër: atë të 25 viteve të fundit, ku askush nuk ka dashur t’ia dijë për të.
 
Me vjen me mijera here pyetja se si nuk munden te lejne dicka qe te cilet ishin ata ne ate periudhe qeteterimi?

Dicka qe te levizte medyshjet e hamendesimet e sot?

Sa barbar ish pushtimi sa i shkuli me rrenje,duke fshire shumcka?
 
Pervec pushtimeve te njepasnjeshme qe ka kaluar Shqiperia dua te them qe jemi dhe vete te mbrapshte ne si njerez.
Rikujtoj diskutimet mbi prishjen e piramides. Ajo vertet eshte simbol i komunizmit por ne vetevete mbart vlera historike, fundja cdo gje e ndertuar ne komunizem kane pasur kosto si ne vlera materiale ashtu dhe njerezore. Kane qene gjysherit, prinderit tane qe i kane ndertuar me mund e djerse si pune vullnetare. E shoh jo te udhes qe uzina,fabrika,bunkiere apo monumente te tjera te prishen me faktin se jane simbol i komunizmit.
Keshtu eshte dhe ceshtja e shume ndertimeve prehistorike etj.
Nje rast tipik me ka rastisur te shoh ne "shpellen e pllumbasit" nje nga shpellat me te vjetra ne ballkan. Asnje pushtues nuk e ka marre mundimin ta demtoje, vete ne shqiptaret e kemi baltos me shkrime te kota, jane prishur pa kriter stalaktitet dhe stalagmitet qe kane dashur me mijera vjet te formohen.
Epra keta jemi ne Shqiptatet e shekullit 21.
 
Fundja pushtuesi ka qellim te pushtoje e sundoje. Te tjetersoje kulturen dhe artin e vendit te pushtuar dhe deri diku do e kuptoja nese do demtonte trashegimine kulturore te vendit te pushtuar.
Ajo qe dhemb eshte se nuk u eshte dashur ta bejne pushtuesit pasi ne jemi vete shkaterrimtare te vlerave historike dhe jo vetem.
 
Fundja pushtuesi ka qellim te pushtoje e sundoje. Te tjetersoje kulturen dhe artin e vendit te pushtuar dhe deri diku do e kuptoja nese do demtonte trashegimine kulturore te vendit te pushtuar.
Ajo qe dhemb eshte se nuk u eshte dashur ta bejne pushtuesit pasi ne jemi vete shkaterrimtare te vlerave historike dhe jo vetem.
Nqs llogarit misionin e secilit pushtues do nenkuptosh e pasojen. ;)

Me pushtimin otomak mos harro se arriti ta deformoje deri ne gen ate popull
Me pushtimin Romak shkuli c'kish,u deformua c'pati ate emer (edhe u krijua ajo periudhe e zeze)qe e sot ngelen hamendesime. :)
 
Nqs llogarit misionin e secilit pushtues do nenkuptosh e pasojen. ;)

Me pushtimin otomak mos harro se arriti ta deformoje deri ne gen ate popull
Me pushtimin Romak shkuli c'kish,u deformua c'pati ate emer (edhe u krijua ajo periudhe e zeze)qe e sot ngelen hamendesime. :)

Deri diku pajtohem me mendimin tend per pushtimin Osman.
Ajo qe na ndan eshte se nuk pajtohem qe pushtimi Romak ka ndikuar per keq.
Te rikujtoj toponimet e fshatrave dhe qyteteve ne shqiperi qe me se shumti jane Osmane.
Pushtimi Romak ka pasur tjeter ndikim. Roma ka qene kryeqendra e dijes,kuktures dhe artit. Arrit te pushtone gjithe europen madje arriti dhe ne azi e afrike. Nuk mund te krahasosh 500 vite pushtim te Otomanve ku plackiten,vrane, tjetersuan fe, gjuhe,zakone etj me pushtimin Romak.
 
Deri diku pajtohem me mendimin tend per pushtimin Osman.
Ajo qe na ndan eshte se nuk pajtohem qe pushtimi Romak ka ndikuar per keq.
Te rikujtoj toponimet e fshatrave dhe qyteteve ne shqiperi qe me se shumti jane Osmane.
Pushtimi Romak ka pasur tjeter ndikim. Roma ka qene kryeqendra e dijes,kuktures dhe artit. Arrit te pushtone gjithe europen madje arriti dhe ne azi e afrike. Nuk mund te krahasosh 500 vite pushtim te Otomanve ku plackiten,vrane, tjetersuan fe, gjuhe,zakone etj me pushtimin Romak.
Ish djepi i artit pasi e vete ajo u ndertu nga Ilire,mos them qe e emrin eshte marre nga ata qe e themeluan,por kjo tjeter diskutim. Per shqiptaret zanafilla e shperberjes,krizen e indetitetit qe krijojne aludime e sot ishin ata.Demet nuk jane vec pushtimi,rrenimi,zhdukja,por mbjellja e komuniteteve tjera,hapesiren e krijuar te dyndjeve te fiseve tjera te ardhura.Kjo u be nga ata me pafuqine qe shkaktoi.

Otomanizmi ka qene mallkim.
 
Ish djepi i artit pasi e vete ajo u ndertu nga Ilire,mos them qe e emrin eshte marre nga ata qe e themeluan,por kjo tjeter diskutim. Per shqiptaret zanafilla e shperberjes,krizen e indetitetit qe krijojne aludime e sot ishin ata.Demet nuk jane vec pushtimi,rrenimi,zhdukja,por mbjellja e komuniteteve tjera,hapesiren e krijuar te dyndjeve te fiseve tjera te ardhura.Kjo u be nga ata me pafuqine qe shkaktoi.

Otomanizmi ka qene mallkim.

Teorite qe Roma u themelua nga Iliret e mbeshtesin pak historiane.
Edhe sikur qofte kjo e verteta, po them qe Roma aty ku pushtoi ndertoi dhe nuk demtoi.
Te kujtoj Kostandinopojen, nje qytet antik per tu admiruar. Roma nuk imponoi besimin fetar si Osmanet, nuk tjetersoi shkrime, Osmanet e bene kete.
 
E mbeshtesin pak tehuaj por ne itali ka shum gjera e emra qe as vete italianet sdin ti japin kuptim e osht dashur gjuha etruske per te marr pergjigje nje nder shembujt osht Toscana
Qe sdo fillozofi perkthimi tosk ana ana e toskve ose anijet e vjetra me shkrime qe sot jan vlera anike neper muze me shkrime etruske ku u deshen vitet 1950 e me vone qe te kuptohej ckuptime kishin ato shkrime e per ti perkthyer sishin tjere vecse arbereshet
 
Sa per pushtimin roman jam dakord me juno ideja e romanve ishte
Shko shiko pushto por jo shkatrro nderto shkatrrimine kishin nazistet e osmanet
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.