Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rabdishti – Fshati i Gurtë i Bekuar me Natyrë Mbreslënëse por edhe Kurative

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Rabdishti – Fshati i Gurtë i Bekuar me Natyrë Mbreslënëse por edhe Kurative​

Dibra e pasur me traditë, kulturë dhe histori është e njohur edhe për peizazhet natyrore. Diversiteti i natyrës dibrane i është përshtatur më së miri relievit të thyer që harmonizohet mes luginave, liqeneve, maja të larta, si edhe natyrën kurative.

Dhe nëse vjen në Dibër ju do të mrekulloheni edhe nga mikpritja vendase. Dyert dibranët gjithmonë i kanë mbajtur të hapura për miqtë.

Rreth 45 km larg qytetit ju do të mrekulloheni nga fshati Rabdishti, i cili është pjesë e 100 fshatrave turistikë, i përmendur shumë herë për një nga pikat më brilante të Dibrës. Sot është një nga atraksionet më të prekura nga turistët vendas që vizitojnë llixhat , po dhe nga ata që vijnë për aventurë. Jo shumë larg qytetit ky destinacion zgjidhet si pika më e afërt që ofron shumë.
TURISTET-MBI-LUGINEN-E-RABDISHTIT-FOTO-GREHANS-UKA.jpg

Turistët mbi luginën e Rabdishtit, foto Grehan Uka
RABDISHTI-FOTO-VISIT-DIBRA.jpg

Fshati Rabdisht, foto Visit Dibra

Fshati me banesa të veçanta

Rabdishti dallohet për akitekturën e veçantë të banesave. Është një nga fshatrat më karakteristike në Dibër pasi ka ruajtur me fanatizëm ndërtimet tradicionale prej guri. Sapo futesh në fshat të tërheqin vëmendjen kalldrëmet , sokaqet, si edhe dyert e mëdha prej druri. Nëse do të shëtisnit përreth fshatit do të dalloni burimet e shumta ujore, të cilat i japin një tjetër bukuri vendit, por mbi të gjitha ato njihen për cilësitë e larta kurative.

Gjithashtu monumentet e shumta natyrore si kroi i gjyshes apo dhe guri shqiponjës, bukuri këto që e bëjnë turistin të përhumbin në botën e imagjinatës.
RABDISHTI-FOTO-VISIT-DIBRA-1.jpg

Fshati Rabdisht, foto Visit Dibra
RABDISHTI-FOTO-VISIT-DIBRA2.jpg

Fshati Rabdisht, foto Visit Dibra

Rabdishti dhe traditat e vjetra Dibrane

Grehans Uka i cili është një guide profesioniste theskson se, çdo kush që kërkon gjurmë të periudhave historike që qëndrojnë në harmoni me njëra tjetrën, mund ta vizitoj Rabdishtin. Që nga gjurmët ilire, e deri në ditët e sotme, janë aty për të treguar çfarë kjo zonë mbart në kurriz.

Ndalesa në këtë fshat do të jetë tek shtëpitë pritëse, të cilat njihen për pritjen e truistëve. Aty përveç mikëpritjes shijohet edhe ushqimi tradicional nga produktetet prodhuar nga vetë banorët, që nga pula me jufka, patatet, gatimet me miell misri e djathi deri tek frutat e fermës dhe rrakia. Por mbi të gjitha bie në sy harmonia e ketyre familjeve me fshatin, duke e bëre pjesë në pritjen e mikut tregon sa lartë qëndron kultura e pritjes mikut në këtë fshat.

RABDISHTE-ODAT-PRITESE-FOTO-GREHANS-UKA.jpg

Odat dibrane, foto Visit Dibra

Jo vetëm një destinacion plot aventurë, por edhe një vend kurues

Përveç traditës ju mund të shijoni dhe eksploroni natyrën dhe Grehansi sugjeron ecjet drejt shtegut High Scardus. Pasi ngjitemi malit të Rabdishtit që na krijon idene e ngjitjes drejt qiellit, thekson Grehansi, pak e nga pak shfaqen bukuritë natyrore të zonës. Ndërsa poshtë lë fshatin Rabdisht, në krahun tjetër të malit shfaqet qyteza historike e Bellovës dhe fshtrat Bellovë, Cerjan e Zagrad. Pasi afrohemi në pikën e njohur edhe si kroi i gjyshes, dallojmë lehtësisht Luginën e Shërimit, siç njihet ndryshe zona e Llixhave të Peshkopisë. Harmonizimi i vlerave kurative me mjedisin e bukur përreth e bën këtë zonë një destinacion turistik, me burime ujore të shumta të nxehta dhe të ftohta, pyje, vendbanime historike që pëlqehen nga të apasionuarit të ecjeve në natyre, dhe nga ku kjo zone njihet edhe si Lugina e Sherimit.

BURIMI-KROPI-I-GJYSHES-FOTO-GAZETA-EKSPRESS.jpg

Burimi Kroi i Gjyshes, foto Visit Dibra
GRUP-TURISTES-NE-RABDISHT-FOTO-GIZ.jpg

Grup turistësh në fshatin Rabdisht, foto GIZ
FSHATI-RABDISHT-FOTO-BUJAR-KAROSHI.jpg

Fshati Rabdisht, foto Visit Dibra
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.