Rafinha është futbollist i ri i Interit.
Mesfushori është larguar nga Barcelona duke nënshkruar me klubin italian në formë të huazimit deri në fund të këtij sezoni.
Ai është shfaqur i lumtur pas transferimit te “Nerazzurrët”, derisa ka bërë të ditur edhe numrin e fanellës te skuadrës nga Giuseppe Meazza, përcjell “lajmi.net”.
“Forza Inter. Jam i lumtur. Numri i fanellës? Kam zgjedhur numrin 8”, u shpreh Rafinha. /Lajmi.net/