Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat e gylenistëve në Shqipëri

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat e gylenistëve në Shqipëri​



rama-erdogan-lac-gylenist.jpg


Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka arsyetuar sot vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljen e kolegjit të vajzave të lëvizjes guleniste me disa alibi teknike që nuk kanë bindur askënd. Por pavarësisht nga “shkeljet e legjislacionit” dhe ndryshimi i vendodhjes që pretendon zonja Kushi, nuk është e vështirë të kuptohet se si heqja e liçencës së shkollës së mesme Mehmet Akif po ashtu edhe vënia e drynit për kopshtin Turgut Ozal që u bënë në të njëjtën kohë janë shenja të presionit të vazhdueshëm që Ankaraja po ushtron mbi Edi Ramën. E njëjta skeën u riprodhua edhe dy vite më parë pikërisht në shtator kur qeveria vendosi mbylljen e veprimtarisë së medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë (e hapur në vitin 2002), medresesë “Ali Korça” në Kavajë (e hapur në vitin 1996) dhe të “Memorial International School of Tirana (MIST)” “të lidhura me strukturat e organizatës terroriste FETO në Shqipëri”, siç joftonte në atë kohë agjensia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).
Lexo më tej:

Mbyllja e kolegjit privat turk/ Ministrja Kushi: Nuk plotësonte kriteret ligjore

Sulmi ndaj shkollave gyleniste atëhere u ndërmor menjëherë sapo ish ministrja Besa Shahini kishte shpallur largimin dhe para se kryeministri te vizitonte Turqinë. Tani thuhet se ultimatumi është i llojit tjetër. Erdogani i ka dhënë ultimatum Edi Ramës se do të ndërpresë marëdhëniet përfundimisht nëse nuk zhduken nga skena biznesmenët e mëdhenj të lidhur me rrjetin Gylen, nëse nuk shkarkohet kreu i Komunitetit Musliman shqiptar dhe nëse nuk do të ketë mbyllje thelbësore të shkollave.



Prej kohësh në mjediste politike të Tiranës janë hapur fjalë se Erdogani është mërzitur me hapar prej breshke të kryeministrit toonë në luftën e përbashkët kundër gylenistëve dhe kjo është një nga arsyet që ai nuk ka ardhur në Tiranë për të përuruar Xhaminë e madhe. Presidenti turk e deklaroi edhe publikisht gjatë vizitës pompoze të Ramës në janar 2021 se qëllimi i të dyve është shfarrosja e atyre që ai i ka bërë përgjegjës për grushin e shtetit të korrikut 2016. “Një nga pikat kryesore të axhendës së takimeve tona ishte bashkëpunimi ynë në luftën kundër terrorizmit. Ne bashkë me autoritetet shqiptare dakordohemi që organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha raisi turk. Kjo kërkesë e Turqisë kundër aktivistëve dhe besimtarëve që ajo e njeh si organizata FETO, nuk është e re për Tiranën zyrtare.

Turqia insiston: Tirana duhet të dorëzojë qindra gylenistë

Edhe ministri i jashtëm turk edhe homologu i tij i brendëshëm kanë kërkuar me insistim dorëzimin e atyre që bota perendimore nuk i njeh si terroristë, nuk pranon tia dorëzojë Turqisë, madje i jep edhe strehim politik. Në shkurt të 2020, gjatë një vizite në Tiranë, shefi i diplomacisë Mevlut Cavusoglu, deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin në detyrë Gent Cakaj, se qeveria shqiptare “ka ndërmarrë disa hapa”. Duke folur në përgjithësi për atë që qeveria e presidentit Erdogan i referohet si një organizatë terroriste, Cavusoglu tha: “Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETO-t. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai krahas Gent Cakajt.
Në fakt, me të vërtetë, ndryshe nga shume vende demokratike Shqipëria i ka marrë disa hapa për dorëzimin e gylenistëve dhe bizneseve të tyre. Policia dhe prokuroria kanë ushtruar presion maksimal mbi kolegjet turke për të realizuar shitjen e tyre. Disa herë nxënësit e këtyre shkollave janë befasuar brutalisht nga hyrja e beftë dhe arrogante e forcave policore në mjediset mësimore. Kulmi arriti me ekstradimin e paligjshëm të mësuesit Harun Çelik në janar 2020.
Një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, në Maj 2020, e fshikullonte edhe Shqipërinë për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.
Raporti bënte me dije se: “Deri më sot, të paktën 100 individë të dyshuar si të përfshirë në lidhje me lëvizjen Hizmet/Gulen kanë qenë subjekt i arrestimeve arbitare, largimeve të detyruara dhe torturave, si pjesë e veprimeve të fshehta të organizuara apo asistuara nga qeveria turke në koordinim me autoritetet në Afghanistan, Shqipëri, Azerbajxhaan, Kamboxhia, Gabon, Kosovë, Kazakistan, Liban dhe Pakistan, mes të tjerësh”.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Ekstremi teti i veprimeve të fundit ka një sfond të caktuar. Ai vjen pasi Rama e ka quajtur Erdoganin vëlla, pasi e ka shpallur Turqinë aleat strategjik, pasi ka kërcyer në dasmën e vajzës së sulltanit të ri otoman, pas i ka shkuar pas në votimin “antiamerikan” për mosnjohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, pasi ka refuzuar të votojë në Këshillin e Evropës kundër persekutimit të filantropit Osman Kavalla nga regjimi turk, pasi ka deportuar në kundërshtim me ligjin opozitarët e Erdoganit që kërkuan azil në Shqipëri, pasi ka ngritur në Tiranë një memorial për viktimat e grushtit të shtetit.
Kryeministri është rreshtuar prej kohësh me presidentin turk në konfliktin që e ndan atë me vëllain armik, Fetullah Gylen. I futuar në maj 2018, në studion e Ilva Tares, Edi Rama i ka koonsideruar gylenistët një rrjet të rrezikshëm të cilët Shqipëria i mban nën vëzhgim. I pyetur drejtpërdrejt për “rrjetin FETO” ai e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e etiketoi atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim.

Erdogan kërkon ekstradimin e 450 “gylenistëve” nga Shqipëria

Por, problemi është se përpos akuzave të Erdoganit, Gyleni i ka mohuar me këmbëngulje aludimet për implikimin e njerëzve të tij në grushtin e shtetit, ku mbetën të vdekur 250 qytetarë. Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur deri më tani edhe SHBA dhe BE, të cilët nuk i kanë quajtur të besueshme përfundimet e një regjimi aspak demokratik si ai që mbretëron në Ankara.

Rama nën hyqmin e vëllait Erdogan? (zbulohet dokumenti)

Por, pa pyetur për to, Rama ka marë i vendosur anën e së vërtetës së Erdoganit. Dhe atë që dikur e bënte me fjalë, tani, kur presioni i autokratit turk rrezikonte të shndërrohej në kërcënim, ai ka vendosur ta vërë në jetë edhe me vepra, pa pyetur për opinionin ndërkombëtar dhe ligjet shqiptare.
©Lapsi.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.