Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ramazani po vjen

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,070
Paqja, Meshira dhe Bereqeti i Zotit qofte mbi te gjithe

Meqe muaji i Ramazanit erdhi, neser do te jete dita e pare, e shoh te arsyeshme te hapet nje teme ne lidhje me cdo gje rreth agjerimit te Ramazanit, kohes se faljes psh, praktikave dhe cdo gje tjeter. Fillimisht, kush nuk e ka ditur, ne Ramazan namazi i Taravive fillon naten e Ramazanit dhe perfundon ne naten e parafundit (qe i bie diten e fundit nuk ka namaz te Taravive).

Nuk deshta te postoje artikull te plote rreth historikut te agjerimit, apo vetem rreth agjerimit te Ramazanit, ndaj edhe nuk e bera. Do te postojme cdo gje si info, pse jo edhe pyetje pergjigje per te interesuarit !?

Pastaj, agjerimi nuk eshte vetem te larguarit nga ngrenje dhe pija dhe marredhenjet seksuale deri ne kohen e iftarit, por eshte te agjerosh me te gjitha gjymtyret e trupit. Qellimi final i agjerimit eshte te arrihet devotshmeria. Te interesuarit qe duan t'i dine kohet e faljes per trojet shqiptare, mund ta shkarkojne aplikacionin Takvimi ne Shqip qe gjendet edhe ne apple store edhe ne playstore, aty i kane te gjitha kohet e faljes, perfshire edhe kohen e iftarit dhe syfyrit. Nese eshte dikush qe nuk din gje rreth kohes se iftarit, le te pyet lirisht, i ndihmojme aq sa kemi mundesi dhe si te mundemi.

Pastaj, agjerimin e ka obligim ai i cili eshte musliman, ne moshe madhore, mentalisht i shendoshe dhe ai i cili nuk eshte udhetar, si dhe gruaja kur nuk eshte ne ciklin menstrual. I semuri dhe udhetari lirohen nga agjerimi, per ta ka kompenzim, qe do tflasim me kalimin e kohes ne postimet e ardhshme.

p.s.

Postimet jashte teme dhe provokuese do fshihen pa paralajmerim, ju flm !

275746842_636584417409296_7387092838398739928_n.jpg
 
Un dua ti uroj te gjith besimetaret e besimtaret e fes muslimane,tua uroj ket muaj te shenjt,muajn e Ramazanit. Elhamdulilah qe na e mundsoj zoti ta arijm dhe me shpres tna mundosj tja dalim deri ne fund.Per mua ky muaj esht muaj i sherimit ,muaj i pastrimit,muaj i xhdo problemi, nje lehtsi nje freski nje pastrim nje bekim trupi e shpirti, un gjithmon kam emocione te papershkrueshme gjat ktij muaji e sidomos si sot nje dit para se me nis,me duket sikur shkoj ne nje bote tjeter,e le pas xhdo problem ne ket bote, jam e lumtur pa fund kur shoh njerzit se si nxitojn te bejn vepra te mire te japin sadaka e zeqat nga ato mirsi qe ua ka dhen zoti. Un dhe si un te gjith jemi me mekate ne ket bote,por me i miri eshte ai qe pendohet,dhe kush e di se ka nje zot qe fal gabime,le ti lutet atij, Allahu eshte ai qe kur nuk na len duar bosh ,ai qe na furnizon ,ai qe na thot dhe nese mundoheni ti numroni te mirat qe ua kam dhen sdo te mundeni kurr.E kush dhe ku mundesh me gjet nje sy, nje sy qe gjith bota me u peshu ne nje an,nje sy prap kur smundet me ble.
Uroj te na zbuten zemrat ket muaj se jan egersu vertet,te jemi me human,ta duam njeri tjetrin, ta lusim Allahun ta ndihmoj njerzimin ne ket kohe kaq me sprova te renda.Un dhe njeher jua uroj te gjithve ket muaj te shenjt,dhe Allahua ua lehtsoft u forcoft ne agjerim e te jen veprat tona me nijet te paster,se vetem ato pranohen te zoti.
Selamet dhe salavatet jan per te derguarin e zotit ,per mesuesin e njerzimit.Muhamedin alehji selam
Falemenderimet adhurimet dhe levdata jan per Allahun sundesin e gjithsis
We selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
 
Urime muaji i Ramazanit xhdo muslimani qe i Agjeron keta dit All-llahu jau lehtesof Agjerimin xhdo njeriu qe smundet me e mbajtur Agjerimin per shkaqe Shendetesore inshallah i pranohen Lutjet qe ne vitet e ardheshme te jet pjes e atyre njerezve qe Agjerojn

Esselamun Aljekum.
 
Ndoshta dikush nuk e ka..
 

Attachments

  • 20220401_175046.png
    20220401_175046.png
    809.9 KB · Shikuar: 11
Urime për fillimin e këtij muaji të bekuar, i cili sjellë mirësi e begati të panumërta.
Urime për muajin që i zgjeron zemrat, i zbut ato, dhe i afron.
Urime për muajin në të cilin zbriti Kurani, Shpallja e fundit dhe e kompletuar.
Urime për muajin i cili në vete e ka një natë, e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj.
Urime për mendarët që e shfrytëzojnë këtë mundësi, për të kërkuar falje tek Allahu, e për t'i falur krijesat e Tij.
Urime për secilin njeri të kujdesshëm, i cili e di çfarë do nga kjo botë, dhe e shfrytëzon këtë muaj, për t'ju afruar Krijuesit të tij.
Urime për agjëruesin, i cili e mposht egon e vet, dhe triumfon mbi veten vetëm për hir të Zotit të tij.
Urime për mëkatarët e penduar, të cilët janë mjaftueshëm të zgjuar, dhe e shfrytëzojnë këtë muaj për t'i kërkuar falje Zotit Mëshirëplotit, që t'ua fal gabimet e mëkatet e tyre. Duke e ditur që s'ka asnjë mëkat, sado i madh, të cilin Allahun nuk e fal, për aq kohë sa pendimi është i sinqertë dhe i penduari është i çiltër.

Urime Ramazani!
Agjërim të lehtë dhe adhurime të pranuara!
? ? ?
???
 
Urime për fillimin e këtij muaji të bekuar, i cili sjellë mirësi e begati të panumërta.
Urime për muajin që i zgjeron zemrat, i zbut ato, dhe i afron.
Urime për muajin në të cilin zbriti Kurani, Shpallja e fundit dhe e kompletuar.
Urime për muajin i cili në vete e ka një natë, e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj.
Urime për mendarët që e shfrytëzojnë këtë mundësi, për të kërkuar falje tek Allahu, e për t'i falur krijesat e Tij.
Urime për secilin njeri të kujdesshëm, i cili e di çfarë do nga kjo botë, dhe e shfrytëzon këtë muaj, për t'ju afruar Krijuesit të tij.
Urime për agjëruesin, i cili e mposht egon e vet, dhe triumfon mbi veten vetëm për hir të Zotit të tij.
Urime për mëkatarët e penduar, të cilët janë mjaftueshëm të zgjuar, dhe e shfrytëzojnë këtë muaj për t'i kërkuar falje Zotit Mëshirëplotit, që t'ua fal gabimet e mëkatet e tyre. Duke e ditur që s'ka asnjë mëkat, sado i madh, të cilin Allahun nuk e fal, për aq kohë sa pendimi është i sinqertë dhe i penduari është i çiltër.

Urime Ramazani!
Agjërim të lehtë dhe adhurime të pranuara!
? ? ?
???
Amin Inshallah Gjithashtu edhe juve dhe Zoti ua beft Kabull Agjerimin
 
  • Përqafime
Reactions: A2.
Flm per kte po kahyr ndonhe qe vlen ne Zvicer

Koha e Ramazanit në Cyrih 2022​

Sot 01 Prill 2022 sipas Hixhrit Islam të datës 29 Shaban 1443; Ora e Zyrihut Sehri është 05:23 dhe Iftari 7:48. Plotësoni kalendarin 30-ditor të Ramazanit 2022 Cyrih i disponueshëm me shkarkim PDF.
Nuk mê shkarkohet dot që të ta sillja.
Se shikova në google.
Se di nëse asht ky.
 

Attachments

  • Screenshot_20220401-182403.png
    Screenshot_20220401-182403.png
    88.5 KB · Shikuar: 6
  • Screenshot_20220401-182321.png
    Screenshot_20220401-182321.png
    88.3 KB · Shikuar: 4
  • Screenshot_20220401-182314.png
    Screenshot_20220401-182314.png
    96 KB · Shikuar: 4
  • Screenshot_20220401-182251.png
    Screenshot_20220401-182251.png
    156.2 KB · Shikuar: 3
  • Screenshot_20220401-182243.png
    Screenshot_20220401-182243.png
    167.7 KB · Shikuar: 3
  • Screenshot_20220401-182238.png
    Screenshot_20220401-182238.png
    157.4 KB · Shikuar: 4
  • Screenshot_20220401-182233.png
    Screenshot_20220401-182233.png
    164.8 KB · Shikuar: 5

Koha e Ramazanit në Cyrih 2022​

Sot 01 Prill 2022 sipas Hixhrit Islam të datës 29 Shaban 1443; Ora e Zyrihut Sehri është 05:23 dhe Iftari 7:48. Plotësoni kalendarin 30-ditor të Ramazanit 2022 Cyrih i disponueshëm me shkarkim PDF.
Nuk mê shkarkohet dot që të ta sillja.
Se shikova në google.
Se di nëse asht ky.
Danke
 
Urime dhe me hajr muaji i Madhërishëm i Ramazanit, qoftë muaj i devotshmërisë, bindjes dhe përkujdesjes ndaj Kuranit Fisnik,qofshi të gjithë banorë të Xhenetit që hynë nga porta e Rrejanit. Lus Allahun të ju mbuloi me begatit dhe mirësit e këtij muaji juve dhe familjeve tuaja!IMG_20220401_214724.jpg
 
Urime muaji i shenjte i Ramazanit ?
Ju deshiroj agjerim te lehte e qetesi shpirterore , mbizotroft paqja dhe harmonia tek te gjithe.
60E4689E-4E28-4984-B527-78B234A1CDC6.jpeg
 
We Sselam Alejkum,

Sot është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.
Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.
Uroj që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes secilit.
Në këtë muaj Zoti hap dyert e mëshirës për të gjithë ata të cilët e kryejnë këtë adhurim më përkushtim e devotshmëri.

“Muaji Ramazan, që në të (filloi të) shpallet Kurani, është udhërrëfyes për njerëz, sqarues i rrugës së drejtë, dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush prej jush e përjeton këtë muaj, le ta agjërojë!” (El-Bekare, 185).

Besoj se ky muaj do e shtojë ndjenjën e mirësisë, të solidaritetit dhe mirëkuptimit mes besimtarëve të konfesioneve të ndryshme dhe etnive.
Uroj që të dilni ngadhënjyes nga muaji i mundësive të ripërtëritjes shpirtërore.


Urime muaji i bekuar Ramazan!

Miqesisht @centos
 
Last edited by a moderator:
Agjerim te lehte dhe te pranuar ju uroj te gjitheve..
Nga sot nis periudha frymezuese e muajit te madherishem te Ramazanit. Ky muaj sakrifice uroj te sherbeje per te gjithe, si nje periudhe reflektimi, meditimi, perkushtimi ndaj Allahut dhe paqeje shpirterore! Kemi kaq shume nevoje per te ushqyer shpresen dhe besimin brenda zemrave tona, per te larguar gjithe ndjesite negative dhe per te pare driten e paqes brenda nesh dhe mes njeri-tjetrit.

???
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.