Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Raporti i Komisionit “Karnegie” për krimet sllavo-greke kundër shqiptarëve gjatë luftrave ballkanike

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Raporti i Komisionit “Karnegie” për krimet sllavo-greke kundër shqiptarëve gjatë luftrave ballkanike​


Jam i tmerruar dhe gjithnjë bëj pytjen, se sa barbarë mund të jenë njerëzit për të bërë këso krimesh. Edhe sikur të kisha kohë (e që nuk e kam), nuk guxoj të them asgjë më tepër, por mund të them se Luma (krahinë shqiptare) nuk ekziston më. Nuk ka mbetur asgjë përveç kufomave, pluhurit dhe hirit. Ka fshatra prej 100, 150 e 200 shtëpi, në të cilat nuk jeton më asnjë njeri. I grumbullojmë nga 40 – 50 vet dhe pastaj i shpojmë me bajonetat tona. Çdokund bëhen plaçkitje. Oficerët u thonë ushtarëve të shkojnë në Prizren për t’i shitur mallrat e plaçkitura​

Adil Fetahu​




Fondacioni Karnegie për Paqe është organizatë ndërkombëtare e themeluar në Uashington, në vitin 1910, me qëllim të promovimit të mirëkuptimit në arenën ndërkombëtare. Themelues i Fondacionit ka qenë industrialisti Endrju Karnegie, shtetas amerikan me prejardhje skotlandeze. Në vitin 1913 Fondacioni kishte themeluar Komision Ndërkombëtar për të hulumtuar e studiuar shkaqet dhe pasojat e Luftërave Ballkanike të cilat janë zhvilluar në vitin 1912 e 1913. Komisioni përbëhej nga diplomatë, deputetë, profesorë, publicistë e gazetarë, përfaqësues të shteteve të ndryshme:

1) Baroni Paul-Henri d’Estournelles, diplomat francez, kryetar i Komisionit,

2) Samuel T. Dutton, profesor i Universitetit Kolumbia, ShBA, anëtar

3) Justin Godart, jurist, deputet i Parlamentit të Francës, anëtar

4) Josef Redlich, profesor i drejtësisë në Universitetin e Vjenës, anëtar

5) Dr Waltter Shutcking, profesor i drejtësisë në Universitetin e Marburgut, anëtar

6) Francis W. Hirst, publicist, gazetar-redaktor i të përjavshmes londineze The Economist, anëtar

7) Dr Henry Abel Braillsford, gazetar-publicist, anëtar i Komitetit Ballkanik të Londrës, korespodent i gazetës “Daily News”, anëtar

8) Pavel Nikolaeviç Milnjukov, profesor i historisë, deputat i Dumës Ruse, anëtar.


Përbërja e Komisionit ishte caktuar me qëllim që të zhvillonte hetime dhe të përpilonte një raport e të nxirrte përfundime pa paragjykime dhe të paanshme. Komisioni kishte për detyrë të vizitonte vendet dhe territoret ku ishin zhvilluar luftimet dhe ishin bërë shkatërrime. Në pikëpamje metodologjike ishte caktuar të grumbullonte të dhëna, prova dhe informacione nga dokumente shtetërore e ushtarake, fotografi, shkrime të botuara në gazetat e botës nga korrespodentët e luftës dhe deklarata të përfaqësuesve të shteteve, të ushtrive dhe të qytetarëve. Raporti duhej t’iu dërgohej qeverive, personaliteteve dhe mediave të botës së civilizuar.

Komisioni ishte nisur nga Parisi dhe ka bërë hulumtime në terren prej 2 gusht deri më 29 shtator 1913. Takimin e parë e kishte caktuar ta mbante në Beograd, por kryetari i Qeverisë së Serbisë, Nikolla Pashiq, kishte refuzuar bashkëpunimin dhe ofrimin e dokumentacionit që kërkohej dhe kishte kundërshtuar që Milnjukov të jetë në pëbërje të Komisionit, të cilin e kishte cilësuar si bullgarofil. Takimin tjetër Komisioni e kishte në Selanik, ku poashtu edhe pala greke nuk ofronte bashkëpunim, me pretekst se përfaqësuesi britanik Brejllsford paskësh qenë shqiptarofil i pasionuar, pasi në librin e tij “Macedonia its Races and Their Future” (Maqedonia, Racat dhe e ardhmja e saj), botuar në vitin 1906, aspiratat greke ndaj Epirit i kishte cilësuar “konfuze”, duke thënë se popullsia e Veriut të Greqisë është me prejardhje shqiptare. Komisioni kishte hasur në bashkëpunim me palën bullgare dhe atë turke. Sa i përket bashkëpunimit me palën shqiptare, as që bëhet fjalë në raport. Gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, Komisioni kishte vizituar edhe Athinën, Sofjen dhe Stambollin. Kishte vizituar pikat më të rëndësishme të konfliktit në Maqedoni, Bullgari e Greqi, por jo edhe në Kosovë as në Shqipëri! Pasi ishte kthyer në Paris e kishte përpiluar Raportin. Raportin e vet Komisioni e kishte sistemuar në shtatë kapituj, prej të cilëve në të parin shpjegon gjenezën e konflikteve të popujve të Ballkanit, të cilat bazohen në programet nacionale të shteteve ballkanike dhe aspiratat etnografike e gjeografike të tyre. Në raport lavdërohen popujt e Ballkanit për luftërat e zhvilluara për çlirim nga pushtuesi otoman, por kritikohen për krimet dhe masakrat masive kundër popullsive civile.
Në kapitujt e tjerë të Raportit përshkruhen krimet e përgjakshme të kryera nga të gjitha palët ndërluftuese. Në krimet që kishin kryer ushtritë e Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit të Zi kundër popullsisë myslimane shqiptare e turke, por edhe kundër shqiptarëve katolikë, kishin marrë pjesë edhe civilët e krishterë ortodoksë, banorë të vendeve ku janë zhvilluar luftimet dhe janë kryer krimet monstruoze. Natyrisht, Raporti bënë fjalë edhe për krimet e ushtrisë turke kundër popullsisë bullgare, greke dhe armene.

Në raport konsatohet se në Vilajetin e Ohrit 80% e fshatrave myslimane janë djegur nga forcat serbe dhe greke, se krime që janë kryer kundër myslimanëve në Shkup e vende tjera në Maqedoni dhe në rrethin e Selanikut. Poashtu, Raporti paraqet të dhëna për krimet e kryera nga forcat serbe dhe greke kundër popullsisë bullgare. Në këtë kontekst Raporti përmend djegien e 160 fshatrave me popullsi bullgare në rrethin e Strumicës, të cilat i kishin djegur forcat greke.

Raporti gëlon me të dhëna për masakra e barbarizma, vrasje, djegie, plaçkitje, konvertime fetare; paraqiten shifra për numrin e të vrarëve në vende të ndryshme, për numrin e refugjatëve, për valët e shpërnguljeve dhe ndërrimit të strukturës etnike të popullsisë, konvertimin, asimilimin etj.
Kapitulli i katërt i Raportit fillon me një pasazh hyrës që thotë: “Lexuesi i cili ka lexuar faqet e mëparshme dhe ka përcjellë vargun e pafund të ngjarjeve të dhembshme, të cilat i ka hetuar dhe përshkruar Komisioni, pa dyshim se e ka zbuluar karakterin e përbashkët që kanë popujt e Ballkanit, prandaj është me rëndësi të dihet se luftën nuk e kanë bërë vetëm ushtritë, por edhe popujt mes veti. Popullata lokale është e ndarë në shume pjesë fragmentare që përbëjnë kombet të cilët luftojnë me qëllim që të tjerët t’i zëvendësojnë me veten. Ky është shkaku, përse të gjitha luftërat kanë qenë të përgjakshme, përse kanë shkaktuar aq humbje të mëdha dhe përfundime me pasoja të asgjësimit të popullsive dhe shkatërrimit të krahinave të tëra".

RAPORTI PËR SHQIPTARËT

Shihet qartë se Komisioni më së paku është interesuar për shqiptarët. Ky konkludim del nga fakti se Komisioni nuk ka bërë ndonjë përpjekje për të kontaktuar me përfaqësues të shtetit shqiptar çfarëdo që ishte asokohe, as me përfaqësues të njohur të shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë e të trevave të tjera. Qeveria e Serbise nuk e ka lejuar Komisionin të vizitojë rajonet nën pushtimin e saj, me pretekst të mosshkeljes së sovranitetit dhe mospërzierjes në punët e brendshme. Të dhënat për krimet kundër shqiptarëve Komisioni i ka marrë kryesisht nga ato që janë publikuar në shtypin e kohës. Kështu, Raporti citon gazetën “Radinçke novine” të Beogradit (nga tetori 1913), e cila kishte botuar letrën e një ushtari serb, i cili tregon për reprezaljet e ushtrisë serbe të kryera mbi popullsinë shqiptare, dhe vazhdon citimin: “Nuk kam kohë të shkuaj më gjatë, veçse mund t`ju them se këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme. Jam i tmerruar dhe gjithnjë bëj pytjen, se sa barbarë mund të jenë njerëzit për të bërë këso krimesh. Edhe sikur të kisha kohë (e që nuk e kam), nuk guxoj të them asgjë më tepër, por mund të them se Luma (krahinë shqiptare) nuk ekziston më. Nuk ka mbetur asgjë përveç kufomave, pluhurit dhe hirit. Ka fshatra prej 100, 150 e 200 shtëpi, në të cilat nuk jeton më asnjë njeri. I grumbullojmë nga 40 – 50 vet dhe pastaj i shpojmë me bajonetat tona. Çdokund bëhen plaçkitje. Oficerët u thonë ushtarëve të shkojnë në Prizren për t’i shitur mallrat e plaçkitura” (fq.149 e Raportit). “Gjatë depërtimit të ushtrisë serbe e malazeze nëpër Kosovë e Metohi për në Shqipëri, shtëpitë dhe fshatra të tëra janë shndërruar në hi, popullsia e paarmatosur dhe e pafajshme është masakruar masiviisht, janë kryer akte të papara të dhunës, plaçkitjes, dhunim i femrave dhe barbarizma të tjera, dhe krejt kjo është bërë me qëllim të ndryshimit të plotë të strukturës etnike të popullsisë së viseve të banuar ekskluzivisht me shqiptarë” (fq.151).

Raporti përmban shembuj të krimeve që kanë kryer në Gjakovë formacionet ushtarake e policore malazeze, të ashtuqujatura “Krillashi”, duke i detyruar myslimanët dhe katolikët të konvertohen në pravosllavë! Për krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer mbi shqiptarët nga forcat serbe e malazeze, shumë më tepër kanë shkruar gazetat e opozitës serbe të asaj kohe, përmes penës së Dimitrije Tucoviçit, Kosta Novakoviçit, Dushan Popoviçit e të tjerëve, të cilët edhe vet kanë qenë pjesë e ushtrisë dhe me sytë e tyre i kanë parë krimet monstruoze. Krimet kryepeshkopi i Kishës Katolike të Shkupit, Lazër Mjeda ia ka raportuar kohëpaskohe Vatikanit. Në njërin prej raporteve që Mjeda ia kishte dërguar Vatikanit më 24 janar 1913, thekson: “deri më tash, në Vilajetin e Kosovës janë vrarë 25,000 vetë”. Këtu duhet pasur parasysh fjalët: “deri më tash”, pasi vrasjet kanë vazhduar gjatë tërë kohës. Kosta Novakoviçi, një toger i ushtrisë serbe, por me pikëpamje socialdemokrate dhe bashkëpunëtor i Dimitrije Tucoviçit, ka dhënë shifrën për 120 mijë shqiptarë të vrarë gjatë vitit 1912 e 1913, në rajonet ku kanë zhvilluar luftime forcat serbe.

Dimitrije Tucoviçi, në librin e tij “Srbija i Arbanija” (Serbia dhe Shqipëria), më mirë se askush tjetër ka raportuar për krimet e ushtrisë serbe dhe qëllimet e shtetit të Serbisë për ta pushtuar (edhe) Shqipërinë deri në Shkumbin dhe për të dalë në Adriatik. Ndër të tjera, Tucoviçi thotë se “Është tentuar me paramendim të vritet një popull i tërë, gjë që është krim, për të cilin duhet vuajtur”!
Duke e cilësuar politikën ekspansioniste serbe, Dushan Popoviçi, një personalitet i shquar nga plejada socialdemokrate serbe, ndër të tjera shkruante: “…Nuk është për t’u çuditur shumë, prandaj, për instiktet e vrazhda të masës sonë fshatare, për shkollimin dhe qytetërimin e së cilës ky shtet kurrë nuk është kujdesur; nuk duhet të shastisemi as për horizontin e ngushtë dhe të mjerë politik e shpirtëror të komandantëve të ushtrisë, të cilët janë edukuar për të vrarë me gjakfohtësi dhe në mënyrë kriminale me dhjetra e qindra Shqiptarë, gratë dhe fëmijët e tyre dhe këtë e konsiderojnë si heroizëm; nuk duhet të revoltohemi as ndaj opinionit publik borgjez, i cili u jepë përkrahje të gjitha këtyre mizorive, dhe aq më tepër ua shton urinë për zhdukjen e Shqiptarëve dhe të familjeve të tyre, pasi parrullën për politikë të tillë ua japin njerëzit të cilët janë në nivelet më të larta shoqërore dhe politike të Serbisë”. (“Borba”, 16.02.1914).

Leo Freundlich, ish-deputet austriak me prejadhje hebraike, në vitin 1913 ka patur korrespodencë të rregullt me Hasan Prishtinën, duke marrë informacione prej Hasanit dhe i ka informuar qarqet politike të Austrohungarisë për gjendjen dhe për krimet e ushtrive serbe e malazeze të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni e gjithandej në trojet shqiptare gjatë Luftërave Ballkanike. Leo Freundlich në vitin 1914 ka botuar librin e tij me titull “Albania’s Golgotha” (“Golgota e Shqipnisë – akuzë kundër shfarosësve të popullit shqiptar”. Në atë libër të vogël për nga vëllimi, por të madh për nga rëndësia e përmbatjes, të shkruar nga një autoriet i pakontestueshëm, janë paraqitur të dhëna për krimet e tmerrshme të ushtrive serbe e malazeze të kryera kundër shqiptarëve. Moto e tekstit, e dhënë në faqen e fundit të librit, thotë: “Gratë dhe fëmijët i lidhën rreth mullarit të barit dhe ua vunë zjarrin ndër sy të baballarëve e të burrave të tyre. Gratë i prenë barbarisht kurse fëmjët i shkuan në bajoneta”!

Për krimet serbe që kanë kryer kundër shqiptarëve prej vitit 1878 deri më 1989, Revista për Kritikë Shkencore e Lubljanes, ka botuar tri libra të veçantë të titulluar: “Srbija i Albanci – pregled politike Serbije prema Albancima od 1878.do 1914.godine, Knjiga prva” (Serbia dhe Shqiptarët – pasqyrë e politikës së Serbisë ndaj Shqiptarëve prej vitit 1878 deri më 1914, - Libri i Parë)). Libri i parë përfshin periudhën prej vitit 1878 deri më 1914; libri i dytë për periudhën prej 1914 deri më 1945 ; dhe libri i tretë periudhën prej 1945 deri më 1989 .

Të gjithë këta libra, me të dhëna nga vet burimet serbe, argumentojnë se Serbia ka kryer gjenocid ndaj Shqiptarëve edhe shumë kohë para holokaustit që është kryer kundër hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Është e çuditshme se si as akademitë, as institutet e historisë të Kosovës as të Shqipërisë, nuk e kanë përkthyer e botuar Raportin e Komisionit Ndërkombëtar të Fondacionit Karnegie, që përkundër lënies në harresë gati një shekull, megjithatë përkatësia e konstatimeve dhe konkluzioneve të Komisionit nuk është zbehur. Aq më tepër, që mizori të tilla u përsëritën nga e njëjta ushtri serbe edhe në dekadën e fundit të shekullit 20, me aktorë të tjerë, por me qëllime dhe metoda të njëjta. Edhe tri librat e botuar në vtin 1989 të Revistës për Kritikë Shkencore (nga Lublana), ishin paralajmërim për përsëritjen e krimeve, dhe gjenocidin të cilat Serbia i bëri në Kosovë në vitin 1999. Ato libra jo vetëm se duhet të botohen në gjuhën shqipe, por të përkthehen e botohen edhe në disa gjuhë boërore dhe të shpërndahen e të shfrytëzohen për të ngritur padi kundër Serbisë për gjenocidin e kryer disa herë gjatë një shekulli.

Raportit të Komisionit të Fondacionit Karnegie, ia ka bërë një vështrim kritik dhe korrekt Akademia e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, përmes penës së profesorit Nikolla Zeçeviç, por ai vështrim për opnionin shqiptar nuk është i mjaftueshëm. Krahas atij Raporti, ekziston edhe një raport tjetër i të njëjtit Fondacion, i botuar në janar të vitit 1922, i quajtur Raporti për Shqipërinë , autor i të cilit është Justin Godart, që ishte anëtar i Komisionit në hetimin e luftërave ballkanike, një personalitet më vonë i angazhuar në mbrojtjen e shtetit shqiptar dhe të drejtës së tij për pavarësi. Rëndësia e këtij raporti është i madh ngaqë asokohe monarkitë fqinje, Serbia dhe Greqia, kishin pretendime dhe ishin marrë vesh midis tyre për copëtimin, ndarjen dhe aneksimin e Shqipërisë. Raporti ishte një argument për Ligën e Kombeve për ta mbrojtur shtetin shqiptar. Është me interes për historiografinë shqiptare që të dy ato raporte të përkthehen e të botohen në një libër.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.