• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Realiteti objektiv nuk ekziston, ja eksperimenti që e vërteton

Juno

VIP
Staff member
VIP I FORUMIT
Mesazhe
5,656
Mosha
35
Location
Prague
32191
Merrni një top. Futbolli, basketbolli, apo hendbolli, nuk ka rëndësi. Qëllojeni nga një top, dhe xhirojeni skenën me një kamera me rezolucion të lartë. Më pas analizojeni videon në kompjuterin tuaj. Keni të gjithë fuqinë informatike që ju duhet, dhe përpiqumi të përcaktoni, çast pas çasti, pozicionin dhe shpejtësinë e topit.
Nëse do të jeni mjaftueshëm të përpiktë, pa dyshim që do jeni në gjendje ta përfundoni procesin e matjes në një mënyrë shumë të kënaqshme:shifrat që do përftoni, do të përkojnë me një përafërsi të shkëlqyer, me ato të parashikuara nga ekuacionet e modeleve teorike, që përshkruajnë lëvizjen e topit.
Dhe mund të jeni të sigurt se topi, me ose pa kamera, do ta kishte përshkruar saktësisht të njëjtën trajektore, dhe me të njëjtat karakteristika. Me fjalë të tjera, dhe duke përgjithësuar:në sistemet makroskopike, nuk ka shumë rëndësi kush vëzhgon, dhe si po e bën këtë.
Tani bëni hapin e rradhës:tkurreni topin deri sa të bëhet një objekt kuantik (një elektron, një foton, s’ka rëndësi), dhe përsëriteni eksperimentin me një mini-top, dhe një mini-kamera. Do të zbuloni, se gjërat do të ndryshojnë shumë.
Nuk do të përfundoni matjet si më parë. Për shkak se mini-kamera juaj do të trazojë në mënyrë të pariparueshme trajektoren e mini-topit, duke u bërë në fakt një pjesë integrale dhe aktive e eksperimentit. Ky është një nga elementët më delikatë dhe më kundërintuitivë, që vinte në siklet edhe vertë Albert Ajnshtajnin:procesi i matjes – dhe bashkë me të dhe vëzhguesi që e kryen atë – nuk është në asnjë mënyrë i ndashëm nga “objekti i matur”.
Për më tepër:procesi i matjes, është edhe më shkatërrues, në kuptimin që i prish në mënyrë të pakthyeshme vëzhgimin. “Një pemë (kuantike) që bie në pyll, bën një zhurmë të ndryshme, në varësi të saj se kush e dëgjon, dhe si e dëgjon atë”.
Marrëdhëniet komplekse mes të vëzhgueshmes, procesit të matjes dhe vëzhguesit, ka qenë prej kohësh objekt i debatit në komunitetin shkencor, dhe i ka hapur rrugë interpretimeve të ndryshme në histori. Më i famshëm është i ashtuquajturi interpretimi Kopenhagen, i formuluar në mesin e viteve 1950 nga veprat e Nils Bor dhe Verner Hajzenbergut
Sipas interpretimit të Kopenhagës, pyetje të tilla si “ku ndodhet një grimcë kuantike, para matjes së pozicionit të saj” janë të pakuptimta, pasi pozicioni i një grimce nuk është përcaktuar derisa au të matet, dhe në fakt, sërish është procesi i matjes, ai që ndihmon në përcaktimin e tij.
Sot, një studim i ri, i kryer nga një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Edinburg në Skoci, iu shtua listës së eksperimenteve, që synojnë në mënyrë specifike të sqarojnë rolin e vëzhguesit në procesin e matjes, dhe në veçanti marrëdhëniet e saj me realitetin.
Studimi, i botuar në “ArXiv”, është veçanërisht i rëndësishëm. Aq shumë sa që fizikanti Karlo Roveli, tha se ishte “shumë i emocionuar” për rezultatet, pasi është versioni i vërtetë i një eksperimenti ideal, të propozuar për herë të parë nga fizikanti teorik i Universitetit të Vjenës, Çesllav Brukner.
Eksperimenti është mjaft kompleks. Katër vëzhgues në total, janë vendosur në vende të ndryshme: Liza dhe shoqja e saj Emi, Bobi dhe miku i tij, Brajan. Emi dhe Brajan ndodhen secili në laboratorin e tyre; dhe secilit u dërgohet nga një foton. Dy fotonet e dërguara për Emin dhe Brajanin, ngatërrohen me njëri-tjetrin. Po çfarë do të thotë “ngatërruar” ?
Termi “ngatërresë’ , përcakton një dukuri të çuditshme kuantike, në të cilën dy ose më shumë grimca janë të lidhura thelbësisht me njëra-tjetrën, në një mënyrë të tillë që veprimet ose levizjet e kryera mbi njërin prej tyre, ka një efekt të menjëhershëm dhe të pariparueshëm për të tjerët. Me këtë në mendje, le të kthehemi tek eksperimenti. Emi krijon një çift fotonesh, një i ashtuquajtur një fotoni testi, dhe një foton të sistemit. I pari, përdoret për të matur fotonin që ka ardhur nga jashtë; i dyti, ai i sistemit, ngatërrohet me atë të testit, dhe bëhet në këtë mënyrë, vëzhguesi i eksperimentit.
Në këtë pikë, Emi i dërgon fotonin original, dhe fotonin e sistemit mikeshës së saj Liza, që ndodhet në një dhomë tjetër. Në këtë pikë, Liza mund të vendosë nëse do të shohë direkt fotonin e sistemit (që është njëlloj sikur t’i kërkosh Emit ta quajë atë që ka matur A0), ose mund të vendosë të përdorë një nga dy fotonet për të matur tjetrin, duke i bërë matjet e veta pa pyetur për asgjë Emin (rezultati A1).
Brajan bën pikërisht të njëjtën gjë, dhe e dërgon fotonin e tij tek Bobi:si Liza, ashtu edhe Bobi mund të vendosë nëse do të përsërisë apo jo vëzhgimin e Brajanit, duke marrë rezultatin B0, ose të bëjë vëzhgimin e vet, duke marrë rezultatin B1. Rebusi është ky:mekanika kuantike, parashikon që rezultatet A1 dhe B1 (domethënë faktet – realiteti – i vëzhguar nga Liza dhe Bobi) mund të jenë të ndryshme nga A0 dhe B0 (i njëjti realitet, i vëzhguar nga miqte e tyre Emi dhe Brajan).
Në bazë të këtij procesi, ekzistojnë tre supozime të mekanikës kuantike. I pari:supozimi i të ashtuquajturës zgjedhje e lirë, ose fakti që Liza dhe Bobi janë të lirë të bëjnë matjen që dëshirojnë. I dyti:supozimi i vendndodhjes , dmth fakti që zgjedhja e Lizës, nuk ndikon në rezultatet e përfituara nga Bobi, dhe anasjelltas.
I treti:”fitimi i pavarësisë së vëzhguesit , pra faktin që ekzistojnë fakte, të cilat nuk janë të ndikueshme nga ata që i vëzhgojnë. “Eksperimenti ynë, ka treguar se këto tri supozime, janë të papajtueshme me parashikimet e mekanikës kuantike. Në thelb, nga përsëritja e eksperimentit kaq shumë herë, ne kemi marrë një rezultat, që na tregon se të 3 supozimet nuk mund të jenë njëkohësisht të vërteta . Nga studimet e mëparshme, ne e dimë se e vetmja alternativë është që të refuzojmë supozimin e tretë , domethënë atë që faktet janë objektive dhe të pavarura nga vëzhguesit”- thanë studiuesit. Kjo do të thotë se realiteti (të paktën ai kuantik), përcaktohet vetëm në lidhje me vëzhguesin e tij.
“Galileonet”
 
Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!
Top