Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Reçelëra e gliko të ndryshme .

Dea

Kontributor
Regjistruar më
Nën 23, 2019
Mesazhe
11,582
Te kjo temë mund te sillni receta per gliko e reçelëra te ndryshme .

Unë po kontrolloja te gjej mos ka ndonjë recetë për gliko nerenxe ne fakt , por nuk gjeta ?‍♀️
Nëse di ose gjen ndonjë uroj ta sjellë .

*

GLIKO PORTOKALLI

2 kg portokalle
2 kg sheqer
3-4 gota ujë
1 kokërr limon

Përgatitja :
Me anë të një rendeje, qërojmë vetëm sipërfaqen e portokalleve. Dhe i vendosim të gjitha në një enë me ujë të ftohtë. Uji e ndërrojmë 2 herë në ditë, për 2 ditë rresht në mënyrë që ti dali hidhërima.
Pastaj i presim në thela, i bëjmë në formë roleje dhe i kapim me kunja dhëmbësh në mënyrë që të ruajnë formën gjatë zierjes.
Në zjarr vendosim ujin me sheqerin, pasi shurupi fillon të trashet, hedhim portokallet të cilat i lëmë në zjarr për 20 minuta. Më pas fikim zjarrin dhe i lëmë të pushojnë. Këtë proçesë e bëj në mëngjes dhe darkë, per 2 ditë pasi kështu portokalli forcohet dhe mban formën që duam. Herën e fundit që i zjejmë i shtojmë lëngun e limonit. Pasi i heqim nga zjarri, i lëmë pak të ftohen, i heqim kunjat që i kemi vendosur në fillim dhe i fusim nëpër kavanoze.

6684297D-DFCD-4CC7-AC96-0CD4C217E61A.jpeg
 

@Dea

Gliko me nerenxa​

  • KOHA E PERGATITJES: 30 min
  • KOHA E PJEKJES: 1 h
  • KOHA TOTALE: 1 h 30 min
  • PORCIONE: 20-25
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:​

  • 1 kg nerenxa
  • 1 kg sheqer
  • 3 gota uje

Udhezimet:​

  1. Si fillim i lajme nerenzat dhe pastaj me nje rende te imet u heqim nje shtrese shume te holle lekure.
  2. I shplajme perseri ne uje te ftohte te rrjedhshem dhe i vendosim ne nje ene me uje te ftohte.
  3. I leme ne uje per rreth 2-3 dite, duke ua nderruar ujin 3-4 here ne dite, sepse ne kete menyre u iken hidherimi.
  4. Nese gjate qendrimit ne uje lekura e nerenzave zbutet, i fusni ne uje me sode perr rreth 3 ore, qe te rimari perseri fortesine e duhur.
  5. Pasi kane kaluar 2-3 dite, i marim nerenzat dhe i presim ne kater pjese te barabarta secilen.
  6. U shtrydhim lengun duke i kapur me kujdes ne te te dy ekstremitetet e theles se prere, dhe ne kete menyre eleminohen dhe farat.
  7. Pasi kemi mbaruar me te gjitha thelat e prera, i shplajme perseri me uje te rrjedhshem dhe i vendosim ne nje kullejse qe te kullojne.
  8. I kapim me kruajtese dhembesh ne te dy cepat qe tu japim nje forme sa me te bukur.
  9. Nderkohe pergatisim sherbetin:
  10. Hedhim sheqerin dhe ujin ne nje tenxhere te madhe, e leme sa te marr vale, dhe pasi kane kaluar 10 min nga vala e pare hedhim nerenzat te zjejne ne zjarr shume te ngadalte per rreth 1 ore, ose derisa te shikoni qe kane marre nje ngjyre te bukur trasparente.
  11. I leme te ftohen brenda ne sherbet, u eliminojme kruajteset e dhembeve dhe i sherbejme.
 
Eshte stina e veres dhe ka shume fruta dhe amvisat e shumta gjate kësaj stine bëjnë reçlra te ndryshem ...... prandaj dhe une mendova te hap nje teme e tille teme te tillë te sjellim receta te ndryshme

Jeni të mirëpritur

sddefault.jpg
 
Reçel Ftoi

Ftoi është një frutë shumë i mirë dhe i pasur me shumë vitamina, minerale dhe substanca ushqimore. Këtë frutë mund ta shijojmë të pjekur në furrë ose të bërë reçel o marmelatë. Reçelin e ftoit e shoqërojmë me djathëra të freskët ose e shijojmë me një copë bukë të thekur.

Receta për Reçel Ftoi​


Përbërësit​

  • 1 kg ftonj të pastruar
  • 900 gr sheqer
  • 450 ml ujë
  • 1 kokërr limon

Përgatitja​

  • Si fillim për të përgatitur reçel ftoi, ftonjtë pastrohen, qërohen, priten në thela dhe grihen në rende ose priten në formë kubikësh të vegjël dhe menjëherë hidhen në ujë me limon që të mos ndryshojnë ngjyrën.
  • Ziejmë veç lëkurat me tre gota (rreth 450 ml) ujë derisa të mbetet afërsisht një gotë e gjysmë, rreth 250 ml lëng ftoi. Kullojmë lëngun dhe i hedhim sheqerin. Shtojmë aty ftonjtë e prerë dhe i ziejmë me zjarr të ngadaltë për 30 minuta.
  • Lihet masa deri në 5-6 orë që të ftohet dhe e vendosim përsëri në zjarr derisa reçeli të lidhet. Zierja bëhet me dy – tre ndërprerje.
  • Më pas kur reçeli është ftohur e hedhim në vazo qelqi.
  • Shërbejmë reçelin e ftoit të shoqëruar me një copë buke të thekur.

Ju bëftë mirë
receta-gatimi-recel-froi-recelra-embelsrira-food.jpg

ArtiGatimit.com!​

 

Reçel me Luleshtrydhe​



receli-750x500.jpg


Përbërësit

1 kg luleshtrydhe
800 gr sheqer
Lëngu i shtrydhur i një kokrre limoni

Përgatitja

Si fillim pastrojmë luleshtrydhet nga bishtat dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.

Më pas, i vendosim në një kullesë në mënyrë që t’u largohet uji.
Shtrojmë një shtresë me luleshtrydhe në tenxhere, një shtresë me sheqer, e kështu me radhë derisa masat e sheqerit dhe luleshtrydheve të mbarojnë.

I lëmë të pushojnë përreth 6 orë në mënyrë që luleshtrydhet të lëshojnë lëngun e tyre.
Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë. Gjatë përgatitjes së reçelit së luleshtrydheve nuk duhet të hidhni ujë pasi luleshtrydhet kanë lëngun e tyre.

Gjatë zierjes duhet të bëni kujdes që të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres.

Do ta zieni deri në 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa lëngu i reçelit të trashet.
Pak para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë lëngun e limonit, e trazojmë me kujdes për pak sekonda dhe e largojmë nga zjarri.

E lëmë të ftohet dhe e vendosim në kavanoza të sterilizuar dhe i vendosim në frigorifer.


/AgroWeb.org
 

Reçeli Special Me Nespulla​


nespulla311-750x500.jpg

Nespulla ka një shije marramendëse, që vjen e ëmbël si shija e pjeshkës dhe mangos. Foto: Flickr

Përbërësit:
1.5 kg nespulla
700 gr sheqer
Lëngu i një kokërr limoni

Përgatitja:

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni me ujë të rrjedhshëm nespullat dhe më pas ti prisni në dy apo tri pjesë.

Pastrojini nga farat dhe vendosini në tas të madh.

Hidhuni sipër lëngun e limonit dhe sheqerin dhe lërini në nxehtësi mesatare.

Gjatë përgatitjes nuk i hidhet ujë pasi nepsullat kanë lëngun e tyre.

Në momentin që nisin të ziejnë, AgroWeb.org ju udhëzon të ulni nivelin e nxehtësisë duke i lënë në zjarr të ngadaltë përreth 30 minuta.

Gjatë kësaj kohe, AgroWeb.org ju këshillon që të bëni kujdes dhe ta përzieni masën vazhdimisht në mënyrë që të mos digjen dhe derisa reçeli të lidhet dhe shurupi të trashet.

Më pas hidheni reçelin në kavanoza të sterilizuar dhe mbylleni me kapakë. Kur të ftohet, reçelin futeni në frigorifer.

/AgroWeb.org
 

Reçel Qershie​


recelqershieweb-750x500.jpg

Foto: Flickr


Përbërësit:

(Sasia e qershive përzgjidhet bazuar në sasinë e reçelit që dëshironi të përgatisni, përbërësit më poshtë janë për 1 kg qershi)
1 kg qershi
800 gr sheqer
½ gotë ujë

Përgatitja:

AgroWeb.org ju këshillon të zgjidhni qershi të pjekura mirë dhe të pa copëtuara.
Pastrohen mirë me ujë të rrjedhshëm, shpëlahen, kullohen, vendosen në një enë të madhe dhe pastrohen nga bishtat dhe bërthamat.

Lërini në një enë të madhe përreth një orë në mënyrë që lëngu i tyre të kullojë, të cilin më pas do ta përdorni gjatë përgatitjes së qershive.

Hidhet sheqeri në një tenxhere, hidhet uji dhe lëngu i qershive dhe lihen të zjejnë të gjitha bashkë përreth 10 minuta.

Më pas shtohen qershitë, lihen të zjejnë sa të marrin një valë dhe më pas lihen të ftohen.

Pasi të jenë ftohur largoni qershitë nga shurupi, lërini mënjanë dhe shurupin e vendoseni në zjarr që të zjejë.

Lëreni të zjejë aq sa po të hedhim një pikë në pjatë ajo do të ruajë formën.
Në këtë moment e heqim nga zjarri dhe hedhim brenda qershitë.

I lëmë të zjejnë përsëri në zjarr të ngadaltë derisa në sipërfaqe të dalë shkumë.
Hidhet pak limontoz (një lugë kafeje) ose lëng limoni (lëngun e një gjysme kokrre limoni) që të mos sheqeroset dhe hiqet nga zjarri, lihet të ftohet në enën ku u përgatit dhe më pas hidhet në kavanoza qelqi.

Ruhet në vend të freskët dhe pa lagështirë.

/AgroWeb.org
 

Receta e Veçantë e Reçelit të Fikut të Detit​


fiqdetiokkk-750x500.jpg

Foto: Flickr

Fiku i detit përdoret për përgatitjen e një reçeli të një cilësie të lartë dhe shumë të shijshëm.
Por përpara se të përgatisni reçelin, duhet të merrreni me fikun dhe ta zhvishni atë nga gjembat dhe më pas të merreni me farat.
AgroWeb.org do t’ju tregojë disa teknika për përgatitjen sa më të lehtë të reçelit të fikut të detit.
Mundimi mund të jetë i madh, por kur të provoni reçelin do e kuptoni që ia vlen barra qeranë.
Fikun e detit mund ta rrisni vetë në kopësht ose mund të blini disa prej tyre në treg. Sa për të krijuar një ide, 40-50 fiq deti do të nxjerrin 5 kavanozë (225 gramësh) me reçel.

Këputja e fiqve të detit

Fiku i detit ka gjemba dhe nëse një prej tyre futet nën lëkurë, do të dojë ditë të tëra përpara se të dalë prej andej. Këshilla e mëposhtme vlen nëse ju i merrni fiqtë nga kopështi juaj.
Prisni në gjysmë një shishe plastike. Vendoseni njërën gjysmë përreth frutit pa e prekur atë dhe rrotullojeni dorën që ta këpusni frutin nga bima. Menjëherë më pas hidheni fikun në enën përkatëse.

Heqja e gjembave

Përdorni pinca për të hequr gjëmbat dhe për ta kaluar frutin sipër sobës me gaz që të sheshoni të gjithë lëkurën e frutit. Nëse dëshironi mund të përdorni një çakmak ose t’i kaloni frutat në skarë.

Qërimi dhe Copëtimi i Fiqve të Detit

Pritni pjesën fundore të fiqve dhe qërojini. Më pas, tulin me fara priteni në copa të përmasave 2 centimetra ose pak më shumë.

Zierja e Tulit të Frutit

Hidhni copat e frutit në një tenxhere dhe gatuajini për 20 minuta. Përziejini herë pas here deri sa të formohet një lëng pak i trashë supe.
Heqja e farave
Futini copat e ziera në një mikser ose përdorni një rende për të krijuar një pelte të butë e të njëtrajtshme. Hidheni pelten në tenxhere dhe përziejini lëngun me një lugë druri.

Zierja me Sheqer dhe Limon

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe merrni një tjetër. Transferoni pelten e fikut duke përdorur një gotë. Për çdo gotë me lëng dhe tul fiku do të shtoni ¾ gotë me sheqer dhe një lugë çaji me lëng limoni.
Mund të shtoni edhe lëkurën e një gjysëm limoni për çdo dy gota me lëng dhe pelte fiku. Lëkura e limonit ofron pektinë që ndihmon në krijimin e një mase xhelatinoze. Gatuajini përbërësit në temperaturë të lartë deri sa të krijohet trashësia e reçelit.

Mbushni kavanozët

Hiqni lëkurën e limonit dhe hidheni reçelin nëpër kavanozë. Mbyllini kapakët mirë dhe ruajini në frigorifer për deri 6 muaj.
Nëse nuk do t’i ruani në kavanoz, atëherë sterilizojini kavanozët dhe ziejini në ujë të valuar për pesë minuta. Reçelin mund ta ruani në temperaturën e ambientit deri kur ta hapni.
Disavantazhi i kësaj metode qëndron se herë pas here, reçeli ndahet dhe bëhet i athët, ndaj rekomandohet ruajtja në frigorifer.

/AgroWeb.org
 

Reçel Me Petale Trëndafili, Delikatesë Unike​


Recel-trendafili-750x500.jpg

Në mesin e ëmbëlsirave që mund të gatuajë një amvisë, gjendet edhe reçeli i petaleve të trëndafilit. Foto: Flickr

Trëndafilat janë ndër lulet më të bukura që përdoren jo vetëm për dekorim por edhe në kuzhinë.

Përbërësit:

300 gramë petale trëndafili të bardhë ose të kuq
2 filxhanë çaj sheqer
4 gota e gjysmë me ujë
Lëngu i dy limonëve

Përgatitja:

Lajini petalet me ujë të bollshëm.

Në fund të secilës petale gjendet një shirit i bardhë që duhet prerë.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të hidhni petalet në një enë dhe t’i spërkatni bollshëm me gjysmën e sheqerit.

Fërkojini me duar dhe më pas mbulojeni enën me një mbështjellëse plastike.
Enën vendoseni në një vend të freskët ose në frigorifer dhe mbajeni gjatë gjithë natës.
Sheqerin e mbetur hidheni në një tigan bashkë me ujin dhe lëngun e limonit.

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni edhe farat e limonëve të cilët ofrojnë pektinë, një substancë e cila ofron dendësinë e duhur të reçelit. (Farat e limonit do t’i largoni pasi të jetë përgatitur reçeli dhe para se ta hidhni në kavanoz).

Më pas, shtoni petalet e trëndafilit dhe lërini të ziejnë për 20 minuta në zjarr të ngadaltë.

Rriteni temperaturën dhe lëreni reçelin të ziejë për 5 minuta të tjera deri sa lëngu të trashet.

Hidheni reçelin në një kavanoz të pastër dhe të sterilizuar, mbylleni me kapak dhe vendoseni në një vend të freskët e të errët.


AgroWeb.org
 

Reçel Me Boronica​


receliiiiiii-750x500.jpg

Foto:Flickr

Boronicat shqiptare janë plot lëng dhe shije. Ato që rriten në veri të vendit janë edhe më të famshmet, e që njihen edhe në tregjet e huaja.
Përveç shijes, boronicat kanë vlera të pafundme për shëndetin e organizmit.
Të pasura me antioksidantë dhe vitaminë C, boronicat njihen ndryshe si frti i rinisë së përhershme.
AgroWeb.org ju tregon mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së reçelit me këtë frut perfekt, kështu mund t’i shijoni gjatë gjithë vitit.

Përbërësit:

2kg boronica
1.2kg sheqer
Lëngu i 1 limoni

Përgatitja:


Duke qenë se boronicat mbajnë shumë gjethe apo shkopinj të vegjël, duhen larë mirë para se t’i përdorni për recetat tuaja.
AgroWeb.org ju sugjeron që t’i vendosi në një tas apo enë të thellë dhe t’i mbushni me ujë.
Për të shtuar efektin e pastërtisë mund të hidhni pak uthull molle ose sodë buke.
Ndryshojeni ujin dhe më pas kullojini boronicat në një tenxhere.
AgroWeb.org ju këshillon që t’i mbuloni me sheqer dhe t’i përzieni duke treguar kujdes që të mos i çani.

Vendosni në zjarr të ngadaltë dhe lërini që të ziejnë ngadalë.

Pas gjysmë ore në sipërfaqen e tenxheres do të jetë formuar një shkumë e bardhë.
Me një lugë mund ta hiqni, pasi kjo shkumë formohet nga sheqeri dhe nëse e lini reçeli do të krijojë kokrriza të ngurta karameli.

Kur të shikoni që lëngu i reçelit të fillojë të mpikset, AgroWeb.org ju sugjeron që të shtoni lëngun e limonit.

Lëngu limonit është perfekt për të shmangur sheqerosjen e reçelit, pra krijimin e kokrrizave si karamel.

Gjithashtu ai i jep edhe një shije shumë të mirë reçelit të boronicës.
Pasi të keni shtuar limonin lëreni reçelin të ziejë edhe për 5-7 minuta të tjera dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Kalojeni të ngrohtë në kavanoza dhe mbyllini me kapak. Për disa minuta lërini përmbys sa të largohet ajri ose mund t’i fusni po përmbys në një tenxhere me shumë pak ujë.
Kur të jetë ftohur reçeli vendoseni në frigorifer dhe mund ta ruani gjatë gjithë vitit.

AgroWeb.org
 

Reçel Portokalli​


marmalateportokalli1-750x500.jpg

Një ëmbëlsirë e thjeshtë, me aromë dhe shije fantastike. Foto: Flickr


Përbërësit

1 kg portokalle
1.5 kg sheqer (Nëse dëshironi që reçeli të mos jetë shumë i ëmbël sasinë e sheqerit mund ta zvogëloni deri në 1 kg)
Dy gota ujë

Përgatitja

Portokallet zgjidhen të freskëta.

Pastrohen nga cipa duke i gërryer me një rende kuzhine.

Priten në thelëza të vogla dhe vendosen në një tenxhere duke i lënë që të ziejnë për 10 minuta.

Më pas zhvendosen në një enë me ujë të ftohtë dhe lihen aty përreth 2-3 orë.

Më pas, vendosen përsëri për t’u zierë derisa të zbuten plotësisht.

Pas zierjes së dytë, lihen sërish në ujë të ftohtë, gjatë kësaj ju sugjeroj që ujin ta ndërroni rreth 2 apo 3 herë në mënyrë që t’u dalë hidhërimi.

Pas këtij procesi portokallet e prera dhe të ziera kullohen nga uji dhe lihen mënjanë ndërkohë që përgatitet shurupi.

Në një enë hedhim sheqerin dhe ujin dhe e lëmë të ziejë përreth 15 minuta derisa shurupi të jetë gati.

Më pas hidhen portokallet dhe vendosen që të ziejnë bashkë me shurupin përreth 10-15 minuta.

Lihet të ftohen dhe vendosen që të ziejnë edhe njëherë për 10 minuta me zjarr shumë të ngadaltë.

Bëni kujdes gjatë zierjes të përzieni reçelin që të mos ngjitet në fund të tenxheres.
Në fund lëreni të ftohet dhe vendoseni në kavanoza të sterilizuar.

/AgroWeb.org
 

Reçel Me Feta Të Plota Ftoi – Si Ta Përgatisni Vetë Në Shtëpi​



recel_ftoi-750x500.jpg

Glikoja e ftoit është natyrale dhe përbëhet nga ftonj, sheqer dhe lëng limoni. Foto: Flickr


Si të Përgatisim Reçelin me Feta të Plota Ftoi në Shtëpi

Përbërësit
  • 2 kg ftonj
  • 300 ml ujë të ndarë në dy gota
  • 4 gota sheqer
  • 1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni
Përgatitja

1. Pastroni dhe qëroni ftonjtë. Hiqni farat dhe pritini në copa të vogla (ose në feta sipas dëshirës) dhe vendosini në ujë me disa feta limoni. Nëse nuk e bëni këtë, ftonjtë do të nxihen.

2. Kullojini dhe transferojini në një tenxhere tjetër me ujë. Ziejini për 30 minuta dhe më pas lëreni tenxheren të ftohet për 30 minuta të tjera.

3. Kullojeni lëngun në një tenxhere tjetër nëse dëshironi.

4. Ftonjtë hidhini sërish në një tenxhere të madhe, shtoni sheqer dhe një gotë me ujë. Ziejini duke i përzierë vazhdimisht me lugë druri. Uleni temperaturën dhe vazhdoni zierjen për 30 minuta deri sa masa të trashet.

5. Shtoni lëngun e limonit, përziejeni për 5 minuta dhe hiqeni nga zjarri. Pas 30 minutash, glikonë apo reçelin me feta të plota hidheni në kavanozët e sterilizuar por mos i mbyllni me kapak deri sa reçeli të ftohet tërësisht.
Ky reçel mund të ruhet për një vit të tërë. Me kalimin e kohës, ngjyra e saj do të errësohet duke marrë të gjitha hijet e së kuqes.

Shënim
  • Nëse reçeli nis të ngjitet dhe merr ngjyrë të kafenjtë teksa gatuhet në tenxhere, hidheni në një enë të re. Me një lugë druri hiqni pjesët kafe dhe gatuajeni sërish./AgroWeb.org
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.