Miresevjen në Netedy.com - Vendodhja e te gjithe forumisteve shqiptar

Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com!

Receta e bakllavasë turke

VolkaN

Mess with the best, die like a rest.
VIP I FORUMIT
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nov 16, 2017
Mesazhe
50
Pëlqime
32
Pikë
18
Mosha
32
Location
Albania
Website
www.shoqeria.net
Ne e kemi provuar me bakllavanë, simboli i ëmbël i festave të fundvitit e kemi mbetur të kënaqur. Përse të mos eksperimentojmë një variant krejtësisht turk, për festa? Nuk është shumë e shëndetshme, por njëherë në vit ia vlen të sakrifikoni për t’I bërë qejfin vetes. Ne shqiptarët i duam brumërat dhe sherbetin...

Përbërësit:
1 pako me petë për bakllava afërsisht 500g, në temperaturë ambienti (mjaftojnë 13/15 petë) ● 300g arra të qëruara dhe të ndara në thërrime të mëdha ● 200g gjalpë i tretur

Për kremin:
2 vezë ● 280g sheqer ● 100g gjalpë i tretur ● 300ml pana ● 1 bustinë sodë për torta të ëmbla

Për sherbetin:
400g ujë ● 450m sheqer ● 1 lugë lëng limoni

Përgatitja:
1. Përgatisim sherbetin duke përzier në një tenxhere sheqerin, ujin dhe lëngun e limonit. E lëmë të ziejë me flakë të mesme për 15 minuta pasi të ketë marrë valë. E lëmë mënjanë të ftohet.
2.Lyejmë tavën me gjalpë. Hapim petën e parë në tavolinë, palosim për 3 cm petën në anën më të shkurtër të saj, vëmë pak arra dhe e palosim petën sipër, vazhdojmë kështu duke e mbushur dhe duke e palosur për gjithë gjatësinë e petës, e vendosim në tavë dhe kështu vazhdojmë dhe me petët e tjera deri sa të mbushet tava. I spërkasim sipër me gjalpë

Tava do të piqet me dy faza
1.E pjekim në furrën e ngrohur më parë me 180°C për 15 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë sipër. Gjatë kësaj kohe përgatisim kremin që do t’i hedhim sipër duke përzier me rrahësin e vezëve me dorë: vezët me sheqerin, panën, gjalpin dhe sodën të cilën e shtojmë me sitë.
2.Pasi të kenë kaluar 15 minuta që e kemi vënë tavën në furrë, e nxjerrim nga furra, i hedhim kremin e përgatitur sipër dhe e vëmë të piqet edhe 15/20 minuta të tjera ose derisa të shohim që kremi është mpiksur.
Pasi ta kemi nxjerrë nga furra e lëmë të ftohet për 10 minuta dhe më pas i hedhim sherbetin e ftohtë që kishim lënë mënjanë. E lëmë të thithë sherbetin të paktën për 3-4 orë. Është më e mirë të nesërmen.
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

AMG

OFFLINE
VIP I FORUMIT
Regjistruar më
Oct 11, 2017
Mesazhe
156
Pëlqime
326
Pikë
63
Location
USA
Mjam mjam, e vetmja gje qe me pelqen per vitin e ri Bakllavaja sic e bejn nenat tona. Petet nuk po i tollin me vete por prap ngelet unike ne shije nga dora e nenes
 

TinkerBell

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Aug 22, 2017
Mesazhe
869
Pëlqime
3,361
Pikë
113
Po bëje një tepsi si me rastë festash ti Volkan , dhe provojmë dhe ne :p
Duket sikur e ke të qartë si gatuhet :/

Kam treguar që vdes për ëmbëlsira :p
 
Reactions: AMG

TinkerBell

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Aug 22, 2017
Mesazhe
869
Pëlqime
3,361
Pikë
113
Me duhet nje ndihmese
Ahhh hiç mos shiko këtej nga unë , nuk ja them për kështu fare :p

Tema : Duket e shijshme , mezi pres festat.
 

Rrelse

Kontributor
Regjistruar më
Jul 26, 2017
Mesazhe
20,184
Pëlqime
40,460
Pikë
113
Location
F.C. Internazionale
Une personalisht e bej vete bakllavane dhe me besoni faza me e veshtire eshte ajo e pjekjes, eshte nje tmerr i vertete!
 

Rrelse

Kontributor
Regjistruar më
Jul 26, 2017
Mesazhe
20,184
Pëlqime
40,460
Pikë
113
Location
F.C. Internazionale
Petët e hapura vet mund t’i zëvendësojmë edhe me petët e blera të gatshme…vetëm se shija do të jetë larg origjinales!
Me peta të bërë vetë😊43570
 
shape1
shape2
shape3
shape4
shape7
shape8
Top