Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Receta për gatimin e bukës

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
S'ka gje me te mire te hash buke te bërë vete mendova të sjellim receta te ndryshme per pergatitjen e bukes

5c8635cc1c3543e87afa5a43c8460b48.jpg
 

Bukë më të mirë kurrë nuk e keni ngrënë: Pogaçja portugeze me miell misri dhe me mjaltë​


b-7-780x439.jpg


Përbërësit:
– 2 filxhanë miell,
– 1 filxhan miell misri,
– 1 filxhan ujë,
– Gjysmë filxhani qumësht,
– 1 lugë vaj ulliri,
– 1 lugë mjaltë,
– Një lugë e vogël kripë,
– 1 qese tharmë

Përgatitja:

Miellin e misrit përzieni me qumësht të vakët dhe me ujë, lëreni të qëndrojë afro dhjetë minuta.
Shtoni tharmin, vajin, mjaltin dhe pjesën e mbetur të miellit, dhe ngjisheni deri sa të bëhet brumë i lëmuar.
Lëreni të qëndrojë një orë dhe ngjisheni sërish.
Formoni bukën dhe qitni në tepsi.
Lini të qëndrojnë derisa furra të ngrohet në 230 gradë.

Lëreni të piqet 5 minuta në 230 gradë, pastaj uleni temperaturën në 200 gradë. Piqeni edhe 25 minuta.
Nxirreni dhe mbulojeni me leckë.


Telegrafi.
 

Bukë shtëpie​


img_3734.jpg

Përbërësit
1 kg miell
0.5 lt ujë
1 lugë gjelle kripë
1 lugë gjelle sheqer
1 lugë gjelle tharme buke

Hapat
Tharmin, sheqerin, pak kripë dhe dy lugë miell i perzijmë në një gotë me ujë të vakët dhe e lëmë në vend të ngrohtë qe të vije.
Pastaj e përzijmë me ujë, kripë dhe miell dhe ashtu e zëmë brumin e bukës të cilin e lëmë të mbuluar me picetë kuzhine afër një orë.
Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e shtrijmë në tepsi ose e ndajmë në 7-8 kuleqë të cilët i ngjeshim një nga një dhe i reshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë.
Kuleqtë e bukës piqen afër 50 min në 200C
 

Bukë shtëpie me fara...​


bukeshtepie321-750x500-1.jpg
Bukë Shtëpie me Fara. Foto: Flickr

Përbërësit

3 lugë gjelle mjaltë
330 gr ujë i vakët
190 gr qumësht i vakët
16 gr maja
650 gr miell
100 gr miell thekre (ose miell normal 00)
30 gr fara lule dielli
30 gr fara susami
30 gr fara lini
20 gr kripë e trashë

Përgatitja

Për realizimin e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të filloni me ngrohjen e mjaltit në një tigan të vogël.
Në nxehtësi të ulët për rreth 30 sekonda apo 1 minutë, derisa të shikoni që mjalti ka shkirë plotësisht.
Më pas shtoni sasitë e ujit dhe të qumështit të cilët duhet të jenë të vakët.
Shtoni edhe majanë dhe trazojini të gjitha bashkë teksa ziejnë për 5 minuta.
Ndërkohë në një enë tëthellë hidhni të gjithë llojet e miellit që keni zgjedhur apo thjesht miellin e zakonshëm me të cilin gatuani dhe shtoni farat e më pas kripën.
Hiqni tiganin me masën e lëngëshme nga zjarri dhe shtojani enës ku ndodhet mielli duke e përzier me shpejtësi me një rrahës elektrik.
Nëse doni që përzierjen e përbërësve t’a bëni me dorë atëhere zgjidhni një lugë druri.
Kur të shihni që e gjithë masa të ketë marrë formën e brumit uleni pak shpejtësinë e rradhësit dhe vazhdoni ashtu për 5 minuta.
Nëse nuk ju gjendet rrahësi pluhërosni pak duart me miell dhe punojeni brumin si zakonisht.
Brumi juaj do të jetë gati kur të mos ketë më kokrriza mielli dhe të ngjisë fare pak në duar, nëse ka nevojë mund t’a spërkasni edhe pak me miell.
Pasi të shikoni që ka marrë formën e duhur rrumbullake vendoseni në një enë boshe mbulojeni me letër plastike apo një napë.
Lëreni të pushojë në frigorifer për gjatë gjithë natës ndërsa të nesërmen nxirreni nga aty dhe lëreni në një vend të ngrohtë edhe për dy orë të tjera.
Pasi të keni kryer të gjitha këto proçese punojeni pak me duar brumin derisa të marrë një formë rrethore.

Për pjekjen

Vendoseni më pas në tavën ku do t’a piqni.
Lyejeni me pak vaj ulliri dhe mbështilleni sërisht me një letër plastike.
Lëreni të pushojë për 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa të shikoni që është fryrë sa dyfishi i mëparshëm.
Ndërkohë ngrohni furrën në temperaturën 180 gradë dhe hiqni letrën plastike nga brumi juaj.
Me anë të një thike prisni në formë katrorë, ose si rombe të vogla pjesën e sipërme të bukës.
Në mënyrë që të ndihmojë me pjekjen e mirë të saj.
Spërkasni pak ujë sipër dhe futeni të piqet për 40-50 minuta, derisa të shikoni që ka marrë ngjyrë të artë.
Kur të shikoni që buka është gati nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet pak përpara se t’a prisni dhe t’a konsumoni.
 

Bukë Shtëpie me Qumësht – Receta Me Shijen Më Të Mirë​



buka-750x500.jpg

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një recetë fantastike të përgatitjes së bukës së shtëpisë me qumësht. Foto: Flickr

Si Ta Përgatisim në Shtëpi

Përbërësit

1 kg miell
200 ml ujë të vakët
300 ml qumësht të vakët
2 lugë maja birre
4 lugë vaj ulliri
2 lugë të vogla kripë

Përgatitja

Në një tas të vogël hedhim majanë dhe e tretim me pak qumësht të vakët dhe e lëmë aty për 15 minuta, në mënyrë që të fermetohet.
Më pas, në një tjetër enë hedhim qumështin e vakët, majanë e fermentuar, vajin e ullirit, ujin e vakët dhe kripën.

I përzjejmë të gjitha bashkë me një lugë dhe nisim të shtojmë gradualisht miellin duke e përzjerë si fillim me lugë e më pas nisim punimin e brumit me dorë.
Gjithë sekreti i një buke të mirë shtëpie qendron tek punimi i brumit me duar.
Brumi do të jetë gati në momentin që masa do të jetë e fortë, kompakte dhe nuk ngjitet në duar.
Brumin e mbulojmë me një pecetë të pastër.
E vendosim në një vend të mbyllur dhe të ngrohtë përreth një orë, në mënyrë që masa të dyfishohet.
Pasi burmi të ketë ardhur, e ndajmë në 12 toptha dhe i vendosim me rradhë në tepsi tye lyer me pak vaj.
Ose nëse dëshironi brumi mund të mos e ndani dhe ta shtroni njëtrajtësisht në tepsi.
E lëmë ashtu edhe për 30 minuta të tjera në një vend të mbyllur.
Më pas i fusim në furrë për t’i pjekur.
Para se t’i fusim në furrën e nxehtë, bukën e lyejmë me pak qumësht të vakët të përzier me një lugë vaj ulliri.
I pjekim në 200 gradë përreth 25 minuta derisa buka të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë, të praruar./AgroWeb.org
 

Bukë me ullinj – e shëndetshme dhe aromatike​


Olive-bread-780x439.jpg

Eliopsomo është bukë tradicionale greke me ullinj, të cilën patjetër duhet ta provoni!


Përbërësit:

– 700 g miell,
– 2 lugë të vogla kripë,
– 25 g tharmë të freskët,
– 350 ml ujë të vakët,
– 6 lugë vaj ulliri,
– 180 g ullinj, të grirë trashë (ideale janë ullinjtë Kallamata),
– 1 qepë e vogël e kuqe,
– 2 lugë fletë nana të grirë imët


eliopsomo-olives.jpg

Përgatitja:
Tundeni tharmin në gjysmën e ujit dhe lëreni të bymehet. Në enën për përzierje qitni miellin dhe shtoni tharmin e bymyer, pjesën e mbetur të ujit, vajin dhe kripën.
Të gjitha ngjishni mirë derisa të bëhet brumë i lëmuar. Lëreni të mbuluar me leckë derisa të bymehet.
Pastaj ngjisheni edhe një herë dhe shtrijeni në rreth perimetri rreth 20 cm.

Brumit qitni ullinjtë e grirë, qepën dhe fletët e grira të çajit nana, mbuloni dhe ngjishni butë.
Ndani në dy pjesë dhe bëni dy bukë. Secilën bukë gërvishteni me thikë në disa vende dhe lyeni me ujë.
Lëreni në vend të ngrohtë të mbuluar me folie të lyer me vaj që të bymehet edhe një herë.
Qitni ngadalë miell, vendoseni në tepsi të mbuluar me letër për pjekje dhe piqeni në furrën e ngrohur në 220 gradë rreth 40 minuta,

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.
DSC_9502.jpeg
 

Pogaçe e butë me jogurt, e gatshme për 20 minuta​


Poga%C3%A7e-e-but%C3%AB-me-jogurt.jpg


Nuk ka furrë buke e cila gatuan këso buke të mirë!
Fjala është për pogaçen e cila gatuhet me jogurt, i cili brumit i jep butësi të mrekullueshme dhe shije të pashembullt, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:
▪ 2 vezë,
▪ 2 dl jogurt,
▪ 230 g miell,
▪ 130 ml vaj luledielli,
▪ gjysmë pluhuri për ëmbëlsira,
▪ 1 lugë e vogël kripë.

Përgatitja:

Me mikser tundni një vezë dhe një të bardhë të vezës, shtoni jogurtin dhe 130 ml vaj.
Kësaj përzierjeje shtoni 230 g miell të butë, pluhurin e ëmbëlsirave, kripën dhe të gjitha përzieni me mikser me shpejtësinë më të vogël.
Tepsinë e madhësisë 20×30 cm lyeni me vaj dhe qitni miellin, pastaj qiteni me dorë përzierjen.

Lyeni me të verdhët e vezëve dhe piqeni në furrë të ngrohur në 230 gradë rreth 15 minuta.
Ju bëftë mirë! /Telegrafi/
 

Bukë Shtëpie​


p_20190815_192626189186784.jpg
img_20190815_195438_470-754374252.jpg
Receta
  • 1 kg miell normal
  • 2 gota ujě të vakët
  • 1 filxhan kafe vaj
  • 1 gotë qumësht të vakët
  • 5 gr maja buke ose 1 lugë kafe plot
  • Kripë, pak sheqer

  • Në një enë hedhim, qumështin, ujin, vajin, kripën sheqerin,majaně dhe i përzjejmë të gjitha me tel kuzhine, pastaj hedhim miellin, duke bërë një brumë të butë të cilin e lemë në ambjent të ngrohtë, derisa të dyfishohet masa.
  • img_20190815_195438_464-1086697640.jpg
  • E përzjejmë dhe një herë dhe e hedhim në enë të veçanta, duke formuar bukë të vogla.I lemë përsëri të arrihen sa të mbushen enët dhe i pjekim në furrë në 200 grd për afro 30′.
  • Ju bëftë mirë!
  • img_20190815_195438_461632234424.jpg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.