Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Recetë gatimesh nga të gjithë.

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,195
Kjo recetë në Maqedoni njijhet me emrin "Proja" në Gjakovë me emrin "Leqenik

Duhen:
4 filxhana çaji me miell gruri
4 filxhana çaji me miell misri
3 vezë
1 filxhan çaji me vaj
2 fixhana çaji me qumësht ose kos
1 gotë ujë
1 pluhur fryrës, pluhur për ëmbëlsira
pak kripë

Sigurisht masa e saj është për një tavë jo të madhe, mesatare, sa ato që përdorim për ëmbëlsirat. Përgatisim brumin. Brenda hedhim djathë të bardhë, djathë kaçkavall, këto të grira në copa të vogla, sallam ose proshutë, po ashtu të grira edhe këto. I përzijemë të gjitha sebashku dhe i hedhim te një tepsi të lyer me vaj më parë. E pjekim në furrë të nxehur më parë në 180 °c për 30 minuta. Shoqërohet me kos. Ju bëftë mirë.View attachment 4716
 
Mduhet 1 recet per speca te skuq te marinuar me uthull dhe hudhra ? Do m nimoj kush se i kam borxh 1 dreke dikujt.
 
Ke ne youtube plot video:)
Mduhet 1 recet per speca te skuq te marinuar me uthull dhe hudhra ? Do m nimoj kush se i kam borxh 1 dreke dikujt.
 
?Syltjash ose oriz me qumesht
Syltjashi ose orizi me qumesht eshte mengjesi tipik nordik, te cilet kane ditur ta nderthurin me shije nga me te ndryshmet.
Nje vakt i mrekullueshem dhe shume shume i thjeshte per tu pergatitur!
?Perbersit:
100gr oriz qe perdoret per rizoto
1 liter qumesht
100gr sheqer sevia ose sheqer kaf
fruta, drithera, ereza sipas shijes
?Pergatitja:
Ne nje tenxhere vendosim perberesit e mesiperm dhe e vendosim ne zjarr. Kur qumshti te kete zjere, ulim nxehtesine dhe mbyllim kapakun duke e leme 25-30 min ne zjarr te qete dhe e trazojme cdo 5 min. Mund te vendosim ne tenxhere , lekure portokalli ose limoni. Kur orizi te jete bere teresisht i bute dhe kokrra te jete zbutur plotesisht, i heqim lekurat e portokallit ose limonit dhe e vendosim syltjashin neper tasa. I leme tasat te ftohen ne temperaturen e ambientit dhe me pas i fusim ne frigrifer. Perpara se ti konsumojme mund t'ju shtojme drithera, frura te thata, recel, mjalte dhe gjithcka qe ne deshirojme.
?Me poshte keni disa alternativa:
1- banane, arra, bajame pete, rrush dhe boronice te thate.
2- hurma dhe shege.
3- recel manaferrash.
4- banane dhe kanelle.
?Ju cfare alternativash do te na jepni?
Ju befte mire!View attachment 8746View attachment 8747View attachment 8748View attachment 8749
 
Me pelqej ideja qe dha @Alea te hapim nje teme qe secili vjen dhe len receten e tij me gatimet qe ben gjate dites ose gjate festave ose gjellet qe preferon me shume

Meqe po filloj une me nje recet qe e gatuaj shpesh

Patllixhane te mbushur

74695

Përbërësit

PËR 4-5 PERSONA
  • 1 kg patëllxhanë
  • 6-7 kokrra qepë
  • disa domate
  • 2 kokrra Hudhra
  • kripë
  • piper
  • majdanoz
Hapat
  1. Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët.
  2. Priten për së gjati në pjesën e sipërme deri në mes të tulit.
  3. Patëllxhanët vendosen në ujë me kripë për gjysmë ore.
  4. Ndërkohë, në tigan me yndyrë skuqet qepa e grirë në formë gjysmërrethi, shtohen domate të qëruara dhe të prera në copa të vogla; vazhdon kaurdisja në zjarr të ngadaltë në mënyrë që qepa të zbutet.
  5. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull.
  6. Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak yndyrë pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur.
  7. Sipër u vihet nga një fetë domate.
  8. Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë të nxehtë.
 
Last edited:
Kungullor misri



  1. 400 gr mazë
  2. Pana
  3. 1 litër mazë te perpunuar
  4. 1 kg kungull i gërryer
  5. 200 gr miell misri
  6. kripë

Hapat

Shkrihet maza
Largohet ena nga zjarri
Shtohen Maza e perpunuar , kungulli dhe kripa
Masa përzihet mirë,pastaj hidhet mielli gradualisht duke e përzier vazhdimisht
Masa e përgatitur derdhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C për t’u pjekur për afro 25 minuta
Ulet temperatura në 200 gradë C dhe vazhdon të piqet edhe 15 minuta

75499
 
Na sillni tuajat e jo ilustrime gugëlli
 
Për receta unë ndjek faqen cookies
Është nr 1 për mua
 
Ka google receta plot ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.