Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Receta Sallatash.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
"Sallate Shumengjyrshe"
1.Arra te coptuar
2.Djath gorgonzolla
3.luleshtrydhe ose manafera sipas stines
4.Sallate radikio
4.Sallate rukola
5.Salce aceto(e pergatitur me vaj ulliri,kripe,piper i zi)
5. Salce e embel krem
 
Sallatë me misër, bizele, kikirikë dhe susam

Ka një shije të mrekullueshme dhe një mënyrë përgatitje shumë të lehtë.

Përbërësit:

▪ 1 paketim të ngrirë kokrra misri të ëmbël,
▪ 100 g bizele të ngrirë,
▪ 200 g kikirikë të njelmët të pjekur,
▪ 30 g susam,
▪ 2 karota,
▪ majdanoz të freskët,
▪ 2-3 filxhanë të vegjël vaj,
▪ kripë sipas shijes,
▪ spec djegës i gjelbër i grirë.

Përgatitja:


Zieni kokrrat e misrit të ëmbël dhe bizelen në ujë në të cilin keni qitur kripë dhe pastaj kulloni mirë dhe ftohni.

Në tigan pa shtuar yndyrë piqni susamin. Edhe susamin ftoheni.

Qitni kokrrat e ziera të misrit dhe të bizeles në një enë të thellë dhe shtoni kikirikët e grirë trashë, susamin e pjekur dhe garrotat e grira në rende.

Përzieni mirë dhe shtoni majdanozin e grirë, vajin dhe kripën. Sërish përzieni.

Mbuloni enën me folie dhe derisa ta shërbeni mbajeni në frigorifer.

Bashkë me shërbimin, nëse dëshironi, shtoni spec djegës të grirë.
 
Last edited by a moderator:
Sallatë me quinoa dhe perime

Kjo sallatë është me vlera ushqyese. Është e shëndetshme, me proteina dhe elementë të tjerë të ushqyeshëm, si dhe tepër e shijshme.

Përbërësit:

▪ Quinoa e zier
▪ Domate
▪ Kastravec
▪ Avokado
▪ Limon
▪ Qepë e kuqe
▪ Vaj ulliri

Përgatitja:


Presim në kubikë të vegjël domaten, kastravecin, avokadon dhe i përziejmë së bashku me quinoan e para përgatitur.

Në një enë hedhim lëngun e dy limonëve, pak kripë, piper, vaj ulliri, dhe i përziejmë fort duke krijuar një masë homogjene.

E vendosim në pjatë të gjithë këta përbërës të përzier së bashku, dhe sipas dëshirës mund të shtojmë edhe qepën e kuqe të prerë në copa të vogla.
 
Last edited by a moderator:
Sallatë me lakra kineze.

Përbërësit:

▪ 1 lakër kineze,
▪ 200 g misër i ëmbël,
▪ 2 thelpinj hudhre, sipas shijes,
▪ piper sipas shijes,
▪ shumë pak kripë,
▪ sheqer sipas shijes,
▪ uthull molle,
▪ 2 lugë vaj ulliri.

Përgatitja:


Zieni misrin e ëmbël (15 minuta. Lëreni të ftohet.

Lakrën kineze pastrojeni nga fletët e jashtme, lani dhe priteni imët.

Shtoni hudhrën e grirë dhe erëzat e sipërpërmendura sipas shijes.

Në fund përzieni misrin e freskët dhe lëreni të ftohet.
 
Last edited by a moderator:
Sallatë ruse pa majonezë

Në vend të majonezës përdoret jogurti, i cili jep shije të përsosur, freskuese.

Përbërësit:

▪ 200 g karotë,
▪ 200 g bizele,
▪ 200 g kastravecë të vegjël turshi,
▪ 5 të bardhë të vezëve të ziera,
▪ 5 vezë të plota,
▪ 100 g patate,
▪ 50 g mazë qumështi,
▪ 50 g jogurt 3,2%,
▪ 1 limon,
▪ pak kripë dhe piper.

Përgatitja:


Perimet e lara dhe të paqëruara zieni në ujë pak të kripur dhe ftohni shpejt.

Vezët zieni mirë dhe ftohni. Nga vezët hiqni të verdhët, ndërkaq të bardhët priteni në kube të madhësisë së bizeles.

Perimet qëroni dhe pritni në kube të madhësisë së bizeles, si edhe kastravecët turshi.

Në enë përzieni kubet e perimeve, vezëve, kastravecëve turshi dhe bizelen. Të gjithave bashkë u qitni kripë, piper dhe lëngun e limonit.

Sallatën lidheni me mazën e qumështit dhe me jogurt dhe lëreni në frigorifer që të ftohet.
 
Last edited by a moderator:
Oriz integral me lakërishtë dhe domate qershi


Përbërësit:

▪ 300 gr oriz integral
▪ 150 gr djathë Brie ose kaçkavall të butë
▪ 3 domate qershi
▪ gjethe borzilok
▪ 3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
▪ pak lakërishtë (rukola, arugula)
▪ 1 karotë e prerë
▪ kripë dhe piper

Përgatitja:


Fillimisht lani lakërishtën dhe domatet qershi (hiqini farat dhe pritini në kubikë), shtoni kripë, piper, pak vaj ulliri dhe gjethet e borzilokut të prera hollë dhe të gjithë këtë masë lëreni mënjanë.

Përgatisni orizin duke e hedhur në ujë me kripë, ziejeni 10 minuta, kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Mandej shtoni pak vaj ulliri tek orizi, dhe më pas të gjithë përbërësit e përftuar më parë, dhe në fund djathin të prerë në kubikë.

Përziejini së bashku të gjitha.

Pjata shërbehet e ftohtë.
 
Last edited by a moderator:
Sallatë tajlandeze me mish të bardhë pule


Përbërësit:

▪ 3 lugë vaj susami
▪ 3 lugë salcë soje
▪ 1 lugë salcë peshku
▪ 1 lugë mjaltë
▪ lëng limoni
▪ lëngë thekoni djegës
▪ 1 thelb hudhre
▪ 1 kastravec
▪ 1 karotë
▪ një qepë e re (e freskët)
▪ pak fletë të freskëta mente
▪ pak koriandër të freskët
▪ mish të grirë të bardhë pule
▪ fruta arrore sipas dëshirës për zbukurim

 
Last edited by a moderator:
Sallatë Ceasar



Përbërësit:

▪ 200 gr fileto pule
▪ 1 fetë buke të thekur
▪ Sallatë jeshile
▪ 50 gr djath Parmigiano në copa të vogla
▪ 5-6 domate qershi sipas dëshirës

Përbërësit për salcën:

▪ 100 ml majonezë
▪ 40 ml qumësht
▪ 40 gr parmigiano i grirë
▪ 1 lugë gjelle mustardë
▪ 2 lugë gjelle lëng limoni
▪ 1 thelbi hudhër

Përgatitja:

Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.

Fileton e pulës e presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me pulën sipër sallatës jeshile dhe djathit në copa.
 
Last edited by a moderator:
Sallatë me patate dhe turshi



Kjo është sallatë patatesh me vezë, selino dhe turshi është me të vërtetë e mirë për t’u shërbyer me me speca djegës.

Përbërësit:

▪ 5 patate
▪ 3 vezë
▪ 1 filxhan selino (të copëtuar)
▪ 1/2 filxhan qepë (të copëtuara)
▪ 1/2 filxhan perime turshi
▪ 1/4 lugë çaji kripë hudhre
▪ 1/4 lugë çaji kripë (e përzier me selino)
▪ 1 lugë gjelle mustardë (e përgatitur)
▪ 1/4 filxhan majonezë
▪ piper i zi

Përgatitja:


Vendosim në zjarr një tenxhere të madhe me ujë të kripur derisa të vlojë. Shtojmë patatet dhe i gatuajmë derisa të zbuten, por të jenë ende të forta, për rreth 15 minuta.

I kullojmë, i lemë të ftohen, i qërojmë dhe i presim.

Vendosim vezët në një tigan dhe i mbulojmë me ujë të ftohtë. E lemë ujin të vlojë. I mbulojmë dhe i heqim nga nxehtësia.

I lemë vezët të qëndrojnë në ujë të nxehtë për 10 deri në 12 minuta. I heqim nga uji i nxehtë, i lemë të ftohen, i heqim lëvoren dhe i ndajmë në copa.

Në një tas të madh, përziejmë patatet, vezët, selinon, qepët, turshitë, kripën hudhër, kripën selino, mustardën, piperin dhe majonezën.

I përziejmë mirë dhe i fusim në frigorifer derisa të ftohen.
 
Last edited by a moderator:
Sallatë me speca

Një sallatë e shijshme me speca të të gjithë ngjyrave. Mund ta shijoni si antipastë, mbushje për makaronat apo shoqëruese me mish apo shpendë.

Përbërësit:

▪ 5 spec (të ngjyrave të ndryshme)
▪ 4 qepë
▪ 4 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 125 ml ujë
▪ majdanoz
▪ 4 thelpinj hudhër
▪ 1 lugë gjelle sheqer
▪ 2 lugë gjelle uthull
▪ kripë
▪ piper

Përgatitja:


Në një tigan të madh skuqni qepët të prera në feta në vaj ulliri.

Shtoni specat e prerë në feta dhe ujin. Lërini të ziejnë për 10 minuta duke i përzier herë pas here, derisa specat të bëhen të butë.

Shtoni majdanozin e grirë, hudhrat e shtypura, sheqerin dhe uthullën. Hidhni kripë dhe piper. Vërini të ziejnë, reduktoni flakën dhe gatuajini për 10 minuta.

Lerëni të ftohet. Shërbejeni në temperaturë ambienti si antipastë, si mbushje për makaronat ose si shoqëruese për mishin ose shpendët.

Nëse dëshironi ta ruani këtë sallatë, pasi ta keni ftohur, hidheni në kavanozë të sterilizuar për një konservim të gjatë. Ruajeni në frigorifer.
 
Last edited by a moderator:
Sallatë e Vitit të Ri Mbretëresha e borës

Përbërësit:

– 250 g karkaleca;
– 2 feta djathë;
– 6 vezë të ziera;
– 200 g proshutë;
– 1 qepë të vogël;
– 1 mollë;
– 100 g kikirikë;
– 350 ml majonezë;
– 2 lugë gjelle uthull;
– 1 lugë çaji sheqer;
– gjysmë lugë çaji kripë;
– 100 g arra.

i_1517428788_15_max.jpg


Përgatitja:
Së pari, vendosni djathin në frigorifer. Prisni qepën, shtoni kripë, sheqer dhe uthull.
Hidhni pak ujë të valë dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta, derisa të ftohet plotësisht.
Pritini karkalecat në kube të vegjël, dhe më pas proshutën, në enë të veçanta.

Qëroni vezët e ziera dhe ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat. Renditni të verdhat e vezëve më të vogla, dhe të bardhat më të mëdha.
Shtoni pak majonezë në proshutë, karkaleca dhe të verdhë veze dhe përzieni bukur përmbajtjen e secilës enë.
Përgatitni një kallëp të rrumbullakët me rreth afro 18 cm në diametër.
Grijeni djathin e ngrirë trashë, pastaj vendoseni në pjesën e poshtme të kallëpit dhe lyejeni lehtë me majonezë.


Pastaj përhapni të verdhat e vezëve sipër dhe më pas qepët.

Ju bëftë mirë,
 
Sallatë me lakër të kuqe dhe arra – mrekulli për shijen dhe shendetin

Lakra e kuqe shpesh përdoret për të zëvëndësuar sallata të ndryshme, por kjo perime është e nënvlerësuar.

Lakra e kuqe është më e fuqishme se lakra e bardhë në aspektin shëndetësor.

Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind, madje lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet.

Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

E vetme ose në kombinim me produkte të tjera, lakra e kuqe ia del mbanë të kënaqë shijen dhe të zbukurojë çdo gosti e tryezë.

Lakra e kuqe kombinohet në mënyrë mbresëlënëse me arrat.

Të dyja plotësojnë njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe aromë.

Lakra e kuqe përmban më shumë antioksidantë se çdo lakër tjetër.

Sallata me lakër të kuqe dhe arra mund të plotësohet edhe me dardha.

Këto të fundit janë të pasura me fibër ndërkohë që arrat janë të shkëlqyera për zemrën falë acideve yndyrore omega-3.

Falë këtyre vlerave, kjo sallatë është perfekte për vjeshtën dimrin.

Mineralet dhe Vitaminat që përmban sallata me lakër të kuqe dhe arra

Bakri është një mineral i rëndësishëm për zhvillimin e mielinës , një lëndë që vesh dhe qetëson nervat.

Ky mineral është gjithashtu i rëndësishëm për transformimin e melaninës e cila është e përfshirë në pigmentimin e flokëve, syve dhe lëkurës.

Fibra, është e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe për uljen e kolesterolit.

Mangani është i rëndësishëm për shëndetin nervor.

Acidet yndyrore Omega-3 që parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Kaliumi ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Vitamina C është e dobishme për sistemin imunitar dhe indet.

Vitamina K është e rëndësishme për kockat dhe gjakun

Përbërësit e sallatës

Gjysëm qepe të ëmbël

200 gramë lakër të kuqe të prerë hollë.

1 lugë çaji me mjaltë.

1 lugë gjelle me uthull molle.

1 lugë gjelle me lëng molle, pa sheqer shtesë.

78438
 
Last edited by a moderator:
Sallat me domate kastraveca ullinj djath e qep te njoma e vaj ullini o jet bio ? cna qisni sallata fantashkencore ?
 

Sallatë greke (Koriatiki salada)​



Përbërësit​

  • 2 domate
  • 2 kastraveca te vegjel
  • 1 qepe e kuqe e embel
  • 1 spec jeshil
  • 200 gr djath Feta
  • 8 ullinj te zinj
  • 4luge vaj ulliri
  • Rigon
  • sipas deshires kripë

Hapat​

  1. Lajme dhe presim holle specin jeshil, qerojme qepen e kuqe dhe e presim ne rrathe te holle, lajme domatet dhe i ndajme ne 8 pjese te barabarta, qerojme kastravecat dhe i presim ne rrathe. Presim ne kubik djathin Feta.
  2. Ne nje pjate te ceket vendosim domatet, qepen, kastravecat, kubiket e djathit te bardhe, specin jeshil dhe ne fund ullinjt e zinj. Te njejten gje bejme edhe me pjaten tjeter (racionin tjeter te sallates) duke i rregulluar me vaj ulliri, kripe dhe sipas deshires me uthull.
  3. KESHILLE: Sallata greke mund te pregatitet edhe me qepe te bardha ne vend te qepeve te kuqe, gjithashtu kastravecat mund te priten pa u qeruar.
 
Last edited:

Sallatë me patate dhe pançetë​




panceta.jpg


Përbërësit:
Pak patate normale dhe pak patate të ëmbla
Salcë kosi
Lajnë
Spec djegës
Majdanoz
Pançetë të parapërgatitur
Majaz dhe kopër
Krip, piper dhe vaj ulliri

Përgatitja e sallatës:
Në fillim marrim një enë të madhe në të cilën të kemi mundësin të trazojmë sallatën që do bëjmë.
Në këtë enë hedhim pak nga të dyja llojet e patateve, shtojmë vajin e ullirit, paçetën, specin djegës, hudhrën dhe i përziejmë me kujdes.
Pastaj shtojmë pak lajnë jo shumë sepse do përdorim dhe salcën e kosit për t’i dhënë një shije të mirë. I hedhim majonezën, salcën e kosit, kjo salcë nuk duhet të jetë shumë sepse nuk duhet që t’i humbasim shijen e patates. Hedhim koperinë, majdanozin dhe majazmën e freskët.
Në fundi shtojmë krip dhe piper të freskët, i përziejmë mirë dhe i hedhim në një pjatë për servirje.

Ju bëftë mirë!
 

Sallatë me patëllxhanë​


Untitled 17

lg.php

Përbërësit​

2-3 patëllxhanë
5-6 domate të vogla
2 thelpinj hudhër
2 lugë uthull
Vaj ulliri
Kripë
Majdanoz
100 gr djathë të bardhë

Përgatitja

Patëllxhanet i presim në feta dhe i vendosim në ujë me kripë. Përgatisim një masë me 2 lugë vaj ulliri, majdanoz dhe thelpinjtë e hudhrës të prerë në feta. Lyejmë patëllxhanët dhe i fusim në furrë. Ndërkohë presim domatet në katërsh dhe përgatisim një salcë për lidhjen e sallatës. Tek uthulla shtojmë kripën, pak majdanoz dhe vajin gradualisht duke e trazuar, rreth 2 lugë.

Pasi patëllxhanët dalin nga furra, i shtojmë tek domatet, i spërkasim me salcën, shtojmë djathin e bardhë të copëtuar dhe janë gati për servirje.



Balkanweb
 

Sallatë gjermane me patate​

Screenshot_1064.png


Përbërësit
1 kg Patate të reja
1 qepë e verdhë të prerë
½ proshutë
1 qepë e kuqe e madhe, e prerë
¾ uthull molle
1 lugë gjelle mustardë
¼ vaj ulliri
Kripë dhe piper
8 qepë të reja të prera hollë


Përgatitja
Vendosni patatet në një tenxhere të madhe dhe hidhni qepët e verdha dhe shtoni ujë të ftohtë. Pas zierjes prisni patatet dhe vendosni në një tas dhe mbuloni për t’i mbajtur të ngrohtë.
Më pas merrni një tenxhere shtoni proshutën shtoni qepën e kuqe në yndyrën e proshutës dhe zijeni për 3 deri 4 minuta. Shtoni me kujdes uthullën dhe mustardën dhe gatuani për dy minuta. Më pas shtoni kripën dhe piperin. Dhe të gjithë këtë hidhni tek patatet të cilat i keni zier më herët. Shtojani qepën e re të grier, majdanoz si dhe kripë.

./Lajmi.net/
 

Sallatë İtaliane​

6edf449816148df5a013473730626841.jpg

Përbërësit

  • 1 gotë bizele
  • 1 patatet
  • 1 karrotë
  • 5-6 copa sallam
  • 4-5 tranguj turshi
  • 2 lugë majonez
Përgatitja

Patatën, karrotën preni në copa të vogla dhe vendosni në një tenxhere për zierje.

Pastaj ia shtoni sallamën e prerë, trangullin e prerë, bizelet, majonezin dhe e përzieni e gjithë sallatën.

Ju bëftë mirë!
 

Sallatë me patate​


40361915_2028381823890599_7821476775656947712_n.jpg

Përbërësit
  • 5 patate
  • 1 spec i kuq
  • 6,7 copa qepë
  • 5-6 gjethe roka
  • Pak koper
  • 1 limon
  • Kripë
  • Vaj vegjetal
  • erëza
Hapat:
Patatet i vendosim në një tenxhere me pak ujë dhe i ziejmë rreth 10 minuta.
Qepën, rekën, koperin, specin e premë në copa të vogla dhe e vëmë në tigan me pak vaj vegjetal për fërgim.
Pas fërgimit i vendosim në pjatën kryesore, patatet i qërojmë dhe i premë në copa të vogla.
Ia shtojmë erëzat, limonin vajin vegjetal dhe e përziejmë e gjithë sallatën.
Ju bëftë mirë
 
Sallatë Boshnjake


yogurtlu_sikma-e2401396-dfa5-47f5-a341-4deb4ce1330a.jpg


Pёrbёrёsit

  • 0,5 kg patate
  • 4 vezё
  • 5 tranguj turshi
  • Kripё
  • Piper
  • 1 lёng limoni
  • 2 decilitra krem kosi
Hapat

Lajini patatet dhe vloni nё ujё i kripur dhe kur tё ftohen pak, qёrohen dhe priten nё rrathё.

Ndёrkohё zihen vezёt, qёrohen, priten nё copa tё vogla, tё bardhat e vezёve i vёmё nё patate dhe shtojmё kripё, spёrkatet me piper dhe pёrzihen mirё.

Trangujt gjithashtu priten nё katrore dhe i shtohet pёrzierjёs sё mёparshme, tё verdhat e vezёve shtrydhen me pirun dhe u jepet shije e tharёt me lёng limoni, shtohet krem kosi dhe pёrzihen mirё.

Gjysma e pёrzierjёs vendoset nё sallatё, pёrzihet mirё dhe vendoset nё njё enё pёr shёrbim, pjesa tjetёr derdhet nёpёr sallatё.

Ju bёftё mirё!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.