Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Recetë gatimesh nga të gjithë.

Role me speca të pjekur

PeynirliBiberKızartması.jpg

Përbërësit

10 speca të pjekur

400 gr mish i bluar

100 gr përshutë

1 kokë qepë

1 lugë biber i kuq

100 gr kaçkavall

3 vezë

2 decilitra shtalpë për zierje

40 gr djathë parmezan

2 decilitra qumësht

0,5 decilitra vaj

Rigon

Mëlmesa

Hapat

Përshuta, qepa dhe kaçkavalli priten në katrorka, specat e pjekur qërohen, u heqen farat dhe priten përgjysmë për së gjati

Në pak vaj kaurdisen qepa dhe përshuta, shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset duke shtuar ujë kohë pas kohe

Nga fundi i kaurdisjës shtohen biber i kuq, rigoni, mëlmesa të përziera sipas shijës

Vazhdon kaurdisja derisa mishi të zbutet tërësisht, mbushja e përgatitur lihet të ftohet, pastaj shtohet kaçkavalli dhe përzihet

Në secilën gjysmë të specit vendoset nga një lugë e mbushjës së përgatitur dhe speci bëhet role, roletë priten përgjysmë, me qëllim që të fitohn dy role të vogla

Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet dhe në të renditen vertikalisht roletë e specave të mbushur

Në enë të veçantë tunden vezët, shtalpa për zierje, parmezani dhe qumështi, kjo përzierje derdhet mbi specat e mbushjës

Ushqimi piqet, derisa të skuqet në furrën e nxehtë në 200 gradë celsius

Ju bëftë mirë!
 
Marrim 3 kokrra vez
I thyejm
Vaji jo i nxeht se ngjitet
I hedhim vezet ne tav
Pak krip
I skuqim

Jaa
Per cdo info per recetat tona qe i mbrojm mund te shkruani ne [email protected]

Rekomandime falas
Librin ton e gjeni ne bibloteka .
 
Supë verore me perime e ka emrin reçeta, por unë e kam përshtatur dhe nuk e di si ta quaj??

Përbërësit:
1 kg patate
1 rrënjë selino
4 pastinak mesatar
6 karrota mesatare
2 presh të vegjël
2 qepë të bardha, mesatare
Një buqetë të freskët timian

Përgatitja: do i përcjell edhe me foto ?
D39297DD-16A7-4FFC-BE79-3B3DB0CEDF58.jpeg
Grihen perimet në copa të vogla.
Në tigan nxehim pak vaj ulliri dhe të gjitha fërgohen deri sa të zbuten pak. Dhe kripë sipas shijes.
420C2908-D3B2-4B1F-97A4-5A8B7D431C42.jpeg
I shtojm ujë të vluar, afër 1L ose pak më shumë, e kontrolloni pasi të zihet. Gjithashtu futen 3 degëza timian për shije që largohen më vonë. Zihet jo më shumë se 20 minuta.
3038BFEF-178A-4D5A-9B08-087A8ED612BD.jpeg
Kur të marë konsistencën më lartë, do largoni pak perime të ziera, si më poshtë.
D38D6C5C-A34B-4AA6-9B12-9DC52FBEDC53.jpeg
Pastaj me mikser e bëni qull pjesën e zier dhe i shtoni ca kokrra piper të pa bluar.

F745EFA7-DA55-4F1A-8F3F-F75D06E01FCE.jpegD3B349EE-5F37-4F77-A60C-7526D3819324.jpeg
Ndërpritet procesi i zierjes dhe meren dhe grihen dy grushta ara.
F8ADDD31-70EF-4E8C-844A-95352752CD75.jpeg6963D810-0488-43DF-9E5F-5E0DF9B26CA5.jpeg
Në fund para servimit e dekoroni me timian dhe ara të grira.
Dhe një gotë verë, kush e preferon.
570C6798-43FE-4AB5-9141-4ED7C79614F4.jpeg

Ju bëftë mirë ?
 
Supë verore me perime e ka emrin reçeta, por unë e kam përshtatur dhe nuk e di si ta quaj??

Përbërësit:
1 kg patate
1 rrënjë selino
4 pastinak mesatar
6 karrota mesatare
2 presh të vegjël
2 qepë të bardha, mesatare
Një buqetë të freskët timian

Përgatitja: do i përcjell edhe me foto ?
View attachment 88185
Grihen perimet në copa të vogla.
Në tigan nxehim pak vaj ulliri dhe të gjitha fërgohen deri sa të zbuten pak. Dhe kripë sipas shijes.
View attachment 88187
I shtojm ujë të vluar, afër 1L ose pak më shumë, e kontrolloni pasi të zihet. Gjithashtu futen 3 degëza timian për shije që largohen më vonë. Zihet jo më shumë se 20 minuta.
View attachment 88186
Kur të marë konsistencën më lartë, do largoni pak perime të ziera, si më poshtë.
View attachment 88188
Pastaj me mikser e bëni qull pjesën e zier dhe i shtoni ca kokrra piper të pa bluar.

View attachment 88189View attachment 88190
Ndërpritet procesi i zierjes dhe meren dhe grihen dy grushta ara.
View attachment 88191View attachment 88192
Në fund para servimit e dekoroni me timian dhe ara të grira.
Dhe një gotë verë, kush e preferon.
View attachment 88193

Ju bëftë mirë ?
Po me saboton karrieren. ?
 
lg.php

Japrake me gjethe rrushi​


20210329 110809



Perberesit :

1 tufё qepё tё njoma
1 dorё spinaq
vaj ulliri
200 gr mish viçi tё grirё

1 gotё oriz
1 tufё koper
1 tufё majdanoz
1 tufё nenexhik
kripё

Pergatitja:

Skuqim qepёt nё vaj ulliri bashkё me spinaqin dhe mё pas shtojmё mishin e grirё. Pasi janё skuqur dhe ka avulluar uji shtojmё 1 gotё oriz, koprёn, nenexhikun, majdanozin dhe kripёn.

Mbёshtjellim japrakёt. Shtrojmё nё tenxhere disa gjethe poshtё dhe rradhisim japrakёt. Nga lart i vendosim prapё gjethe rrushi dhe 1 pjatё. U hedhim 1 gotё e gjysёm ujё dhe i ziejmё nё zjarr tё ngadaltё derisa tё thithin ujin.
 

Gjyveç me kofsha pule​


20210325 104625


Perberesit:

1 qepë
1 presh
150 ml salcë domate në kubikë
1 paketim me kofsha pule
1 karotë
300 gr makarona në formë orizi

2 thelpinj hudhër
2 gjethe dafine
Kripë
Piper të zi

Pergatitja:

Fillimisht skuqim kofshat e pulës në vaj ulliri. Grijmë qepën dhe karotën në kubikë dhe preshin në feta. I shtojmë tek pula bashkë me hudhrën dhe vazhdojmë skuqjen. Pasi janë zbutur shtojmë salcën e domates, i skuqim pak dhe i shuajmë me verë. Shtojmë makaronat, kripë, piper dhe i kalojmë në tave. Vendosim edhe 2 gjethe dafine dhe e vendosim tavën në furrë në 220 gradë për 30 minuta.
 
lg.php

Japrake me gjethe rrushi​


20210329 110809



Perberesit :

1 tufё qepё tё njoma
1 dorё spinaq
vaj ulliri
200 gr mish viçi tё grirё

1 gotё oriz
1 tufё koper
1 tufё majdanoz
1 tufё nenexhik
kripё

Pergatitja:

Skuqim qepёt nё vaj ulliri bashkё me spinaqin dhe mё pas shtojmё mishin e grirё. Pasi janё skuqur dhe ka avulluar uji shtojmё 1 gotё oriz, koprёn, nenexhikun, majdanozin dhe kripёn.

Mbёshtjellim japrakёt. Shtrojmё nё tenxhere disa gjethe poshtё dhe rradhisim japrakёt. Nga lart i vendosim prapё gjethe rrushi dhe 1 pjatё. U hedhim 1 gotё e gjysёm ujё dhe i ziejmё nё zjarr tё ngadaltё derisa tё thithin ujin.
Ohoho
Une vdes per kte:)
Po ne menyrem greke te gatuar,
Ne ne alb e gatuajme me shume si turqit
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.