Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Recete per Salca te ndryshme

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Salca eshte gjeja e e mire qe na ben te shijojme gjellen sa me mire ....te gjithe pelqejme salcat keshtu jeni te mirepritur per receta te ndryshme

-1200-630-salcast.jpg
 

Salcë Me Speca, Presh dhe Hudhra​



salcaaa-750x500.jpg



Përbërësit

4 speca të kuq të ëmbël
3-4 thelpinj hudhra
1 presh
Një filxhan ujë të vluar
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë për shije

Përgatitja​

Për të filluar me këtë recetë, pastrojmë me ujë të rrjedhshëm specat e më pas përmes një pecete kuzhine i fshijmë në mënyrë që t’u thahet uji.

Sipas dëshirës, specat mund t’i vendosni direkt në zgarën e sobës për t’u pjekur ose në një tavë të shtruar me letër pjekjeje.

Pasi të jenë pjekur, pritini specat në shirita të hollë, së bashku me farat dhe vendosini në enën që do të përdorni për të shërbyer.

Vazhdoni duke prerë hollë hollë edhe preshin dhe duke grirë hudhrat.
Në fund bashkojini ato në të njëjtën enë me specat.

Shtoni filxhanin me ujë të vluar duke i përzier mirë përbërësit dhe lëreni të ftohet.
Në fund spërkateni me pak vaj ulliri, kripë e uthull dhe shijojeni këtë salcë plot shije.

AgroWeb.org ju sugjeron të shtoni sipas dëshirës edhe pak majdaonz të grirë, i cili do t’i jap
 

Salca E Ullirit Me Shije Plot Aromë​


salca-750x500.jpg


Ulliri është padyshim një nga dhuratat më të çmuara të natyrës dhe Shqipëria është me fat për cilësinë e ullinjve.

Në të gjitha format dhe nënproduktet e tij, ulliri është pjesë e tryezave tona çdo ditë të vitit.

Nëse dëshironi një recetë të re që shumëfishon shijen e ullirit, atëherë ju sugjerojmë salcën unike të ullirit.

Përbërësi kryesor i kësaj salce është padyshim ulliri dhe AgroWeb ju sjell recetën e duhur për salcën më të shijshme me bazë ulliri.

Salcë ulliri me hudhër

Kjo përzierje e vajit, uthullës, ullinjve dhe hudhrës është e fortë dhe aromatike.
Përdoret kryesisht për brusketa, perime ose si meze për t’u shoqëruar me raki ose verë.

Përbërësit:

3 filxhanë çaji të mbushur me ullinj të zinj ose jeshil pa bërthamë
3 lugë çaji me vaj ekstra të virgjër ulliri
3 lugë çaji me uthull rrushi ose molle
1-2 thelbinj hudhër të grirë

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm në një mikser për disa minuta derisa të shkrihen në një salcë të njëtrajtshme.
Shërbejeni duke e shoqëruar me bukë të thekur, perime, peshk, raki dhe verë.

Ullinjtë

Tradicionalisht, salca e ullirit përgatitet nga ullinjtë e zinj, por nëse preferoni një aromë pak më të butë se ajo e ullinjve të zinj, atëherë zgjidhni ullinjtë tuaj të preferuar.
Hiqni bërthamat dhe hidhni në mikser bashkë me përbërësit e tjerë.

Erëzat dhe hudhra

Disa ekspertë kuzhine shtojnë majdanozin në recetën e mësipërme, ndërkohë që të tjerë preferojnë rigonin.
Hudhra nga ana tjetër është e rekomandueshme, por nuk duhet ta teproni.
Kjo pasi hudhra ka tendencën të dominojë në shije dhe t’ia kalojë aromës së ullirit.

Përbërës të tjerë

Lëkura e limonit është një tjetër element çudibërës në këtë salcë, duke i dhënë një shije agrumesh tepër të freskët, salcës së errët të ullirit që ngjan tepër e sofistikuar.

Metoda e përdorur:

Salca e ullirit mund të përgatitet me mënyrën natyrale të shtypjes së përbërësve, por mund të zgjidhni edhe një mikser të mirë. Salca e njëjtrajtshme që do të përftoni shkon shumë mirë me panine, sallata ose me domate të kuqe./AgroWeb.org
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.