Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Recete supash e ndryshme

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Mësoni si të përgatisni supën më të mirë me domate​


supedomate011-750x500.jpg

Përbërësit e nevojshë

– 1 qepë e vogël;
– 1 kg domate;
– ½ filxhan vaj ulliri;
– 4 domate të thata nga vaji;
– 1 lugë sheqer të kafenjtë;
– 50 g borzilok;
– 1 lugë e gjysmë uthull vere;
– 4 feta bukë;
– 125 g djathë mozzarella

Përgatitja:
Në furrën e nxehur në 200 gradë Celsius piqni hudhrën dhe domaten, bashkë me një lug vaj, rreth 25 minuta. Kur perimet të ftohen pak, shtypni me pirun, hiqni luspën nga qepa dhe qitni të gjitha në blender.
Shtoni domaten e thatë, sheqerin, borzilokun, djathin dhe 3 lugë vaj. Përzieni në blender derisa të përftoni masë të lëmuar.


Ju befte mire
 

Supë franceze​

Fransız-usulü-soğan-çorbası.jpg



Përbërësit
  • 45 gr gjalpë
  • 4 lugë vaj
  • 1 thelb hudhër
  • 1 lugë sheqer
  • 30 gr miell
  • 1,8 decilitra supë kubike
  • Kripë
  • Piper
  • 8 copa bukë franceze
  • Kaçkavall
Përgatitja

Në një tenxhere të madhe ngrohim gjalpim dhe vajin, shtojmë hudhrën e prerë në fleta të holla.
Skuqet disa minuta, deri sa të marrë ngjyrë kafeje të artë, spërkatet me miell dhe me përzierje të vazhdueshme skuqet disa minuta.
Pastaj shtohet supa kubike e përgatitur, kripa dhe piper i zi, tenxherja mbyllet me kapak dhe përzihet herë pas here.
Vlon në zjarr të ulët dhe për rreth 20 minuta, copat e prera imët nga buka franceze piqen pak në furrë të nxehtë.
Nxirren, kthehen nga ana tjetër, spërkaten me kaçkavall të grirë nerende dhe kthehn përsëri në furrë derisa të shkrihet djathi.
Supa derdhet në pajta dhe në të vëmë nga një copë buke thekur, shërbehet e ngrohtë.

Ju bëftë mirë!
 
Last edited:

Supë me lulelakër​


sutlu-karnabahar-corbasi.jpg

Përbërësit
  • 1 kokë lulelakër
  • 1 lugë vaj
  • 1 lugë miell
  • 1 litër supë
  • 1 vezë
  • 1 lugë salcë kosi
  • Kripë
Pergatitja
Lulelakra pastrohet, copëtohet në lule më të vogla dhe vlon në ujë të kripur.
Kullohet dhe vihet në një anë, gatuhet salcë beshamel me yndyrë dhe miell.
Shtohet lulelakra dhe hidhet supa kubike, vlohet për rreth 10 minuta në zjarr të ngadalshëm.
Tërhiqet nga zjarri dhe kur supa pak të ftohet, në të me përzierj të vazhdueshme derdhet ngadalë veza e rrahur me krem.

Ju bëftë mirë!
 

Si të Përgatisni Supën e Ngrohtë me Roshnica në Vetëm 30 Minuta​



supaaaa-750x500.jpg

Me recetën e sotme AgroWeb.org ju sjell një kombinim mes traditës dhe modernes. Foto: Flickr


Supa është një nga recetat më të shijshme dhe të shëndetshme.
Ajo ka një shumëllojshmëri mënyrash përgatitjeje, sa çdo ditë mund të provoni diçka të re nëse dëshironi.
Përveç shijes së mirë, supat arrijnë dhe gjallërojnë organizmin në saj të vlerave shëndetësore që ka.
Me recetën e sotme AgroWeb.org ju sjell një kombinim mes traditës dhe modernes.
Në vend të përdorimit të makaronave apo orizit, siç jemi mësuar gjithmonë, ju sugjerojmë që të përdorni roshnicat.
Mësoni shkurt mënyrën e përgatitjes dhe shijojeni këtë supë të mrekullueshme.

Përbërësit

200g roshnica
Gjysmë pule
1 karotë
1 spec
1 degë selinoje
Lëngu i një kokrre limoni
Dy lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Përgatitja

Për Roshnicat

Në një tas hidhni gjashtë lugë miell dhe pak kripë.
Rrihni dy të verdha vezësh dhe shtojini tek mielli.

Përzjejini miellin me vezët me duar duke e shkoqur me dy pëllëmbët e duarve.
Bëjeni këtë proces derisa i gjithë mielli të shndërrohet në kokrriza të vogla.
Më pas, vendosini roshnicat në një tavë që të pushojnë për 20 minuta.

Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e recetës duke vënë mishin e pulës që të ziejë.
Lëngu i mishit të pulës është dhe përbërësit kryesor i kësaj pjate plot shije.
AgroWeb.org ju sugjeron që ndërkohë të përgatisni perimet duke i qëruar dhe prerë në copa të vogla.

Kur mishi i pulës të jetë zbutur hiqeni nga tenxherja dhe vendoseni në një pjatë.
Ndërkohë hidhni perimet për të zierë duke i spërkatur me pak kripë.

AgroWeb.org ju këshillon që nëse dëshironi që të kuptoni kur duhet të shtoni roshnicat për të zierë, provoni karotat.

Nëse ky perim është zbutur mjaftueshëm, atëherë mund të vazhdoni me zierjen e roshnicave.

Hidhni gjithashtu edhe vajin e ullirit që nevojitet dhe lërini të ziejnë.
Nga ana tjetër, filloni të ndani në fije mishin e pulës dhe shtojeni përsëri në tenxhere.

Shtoni piperin e zi sipas dëshirës dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë.
Herë pas here përziejeni supën, kështu roshnicat nuk do të bien në fund të tenxheres dhe të ngjiten.

Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe pak qumësht për ta trashur lëngun e supës suaj pak më shumë.

Kur supa të ketë zierë mjaftueshëm, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak e më pas shërbejeni duke spërkatur me majdanoz ose pak gjalpë të shkrirë./AgroWeb.org
 

Supa Ideale Për Rigjallërimin e Organizmit dhe Forcimin e Imunitetit në Vjeshtë​


supevjeshteok-750x500.jpg

Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me gatime të ndryshme. Foto: Flickr

Përbërësit:

2-3 karrota të pastruara dhe të copëtuara
3 patate mesatare
3 presh të larë e të prerë në copa

Një lugë gjalpë të freskët (sipas dëshirës)
Një lugë gjelle vaj ulliri
Koncentrat pule
1 lugë gjelle oriz ose një grusht me makarona të vogla
8 filxhanë ujë
Kripë, piper dhe limon

Përgatitja:

Qërojini perimet dhe prijini në copa të vogla.
Vendosni tenxheren në zjarr dhe hidhni gjalpin.
Kur ai të jetë nxehur hidhini të gjitha perimet dhe kavërdisini lehtë për 2 minuta.
Më pas shtoni ujin dhe koncentratin e mishit të pulës.
Sasia e ujit është e tëra në varësi të preferencës.
Nëse dëshironi që supa të jetë e trashë shtoni më pak ujë.
Përziejini të gjithë përbërësit me lugë druri dhe lërini të ziejnë.
Uleni temperaturën dhe sigurohuni që perimet të ziejnë ngadalë për 35 minuta.
10 minuta përpara zierjes përfundimtare shtoni orizin ose makaronat dhe mbylleni kapakun.
Kontrollojeni supën për kripë. Shtoni sipas dëshirës dhe plotësojeni supën me piper e erëza të tjera sipas dëshirës suaj.
Kur ta servirni, shtoni pak lëng limoni./AgroWeb.org
 

Supa e fshatit​


736cb7ca 085a 45a5 B2ae 4362e440f321

lg.php

Përbërësit
500 gr miks bishtajore nga Neranxi
1 patate
1 karrote
1 shkop selino
1 qepë
100 gr salcë domate
Rozmarinë
Sherebelë
Trumzë
Dafinë
Kripë
Vaj ulliri
Piper i zi
1 thelpi hudhër

Përgatitja
Bishtajat i lëmë përgjatë natës në ujë dhe ditën tjetër i kemi gati për gatim.
Në vaj ulliri skuqim qepën, karotën, selinon të cilët i kemë prerë në kubikë si dhe hudhrën. Pasi janë zbutur shtojmë miksin e bishtajave dhe i skuqim bashkë. Shtojmë salcën, ujë ose lëng perimesh si dhe erëzat dhe i ziejmë për 1 orë. Në 30 minutshin e fundit shtojmë pataten e prerë në kubikë, kripën dhe piperin. E servirim me pançetë lart si dhe copëza djathi parmixhano sipas dëshirës. Pas zierjes erëzat i largojmë.
 



Supë me presh dhe patate​


Përbërësit​

  • 600 gr patate
  • 2 presha jo gjethet
  • 80 gr djathë pamixhano
  • 150 ml qumësht
  • 1/2 lugë gjalpë
  • spec i kuq
  • piper
  • 10 gr kripë

Përgatitja​

  • Për të përgatitur supë me presh dhe patate, ne fillim lajmë e pastrojmë patatet dhe preshin. Preshit duhet ti marrim vetëm pjesën e bardhë.
  • Më pas preshin e presim në forma rrethore, patatet në formë kubi më të njëjtën madhësi. Preshin e prerë i hedhim në një enë të bollshme ku kemi shtuar gjalpin. E kaurdisim për pak çaste në zjarre dhe më pas shtojmë patatet. Në enë shtojmë ujë sa të mbulohen perimet dhe pak kripë.
  • Tenxheren e lemë në zjarre të avashëm për gati 20-25 minuta. Më pas patatet, preshat e zier i grijmë më një grirëse elektrike derisa të arrijmë një masë si krem. E vendosim në zjarre duke shtuar qumështin dhe djathin pamixhano. Supën me presh dhe patate e lëmë në zjarr dhe për pak çaste derisa të arrijmë trashësinë e dëshiruar.
  • Sipër sipas dëshirës i shtojmë pak spec ose erëza sipas dëshirës.
  • Supë me presh dhe patate është gati. E shërbejmë në pjata të thella supe dhe sipër shtojmë akoma djathë të grirë nëse dëshirojmë, por un do preferoja pak spec djegës.

Equipment​

  • Grirës elektrik
Ju bëftë mirë!

 
SUPA

Supё e ftohtë​

soguk-corba.jpg

Pёrbёrёsit
  • 500 gr jogurt
  • 4 gota ujё tё ftohtё
  • 3 tranguj
  • 4 lugё grizё tё zier
  • 2 lugё misёr
  • ½ tubё koper
  • ¼ tubё majdanoz
  • 2 lugё vaj vegjetal
  • ½ lugё caji kripё
Hapat
Trangujt i pastrojmё mirё, pastaj i premё nё copa tё vogla.
Koperin dhe majdanozin i premё nё pjesё shumё tё grimcuara, jogurtin e vendosim nё njё enё tё thellё.
Dalё nga dalё ia shtoni ujin e ftohtё jogurtit, pastaj ia shtoni trangujt e prerё, misrin, vajin vegjetal, kripёn dhe e gjithё pёrzierjёn.
E gjithё glazurёn e pёrzieni mirё dhe pas pёrzierjёs e shёrbeni nёpёr pjata.

Ju bёftё mirё!
 


Supa_Ok-750x500.jpg

Kjo supë është një zgjedhje fantastike për të jetuar shëndetshëm. Foto: Flickr

Supë me Perime

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

Dy-tre karrota (mesatare)
Dy-tre patate (mesatare)
2 speca të gjelbër ose të kuq
1 kokër qepë
2-3 lugë vaj ulliri
1 lugue gjelle gjalpë të freskët
1 l lëng pule (mund të përdoret edhe ujë)
1 filxhan kafeje me makarona të vogla
Kripë
Një lugë çaji me piper të kuq pluhur
Majdanoz ose Kopër

Përgatitja

Si fillim, pasi i keni pastruar mirë, AgroWeb.org ju udhëzon të prisni të gjitha perimet në kubikë të vegjël.
Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit, gjalpin dhe hidhni qepët, të cilat i keni prerë hollë me ndihmën e një thike.
I kaurdisim derisa volumi i tyre të bjerë.
Më pas shtojmë të gjitha perimet dhe kaurdisini për disa minuta.
Hidhni kripën, piperin e kuq pluhur dhe lëngun e pulës (ose ujin).
I lëmë të zjejnë të gjitha bashkë derisa perimet të zbuten, 10-15 minuta para se ta hiqni nga zjarri shtoni makaronat dhe lërini të gjitha bashkë derisa supa të jetë gati.
Në fund, sipas dëshirës kur serviret supës i hidhet, pak lëng limoni majdanoz ose kopër./AgroWeb.org
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.