Rekord në Itali, fitohet lotaria prej 209 milionë eurosh

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Jul 24, 2018
1,785
134
43
Tiranë
netedy.com
Italia ka një milioner më shumë nga dita e sotme. Një person fatlum ka fituar plot 209 milionë euro në lotarinë Superenalotto duke gjetur të të gjithë numrat e shorteut, plus numrin Jolly dhe numrin Superstar duke u bërë milioneri më i ri italian.

Bileta fituese është shitur në një lokal të quajtur “Marino” në Lodi në rrugën Cavour 46, por personi që e ka blerë atë ende nuk dihet.

Ky është Xhekpoti më i madh i fituar në historinë e Superenalotto dhe ndër më të mëdhenjtë në historinë e lotarive të tjera botërore gjithashtu.

Për herë të fundit Xhekpoti ishte fituar më 23 qershor 2018 ku 45 persona kishin luajtur një sistem të përbashkët.

Sa për kuriozitet numrat fitues të kësaj radhe të lotarisë ishin 7, 32, 41, 59, 75, 76. numri Jolly 21 dhe numri SuperStar 11.

l.h/ dita
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!