Republika e Maldiveve janë një shtet arkipelag ishullor në oqeanin Indian, në jugperëndim të gadishullit Indian. Përbëhen prej 1200 ishujve prej të cilëve 200 janë të banuar, ndërsa 80 të tjerë shfrytëzohen vetëm për turizëm. Kryeqyteti është Male që është ishulli më i madh dhe më i banuar i shtetit Maldiv. Ka sipërfaqe prej 298km² dhe me një popullsi prej 515,985mij banor. Lartsia mbidetare më e larta është 5.1m, ndërsa lartësia mesatare e shtetit Maldiv është 1.5m, që është vendi më i ultë në bot. Shteti Maldiv është edhe shteti më i vogë aziatik për nga sipërfaqja dhe nga numri i popullsis. Popullsia e shtetit Maldiv i përket besimit Islam, ndërsa të ardhurat kryesore i përfiton nga turizmi.