Në këtë javë është arritur edhe rezultati më i thellë ndonjëherë në futbollin kosovar dhe jo vetëm.
Klubi i futbollit të femrave, Hajvalia ka demoluar rivalet e Vizionit që vijnë nga Ferizaj duke i mposhtur me rezultat të thellë 38-0, transmeton Telegrafi.
Kjo fitore për vashat e Hajvalisë ishte edhe më e ëmbël pasi e thyen rekordin e rivalëve të tyre nga Mitrovica.
Ditë më parë KFF Mitrovica e kishte mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat të thellë 26-0 duke vendosur rekord në futbollin kosovar, por tanimë ky rekord nuk ka vlerë i tyre.