Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rimbillen palma frutore 2000 vjeçare

P

Pansophia

Guest
F1.large_.jpg




F2.large_.jpg


F2.large_.jpg




Kërkuesit kanë bërë të mundur mbjelljen e palmave nga farat 2000 vjeçare të gjetura në shkretëtirën e Judée-së në Izrael.
Kjo palmë e quajtur (Phoenix dactylifera) , është një ndër palmat më të vjetra frutore në botë.
Sipas disa studimeve kjo palmë mund të jetë punuar 7000 vjetë më parë në Mesopotaminë e lashtë dhe në gjirin Arab.
Pas pushtimit romak , fruti i dattës së Judéesë i shumëkërkuar për ëmbëlsinë dhe aftësinë shëruese ndaj sëmundjeve u shpërnda në gjithë perandorinë Romake me shpejtësi.
Kultura e palmave frutore vazhdoi kështu përgjatë pushtimit bizantin dhe arab për tu shuar gjatë shekullit të 19 sipas të
dhënave historike.
Por kjo sdo të thoshte që shkenca sdo thoshte fjalën e fundit.Ndërmjet viteve 1963-1991 u zbuluan fara nëpër shpella dhe në një pallat të vjetër ndërtuar nga mbreti Herodi i Madh në shekullin e parë.
Vjetërsia e tyre 2000 vjeçare u provua me analizat radiokarbonike.Kushtet në shkretëtirën e Judée-së si nxehtësia dhe thatësia kanë bërë të mundur ruajtjen e tyre deri më sot.
Në vitin 2005 kërkuesja Sarah Sallon bashkë me qendrën e kërkimit të mjekësisë natyrore Louis Borick mori iniciativën që të rimbillte këto fara të vjetra 1900 vjet duke ja dalë me sukses.
Kohët e fundit ekipi i njëjtë riprovoi mbjelljen e 34 farave duke i futur ato në ujë të pasuruar me hormone që ndihmojnë çeljen e filizave dhe forcimin e rrënjës.Pas kësaj ato u futën në dhe duke u lënë në mbikëqyrje.
Siç e shikoni në fotot e mëposhtme 6 prej tyre mundën të dalin nga toka me sukses.
Ky studim është një mundësi e vetme për të rizbuluar origjinën e një popullate palmash që egzistonin në shkretëtirën e Judée-së 2000 vjetë më parë.

Burimi nga ku u mor shkrimi.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.