Lacio e Strakoshës është skuadra e radhës që mundet nga Juventusi, por gardiani shqiptar mund të krenohet me faktin që “transferimi i shekullit”, Kristiano Ronaldo ende nuk ka arritur t’i shënojë një gol.
Në fakt, mund ta bënte në minutën e 75, por me portën e boshatisur ai është ngatërruar me këmbët e tij, duke lënë një top për Manxhukiçin që shënon pa shumë vështirësi. Reagimi i Ronaldos pas golit të shënuar nga sulmuesi kroat, ndoshta nuk do t’i pëlqejë aspak bashkëlojtarit të tij ose edhe trajnerit.
Reagimi i Ronaldo, që përplas duart në shenjë dëshpërimi, më shumë duket si mërzi që nuk arriti të shënonte as në ndeshjen e dytë në rastin më të artë, por e sigurt është që ajo video do të pushtojë rrjetet sociale.
The post Ronaldo nis me “avazin”, dëshpërohet që shënon një shok i skuadrës appeared first on Lajmi i Fundit.