Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rrëfimi i Bashkim Shehut: E vërteta e gruas sime me diplomatin

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Në një nga pjesët e botuara nga Dita prej librit Blloku të Isuf Kalos flitet edhe për bashkëshorten e Bashkim Shehut, djalit të Mehmet Shehut.

Pjesa e mëposhtme është publikuar me kërkesën e tij në përgjigje të asaj pjese të librit të mjekut personal të Enver Hoxhës:

Pjesa e mëposhtme është nga libri “Vjeshta e ankthit”, botuar nga Bashkim Shehu në 1994.

*

Nga Bashkim Shehu

Pak ditë mbasi u prish fejesa e Skënderit me Silvën, babai dërgoi e më thërriti sërishmi nga zbori. Më priste në studion e tij të katit të poshtëm, i vrenjtur, hijerëndë, po prapëseprapë me njëfarë turbullimi që s’po mund ta fshihte. Mesa dukej, i paduruar që t’i thoshte sa më parë çka krejt kishte përbluajtur vetmevete, qe kthyer nga zyra mjaft herët.

Ose ndoshta s’kishte qenë fare në zyrë dhe sapo qe kthyer nga Enver Hoxha, me të cilin po takohej dendur gjatë gjithë asaj jave.

-Tani, janë disa çështje të brendshme të familjes sonë që duhet t’i ndreqim, – filloi babai, ndërsa unë u ula në një kolltuk përkundruall tij, – për këtë të kam thirrur.

Një copë herë ndërmjet nesh u nder një heshtje e sikletshme. Unë po mundohesha të kuptoja çfarë donte të thoshte e ku donte të dilte, po edhe ai e kishte disi të zorshme ta shpështillte fillin e bisedës. Janë disa probleme që kanë të bëjnë, së pari, me mënyrën tënde të jetesës, – e prishi heshtjen më në fund.

-Mënyra ime e jetesës?

Atë çast hyri një shërbyese, me një pjatë të vogël në të cilën kishte një kokërr mollë. Babai heshti sakaq. Mua s’po më pritej gjersa ajo të dilte nga dhoma dhe babai të vazhdonte. As atij vetë nuk i pritej.

-Lëre aty, – i tha shërbyeses duke e ndjekur me sy me njëfarë bezdie, pastaj për diçka u kujtua dhe i tha:

– Më bjer një shkrepëse.

Priti që shërbyesja të mbyllte derën dhe vazhdoi:

-Ti bën jetë lokalesh, Bashkim.

Po më fliste në emër të plotë dhe kjo ishte e pazakontë për të. Kjo donte të thoshte largësi e pamatë, tëhuajtje. Shpërnjohje. Në shqiptimin prej tij të emrit tim të plotë kumbonte jehu i mallkimit. Ti s’je më biri im. Kurse ai ishte gjithnjë babai im dhe kjo më bënte të ulërija i ndërkryer dhe njëkohësisht më ndrydhte e ma mbytte përbrenda ulërimën.

-Unë tërë ditën e kaloj duke shkruar apo duke lexuar, kështu që kam nevojë edhe të çlodhem, të argëtohem…

-Ti kthehesh shumë vonë në shtëpi. Të rrish me orë të tëra nëpër kafenera, duke pirë, kjo s’është e rregullt.

-Se pi ndonjë gotë, s’ka asgjë të keqe. Unë as dehem, as rrihem, as i bie kujt më qafë.

-Mos u rrëmbe, – ma preu babai – s’të thotë njeri se ke bërë gjëra të tilla.

Hyri prapë shërbyesja, e cila solli një kuti shkrepëse.

-Mos u rrëmbe, mos e bëj tragjike, – foli prapë babai, dhe shtyu nga unë pjatën me kokrrën e mollës. Pastaj nxori nga xhepi i brendshëm një tufë letrash, pas gjase ndonjë buletin zyrtar sekret, zu t’i bënte shuk njëra pas tjetrës dhe t’i hidhte ashtu grumbull në vatrën e oxhakut.

-Në fund të fundit, unë s’jam as i vogël, – i thashë.

Ai u përkul për nga oxhaku, ndezi një shkrepëse dhe vuri flakën së përposhtmi letrave të shukura e të hedhura aty.

-Vërtet, tani ti je burrë, – tha mbas pak pa kurrfarë qesëndie në zë, – mund të shkosh dhe në kafene, me gruan tënde. Po një herë në hënë e jo çdo natë! Fundja, mund të pish dhe ndonjë gotë, kurse ajo mund të marrë ndonjë pastë, por jo të pijë, këmba mbi këmbë…

Vështrova për një hop letrat që filluan të digjeshin në oxhak, duke u nxirë e tkurrur me ca spërdredhje si një përpëlitje e dhimbshme prej qeniesh të gjalla.

-Pse, ç’të keqe ka!, – i thashë babait. Fytyra e tij vazhdimisht çehrengrysur, u vrungua edhe më. Dukej në zgrip të një shpërthimi britmash të hakërryera dhe mezi e përmbante veten. Po fjalët e tij më ngjethën edhe më tepër se çdo e bërtitur.

-Unë s’mund të lejoj që ju të merrni nëpër këmbë nderin tim, – tha ai, – nderin e anëtarit të Byrosë Politike.

Letrat e hedhura në oxhak përflakeshin furishëm, a thua se prej shkronjave të tyre çlirohej ashtu një zjarr magjik.

-Do të bëni si them unë, – vazhdoi ai, – s’ka të vonoheni natën sa të doni, do të ktheheni në orar. Që sot e tutje, në ora 9 shtëpisë i vihet çelësi. Kjo shtëpi nuk është han…

-Mos është kazermë? – i thashë.

-Po, – tha ai, – të pëlqen apo s’të pëlqen ty! Kështu si them unë do të bëhet!

Në qoftë se nuk do të bëhej ashtu, unë s’do të isha më biri i tij. Po mirë, atëherë as ai nuk ishte më babai im… Përpara meje qëndronte një idol prej guri, i shurdhët e i pamëshirshëm. Idoli duhej thyer të ndizej sherri dhe flaka do të pushtonte shtëpinë, trarët të shndërruar në ura zjarri do të binin mbi mua dhe duhma dhe tymi do më zinin frymën. Por ndërkaq frika më bëri të stepem, një frikë e errët. Nuk nxora dot asnjë fjalë për ta kundërshtuar.

E megjithatë është një çmenduri, thash me vete, çmenduri kryekëput. Ishte vijimi i një bisede të vjetër, të filluar vite më parë, të ndërprerë, të filluar e të ndërprerë sërishmi, disa herë kështu, e që s’po kishte të mbaruar. Të mos vonohesha natën, sepse, sepse, sepse… tjetër punë po të jesh i martuar e të kesh gruan tënde… me të mund të bredhësh natën e të vonohesh sa të duash…

Më pas, mbasi isha martuar, disa herë më kishte thënë të mos vonohesha, jo për fanatizëm patriarkal, por sepse kemi armiq dhe armiqtë, me ç’ju kemi bërë ne… Pastaj, për një kohë të gjatë, sikur harronte, pastaj prapë kujtohej. Kurse tani, tani s’ishte më punë armiqsh dhe, megjithëse i martuar, prapë s’duhej të vonohesha natën. Kështu thoshte ai dhe kështu do të bëhej, isha i dënuar prej tij, dhe dënimi im nuk është që të kthehem në ora 9 apo në ora 8, kjo s’ka rëndësi, dënimi im është që atij t’i bindem, që të mos kem fuqi të kundërshtoj dhe, tek e mbramja ta vuaj këtë pafuqi.

j.l./ dita
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.