Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rregulla për dhëmbë të bardhë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Rregulla për dhëmbë të bardhë


dhembe-752x440.jpg

Rregullat e higjienës së gojës kërkojnë pastrimin e dhëmbëve pas secilës ngrenie por ndodh shpesh që furçën e dhëmbëve e përdorim vetëm pas zgjimit nga gjumi dhe para fjetjes.

Shmangni karbohidratet gjatë zamrave!
Një qese me çipsa mund t'i dëmtojë dhëmbët në masë të njëjtë sikur edhe një ëmbëlsirë. Të gjitha karbohidratet shpërbëhen në sheqere të thjeshta, të cilat më pas shndërrohen në baktere përgjegjëse për krijim të kariesit.
Duke pasur parasysh që shndërrohen në masë ngjitëse, hyjnë në mes të dhëmbëve dhe kështu shkaktojnë sëmundje të tyre. Karbohidratet konsumoni vetëm gjatë shujtave, në fakt me sasi më të madhe të ushqimit, kur prodhohet më shumë pështymë përgjegjëse për pastrimin e zgavrës së gojës.

Pini çaj!
Çaji i gjelbër dhe i zi përmbajnë polifenole, antioksidues,të cilët zbusin mbledhjen e pllakut (shtresave të verdha në dhëmbë) dhe në atë mënyrë zvogëlojnë mundësinë e krijimit të kariesit. Këto lloje të çajit gjithashtu ndihmojnë në mënjanimin e erës së keqe të gojës, sepse e parandalojnë zhvillimin e baktereve që e shkaktojnë atë.

Rriteni konsumimin e vitaminës C
Vitamina C është një prej vitaminave më të "gjithanshme", e cila mes të tjerash mirëmban shëndetin e mishit të dhëmbëve. Personat që në ditë konsumojnë më pak se 65 miligramë të vitaminës C (një portokall përmban 80 miligramë vitaminë C), janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të mishit të dhëmbëve sesa ata, të cilët rregullisht konsumojnë ushqime që përmbajnë këtë vitaminë të pazëvendësueshme.

Konsumoni së paku 800 miligramë kalcium në ditë!
Madje 99 për qind e kalciumit të konsumuar përfundon në dhëmbë dhe eshtra. Personat që konsumojnë më pak se 800 miligramë kalcium në ditë janë nën rrezik më të madh nga sëmundjet e indit të dhëmbëve, kalciumi ndihmon në mbajtjen të fortë të ashtit të dhëmbit, e mu ai i mban dhëmbët në vend. Sasia e rekomanduar e kalciumit për femra më të reja se 50 vjeç është 1,000 miligramë dhe 1,200 miligramë për ato më të vjetra se 50 vjeç. /
 
Bikarbonat plus kripë tavoline

Duke kombinuar gjysmë luge gjelle sodë buke me gjysmë lugë kripë tryeze atëherë ju do të krijoni pastrues dhëmbësh shumë të efektshëm. Për sa i përket përdorimit, ajo përdoret thjesht si një pastë dhëmbësh. Lyejeni furçën e dhëmbëve me këtë përbërës(sode buke dhe kripë të përziera me pak ujë) dhe kalojeni nëpër dhëmbë. Por mos e bëni këtë më shumë se një herë në javë. Një përdorim i shpeshtë mund të dëmtojë smaltin.

Fruta dhe perime

Molla, dardha, luleshtrydhet, selino dhe karotat do të mund t’ju ndihmojnë që të keni dhëmbët sa më të bardhë. Pështyma në kontakt me këto ushqime prodhon një reaksion, i cili është në gjendje të heqë disa baktere nga goja. Për shembull nëse do t’i fërkonit dhëmbët çdo mëngjes me luleshtrydhe, atëherë kjo do t’ju ndihmojë të hiqni njollat. Po me të njëjtën mënyrë mund të përdorni pjesën e brendshme të lëkurës së portokallit për të zbardhur dhëmbët.

Uji

Është pija më e popullarizuar në botë. Por uji është ideal edhe për të pasur dhëmbë të bardhë. Nëse bëni një gargarë për 30 sekonda pas ngrënies ajo do t’ju ndihmojë të parandaloni njollat.

Shtoni diçka te lëngjet
Kremi në kafe ose qumështi në çaj ndryshojnë gjendjen kimike të tyre për të shmangur njollat te dhëmbët. Kështu që mos harroni t’i shtoni ata në lëngje të ndryshme.

Sherbelë e freskët

Merrni një gjethe sherbelë të freskët dhe fërkojeni atë mbi dhëmbë. Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët. Ndërkohë, ju nuk do të harxhoni për trajtime dentare.

Hani perime me ngjyrë jeshile të errët

Brokoli dhe lulelakra përmbajnë një kompleks mineral që prodhon një shtresë mbrojtëse kundër njollave të dhëmbëve.

Mos pini pije të gazuara

Shumë pije të gazuara të cilat janë në treg nuk janë aspak aleate besnike për zbardhjen e dhëmbëve. Acidet që ato përmbajnë si ai fosforik, citrik e “zhveshin” smaltin. Por nëse keni një nevojë të parezistueshme për këto pije atëherë të paktën pini vetëm një kanoçe.

Pastë dhëmbësh e bërë në shtëpi

Interneti jep gjithnjë e më shumë këshilla të çmueshme! Një video e pranishme në youtube sugjeron se si të përgatisni një pastë dhëmbësh në shtëpi e cila do t’ju shërbejë për të zbardhur dhëmbët. Tani nuk ju mbetet veçse ta provoni!

Rrënjë peme araku

Bëhet fjalë për një rrënjë peme nga Lindja e Mesme, e cila mund t’i bëjë dhëmbët tuaj të bardhë dhe me plotë shkëlqim. Por ku mund ta gjeni atë? Edhe në këtë rast mund t’ju vijë në ndihmë youtube.

Lëngu i limonit
Edhe lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral, kundër njollave jo estetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafja. Limoni, si bikarbonat ka një efekt të fuqishëm zbardhues, por duke qenë acid ai mund të gërryej të gjithë smaltin nëse përdoret shpesh. Kështu që këshillohet të përdorni vetëm një herë në muaj.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.