Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rrenimi i Shoqerise Shqipetare

VAGABONDII

Ske pse trego kush je, jeta te ben ta tregosh ate!
ANETAR ✓
Regjistruar më
Prill 7, 2019
Mesazhe
1,039
Si e gjykoni rrenimin e Shoqerise Shqipetare si ne Boten Digitale po ashu dhe ne Realite, mos respektimi i ligjeve te jetes e Natyres, Orjentimi pa Orjentim!. PSH“ Nje i ri 20 vjec ne vend te shkoje ne shkolle apo te gjej pune, hyn ne Chate apo FBB dhe kerko nje te gjinise de kunder vec te shkruaj ne Imagjinata“ apo .... ka dhjetra shembuj!
 
E kam lexuar mbi 10 her, por prap "snuk"...!!!
Un nuk shoh dhe lexoj ndonje argument qe i referohet "Rrenimit" ktu, perkundrazi kto cka ke permendur ti , jane mese te pranueshme.
Nje keshille , ne vend qe te shesesh , Blej me mir.
Do me falenderosh nje dit.
Rrrespekte!!!
 
Rrenimi me i madh eshte pesimizmi qe po ben njerezit te besojn se Shqiperia eshte vendi me i keq dhe me i rrezikshem i mundshem. E verteta s’eshte fare ashtu. Shqiperia po rregullohet; sistemi i drejtesise po spastrohet dhe kur te ngrihen strukturat e reja (SPAK & BKH) ato do luftojn korrupsionin ne politik ne nje nivel qe s’eshte pare gjate pluralizmit ne Shqiperi. Pastaj natyrshem do vijoj gradualisht edhe zhvillimi ekonomik dhe integrimi ne BE.

Kini parasysh qe 30 vite me pare shteti ishte ne ate faze sa nuk kishte ushqim te mjaftueshem per popullin. Ne 1991 shteti kishte vetem rreth 10 milion dollar rezerva financiare... Para 22 vitesh u zhduken kursimet me firmat piramidale dhe u hapen depot e armeve dhe vdiqen mijera njerez. Ne po te njejten kohe rrezikohej edhe lufta me Serbine per ceshtjen e Kosoves; madje edhe ne Greqine se atyre u’a kishte qejfi te nderhynin ne Jug per te zhvatur ndonje territor ne rremuje e siper. Ndersa tani jemi anetar te NATO-s, pra me te sigurt se c’kemi qene ndonjehere. Dhe jemi poashtu duke e rrimare veten ekonomikisht (4% rritja ekonomike eshte ritmi me i mire ne sa e sa vite).

Probleme ka dhe do kete, ashtu sic ka edhe ne vende qe jane superfuqi ekonomike dhe qe kane qene perandori deri para 70 vjetesh.
 
Rrenimi i shoqerise nuk vjen nga virtualiteti. Shoqeria shqiptare po humbet edhe ato pak vlera qe na karakterizojne ne jeten reale.
 
Ka ndikim te madh edhe virtualiteti.Njerezit jane perqendruar aq shume ne keto rrjette saqe kane harruar se jashte jetohet,jashte gjendet lumturija,jashte vlerat jetojne po i ushqeve .
 
Kjo eshte teme qe shet moral dhe si e tille as nuk ia vlen te meresh.
 
Rrenimi i shoqerise nuk vjen nga virtualiteti. Shoqeria shqiptare po humbet edhe ato pak vlera qe na karakterizojne ne jeten reale.

Shume dakort .... dhe per ti dhene nje reflektim me te qarte I njenti prb ka qene edhe para 10-15 vjetesh pshm kur virtualiteti Nuk Frekuentohej ne mase . Prb jane ne sistem brenda per brenda ... se te rinjte jashte kufinjve punojne rregullisht .

Ndersa ne lidhje me humbjen e karakteristikave dhe vlerave kjo per mendimin tim vjen :

1- Nga edukimi I dobet
2- Nga humbja e interesit
3- Mundohen qe te kopjojne te tjeret

Dhe si pasoje bien ne kundershtim me realitetin dhe ky fakt vihet re qe eshte rritur ne mase me frekuentimin e rrjeteve sociale ... dhe ngelet nje humbje e madhe per vlerat e shoqerise Shqiptare ne pergjithesi.
 
Last edited:
Kam vënë re edhe nga miqtë e mi që jetojnë jashtë edhe ktu..janë ata që më shumë shprehin " mllef" kundrejt shqiptarëve e shqipërisë sesa ne që jetojmë dhe e prekim çdo ditë realitetin.
Si ka mundësi??‍♀️
Më bën shumë përshtypje..
 
"Pse ika nga Shqipëria?
Ika sepse nuk kisha siguri per vete e familjen!
Ika sepse nuk kisha siguri ne pune!
Ika sepse nuk paguhesha sa duhet!
Ika sepse nuk merrja rrogen ne kohe!
Ika se une duhet te isha 24 ore ne gatishmeri e pronarin nuk guxoje ta pyesje pse vononte rrogen!
Ika sepse larg qofte nje semundje ne familje duhet te merrje kredi ne banke per shpenzimet!
Ika sepse shteti nuk te ofronte siguri e ndodhte qe shtetaret te “shisnin” te kriminelet”!
Ika sepse kercenimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqte!
Ika sepse te shpallurit ne kerkim i gjejne me shpesh vrasesit e jo policia!
Ika sepse edhe po te ndodhte dicka ne krye te detyres, pas tre ditesh asnje nuk kujtohet per ty!
Ika sepse nuk doja te behesha “mercenar” i partive dhe krimineleve!
Ika sepse drejtesine duhet ta paguhash qe ta gezoje!
Ika se po te kritikoje qeverine (ministrin perkatese) ta heqin nusen nga puna!
Ika sepse sa here nderrohej drejtori i institucionit, duhej me shku me i gjet mik qe mos te heqin nusen nga puna!
Ika sepse ne administrate promovohen militantet dhe jo specialistet!
Ika sepse krimineli eshte me i respektuar para ligjit se qytetari i thjeshte!
Ika sepse femijet e hajduteve te prones publike fshijne djersen me 500 eurosha!
Ika sepse arsimi eshte shkaterruar, eshte bere mesues edhe nje me diplome te blere e drejtor ai qe eshte denuar per shitje diplomash!
Ika sepse duhej te fusje mik per te futur femijet ne kopsht!
Ika sepse qe ne kopsht duhet te bleje dyshek, jastek, jorgan e mbulesa e me pas letra higjienike e sende tjera cdo muaj!
Ika sepse duhet te paguaje nen dore qe edukatorja (me rroge qesharake) t’i nderronte femijet ne kohe qe mos te ftoheshin!
Ika sepse duhet te prisje ne radhe qe te blesh librat e femijes!
Ika sepse femija ne shkolle nuk bente pushim te gjate se s’kishte ambiente!
Ika sepse femija nuk merrte dijen e duhur se mesuesja kishte 38 nxenes!
Ika sepse cdo muaj duhet te furnizoje klasen e femijes me letra A4 e sende tjera te nevojshme qe shkolla nuk ia siguronte!
Ika sepese ne çdo dimer femija duhej te vishej edhe ne klase me rroba te trasha se vinte i plevitosur nga shkolla!
Ika sepse femija ngrohej me frymemarrjen e shokeve e shoqeve ne klase!
Ika sepse nuk kisha mundesi si politikanet apo ata qe jane prane tyre te shkolloj femijet jashte!
Ika sepse shendetesine e ka marre lumi!
Ika sepse shteti nuk te jep shpresa per sherimin e nje te semuri apo nje femije qe ka nevoje!
Ika sepse diagnostifokoheshe ne spitale si private e shteterore me semundje qe nuk i ke!
Ika sepse ne spitale cdo gje duhet te blere e paguar!
Ika sepse ne urgjencen e pediatrise duhet te presesh mbi nje ore per te vizituar femijen me temperature!
Ika sepse ne spitale private ke vetem sherbimin e hotelerise dhe do te paguash si hotel me 5 yje per nje nate e nuk ke ku te ngrohesh qumeshtin!
Ika sepse merr gjobe nga policia pa te ndaluar ndonjehere e pa kryer shkelje!
Ika se me shume denohesh per rrip sigurimi se sa per shkelje semafori!
Ika sepse kriminelet kane dale nga strofulla dhe jane perzier me politikanet e shtetaret!
Ika sepse vrasjet tashme jane bere statistike dhe jo problem per parandalimin e tyre apo gjetjen e autoreve!
Ika sepse mungon çdo sherbim social!
Ika sepse ushqimet qe blen nuk i kontrollon njeri!
Ika sepse edhe studentet e mjekesise po i marrin provimet me para!
Ika sepse per nje gervishtje makine vritesh!
Ika sepse edhe ujin e pijshem nuk e ke te garantuar dhe duhet blere me shtrenjte nga te gjithe vende e rajonit!
Ika sepse fatura e dritave te vjen ne baze te tekave te faturistit!
Ika sepse per te paguar nje pastruese per shkallen duhet te ziheshe me komshinjet!
Ika sepse kompanit celulare te vjedhin cdo dite dhe asnje nuk e can koken!
Ika sepse per parkingun duhet te paguash e po ta vodhen makinen nuk ta gjen njeri!
Ika sepse fushat sportive dhe parqet quhen ambiente ne zhdukje!
Ika sepse politikanet nuk japin llogari, por kerkojne nga qytetaret kur ankohen!
Ika sepse asnje politikan nuk perfundoi ne burg per korrupsion e vjedhje te prones publike apo edhe per shkaterrimin e Shqiperise!
Ika sepse u lodha nga gara e pacipe e politikaneve se kush e kush ta rrenoje me shume kete vend…..etj etj etj…"
Nga Flamur Vezaj.
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.